FSHATI QELËZ

Fshati Qelëz

Fshati Qelëz shtrihet në lartësitë 180-1680 m mbi nivelin e detit dhe është 20 km larg nga qyteti Pukë.

Fshati Qelëz përshkruhet nga lumi Gomin që ndan përgjysëm fshatin dhe rrethohet nga një peizazh i bukur kodrinor i pyllëzuar nga ahu, shkoza, panja dhe pisha e zezë.

Nuk është fshat i izoluar,ndodhet mes fshatit Bushat dhe fshatit Qerret,në raport me fshatrat e tjera ka një popullsi më të madhe.

Afërsia me liqenin e Komanit përbën një avantazh në zhvillimin e turizmit dhe futjen e Qelëzës në hartat turistike.

Qelëza renditet ndër zonat e virgjëra për zhvillimin e turizmit malor.

Si të arrish në Qelez

• Transferime me mjetin tuaj apo me automjete me qera 4×4. Fshati Qelëz lidhet me qytetin e Pukës me një rrugë automobilistike me gjatësi 20 km e cila është asfaltuar.
• Nga Tirana në Shkodër: 98 km
• Nga Puka në Qelëz: 20 km

Çfarë të shohësh

• Shpella e Murgjve
• Pasqyra ujore e brigjeve të liqenit të Komanit.
• Guri i “Dil Meres”
• Shpella e Pëllumbave
•Enët e traditës (prej balte dhe druri)
•Pamjet qe ofron fshati Buzhalë

Ku mund të drekosh

• Ofruesit e ushqimeve dhe pijeve në fshatin Qelëz,bëhen nga strukturat akomoduese pritëse,ku mund të shijoni pamjen që ju ofron fshati sëbashku me ushqimet bio dhe tradicionale të zonës.

Si të argëtohesh

•Ngjitje shkëmbi, ngjitje me litar
•Ecje, ngjitje çiklizëm malor
•Piknik në zonat: Fusha e Korit,Qafa e Lehes
•Lundrim në Liqenin e Komanit

Ku mund të qëndrosh

•Naim Mehmeti +355683757866
•Fatjon Marku +355699116680
•Kol Guga +355694222115
•Florin Pepa +355684719318
•Mehill Shabani +355685387589

Evente

• Ngjarja historike e Luftës së Midhës
• Festa Fetare e Shën Palit
• Festa fetare Shën e Premte
•Festa fetare e Shën Kollit

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,443FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles