Posted on

FSHATI KRYEZI

FSHATI KRYEZI

Fshati Kryezi është një nga fshatrat më të bukur të Pukës, 25 km larg qytetit.

Fshati Kryezi ndodhet ne rrjedhjen e siperme te lumit Fani i Madh, 5 km nga qyteti Fushë – Arrëz, pjesë e Bashkisë Fushë – Arrëz, qarku Shkodër.

Fshati shtrihet në një luginë të bukur piktoreske dhe të begatë, në dy anët e lumit, i cili buron nga bjeshkët e larta të Kunorë Dardhës dhe Krrabit me resurse në të gjitha fushat, dhe tradita të shumta historiko – kulturore.

Klima e mirë dhe pozicioni gjeografik kanë favorizuar zhvillimin e një bimësie të shumëllojshme e veçanërisht bujqësinë, blegtorinë, frutikulturën, bimët mjeksore etj.

Si të arrish në Kryezi

• Nga Tirana në Shkodër: 98 km
• Nga Shkodra në Kryezi: 72.3 km
Rruga për në fshat është asfaltuar dhe ndodhet 4km larg,në të majtë të rruges nacionale Shkoder-Pukë-Kukës .

Çfarë të shohësh

• Kisha Sh’na Prendes
• Xhamia e re Kryezi
• Krepat e Kalasë
• Lisat e Kodër –Gegë
• Ujëvara Lajthizë-Aliaj
•Qarret e varrezave të Shënkollit

Ku mund të drekosh

•Disa nga gatimet tradicionale mjaft të njohura në këtë zonë janë:mishi i pjekur në hell,qervishi,flija në saç,prodhimet e qumështit,mjalti, perimet e prodhuara në kopështin e shtëpisë si: qepa, domatja, speci, patatja, fasule

Si të argëtohesh

•Shëtitje në pyjet plotë gjelbërim dhe freski
•Shetitjet me kalë.
•Gjueti sportive. Zona është e pasur me kafshë të egra si lepuri, dhelpra, ujku etj
•Hiking,Trekking

Ku mund të qëndrosh

• Bujtina e Pal Papushit
•Bujtina e Ded N. Alia

Kontakte

• Tourist Info Point-Shkodra
Rruga Teuta
E-mail: turizmi@

bashkiashkoder.gov.al

Posted on

FSHATI MJEDË

Fshati Mjedë

Fshati Mjedë kufizohet në veri me lumin Drini, në lindje me Vaun e Dejës, në jug me fshatin Naraç, në perëndim me fshatin Shelqet.

Fshati Mjedë ka pozicion të volitshëm në kryqëzim të dy akseve të rëndësishme të veriut dhe ka në territorin e vet afërsi me hekurudhën.

Mjedisi i ketij fshati eshte relativisht i pastër, pasi nuk zhvillohet industri e rëndë që të krijojë impakt të përhershëm në mjedis.

Fshati përbëhet nga sipërfaqe relativisht e madhe e tokës bujqësore, si dhe zona urbane e këtij fshati është kompakte.

Si të arrish në Mjedë

• Shkodër – Pukë (32 km)
Tiranë – Shkodër (98km)
Aksesi i ketij fshati shtrihet në linjën e rrugës automobilistike nacionle Shkodër- Pukë, Shkodër-Vau Dejës, Koman.

Çfarë të shohësh

• Shtëpia muze e Jerajve
• Shtëpia e Hasan Metit

Ku mund të drekosh

• Fshati bazohet në kultivimin e produkteve autoktone të zonës si mishi,produket e qumështit (baxhot) dhe nënproduketet e tij (djathi, gjiza, gjalpi), perimet e zonës.Po ashtu shërbimet që ofrohen bazohen në produkte vendase.

Si të argëtohesh

• Piknik
• Shëtitje dhe vizitë atraksioneve kulturore të zonës

Ku mund të qëndrosh

Fshati Mjedë vizitohet nga turistë ditore të cilët bëjnë vizita disa orëshe në zonën përreth.Akomodimi në strukturat pritëse bëhet në fshatin më të afërt.

Kontakte

• Tourist Info Point-Shkodra
Rruga Teuta
E-mail: turizmi@

bashkiashkoder.gov.al

Posted on

FSHATI QELËZ

Fshati Qelëz

Fshati Qelëz shtrihet në lartësitë 180-1680 m mbi nivelin e detit dhe është 20 km larg nga qyteti Pukë.

Fshati Qelëz përshkruhet nga lumi Gomin që ndan përgjysëm fshatin dhe rrethohet nga një peizazh i bukur kodrinor i pyllëzuar nga ahu, shkoza, panja dhe pisha e zezë.

Nuk është fshat i izoluar,ndodhet mes fshatit Bushat dhe fshatit Qerret,në raport me fshatrat e tjera ka një popullsi më të madhe.

Afërsia me liqenin e Komanit përbën një avantazh në zhvillimin e turizmit dhe futjen e Qelëzës në hartat turistike.

Qelëza renditet ndër zonat e virgjëra për zhvillimin e turizmit malor.

Si të arrish në Qelez

• Transferime me mjetin tuaj apo me automjete me qera 4×4. Fshati Qelëz lidhet me qytetin e Pukës me një rrugë automobilistike me gjatësi 20 km e cila është asfaltuar.
• Nga Tirana në Shkodër: 98 km
• Nga Puka në Qelëz: 20 km

Çfarë të shohësh

• Shpella e Murgjve
• Pasqyra ujore e brigjeve të liqenit të Komanit.
• Guri i “Dil Meres”
• Shpella e Pëllumbave
•Enët e traditës (prej balte dhe druri)
•Pamjet qe ofron fshati Buzhalë

Ku mund të drekosh

• Ofruesit e ushqimeve dhe pijeve në fshatin Qelëz,bëhen nga strukturat akomoduese pritëse,ku mund të shijoni pamjen që ju ofron fshati sëbashku me ushqimet bio dhe tradicionale të zonës.

Si të argëtohesh

•Ngjitje shkëmbi, ngjitje me litar
•Ecje, ngjitje çiklizëm malor
•Piknik në zonat: Fusha e Korit,Qafa e Lehes
•Lundrim në Liqenin e Komanit

Ku mund të qëndrosh

•Naim Mehmeti +355683757866
•Fatjon Marku +355699116680
•Kol Guga +355694222115
•Florin Pepa +355684719318
•Mehill Shabani +355685387589

Evente

• Ngjarja historike e Luftës së Midhës
• Festa Fetare e Shën Palit
• Festa fetare Shën e Premte
•Festa fetare e Shën Kollit

Posted on

THETH NJE NGA FSHATRAT ME TE KERKUAR NE GOOGLE

THETH

Fshati Theth ndodhet në  verilindje  të  qytetit  të  Shkodrës,  në të  ashtuquajturën nënrajoni alpin ndodhet  njësia administrative Shalë. Kjo njësi ka në administrim 11 fshatra ndër to edhe fshati Theth. Fshati Theth ndodhet më në veri të luginës së Shalës, në mes të Alpeve Shqiptare me një bukuri të rrallë. Fshati përfshihet në Parkun Kombëtar të Thethit, si  aseti  më tërheqës natyror në Qarkun Shkodër dhe më gjerë i cili shtrihet midis bllokut “Bjeshkët e Nëmuna”  në  perëndim, dhe  bllokut  të  Jezercës  në  lindje.

Si të arrish në Theth

•Transferime me mjetin tuaj apo me automjete me qera
Një makinë me katër rrota, tip fuoristrade është e rekomanduar.
 një pjesë e rrugës nuk është e shtruar ende për të arritur zonat më të largëta të fshatit.
• Nga Tirana në Shkodër: 98 km
• Nga Shkodra në Theth: 72 km

Çfarë të shohësh ne theth

• Kanioni i Grunasit
• Liqenet akullnajore të qafës së Pejës
• Syri i kaltër (Syri Blu)
• Ujvara e Thethit
• Shpella e Majës së Harapit
•Shpella e Thethit (Gumnarit)
•Muzeu Etnografik (Shtëpia e Lulash Boshit)

Ku mund të drekosh ne theth

• Restaurant “Bjeshkët e Namuna” +355682043741
• “Thethi Paradise” +355684861598
• Restaurant “Zorgji” +355682319610
• Restaurant “Zaraklis” +355682220586

Si të argëtohesh

•Shëtitje e udhëhequr e atraksioneve në Theth
•Ngjitje në mal/Alpinizëm/Kajak/Rafting
•Vrojtimi i kafshëve,shpendëve dhe zogjve
•Eskursione,Piknik në natyrë,Peshkim
•Çiklizëm malor/ Itinerar i ecjes me biçikleta

Ku mund të qëndrosh

• Guest house & Farm “Dede Nika” +355693346423

• Guest house
“Preke Bjeshka” +355685690845

• Guest house
“Gezim Stani” +355685825221

• Guest house
Gjon Gjecaj +355699194521

Evente theth

• Zâ-Fest (20-22 Korrik)

•Dita kombëtare e Bjeshkëve në Theth 25 qershor

Kuriozitet nga fshati theth:

Populli i Thethit ka një thënie:”Shtëpia e Zotit dhe Mikut”, e cila tregon qartë rëndësinë e mikpritjes.

Aventurieri dhe shkencëtari i famshem hungarez  Dr Franc Nopça, ka thënë për popullin e zonës se “Nëse ke besimin e tyre (besa), nuk do te keni vend më të sigurt në tokë.”

Zona e Thethit njihet për “ Eposin e Kreshnikëve” (The songs of the frontier warriors) të cilat janë këngë epike, ku kryesisht shoqërohen me lahutë. Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare që portretizojnë dhe lavdërojnë bëmat heroike të luftëtarëve në të kaluarën.

Cikli kryesor i Eposit të Kreshnikëve është ai i “Mujit dhe Halilit”

Zbatimi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit” në Theth.Ky Kanun është një tjetër veçori dalluese e kulturës shqiptare.Katër shtyllat e Kanunit janë: nderi, mikëpritja, sjellja dhe fisi.

Hapësirat e pafundme brenda një kartoline madhështore

“Parajsa është këtu, miku im i mirë. Zot, mos më jep tjetër parajsë.” Ky pasazh, i shkëputur nga një libër i Kazantzakis, të kujtohet tek sa je në Parkun Kombëtar të Thethit, një prej destinacioneve më mahnitëse të turizmit shqiptar.  I vendosur mes majave të thepisura e i veshur nga një natyrë, e cila për këtë zonë ka rezervuar bukuritë më të mëdha, Thethi mund të duket si kartolinë, por është mëse i vërtetë.

Dy janë itineraret që ndjekin turistët për të shkuar në Theth. I pari është përmes Shkodrës me makinë, ndërsa i dyti është shumë më emocionues e njëherazi më impenjativ, duke ngjitur me këmbë Qafën e Valbonës. Ky rrugëtim që zgjat përreth 6-7 orë, është pa frikë një udhëtim i rrallë sa në lartësitë e maleve, aq edhe në thellësitë e shpirtit.

Parku ndodhet në qendër të Alpeve të Shqipërisë, rrethuar nga Jezerca madhështore dhe majat e tjera imponuese të Bjeshkëve të Nemuna, aty ku njëherë e një kohë banonin zanat dhe orët, e jetonin krijesa mitike krenare. Mespërmes parkut rrjedh Lumi i Shalës, që bashkohet përgjatë rrugës me të tjerë përrenj duke dhuruar peizazhe spektakolare. Ndër monumentet natyrorë më mbresëlënës është Ujëvara e Grunasit (Thethit), që nga 30 metra lartësi bie nga shpatet plot vrull e magji.

Vende te tjera qe mund ti vizitoni

Pranë ujëvarës ndodhet Kanioni i thepisur i Grunasit, që falë ngushtësisë dhe ujit të kristaltë që kalon mes tij përgjatë 1 kilometri, krijon një atmosferë tejet intime. Sapo kaloni Kanionin, do ju duhet të ecni rreth 30-40 minuta për të duke shkuar në fshatin Ndërlys, aty ku gjenden Vaskat e Gurit, disa formacione spektakolare shkëmbore të krijuara nga prurjet e Lumit të Zi. Të shumtë janë turistët që gjatë verës pushojnë pranë këtyre gurëve të latuar në formë vaskash së bashku me ujëvarën e bukur që rrjedh mes tyre.

Lumi i Zi duke zbritur nga fshati Kaprre, krijon një tjetër destinacion që të lë pa fjalë: Syrin e Kaltër. Kjo pishinë e madhe e kaltër është e zhytur në gjelbërim, dhe nga shpatet e maleve gjendet një grykëderdhje elegante që krijon vërtet një ambjent përrallor. Kulla e braktisur që gjendet mbi Syrin e Kaltër, duket e vendosur enkas aty për ta bërë akoma më tërheqëse të gjithë panoramën.

Ushqimet karakteristike

Falë vendpushimeve, turistët mund të pushojnë e të shijojnë ushqimet karakteristike të zonës. Mishi i pjekur i qingjit, buka e ngrohtë e shoqëruar nga produktet e freskëta të bulmetit, vijnë të përgatitura në mënyrë mjeshtërore nga zonjat e shtëpive. Bujtinat apo Hotelet prej guri ofrojnë të gjithë ngrohtësinë dhe mikëpritjen e njohur malësore, që e bën largimin nga ky vend gati të pamundur.

Të tjera destinacione tek të cilat mund të ndaleni janë Kisha e Thethit, Kulla e Ngujimit, Shpella e Thethit, Ujëvara e Gjeçajt, Liqeni i Qafës së Pejës apo të eksploroni më tutje majat e shumta që lartohen ngado. Ismail Kadare ja kushton poemën e tij “Bjeshkëve të Nemuna” këtij vendi si edhe Shqipërisë që brenda saj mban këto mrekulli:

“Frengji të ngushta,
Sikur kanë picërruar sytë nga kjo hapësirë pambarim.
Përse me sy kaq të vegjël e shikoje vallë,
Botën e madhe, o vendi im?”

Tashmë thethianët me buzën në gaz përgjigjen se është bota e madhe ajo që zgjedh përvit të vijë këtu. Eja edhe ti!

Rruga për t’u ndjekur:
Shkoder-Koplik-Bogë-Theth. Rruga përmes Bogës, që është e asfaltuar dhe shkon 2.5 orë nga Shkodra.
Shkoder-Mes-Prekal-Kir-Shosh-Breg Lumi-Theth.  Rruga nga Prekal nuk ka asfalt ndaj kërkon një makinë 4X4 e më tepër kohë.

Lexo edhe FSHATI SHËNGJERGJ

Posted on

FSHATI VRITHË

FSHATI VRITH

Fshati Vrithë ndodhet 24 km larg nga Kopliku,qëndra e Malësisë së Madhe dhe është në zemër të Parkut Natyrore Bashkiak Shkrel ose siç quhet ndryshe porta hyrëse e Alpeve Shqiptare.Razma shtrihet mbi një pllajë karstike 900 – 950 m mbi nivelin e detit, e cila paraqet kontraste befasuese në reliev, mes majave piramidale në pjesën më të madhe të pyllëzuara dhe gropave karstike, të mbuluara nga kullotat alpine. Ky reliev përfaqësohet nga tre fusha: ajo e Razmës, Troshanit dhe Fusha e Zezë.

Si të arrish në Fshatin Vrithë

Pozicionohet në zemër të Alpeve Shqiptare,dhe mund të arrihet lehtësisht me makinë private.
• 41 km nga qyteti i Shkodrës
• 50km nga Thethi në Veri-Lindje
• 100km nga Vermoshi në Veri-Perëndim
• 30 km nga Liqeni i Shkodrës në Jug- Perëndim
• 70km nga deti Adriatik (Velipojë) në Jug-Lindje

Çfarë të shohësh

• Shpella e Shtogut
• Shpella e Pllumbave
• Shpella e Ujit në Lujs
• Burimi Ujor i Lujsit
• Krojet e Razmës

Ku mund të drekosh

• Fshati Razëm përveç shtëpive alpine të ndërtuara nga banorët e Shkodrës si shtëpi të dyta ofron edhe mundësi akomodimi në hotele apo bujtina luksoze si “Natyral Resort Razma”,”Kulla e Artë”. Gatimet që preferohen në Razëm kanë specifikën e tyre, përgjithësisht janë produkte bio të zonës që përgatiten me fanatizëm, ashtu siç e ka traditë malësori. Mishi i kafshëve të egra, fërliku, djathi i zier, kaçimaku i famshëm janë të preferuarat e menusë.

Si të argëtohesh

•Sporte të veçanta: Gara dhe shëtitje në kuaj, biçikleta
•Kampingje gjatë stinës së verës
•Shëtitje në shtigjet malore të zonës, hiking,trekking
•Ski në morenat akullnajore
•Ushtrimi i sportit të gjuetisë

Ku mund të qëndrosh

•“Natyral Razma Resort” +355686045455
•Bar Restaurant Hotel “Kulla e Arte” +355682001946
•Bar Restaurant Hotel “Tigri” +355672801351
•Bar Restaurant Hotel “Antika” + 355686349700
• “Montreal” +355692071488

Evente

• Dita e Turizmit Malor, Razëm, 23 Qershor

  Të tjera rreth fshatit Vrith (Razëm):

-Në Razme janë  trashëguar  arkitektura  alpine,xhubleta shekullore,lahuta, çiftelia dhe fyelli.

-Razma, ndryshe nga zonat e tjera turistike alpine, frekuentohet dendur në të gjitha stinët e vitit.

Fshati Vrithë është një pikë turistike me vlera kurative për sëmundje të ndryshme.

  • Kontakte:

Tourist Info PointShkodra

Rruga Teuta

E-mail: [email protected]

Posted on

FSHATI ZOGAJ

fshati zogaj

Fshati Zogaj shtrihet përbri Liqenit të Shkodrës, 3-4 km përtej fshatit të Shirokës, në kufi me Malin e Zi. Zogaj është një fshat i vjetër peshkatarësh,i cili vjen menjëherë pas Shirokës dhe bashkë me të janë ndër zonat më të bukura të Veriut të Shqipërisë.

Si të arrish në Zogaj

Për të shkuar në Zogaj kalon Urën e Bunës, kthehesh djathtas dhe udhëton në rrugën rrëzë Taraboshit e cila të çon fillimisht në Shirokë e pastaj në Zogaj.
-Segmenti rrugor Shkodër -Shirokë -Zogaj

Çfarë të shohësh

• Mali i Taraboshit
• Shtëpitë dhe rruget prej kalldrëmi
• Xhamia Zogaj
• Varret e Zogajve

Ku mund të drekosh

• “Vila Imperial” +35569 877 3338
• “B7” +35569 570 5791
• “Taverna Shkodrane” +35569 225 9646
• “Vëllëzerit Vataksi” +35569 333 4356
• “Te Daja” +35567 286 2521
•“Real” +35569 426 1888

Si të argëtohesh

•Shëtitje dhe marshime në territorin e Zonës së Mbrojtur
•Shëtitje me kalë dhe hipizëm,Piknik
•Çiklizëm malor,një aktivitet mjaft popullor në këtë zonë
•Alpinizëm dhe ngjitje mali (Në malin e Taraboshit)

Ku mund të qëndrosh

Shtëpi private të cilat lëshojnë ambiente me qera.Këto shtëpi të vjetra që shërbejnë si bujtina, janë aktraksionet dhe mundësitë ideale për të bërë pushime të mrekullueshme. Shfrytëzimi i disa hapësirave të përshtatshme për kampingje apo zona pikniku.

Evente

•Festa e Liqenit të Shkodrës
•Triathlon Labeat

  Të tjera rreth fshatit Zogaj:

Prodhimet e peshkut dhe të ullinjëve janë mjaft te njohura ne fshatin Zogaj,ashtu sikurse blegtoria, me mbarështimin i gjedhëve të imta siç është delja shkodrane.

Mjalti i sherbelës– Është një produkt tipik i kësaj zone me vlera të veçanta kuruese.

Artizanati– Punimi i qilimave është një traditë e njohur e fshatit Zogaj, që kryhet nga gratë.

Zogaj ka një ajër të pastër dhe shumë shëndetësor që rekomandohet sidomos për fëmijët e vegjël asmatik dhe alergjik.

Operatorët e turizmit dhe ofruesit e shërbimeve: Shoqata Taraboshi: Shoqata The Door: Shoqata Water Sport in the Lake

  • Kontakte:

    Tourist Info Point-Shkodra Rruga Teuta

E-mail: [email protected]

Posted on

FSHATI KUKËL

Fshati Kukël

Fshati Kukël kufizohet në veri me fshatin Gramsh të Lezhës, në lindje me fshatin Zojz të Lezhës, në jug me malin e Kakarriqit dhe në perëndim me fshatin Barbullush.

Fshati Kukël ka nje mjedis  relativisht te pastër, pasi nuk zhvillohet industri e rëndë që të krijojë impakt të përhershëm në mjedis.

Natyra e këtij fshati përbëhet nga sipërfaqja mesatare e tokës bujqësore, si dhe zona urbane e këtij fshati është kompakte dhe e ngritur si reliev nga fusha.

Si të arrish në FSHATIN KUKËL

Transferime me mjetin tuaj apo me automjete me qera.
Aksesi i këtij fshati shtrihet në linjën e rrugës automobilistike sekondare:
Shkodër- Lezhë
Ka akses me fshatrat e tjera të zhvilluar përreth si Barbullushi

Çfarë të shohësh

• Shtëpia Muze e Ate Ndre Mjedës
• Kisha Ndre Mjeda
• Kisha e Shën Shtjefnit
• Tavolina e punës së Ate Ndre Mjedës

Ku mund të drekosh

•Produket vendase bujqësore dhe blegtorale, si dhe produktet e qumështit të dhive dhe nënproduketet e tij,janë disa nga shërbimet që ofrohen në këtë fshat duke mundësur kështu promovimin e këtyre produketeve përmes lokaleve dhe kampingjeve që mund të ngrihen në këtë zonë.

Si të argëtohesh

•Piknik
•Kamping
•Shëtitje dhe marshime

Ku mund të qëndrosh

•Guest houses-të cilat u mundësojnë turisteve akomodimin e tyre
•Kampingje

  • Të tjera rreth fshatit Kukël:

Ndre Mjeda njihet si poet, rilindas, filozof, klerik, studiues por gjithë këtë veprimtari, ai e zhvilloi në shtëpinë, tashmë muze,në fshatin Kukël. Këtë shtëpi, Mjeda e ndërtoi në vitin 1907, ndërsa kishën në vitin 1913, me një stil neoklasik të projektuar nga vetë ai.

 

  • Kontakte:

    Tourist Info Point-Shkodra

Rruga Teuta

E-mail: [email protected]

 

Posted on

FSHATI FISHTE

Fshati Fishtë

Fshati Fishtë është pjesë e Zadrimës e cila është e pasur me një histori kulturore.  Kjo njësi ka sipërfaqe pyjore rreth 1656 ha, dhe keto pyje përbëhen nga lisa, shkoza, frashër dhe dellënja.

Gjithashtu ka një sipërfaqe rreth 4235.4 ha, drithëra buke, forogjene, bishtajore, vreshta, pemtari etj .

Fshati Fishtë është pjesë e Zadrimës e cila është e pasur me një histori kulturore.

Përpjekjet për mbrojtjen e kulturës, gjuhës dhe besimit u ngritën në një rang më lart me mbajtjen e disa kuvendeve në këtë zonë

Këngët e Zadrimës janë një pjesë e rëndësishme e muzikës folkloristike të kombit tonë dhe gjithashtu zakonet dhe veshjet tradicionale shumëngjyrëshe zadrimore janë një pasuri më vetë për etnografinë shqiptare.

Si të arrish në Fishte

• Përshkrohet nga rruga nacionale Lezhë – Vau Dejes dhe lidhet edhe me Autostradën Lezhë-Shkodër.
Largësia nga Tirana në Lezhë 53 km Largësia Lezhë-Fishtë 20 km

Çfarë të shohësh

• Kisha e Fishtës
• 2 rezervuar artficiale
• Kroi Katrosh
• Kroi i Fushmollës
• Maja e Kreshtës

Ku mund të drekosh

• “Mrizi i Zanave”
• “Oazi i Fishtës”
• “Ylli i Dritës”
• Kantina e verës “Kallmet”

Si të argëtohesh

•Sporte të veçanta: Gara dhe shëtitje në kuaj, biçikleta
•Kampingje gjatë stinës së verës
•Shëtitje në shtigjet malore të zonës, hiking,trekking
•Ski në morenat akullnajore
•Ushtrimi i sportit të gjuetisë

Ku mund të qëndrosh

•Në hotelet që ndodhen në qytetin e Lezhës, 20 min larg

Evente

• 28 Dhjetor zhvillohet panairi I gjelit të detit. Traditë e banorëve të zonës së Fishtës, e cila mbledh fermerët e zonës që mbarështojnë gjelin e detit. Zhvillohet panairi për promovimin e tyre dhe u sjell në vëmendje qytetarëve që të konsumojnë shëndetshëm dhe bio

        Te tjera rreth:

  • Një ndër potencialet konkuruese në këtë zonë është zhvillimi i ofrimit të ushqimit slow food.
  • “Mrizi i Zanave” është restorant dhe qendër agroturizmi, i cili është një vend ku rendin turistë e qytetarë nga e gjithë Shqipëria, madje edhe nga Kosova, si edhe të huaj dhe diplomatë.
  • Një vend i mahnitshëm, por mbi të gjitha me gatime nga më të mirat. Me një kulturë shërbimi jashtëzakonisht cilësore.
  • Gjithashtu në ketë zonë prodhohen drithëra të ndryshme, gjeli i detit si edhe vreshtari.
Posted on

ISHULL LEZHË

Ishull Lezhë

Ishull Lezhë njihet si një nga destinacionet turistike më të vizitueshme në veriun e Shqipërisë për natyrën e bukur, për turizmin e vëzhgimit të shpendëve ujorë, për gastronominë e veçantë, por edhe për kuriozitetin kulturor të saj.

Fshati Ishull Lezhë ka një popullsi prej 2500 banorësh.

Fshati është i populluar me banorë të ardhur nga zonat e largëta veriore të vendit pas vitit 1850.

Është quajtur ‘ishull’ për shkak të sistemit lagunor që afrohet deri pranë qytetit të Lezhës.

Kjo zonë përfshin një sistem ligatinash, ku përfshihen laguna e këneta, ujëra detare dhe, toka nën nivelin e detit dhe pyje tipike bregdetare, shkurre mesdhetare, rrjedhje ujore dhe toka bujqësore e kullota.

Është një fshat që ushtron dhe aktivitetin bujqësorë, por kryesisht ka aktivitetin turistik.

Eshtë një zonë që vizitohet nga vendas e të huaj që vëzhgojnë shpendët ujorë apo natyrën mbresëlënëse të këtij mjedisi, duke informuar se tani është sezoni kur numri i turistëve rritet dhe shkon mbi 300, 400 në javë.

Edhe në këtë lagunë, ashtu si në atë të Karavastasë, janë flamingot ato që tërheqin më shumë me shfaqjet e tyre të “kërcimit” në ujë.

Kjo lagunë është e pasur dhe me specie të tjera të rralla si Rosa e Egër, Bajza, Çafka, Karabullaku etj., që bëhen “pre” e aparateve fotografikë të turistëve të shumtë në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit.

Si të arrish në Ishull Lezhe

• Një zonë që ndërlidhet me akset kombëtare, Tiranë, Lezhë dhe Shkodër, si dhe me rrugët rajonale që lidhin bregdetin me aksin kombëtar
• Ndodhet rreth 60 km. nga Tirana

Çfarë të shohësh

• Laguna Kune Vain
• Flora dhe fauna e pasur
• Shpella e Ujit në Lujs
• Këneta e Kashtës (Kune)
• Rivat e Drinit

Ku mund të drekosh

• Hoteli I Gjuetisë (Restorant)
• Trëndafili Mistik
•VilaVeneto (Restorant)

Si të argëtohesh

•Peshkim
• Gjueti
•Vrojtimi i shpendëve
• Ka potencial për mbledhje bimësh medicinale
•Ecje në natyrë
•Shëtitje me varka

Ku mund të qëndrosh

• Hoteli i Gjuetisë
• Trëndafili Mistik
• Vila Venet
• Hotel Sebastiano

-Te tjera rreth

Trashëgimia e kulturore e Ishull Lezhes është bazuar tek peshkimi dhe gjuetia, ku banorët e zonës kanë një traditë të hershme të peshkimit dhe gjuetise dhe me një kuzhinë të veçante të gatimit të tyre, e njohur në nivel rajonal dhe kombëtar.

Gjithashtu harmonia që e karakterizon fshatin Ishull Lezhe, edhe pse me një popullsi heterogjene, sërisht jetojnë në harmoni me njëri-tjerin dhe natyrën e mrekullueshme.

Posted on

FSHATI KATUND I VJETËR

Fshati Katund i vjetër

Fshati Katund i vjetër ka një popullsi prej 760 banorë.

Fshati Katund i vjetër ndodhet në hyrje të Rubikut.

Shtrihet në të dy anët e përroit të Katundit të Vjetër.

Zonë me klimë të butë, e mbuluar me bimësi të larmishme mesdhetare.

Dallohet dhe për pyllin e gështenjave.Ndodhet ndërmjet malit të Molungut dhe të Rubikut.

Ne vazhdim Mali i Velës dhe në dalje lugina e Fanit.Eshtë vendbanim i hershëm.

Trashëgimia kulturore, materiale është e hershme dhe e vecantë.

Si të arrish në Katund i Vjetër

• Lidhet me rrugën e Kombit nga dalja e Rubikut. Nga këtu vazhdohet në rrugën dytësore dhe pastaj në rrugën e fshatit.
• Nga rruga e Kombit përshkohet pr 5 km deri në zonën e qendrës së fshatit. Eshtë rrugë e asfaltuar, e ngushtë

Çfarë të shohësh

• Kalaja e Judejve
• Kisha Katolike Romane rrënoja
•Piktogramet e Rubikut
• Lugina e Rubikut
• Lugina e Fanit

Ku mund të drekosh

• Janë 2 bujtina
• 3 restorante me prodhime tradicionale.
• Punishte shtëpiake vere dhe raki
• Baven Toven Natura Bujtinë dhe Kamping

Si të argëtohesh

• Ecje
• Ngjitje shkembinjsh
• Ciklizëm malor
• Praktika fermerësh
• Shëtitje me kuaj.
• Potencial për degustim
• Vrojtim kafshësh e shpendësh
• Mbledhje bimësh medicinale

Ku mund të qëndrosh

• Eko Hotel Marub, hotel me 20 dhoma, restorant, ku organizohen dhe aktivitete eko-sportive.

Evente

• Festa Shën Mërisë me ngjitje në Malin e Velës.
• E diela e Larit (java e fundit e Marsit)

     Te tjera rreth:

  • Bimësi mesdhetare;
  • Pylli i gështenjave;
  • Bimë mjekësore.

Kryesisht dallohet në produktet e freskëta dhe të zonës, si rakia, vera, mishi i kecit dhe i gicit, lakrori në sac (flija), mjalti i gështenjës etj.