FSHATI KRYEZI

FSHATI KRYEZI

Fshati Kryezi është një nga fshatrat më të bukur të Pukës, 25 km larg qytetit.

Fshati Kryezi ndodhet ne rrjedhjen e siperme te lumit Fani i Madh, 5 km nga qyteti Fushë – Arrëz, pjesë e Bashkisë Fushë – Arrëz, qarku Shkodër.

Fshati shtrihet në një luginë të bukur piktoreske dhe të begatë, në dy anët e lumit, i cili buron nga bjeshkët e larta të Kunorë Dardhës dhe Krrabit me resurse në të gjitha fushat, dhe tradita të shumta historiko – kulturore.

Klima e mirë dhe pozicioni gjeografik kanë favorizuar zhvillimin e një bimësie të shumëllojshme e veçanërisht bujqësinë, blegtorinë, frutikulturën, bimët mjeksore etj.

Si të arrish në Kryezi

• Nga Tirana në Shkodër: 98 km
• Nga Shkodra në Kryezi: 72.3 km
Rruga për në fshat është asfaltuar dhe ndodhet 4km larg,në të majtë të rruges nacionale Shkoder-Pukë-Kukës .

Çfarë të shohësh

• Kisha Sh’na Prendes
• Xhamia e re Kryezi
• Krepat e Kalasë
• Lisat e Kodër –Gegë
• Ujëvara Lajthizë-Aliaj
•Qarret e varrezave të Shënkollit

Ku mund të drekosh

•Disa nga gatimet tradicionale mjaft të njohura në këtë zonë janë:mishi i pjekur në hell,qervishi,flija në saç,prodhimet e qumështit,mjalti, perimet e prodhuara në kopështin e shtëpisë si: qepa, domatja, speci, patatja, fasule

Si të argëtohesh

•Shëtitje në pyjet plotë gjelbërim dhe freski
•Shetitjet me kalë.
•Gjueti sportive. Zona është e pasur me kafshë të egra si lepuri, dhelpra, ujku etj
•Hiking,Trekking

Ku mund të qëndrosh

• Bujtina e Pal Papushit
•Bujtina e Ded N. Alia

Kontakte

• Tourist Info Point-Shkodra
Rruga Teuta
E-mail: turizmi@

bashkiashkoder.gov.al

Previous articleFSHATI MJEDË
Next articleFSHATI DRISHT

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,443FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles