ISHULL LEZHË

spot_img

Ishull Lezhë

Ishull Lezhë njihet si një nga destinacionet turistike më të vizitueshme në veriun e Shqipërisë për natyrën e bukur, për turizmin e vëzhgimit të shpendëve ujorë, për gastronominë e veçantë, por edhe për kuriozitetin kulturor të saj.

Fshati Ishull Lezhë ka një popullsi prej 2500 banorësh.

Fshati është i populluar me banorë të ardhur nga zonat e largëta veriore të vendit pas vitit 1850.

Është quajtur ‘ishull’ për shkak të sistemit lagunor që afrohet deri pranë qytetit të Lezhës.

Kjo zonë përfshin një sistem ligatinash, ku përfshihen laguna e këneta, ujëra detare dhe, toka nën nivelin e detit dhe pyje tipike bregdetare, shkurre mesdhetare, rrjedhje ujore dhe toka bujqësore e kullota.

Është një fshat që ushtron dhe aktivitetin bujqësorë, por kryesisht ka aktivitetin turistik.

Eshtë një zonë që vizitohet nga vendas e të huaj që vëzhgojnë shpendët ujorë apo natyrën mbresëlënëse të këtij mjedisi, duke informuar se tani është sezoni kur numri i turistëve rritet dhe shkon mbi 300, 400 në javë.

Edhe në këtë lagunë, ashtu si në atë të Karavastasë, janë flamingot ato që tërheqin më shumë me shfaqjet e tyre të “kërcimit” në ujë.

Kjo lagunë është e pasur dhe me specie të tjera të rralla si Rosa e Egër, Bajza, Çafka, Karabullaku etj., që bëhen “pre” e aparateve fotografikë të turistëve të shumtë në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit.

Si të arrish në Ishull Lezhe

• Një zonë që ndërlidhet me akset kombëtare, Tiranë, Lezhë dhe Shkodër, si dhe me rrugët rajonale që lidhin bregdetin me aksin kombëtar
• Ndodhet rreth 60 km. nga Tirana

Çfarë të shohësh

• Laguna Kune Vain
• Flora dhe fauna e pasur
• Shpella e Ujit në Lujs
• Këneta e Kashtës (Kune)
• Rivat e Drinit

Ku mund të drekosh

• Hoteli I Gjuetisë (Restorant)
• Trëndafili Mistik
•VilaVeneto (Restorant)

Si të argëtohesh

•Peshkim
• Gjueti
•Vrojtimi i shpendëve
• Ka potencial për mbledhje bimësh medicinale
•Ecje në natyrë
•Shëtitje me varka

Ku mund të qëndrosh

• Hoteli i Gjuetisë
• Trëndafili Mistik
• Vila Venet
• Hotel Sebastiano

-Te tjera rreth

Trashëgimia e kulturore e Ishull Lezhes është bazuar tek peshkimi dhe gjuetia, ku banorët e zonës kanë një traditë të hershme të peshkimit dhe gjuetise dhe me një kuzhinë të veçante të gatimit të tyre, e njohur në nivel rajonal dhe kombëtar.

Gjithashtu harmonia që e karakterizon fshatin Ishull Lezhe, edhe pse me një popullsi heterogjene, sërisht jetojnë në harmoni me njëri-tjerin dhe natyrën e mrekullueshme.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles