Posted on

FSHATI QAFË DARDHË

FSHATI QAFË DARDHË

Fshati Qafë Dardhë ndodhet në lindje të Qytetit të Beratit rrëzë malit të Tomorrit. Ky fshat shtrihet në një zonë kodrinore-malore me një panoramë natyrore tërheqëse për turizëm. Fshati Qafë Dardhë ndodhet rrëzë malit të Tomorrit i cili është zonë e parkut kombëtar natyror. Fshati Qafë Dardhë shekuj më parë ka qënë rruga lidhëse ku kalonin tregëtarët dhe ustallarët që vinin nga Korça,Voskopoja dhe zbrisnin për në Berat dhe më tej për në Vlorë. Sot ndodhen në fshat  rrënoja të vjetra të zejtarëve që e vërteton këtë gjë. Qafë Dardha kishte dhe dy hane, Hani i Perisnakës dhe Hani i Dardhës  të cilat shërbenin si vënde qëndrimi për kalimtarët për t’u shplodhur vetë por edhe kafshët e tyre që udhëtonin nga Korça e Voskopoja.

Natyra i ka falur gjithçka, që nga kodrat, pyjet dhe monumentet natyrore. Banorët  shfrytëzojnë çdo resurs dhe duke punuar fort, prodhojnë produktet më të mira të zonës. Historia, pozita gjeografike, rrëze malit Tomorr e bëjnë Dardhën, fshatin më tërheqës që ka potenciale turizmi pa fund, por që është lënë në harresë, pasi vuan për vetëm 16 kilometra rrugë.

Sapo lënga pas qytetin muze, në aksin nacional Berat-Skrapar, në të majtë të rrugës gjarpëron një kthesë që të çon drejt fshatrave të Njësisë Administrative Roshnik, pjesë e Bashkisë së Beratit. Vetëm pak metra rrugë e asfaltuar dhe më pas mes një gjelbërimi plot hijeshi ngjitesh drejt një rruge të mbushur keqas me çakull. Janë vetëm 16 kilometra nga rruga kryesore që të çojnë drejt Dardhës, fshatin piktoresk, që sot lidhet me shumë peripeci me qytetin!

Si të arrish në Qafë Dardhë

Largesia: 8 km larg Beratit

Koha: 10 minuta

Çfarë të shohësh

 Cezma e Tarikos
 Rezervuaret e Dardhës
 Shpella e Barutit
 Shpella e Terrovës
 Haishtja
 Ujvara e Beckës
 Sterat e Deborës
 Livadhet e shënpjetrit
 Kalaja e Tomorit
 Shkëmbi i Zi

Evente dhe Festa

Hapja e sezonit turistik malor

Posted on

FSHATI ROSHNIK

FSHATI ROSHNIK

Fshati Roshnik shtrihet në një zonë kodrinore e cila është e mbushur me bimësi të dendur dhe me panorama natyrore të cilat janë tepër tërheqëse për vizitorët.

Fshati ndodhet pranë Malit të Tomorrit, i cili është Park Kombëtar Natyror.

Fshati Roshnik është fshati prej nga kanë prejardhjen vezirët Qypërlinj që drejtuan Perandorinë Osmane për shumë vjet.

Roshniku ka një sipërfaqe 78.7 km² dhe 2460 banorë.

Fshati Roshnik gjendet i rrethuar nga një pamje mahnitëse kodrash, e mbushur me pyje, formacione mahnitëse shkëmbore dhe madje edhe një liqen, kanion dhe një lumë i vogël.

Roshniku është i mbushur me peizazhe mahnitëse ku mund të shëtisësh dhe me vende që presin të zbulohen.

Zona është shumë e rëndësishme për bujqësinë dhe blegtorinë në të gjithë Beratin dhe është njohur si prodhuesi më i madh i ullinjve dhe verërave.

Një numër i madh i pemëve të ullirit dhe vreshtave rrethojnë fshatin.

Rruga  rreth 12 km e gjatë, është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, sinjalistikë, kanalizime, trotuare për zonat e banuara si dhe vepra arti.

Një investim i FSHZH së bashku me BE që i shërben rreth 7 mijë banorëve, duke lidhur lehtësisht komunat me njëra tjetrën por dhe rrugët nacionale.

Rruga për në Roshnik vijon përmes kodrave të mbuluara nga vreshtat dhe ullishtat.

Këto pemë të mëdha në kodrat e Roshnikut mbillen aty prej shumë brezash.

Në kodrat e Roshnikut ka shumë bimë dhe faunë lokale, por pemët e ullirit gjithmonë tërheqin vëmendjen.

Roshniku është pjesë e Programit Kombëtar 100 Fshatrat për profilin e tij dhe potencialet e zhvillimit në bujqësi, agropërpunim, agroturizëm, turizëm natyror e kulturor.

Si të arrish në Laknas

• Largesia: 12 km larg Beratit
• Koha: 15-20 minuta

Çfarë të shohësh

• Xhamia e ndërtuar me porosi të kryevezirit, Mehmet Qypërlu ( Roshniku), në shek XVI
• Shtëpi karakteristike të ngjashme me ato të lagjes “Mangalem” të shek XVIII, ndërtuar nga fisi Brahimaj.

Evente dhe Festa

Festa e Roshnikut

Ku mund të qëndrosh:

Kantine Vere ‘’ALPETA’’
+355682091617

Posted on

FSHATI BUSHKASH

Fshati Bushkash

Fshati Bushkash është pjesë e njësisë administrative Ulëz, të përbërë nga 5 fshatra dhe qyteza Ulëz.

Fshati Bushkash ka një sipërfaqe prej 10.1 km2, ku rreth ¾ e tij shtrihen në liqenin e Ulzës.

Në fshat banojnë 169 familje me rreth 525 banorë.

Bushkashi shtrihet në zonën e mbrojtur të parkut  rajonal të Ulzës.

Fshati ka 656 ha sipërfaqe pyjore me lis, pishë, dushk, etj., dhe 15 ha frutikulturë si vreshtari, kumbulla, gështenja, etj.

Fshati ka fakte të trashëgimisë kulturore Ilire.

Zhvillimi i fshatit ka gjenezën në 5 kulla të hershme.

Kemi banesa të tipit kullë por edhe ndërtesa dykatëshe stil elbasani.

Kisha katolike Shën-Bumi në qendër të fshatit është ndërtuar mbi rrënojat e kishës së vjetër

Hapësira gjeografike e fshatit Bushkash në formën e një gadishulli  është atraktive dhe ofron mundësi për ture.

Si të arrish në Bushkash

• Largesia: 77 km larg qytetit të Tiranës
• Koha: 1 orë e 15 min

Çfarë të shohësh

• Liqeni I Ulzës
• Kisha në qendër të fshati
• 5 kulla të hershme
• Tumat ilire
• Veshjet popullore

Evente dhe Festa

• Festat tradicionale fetare Shën-Marku
• Festa Shën-Gjoni
• Festa e Shën-Bumi
• Pashkët
• Krishtlindjet

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Ture peisazhiste
• Shëtitje me barkë
• Sporte ujore si noti
• Zhytje
• Peshkim

Posted on

FSHATI GURI I BARDHË

FSHATI GURI I BARDHË

Fshati Guri i Bardhë ka rreth  1124 banorë .

Pozicionimi mes dy zonave të mbrojtura si Parku Kombëtar i Dajtit dhe peisazhi natyror i Malit me Gropa-Bizë-Martanes i japin fshatit përparësi në turizëm.

Eshte fshati i vendlindjes së Pjeter Budit,ështe fshati I Kalasë së Skënderbeut,është fshati në të cilin kalon gjurma e karvaneve të rrugës së Arbërit.

Fshati Guri i Bardhë-Petralbë , janë fshatra autoktonë me një tradite në arsim ku ka lindur Pjetër Budi  i cili ka shkruar“Doktrinën e Kërshtenë” një ndër librat e parë në gjuhën shqipe.

Guri i Bardhë përfaqëson zonën malore të Bashkisë  Klos në pjesën jugore e cila fillon në një lartësi prej 450 metra dhe mbaron në Malin me Gropa në një lartësi prej 1206 metrash.

Si të arrish në Guri i Bardhë

• Largesia: 123 km larg qytetit të Tiranës
• Koha: 2 orë e 50 min

Çfarë të shohësh

• Kalaja e Petralbës
• Gurra e Gurit të Bardhë
• Banesa e Pjetër Budit
• Kanioni i lumit Mat
• Gjurma e Karvaneve
• Xhamia e vitit 1580
• Diga e Barutit
• Urat Veneciane
• Ura e Vogël tek Gurrat e Kodrës

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Hiking
• Ka potencial për degustim
• Shëtitje me kuaj
• Punime veshjesh artizanale, ku mund të shihet nga vizitorët punimi në mënyrat e vjetra.

Ku mund të qëndrosh:

Bujtina” Shefqet Çupa”

Ku mund të drekosh

• 6 fermer
• Bujtina Shefqet Çupa
• Rezervat peshku “Ali Sina”
• 2 restorante në hyrje të fshatit

Të tjera rreth

Banorët rezidentë merren kryesisht me blegtori, me kultvimin e fasuleve, patateve etj. Në zonë kemi shumëllojshmëri të frutave si gështenja, molla, dardha etj.

Posted on

FSHATI RABDISHT

Fshati Rabdisht

Fshati Rabdisht shtrihet në pjesën lindore të Bashkise Diber, 10 km në jug të malit të Korabit si dhe rrëzë vargmalit të Deshatit, me nje siperfaqe prej rreth 65,5 km².

Fshati Rabdisht ka një popullsi  prej rreth 540  banorësh.

Fshati karakterizohet nga një  reliev tipik malor.

Mbi fshat shtrihet Bjeshka e Rabdishtit .

Fshati është pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik (zonë e mbrojtur e kategorisë IV).

Nga pikëpamja arkitekturore fshati Rabdisht është një fshat tipik malor me ndërtesa guri të ndërtuara me teknikat tradicionale.

Numërohen mbi 70 shtëpi guri një deri ne tre kate të lidhura mes tyre me rrugica me kalldrëm.

Zona ku shtrihet fshati Rabdisht mbart potenciale të mëdha të lidhura me trashëgiminë kulturore dhe natyrore.

Si të arrish në Rabdisht

• Largesia: Rabdisht –Tirane 187 km
• Koha: 4 ore e 10 min.

Çfarë të shohësh

• Lugina e Përroit të Banjave
• Mali i Deshatit
• Përroi i Peshkopisë
• Mali i Skertecit
• Qyteza e Bellovës
• Llixhat
• Speciet e florës dhe faunës
• Kompleksi Balnear i Peshkopisë

Evente dhe Festa

• Festa pagane e ditës së verës
• Festa e shën-gjergjit.

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Ngjitje në mal
• Eksplorimin e natyrës së veçante malore
• Vrojtimi i shpendëve dhe kafshëve
• Mbledhja e bimëve medicinale
• Shëtitje me kuaj

Ku mund të qëndrosh:

• Dy bujtina
• Një kamping
• Shtëpitë e banorëve vendas

Ku mund të drekosh

• Tek dy bujtinat e zonës

Posted on

FSHATI RADOMIRË

FSHATI RADOMIRË

Fshati Radomirë ka një shtrirje të konsiderueshme, kjo gjë e bën të jetë pjesë e katër monumenteve të natyrës.

Fshati Radomirë kufizohet nga dy fshatra të tjerë dhe nga pjesa e kufirit me Maqedoninë

– Ka një popullsi prej 450 banorësh dhe 100 familje.

Fshati ështe pjesë e një prej shtigjeve hiking më të gjatë e të rëndësishëm përgjatë vargmalit Deshat_Korab, i cili fillon nga Maqellara e në dalje të Kalasë së Dodës në te cilin gjenden: burime të larmishme natyrore;male, bjeshkë, burime ujore ku njeri nga ata është i përdorshëm për vetitë kurative, kanione, shpella, përrenj me ujë të bollshëm e të kulluar, kullota të gjera me bare të freskët në ¾ e vitit.

Një shteg tjetër turistik që lidhet me shtegun kryesor vjen nga qyteti i Peshkopisë dhe përshkon disa fshatra para se të arrije në Tejse.

Ky shteg mendohet të jetë pjesë e rrugës së vjetër e shumë të njohur atë të Egnatias që në vazhdim të conte deri në Prizren.

Gjatë dimrit fshati qëndron i mbuluar me dëborë për javë me rradhë gjë e cila bën të mundur përdorimin e shpateve për skijim.

Në këtë fshat ka tre bujtina .

Gjatë verës jo shumë larg fshatit e pranë Liqenit të Zi ngrihen kampingje ku realizohen aktivitete javore nga grupe të rinjsh e turistësh.

Fshati ka shtëpi të ndertuara me gurë dhe të mbuluara me rasa, rrugë të shtruara me kalldrëm e të mirëmbajtura.

Banorët e kësaj zone karakterizohen nga veshjet e vecanta që përdorin, duke mos e humbur traditën

Si të arrish në Radomir

•Largesia:Tiranë-Radomirë, largësia 217 km
• Koha: 5 orë

Çfarë të shohësh

• Gropa e Panairit (monument)
• Liqeni i Zi (mbi Radomirë)
• Gëlqerore të Paleozoikut
• Shkëmbinj prej gipsi
• Përroi i Veleshices
• Përroi i Gramës
• Cirqe të shumta akullnajor

Evente dhe Festa

• Festa e Bjeshkës
• Festat Fetare

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Hiking
• Mbledhja e bimëve medicinale
• Trekking
• Zhvillohet pak vrojtimi i shpendëve dhe kafshëve
• Shëtitje me kuaj
• Ka potencial për ski

Ku mund të qëndrosh:

• Një Hotel
• Akomodimi mund të bëhet në tre Bujtinat e fshatit ku, turistët do të provojnë një ekperiencë të re

Ku mund të drekosh

• Në Hotelin ku qëndrohet
• Bujtinat e fshati ofrojnë gatimet tradicionle dhe të vecanta.

Posted on

FSHATI BOROVË

FSHATI BOROVË

Fshati Borovë ka përafërsisht 550 banorë dhe është pjesë e Njësisë Administrative të Bashkisë së Ersekës.

Fshati Borovë shtrihet përgjatë aksit nacional Ersekë-Leskovik, rreth 5 km larg nga qytetit i Ersekës dhe 216 km larg Tiranës.

Ky fshat ka një simbol historik të rezistencës kombëtare kundër pushtuesve të huaj.

Disa nga atraksionet kryesore të zonës janë: memoriali i 107 dëshmorëve të Borovës, më datë 6 korrik është një festë me nder të dëshmorëve; muzeu memorial; urë e vjetër e gurit, e cila ndodhet në të ashtuquajturën Mulliri i Totës; dhe peisazhi natyror Skerka.

Aktiviteti kryesor ekonomik është bujqësia, tregtia e mishit, përpunimi i qumështit dhe tregtimi i nënprodukteve të qumështit.

Vreshtaria është gjithashtu një traditë, vreshtaria zë sipërfaqen të konsiderueshme.

Ka gjithashtu, potencial zhvillimi për Agro-Turizmin.

Prodhimet lokale te fshatit jane :

•Prodhimi i pijeve karakteristike të zonës (raki, verë, musht)

•Përpunimi i qumështit dhe mishit

Aktivitete që zhvillohen ne kete fshat jane :

•Mbarështimi i gjedhëve
•Vreshtaria
•Mbledhje bimësh medicinale
•Shëtitje me kuaj

Evente dhe Festa

•Festa Martirët e Borovës, me pjesmarrjen e delegacionit Gjerman si dhe personazhe politike dhe publike
•Festa e Shën Marisë (15 Gusht)

Infrastruktura turistike

• Tabela në hyrje të fshatit. Mungon sinjalistika në vijimësi. Nuk ka pika informacioni

Posted on

FSHATI DARDHË

fshati dardhë

Fshati Dardhë është pjesë e Njësisë Administrative të Drenovës, Bashkia e Korçës.

Fshati Dardhë ka vetëm 45 banorë të përhershëm, por shumë njerëz nga rajone të tjera, kryesisht nga kryeqyteti, kanë shtëpi në fshat, të cilat i përdorin për pushime dimërore dhe verore. Prandaj, ekziston një potencial që mund të përdoret lidhur me strukturat e akomodimit.

Ndodhet 185 km larg Tiranës dhe 17.9 km larg Korçës.

Dardha dallohet për peisazh natyror, atraktiv e të shumëllojshëm.

Në Dardhë mund të shijoni pamjet e mrekullueshme të natyrës dhe të eksploroni natyrën e pasur në të gjitha stinët e vitit.

Peisazh i bukur është dhe ngjitja për në fshatin Dardhë.

Në stinën e dimrit Dardha me pjerrësitë e saj është një vend ideal për amatorët e skive.

Pista e skive është në funksion të plotë, dhe është sot një nga pikat më tërheqëse dimërore të Dardhës.

Gjatë verës, Dardha është një largim perfekt nga ditët shumë të nxehta në Shqipëri.

Trashëgimia kulturore është e pasur – arkitektura e banesave të ndërtuara prej guri me çatitë karakteristike me plloça, etj.

Me rëndësi është edhe Muzeu i Dardhës (Shtëpia e Sotir Panit).

Trashëgimia etnografike dhe shpirtërore përbëhet nga vallet dhe kostumet popullore karakteristike dardhare.

Aktiviteti kryesor ekonomik i fshatit është turizmi. Turizmit familjar, ka një numër të konsiderueshëm bujtinash dhe tavernash tradicionale, të cilat ofrojnë ushqim tradicional dhe tepër të veçantë.

Turizmit malor pista e skive, frekuentohet nga një numër i madh vizitorësh vendas dhe të huaj gjatë muajve të dimrit.

Dardha ka potencial të konsiderueshëm për organizimin e grupimeve, konferencave dhe ngjarjeve kulturore.

Potencial agro- turistik, që dallohet për produktet e veçanta ushqimore tradicionale të zonës, të cilat janë ushqime bio, të freskëta dhe të prodhuara nga vetë banorët e zonës.

Produkte tipike lokale

•Gatimi i lakrorit me 2 pete i pjekur në saç
• Rakia e kumbullës së eger e zier dy herë

Aktivitete tipike që zhvillohen

• Cycling
• Hiking
• Ski
• Artizanati

Evente dhe Festa

•“Albamono 2018” Dhimitraq Orgocka; festa e Shën Mërisë me 16 Gusht
•Festa e Shën Pietrit

Shtigje të shenjuara në Dardhë

• Cycling “Pedalimi i Shën Kostandinit”
• Hiking: Dardhë-Guri i Neçkës-Guri i Rrahut-Dardhë

Ku mund të drekosh

• Ardian Seferi 0693606565
• Hotel Dardha 0682053369
• Bujtina Iliri 0692128541
• Miranda Seferi 0694371772
• Jani Mihallari 0692148575

Posted on

FSHATI DRENOVË/BOBOSHTICË

FSHATI DRENOVË/BOBOSHTICË

Fshati Drenovë ka rreth 700 banorë dhe një sipërfaqe prej 93.4 km2.

Është pjesë e Njësisë Administrative Drenovë, fshati ndodhet 175 km larg Tiranës dhe 4.7 km larg Korçës.

Drenova paraqet një ofertë të pasur natyrore për zhvillimin e disa formave të turizmit duke ju shtuar paketave të ndryshme turisike.

Tendecat e reja turistike drejt turizmit rural, ekoturizmit, turizmit të aventurës dhe atij kulturor bëjnë të mundur përfshirjen e këtij rajoni në infrastrukturën turistike.

Përmendim monumentet natyrore të mahnitshme, si: Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës”; “Guri i Capit”, “Pisha e Shëndëllisë” etj.

Fshati i Drenovës është vendlindja e autorit të Himnit Kombëtar Shqiptar, Asdreni.

Fshati ka një muze në emër të autorit, në të cilin ekzistojnë dokumente dhe fotografi të vjetra, të cilat janë dëshmi të lëvizjes patriotike për të krijuar dhe zhvilluar arsimin në këtë fushë.

Në anën malore të fshatit gjendet kisha e Shën Konstandinit dhe Helenës, i cili vizitohet nga shumë turistë, veçanërisht në datën 21 Maj, kur festohet festa për nder të shenjtorëve.

Artizanati

Drenova dallohet për tradita të hershme dhe kostumet karakeristike, për punimin e drurit

Kuzhinë e larmishme

Ushqimet bio, pastërmaja si specialitet i zonës, lakrori i pjekur në saç, etj. Gjithashtu, zona dallohet për rakinë e kumbullës së egër dhe rakine e manit

Aktivitetet kryesore ekonomike te fshatit janë

• Prodhimi i mishit të konservuar
• Prodhimi i djathit
• Prodhimi i mobiljeve

Posted on

FSHATI GURRAS

FSHATI GURRAS

Fshati Gurras është një fshat i madh me 2000 banorë dhe është pjesë e Njësisë Administrative Buçimas, Bashkia e Pogradecit.

Fshati Gurras ndodhet 134 km larg Tiranës dhe 6.6 km larg Pogradecit.

Fshati ka burime të bollshme ujore, të cilat vijnë nga liqeni i Prespës përmes Malit të Thatë dhe është i rrethuar me bimësi të dendur dhe ka një faunë të pasur të kafshëve.

Bujqësia dhe blegtoria janë aktivitetet kryesore ekonomike.

Kultivimi i Rrushit Perla është një traditë e hershme në fshat.

Prodhimi i mollëve është i bollshëm dhe ka shumë lloje.

Prodhimi i patates gjithashtu ka rendiment të larte, falë produktivitetit të lartë të tokave.

Në të njëjtën kohë, pozita gjeografike, toka dhe tradita lokale kanë mundësuar rritjen dhe numrin e lartë të bagëtive.

Në këtë zonë mund të gjejmë kafshë të tilla si lopë, dhi, pula, kuaj, derra, etj.

Ekziston një potencial i madh për zhvillimin e bagëtisë, duke pasur parasysh se në tregun e brendshëm ka një kërkesë të lartë për mish nga kjo zonë.

Prodhimet lokale

Ushqimet e konservuara për konsum në dimër (trahana, peta, turshi të llojeve të ndryshme, reçelna, komposto

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Prodhimi i rrushit Perla, mollës dhe patates
• Shëtitjet me kuaj
• Vrojtimin e shpendëve dhe kafshëve

Infrastruktura turistike

• Nuk ka, Zyra e informacionit në Pogradec