FSHATI ZOGAJ

spot_img

fshati zogaj

Fshati Zogaj shtrihet përbri Liqenit të Shkodrës, 3-4 km përtej fshatit të Shirokës, në kufi me Malin e Zi. Zogaj është një fshat i vjetër peshkatarësh,i cili vjen menjëherë pas Shirokës dhe bashkë me të janë ndër zonat më të bukura të Veriut të Shqipërisë.

Si të arrish në Zogaj

Për të shkuar në Zogaj kalon Urën e Bunës, kthehesh djathtas dhe udhëton në rrugën rrëzë Taraboshit e cila të çon fillimisht në Shirokë e pastaj në Zogaj.
-Segmenti rrugor Shkodër -Shirokë -Zogaj

Çfarë të shohësh

• Mali i Taraboshit
• Shtëpitë dhe rruget prej kalldrëmi
• Xhamia Zogaj
• Varret e Zogajve

Ku mund të drekosh

• “Vila Imperial” +35569 877 3338
• “B7” +35569 570 5791
• “Taverna Shkodrane” +35569 225 9646
• “Vëllëzerit Vataksi” +35569 333 4356
• “Te Daja” +35567 286 2521
•“Real” +35569 426 1888

Si të argëtohesh

•Shëtitje dhe marshime në territorin e Zonës së Mbrojtur
•Shëtitje me kalë dhe hipizëm,Piknik
•Çiklizëm malor,një aktivitet mjaft popullor në këtë zonë
•Alpinizëm dhe ngjitje mali (Në malin e Taraboshit)

Ku mund të qëndrosh

Shtëpi private të cilat lëshojnë ambiente me qera.Këto shtëpi të vjetra që shërbejnë si bujtina, janë aktraksionet dhe mundësitë ideale për të bërë pushime të mrekullueshme. Shfrytëzimi i disa hapësirave të përshtatshme për kampingje apo zona pikniku.

Evente

•Festa e Liqenit të Shkodrës
•Triathlon Labeat

  Të tjera rreth fshatit Zogaj:

Prodhimet e peshkut dhe të ullinjëve janë mjaft te njohura ne fshatin Zogaj,ashtu sikurse blegtoria, me mbarështimin i gjedhëve të imta siç është delja shkodrane.

Mjalti i sherbelës– Është një produkt tipik i kësaj zone me vlera të veçanta kuruese.

Artizanati– Punimi i qilimave është një traditë e njohur e fshatit Zogaj, që kryhet nga gratë.

Zogaj ka një ajër të pastër dhe shumë shëndetësor që rekomandohet sidomos për fëmijët e vegjël asmatik dhe alergjik.

Operatorët e turizmit dhe ofruesit e shërbimeve: Shoqata Taraboshi: Shoqata The Door: Shoqata Water Sport in the Lake

  • Kontakte:

    Tourist Info Point-Shkodra Rruga Teuta

E-mail: [email protected]

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles