Shqeto Përmeti ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Shqeto Përmeti ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

400 gr mish qengji ose keci

200 ml qumësht

2 të verdha veze

30 gr gjalp

2 lugë gjelle miell

1 tufë mandjanoz

limon (ose limontos)

kripë

piper

Përgatitja

1

Kaurdisim mishin me pak gjalp e vaj, i hedhim kripë e ujë dhe e lemë të ziej deri sa të jetë gati.

2

E kullojmë lëngun dhe e hedhim në tenxhere bashkë me mishin. Ne një tigan hedhim pak gjalp dhe miellin e kaurdisim shumë pak, jo të verdhet, e heqim nga zjarri dhe e tresim me qumështin në një tas, këtë e hedhim në një tenxhere dhe e lemë në zjarr të ngadalët.

3

Në një tas marim të verdhat e vezëve, u hedhim limon ose limontos, i rrahim duke i hedhur nga lëngu i mishit në mënyrë që ëe mos na pritet veza, e hedhim në tenxhere dhe e lemë në zjarr sa të kthej valë dhe e heqim.

4

Grijmë mandjanozin, e hedhim në tenxhere dhe mbi të i hedhim gjalpin e mbetur.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,443FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles