Posted on

FSHATI DARDHË

fshati dardhë

Fshati Dardhë është pjesë e Njësisë Administrative të Drenovës, Bashkia e Korçës.

Fshati Dardhë ka vetëm 45 banorë të përhershëm, por shumë njerëz nga rajone të tjera, kryesisht nga kryeqyteti, kanë shtëpi në fshat, të cilat i përdorin për pushime dimërore dhe verore. Prandaj, ekziston një potencial që mund të përdoret lidhur me strukturat e akomodimit.

Ndodhet 185 km larg Tiranës dhe 17.9 km larg Korçës.

Dardha dallohet për peisazh natyror, atraktiv e të shumëllojshëm.

Në Dardhë mund të shijoni pamjet e mrekullueshme të natyrës dhe të eksploroni natyrën e pasur në të gjitha stinët e vitit.

Peisazh i bukur është dhe ngjitja për në fshatin Dardhë.

Në stinën e dimrit Dardha me pjerrësitë e saj është një vend ideal për amatorët e skive.

Pista e skive është në funksion të plotë, dhe është sot një nga pikat më tërheqëse dimërore të Dardhës.

Gjatë verës, Dardha është një largim perfekt nga ditët shumë të nxehta në Shqipëri.

Trashëgimia kulturore është e pasur – arkitektura e banesave të ndërtuara prej guri me çatitë karakteristike me plloça, etj.

Me rëndësi është edhe Muzeu i Dardhës (Shtëpia e Sotir Panit).

Trashëgimia etnografike dhe shpirtërore përbëhet nga vallet dhe kostumet popullore karakteristike dardhare.

Aktiviteti kryesor ekonomik i fshatit është turizmi. Turizmit familjar, ka një numër të konsiderueshëm bujtinash dhe tavernash tradicionale, të cilat ofrojnë ushqim tradicional dhe tepër të veçantë.

Turizmit malor pista e skive, frekuentohet nga një numër i madh vizitorësh vendas dhe të huaj gjatë muajve të dimrit.

Dardha ka potencial të konsiderueshëm për organizimin e grupimeve, konferencave dhe ngjarjeve kulturore.

Potencial agro- turistik, që dallohet për produktet e veçanta ushqimore tradicionale të zonës, të cilat janë ushqime bio, të freskëta dhe të prodhuara nga vetë banorët e zonës.

Produkte tipike lokale

•Gatimi i lakrorit me 2 pete i pjekur në saç
• Rakia e kumbullës së eger e zier dy herë

Aktivitete tipike që zhvillohen

• Cycling
• Hiking
• Ski
• Artizanati

Evente dhe Festa

•“Albamono 2018” Dhimitraq Orgocka; festa e Shën Mërisë me 16 Gusht
•Festa e Shën Pietrit

Shtigje të shenjuara në Dardhë

• Cycling “Pedalimi i Shën Kostandinit”
• Hiking: Dardhë-Guri i Neçkës-Guri i Rrahut-Dardhë

Ku mund të drekosh

• Ardian Seferi 0693606565
• Hotel Dardha 0682053369
• Bujtina Iliri 0692128541
• Miranda Seferi 0694371772
• Jani Mihallari 0692148575

Posted on

FSHATI DRENOVË/BOBOSHTICË

FSHATI DRENOVË/BOBOSHTICË

Fshati Drenovë ka rreth 700 banorë dhe një sipërfaqe prej 93.4 km2.

Është pjesë e Njësisë Administrative Drenovë, fshati ndodhet 175 km larg Tiranës dhe 4.7 km larg Korçës.

Drenova paraqet një ofertë të pasur natyrore për zhvillimin e disa formave të turizmit duke ju shtuar paketave të ndryshme turisike.

Tendecat e reja turistike drejt turizmit rural, ekoturizmit, turizmit të aventurës dhe atij kulturor bëjnë të mundur përfshirjen e këtij rajoni në infrastrukturën turistike.

Përmendim monumentet natyrore të mahnitshme, si: Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës”; “Guri i Capit”, “Pisha e Shëndëllisë” etj.

Fshati i Drenovës është vendlindja e autorit të Himnit Kombëtar Shqiptar, Asdreni.

Fshati ka një muze në emër të autorit, në të cilin ekzistojnë dokumente dhe fotografi të vjetra, të cilat janë dëshmi të lëvizjes patriotike për të krijuar dhe zhvilluar arsimin në këtë fushë.

Në anën malore të fshatit gjendet kisha e Shën Konstandinit dhe Helenës, i cili vizitohet nga shumë turistë, veçanërisht në datën 21 Maj, kur festohet festa për nder të shenjtorëve.

Artizanati

Drenova dallohet për tradita të hershme dhe kostumet karakeristike, për punimin e drurit

Kuzhinë e larmishme

Ushqimet bio, pastërmaja si specialitet i zonës, lakrori i pjekur në saç, etj. Gjithashtu, zona dallohet për rakinë e kumbullës së egër dhe rakine e manit

Aktivitetet kryesore ekonomike te fshatit janë

• Prodhimi i mishit të konservuar
• Prodhimi i djathit
• Prodhimi i mobiljeve

Posted on

FSHATI GURRAS

FSHATI GURRAS

Fshati Gurras është një fshat i madh me 2000 banorë dhe është pjesë e Njësisë Administrative Buçimas, Bashkia e Pogradecit.

Fshati Gurras ndodhet 134 km larg Tiranës dhe 6.6 km larg Pogradecit.

Fshati ka burime të bollshme ujore, të cilat vijnë nga liqeni i Prespës përmes Malit të Thatë dhe është i rrethuar me bimësi të dendur dhe ka një faunë të pasur të kafshëve.

Bujqësia dhe blegtoria janë aktivitetet kryesore ekonomike.

Kultivimi i Rrushit Perla është një traditë e hershme në fshat.

Prodhimi i mollëve është i bollshëm dhe ka shumë lloje.

Prodhimi i patates gjithashtu ka rendiment të larte, falë produktivitetit të lartë të tokave.

Në të njëjtën kohë, pozita gjeografike, toka dhe tradita lokale kanë mundësuar rritjen dhe numrin e lartë të bagëtive.

Në këtë zonë mund të gjejmë kafshë të tilla si lopë, dhi, pula, kuaj, derra, etj.

Ekziston një potencial i madh për zhvillimin e bagëtisë, duke pasur parasysh se në tregun e brendshëm ka një kërkesë të lartë për mish nga kjo zonë.

Prodhimet lokale

Ushqimet e konservuara për konsum në dimër (trahana, peta, turshi të llojeve të ndryshme, reçelna, komposto

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Prodhimi i rrushit Perla, mollës dhe patates
• Shëtitjet me kuaj
• Vrojtimin e shpendëve dhe kafshëve

Infrastruktura turistike

• Nuk ka, Zyra e informacionit në Pogradec

Posted on

FSHATI LIN

fshati lin

Fshati Lin është një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të liqenit të Ohrit me një fshat të bukur me të njëjtin emër.

Fshati Lin, me përafërsisht 1200 banorë, është pjesë e Njësisë Administrative Udënisht, Bashkia e Pogradecit. Ndodhet 110 km larg Tiranës dhe 20 km larg Pogradecit.

Pozita gjeografike, ndërtesat karakteristike, monumentet e shumta kulturore, mikpritjen dhe kulinaria e pasur me gatime tradicionale e bëjnë Lin një vend shumë interesant për turizëm.

Pjesë e trashëgimisë kulturore të fshatit është Bazilika paleokristiane dhe mozaikët e Linit, të cilët ndodhen në majë të  kodrës së Shën Thanasit dhe nga një studim i hollësishëm i ndërmarrë më 1968 nga Instituti i Monumenteve në Tiranë nxori përfundimin se kjo bazilikë ishte një nga më të veçantat e zbuluara ndonjëherë në Shqipëri.

Aktivitetet kryesore ekonomike përfshijnë peshkimin, bujqësinë dhe turizmin.

Shumë banorë ruralë po kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina për turistët dhe kështu po rritin jo vetëm të ardhurat ekonomike, por edhe krijimin e një zinxhiri të vlerave për produktet e tyre bio bujqësore.

