FSHATI VRITHË

FSHATI VRITH

Fshati Vrithë ndodhet 24 km larg nga Kopliku,qëndra e Malësisë së Madhe dhe është në zemër të Parkut Natyrore Bashkiak Shkrel ose siç quhet ndryshe porta hyrëse e Alpeve Shqiptare.Razma shtrihet mbi një pllajë karstike 900 – 950 m mbi nivelin e detit, e cila paraqet kontraste befasuese në reliev, mes majave piramidale në pjesën më të madhe të pyllëzuara dhe gropave karstike, të mbuluara nga kullotat alpine. Ky reliev përfaqësohet nga tre fusha: ajo e Razmës, Troshanit dhe Fusha e Zezë.

Si të arrish në Fshatin Vrithë

Pozicionohet në zemër të Alpeve Shqiptare,dhe mund të arrihet lehtësisht me makinë private.
• 41 km nga qyteti i Shkodrës
• 50km nga Thethi në Veri-Lindje
• 100km nga Vermoshi në Veri-Perëndim
• 30 km nga Liqeni i Shkodrës në Jug- Perëndim
• 70km nga deti Adriatik (Velipojë) në Jug-Lindje

Çfarë të shohësh

• Shpella e Shtogut
• Shpella e Pllumbave
• Shpella e Ujit në Lujs
• Burimi Ujor i Lujsit
• Krojet e Razmës

Ku mund të drekosh

• Fshati Razëm përveç shtëpive alpine të ndërtuara nga banorët e Shkodrës si shtëpi të dyta ofron edhe mundësi akomodimi në hotele apo bujtina luksoze si “Natyral Resort Razma”,”Kulla e Artë”. Gatimet që preferohen në Razëm kanë specifikën e tyre, përgjithësisht janë produkte bio të zonës që përgatiten me fanatizëm, ashtu siç e ka traditë malësori. Mishi i kafshëve të egra, fërliku, djathi i zier, kaçimaku i famshëm janë të preferuarat e menusë.

Si të argëtohesh

•Sporte të veçanta: Gara dhe shëtitje në kuaj, biçikleta
•Kampingje gjatë stinës së verës
•Shëtitje në shtigjet malore të zonës, hiking,trekking
•Ski në morenat akullnajore
•Ushtrimi i sportit të gjuetisë

Ku mund të qëndrosh

•“Natyral Razma Resort” +355686045455
•Bar Restaurant Hotel “Kulla e Arte” +355682001946
•Bar Restaurant Hotel “Tigri” +355672801351
•Bar Restaurant Hotel “Antika” + 355686349700
• “Montreal” +355692071488

Evente

• Dita e Turizmit Malor, Razëm, 23 Qershor

  Të tjera rreth fshatit Vrith (Razëm):

-Në Razme janë  trashëguar  arkitektura  alpine,xhubleta shekullore,lahuta, çiftelia dhe fyelli.

-Razma, ndryshe nga zonat e tjera turistike alpine, frekuentohet dendur në të gjitha stinët e vitit.

Fshati Vrithë është një pikë turistike me vlera kurative për sëmundje të ndryshme.

  • Kontakte:

Tourist Info PointShkodra

Rruga Teuta

E-mail: turizmi@bashkiashkoder.gov.al

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,433FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles