Posted on

Oriz ( Rizoto ) me mëlçi pule ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

oriz me melci pule

Oriz ( Rizoto ) me mëlçi pule ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

300 gr oriz,

200 gr mëlçi,

2 speca jeshile dhe të kuqe,

1 kokërr qepë,

disa domate të vogla,

2 lugë fasule të ziera,

kripë, piper,

një fletë dafinë,

një filxhan verë të bardhë

Përgatitja

1

Orizi ziehet në fillim. Në një tigan hedhim vaj dhe pak gjalp, hedhim qepën dhe mëlçitë i skuqim pak, hedhim specat, domatet dhe fasulet, kripë, piper e dafinën, i skuqim dhe i shuajm me verë,

2

pastaj i hedhim një filxhan kafeje me ujë dhe e ziejm për pak minuta, pastaj hedhim orizin e zier dhe e lemë sa të mos ketë ujë. E heqim nga zjarri dhe e mbulojmë me kapak për disa minuta pastaj e shërbejmë.

Posted on

Sardele ( açiuge ) të mbushura ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

sardele te mbushura

Sardele ( açiuge ) të mbushura ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Përbërësit

500 gr sardele

150 gr domate të thata

Rigon

Bukë dhe bajame të grira

Vaj ulliri

Përgatitja

1

Marim sardelet dhe i pastrojmë, me ndihmën e gishtave e hapim në ujë të rrjedhëm dhe i heqim kurrizin (me pak kujdes do i hiqni shumë kollaj). I thajmë mirë me letër dhe në mes vendosim domaten e tharë të cilën më parë e kemi prerë me rrjeshta të vogla.

2

Lyejmë tepsinë me vaj ulliri dhe e spërkasim me bukën e përzier me bajame të grira dhe rigon. Vendosim peshkun dhe e spërkasim akoma me bukën e grirë. E fusim në furrë dhe e pjekim për 10 min në furrë me 200 gradë

Posted on

Supë me lëng mishi dhe oriz ( Receta gatimi nga KuzhinaIme.al )

Supë me lëng mishi dhe oriz - KuzhinaIme.al

Supë me lëng mishi dhe oriz ( Receta gatimi nga KuzhinaIme.al )

Përbërësit

1 thelë mish për lëngun (100 gr)

2 lugë gjelle me oriz

1 qepë mesatare

1 karrotë mesatare

Pak gjalp

Pak kripë

Pak majdanoz ose koper (sipas dëshirës)

Përgatitja

1

Përgatisim lëngun e mishit dhe pasi ka zier mishi e presim në fije fije.

2

Pastrojmë dhe lajmë orizin, e vemë të ziejë në zjarr të ngadaltë, pastaj kullohet dhe e hedhim në lëngun e mishit të valuar ku lihet deri sa të marrë masa një trashësi mesatare.

3

Në fund shtojmë erzat, kripën dhe gjalpin. Ju bëftë mirë.

Posted on

Byrek me qepë dhe domate ( Receta Gatimi nga Hena Rrapo Sinani )

byrek me qepe dhe domate

Byrek me qepë dhe domate ( Receta Gatimi nga Hena Rrapo Sinani )

Përbërësit

Për byrek duhen:

300 gr miell

3 gota me ujë

kripë dhe vaj

niseshte për të hapur petët

Për gjellën e byrekut:

3 kokrra domate

4 kokrra qepë

300 g mish të grirë

Vaj dhe kripë

Përgatitja

1

Fillojmë me përgatitjen e brumit: Marim miellin, pak kripë ujin, i përziejme dhe e punojmë

2

Pastaj e ndajmë në kuleçë të vogla dhe të barabarta si për petën e siperme dhe atë të nënteshme. I hapim petët me niseshte dhe i lemë gati

3

Ndërkohë: Marim qepët i qërojmë dhe i grijmë në tigan, i shtojmë vaj dhe kripë, mishin e grirë dhe pastaj domatet, i hedhim ujë të ziej gjella, pasi të kemi vendosur petën e poshtme hedhim gjellën, vendosim edhe petën e sipërme, e spërkatim me vaj dhe e pjekim në furrë 20 deri 30 minuta.

Posted on

Rosë në furrë ( Receta gatimi nga Leonora Kodra )

rose ne furre

Rosë në furrë ( Receta gatimi nga Leonora Kodra )

Përbërësit

gjysëm rose

6 lugë gjelle miell

4-5 thelpinj hudhrra

kripë ( sipas dëshirës )

1 maj luge piper të kuq

1 filxhan kafeje vaj

1 qepë

1 kg ujë

Përgatitja

1

Marim rosën e hedhim ne tenxhere, i hedhim vajin, e kaurdisim mirë e mirë pasaj i hedhim qepën, e trazojmë mirë deri sa të tretet qepa, më tej i hedhim piperin e kuq, e lemë pak dhe pasaj i hedhim ujin, e lemë të zjej për 30 minuta dhe e heqim mënjanë.

2

Marim një tigan e hdhim miellin, e pjekim mirë deri sa të mari ngjyrën kafe, e heqim, e lemë të ftohet, si të ftohet marim një tepsi, hedhim miellin ke tepsia me lëngun e rosës, hedhim pak nga pak dhe e trazojmë që mos bëhet mielli me kokra, pasaj si i kemi grirë hurdhrat i hedhim edhe këto ke tepsia, ndërkohë vemë edhe rosën ke tepsia dhe e fusim në furrë për 15-20 minuta në 250 gradë. Ju bëftë mirë

Posted on

Kulaç ( Receta gatimi nga Leonora Kodra )

kulac

Kulaç ( Receta gatimi nga Leonora Kodra )

Përbërësit

1 kg miell

2 vezë

sodë

kripë

pak sheqer

vaj

kos

Përgatitja

1

Marim miellim, e hedhim në një tas, i hedhim kripën dhe vajin, i hedhim sodën dhe pak sheqer,

2

shtojmë vezët, kosin, e punojmë për 15 minuta pastaj e vemë në tepsi, e shtypim me dorë gjer sa të mari formën e tepsisë, e vemë në furrë në 180 gradë për 1 orë 15 minuta. Ju bëftë mirë

Posted on

Petulla në pollçë ( Receta gatimit nga Leonora Kodra )

petulla ne pollce

Petulla në pollçë ( Receta gatimit nga Leonora Kodra )

Përbërësit

1,5 kg Miell

250 gr Gjalp

6 thelpinj hudhra

Përgatitja

1

Marim një tas hedhim ujin, marim miellin, e përziejm me mikserin deri sa të hollohet

2

Brenda i hedhim dhe një maj luge kripë, në vazhdim vemë një tigan me gjysmën e garruzhdes, e hedhim me kujdes ne tigan kur merr formën e tiganit, e kthejmë kur të jetë gati.

3

Pastaj e heqim, ndërkohë i shtrojmë në tepsi, në vazhdim vemë tiganin ne stof hedhim gjalpin edhe hudhrat e grira brenda, shtojmë gjysem gote uj dhe pak kripë i lemë të zjejn për 5 minuta

4

pastaj i vemë në tepsi petët një nga një dhe hedhim djathin, në vazhdim i spërekasim me përbërsit që bemë në tigan, kjo vazhdon deri sa petët tona të mbarojnë. I futim për 10 minuta në furrë në 250 gradë. Ju bëftë mirë

Posted on

Gjellë me thërrime me mish pule ( Receta gatimi nga Engjëllushe Tusha )

Gjelle me therrime dhe mish pule

Gjellë me thërrime me mish pule ( Receta gatimi nga Engjëllushe Tusha )

Përbërësit

mish pule (5 ose 6 thela),

mell 5 lugë gjelle

një kokërr vezë

thelpinj hudhre 5 copë

Përgatitja

1

Hedhim mishin e pulës në tenxhere, pasi e skuqim mirë i hedhim edhe pak salcë domate dhe i hedhim ujë të ziej.

2

Hedhim miellin në një tas, i hedhim vezën dhe e përzjejmë deri sa të bëhet brumë, më pas e coptojmë brumin në copa të vogla si në foto (në foto duken të medhaja, po janë copa të vogla).

3

E fusim në furrë sa përthahet pak, e shkërrmoqim me duar, pasi të ftohet pak e vendosim në sobë me pak nxehtësi, i hedhim një lugë gjalp, e trazojmë me kujdes deri sa të verdhet pak (si në foto).

4

Kur shohim që mishi i pulës ka zier i hedhim thërrimet, i hedhim edhe thelpinjtë e hudhrës të coptuara në copza të vogla, e lemë të ziej për 10 minuta, e lemë të ftohet pak dhe e servirim në tavolinë

Posted on

Fërgesë tradicionale ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

fergese

Fërgesë tradicionale ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

150 gr gjizë

1 kokërr qepe

1 kokërr domate

1 spec jeshil

1 spec të kuq

2 thelbinj hurdhër

pak spec djegës

kripë

piper, vaj ulliri

Përgatitja

1

Presim të gjitha perimet në formë kubike, i hedhim në tigan me vaj dhe i vemë në zjarr. I kaurdisim deri sa të vyshken pak, hedhim domaten e prerë, kripë dhe piper dhe e kaurdisim për disa minuta.

2

Marim gjizën e hollojmë me pak qumësht dhe e hedhim në tigan, hedhim edhe specin djegës dhe e pjekim në tigan deri sa të bëhet gati. Mund edhe ta pjekim në furrë.

Posted on

Shqeto Përmeti ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

shqeto permeti

Shqeto Përmeti ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

400 gr mish qengji ose keci

200 ml qumësht

2 të verdha veze

30 gr gjalp

2 lugë gjelle miell

1 tufë mandjanoz

limon (ose limontos)

kripë

piper

Përgatitja

1

Kaurdisim mishin me pak gjalp e vaj, i hedhim kripë e ujë dhe e lemë të ziej deri sa të jetë gati.

2

E kullojmë lëngun dhe e hedhim në tenxhere bashkë me mishin. Ne një tigan hedhim pak gjalp dhe miellin e kaurdisim shumë pak, jo të verdhet, e heqim nga zjarri dhe e tresim me qumështin në një tas, këtë e hedhim në një tenxhere dhe e lemë në zjarr të ngadalët.

3

Në një tas marim të verdhat e vezëve, u hedhim limon ose limontos, i rrahim duke i hedhur nga lëngu i mishit në mënyrë që ëe mos na pritet veza, e hedhim në tenxhere dhe e lemë në zjarr sa të kthej valë dhe e heqim.

4

Grijmë mandjanozin, e hedhim në tenxhere dhe mbi të i hedhim gjalpin e mbetur.