Ekziston gjithashtu potencial për të promovuar aktivitete të tilla si: kalërimi, ecjet e gjata, vizita e vendeve historike dhe deri tek gatimet tradicionale.

Prodhimet lokale

Suvenire të mozaikëve të Linit

Ushqime

Peshku, perimet, ushqimet e konservuara për konsum në dimër

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Cycling
• Ecje dhe kamping
• Shëtitje me kuaj
• Peshkimi
• Kajake

Evente

• Vizitë në Bazilikën e Linit
• Celja e sezonit turistik

Shtigje dhe itinerare

Cycling “Pedalimi i Ohrit”

Kontakte të nevojshme

•Relax-Resort David Harizaj
Barkalice Lin
•Hotel Lin Qamil Avdulla
Kthesa e pare në ngjitje Qafe-Thanë

•Lake Park Oliver Dokollari
Ish Grumbullimi Demçkë

•Hotel Roma Ble-Alb Begator Devolli, Mithat Cake
Lagjja Pole,tek Kalaja

Posted on

FSHATI REHOVË

fshati rehovË

Fshati Rehovë ka përafërsisht 460 banorë dhe është pjesë e Njësisë Administrative Vithkuq, Bashkia Korçë.

Fshati Rehovë ka vlera të mëdha historike, arkitekturore dhe urbane, në sajë të asaj që është deklaruar si, “Zona e Mbrojtur Historike”. Ndodhet 114 km larg Tiranës dhe 43 km larg Korçës.

Rahova shtrihet rëzë malit të Gramozit. Atraksionet kryesore përfshijnë:

– Kataraktet (ujvarat) sipër fshatit, në malin e Gramozit;

– Shën Pjetri është destinacion tjetër natyror rreth 1km mbi fshat;

– Kisha e Shën Kollit në qendër të fshatit dhe Kisha e Shën Gjergjit pranë varrezave të fshatit.

Aktiviteti kryesor ekonomik është blegtoria (dhitë dhe delja), tregtia e mishit, përpunimi i qumështit dhe tregtimi i nënprodukteve të saj. Në të njëjtën kohë, zhvillimet e fundit në turizëm, kanë dhënë mundësi të reja për Rehovën, ka krijuar mundësi punësimi për disa banorë por ende larg pritshmërive, pasi nuk ka një studim të mirëfilltë se si do zhvillohet turizmi në këtë zonë.

Shtigje dhe itinerare

•Cycling “Pedalimi i Osumit”
•Hiking: Vithkuq-Rehove-Lubonjë-Floq

Evente dhe Festa

•EU Transitalbanian Farm

Aktivitete që zhvillohen

• Cycling
• Hiking
• Ski
• Ngjitje shkëmbinjsh dhe mbledhje bimësh medicinale

Infrastruktu-ra turistike

• Tabelë në hyrje të fshatit. Mungon sinjalistika në vijimësi. Nuk ka pika informacioni

Posted on

FSHATI TUSHEMISHT

fshati tushemisht

Fshati Tushemisht është pjesë e Njësisë Administrative Buçimas, Bashkia e Pogradecit dhe ka përafërsisht 480 banorë.

Ndodhet 133 km larg Tiranës dhe 6 km larg Pogradecit.

Drilon-Tushmisht është një nga zonat me bukuri të pakrahasueshme natyrore pranë liqenit të Pogradecit.

Në një zonë të vogël gjeografike, disa prej perlave të natyrës shqiptare janë të ndërthurura, siç janë: Burimet e Drilonit, Liqeni i Ohrit, shtëpitë karakteristike të zonës, dhe peizazhe pikture, të cilat krijojnë një oazë të mrekullueshme me shumë mundësi për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Në Tushemisht gjenden tre monumente natyrore: Burimi i Drilonit, Rrepet e Tushemishtit dhe Shpella Najazma.

Mozaiku i Tushemishtit u zbulua aksidentalisht nga banorët e fshatit në vitin 1967.

Ajo ndodhet në pragun e kishës së sotme të Shën Pandelimonit në Tushemisht.

Edhe pse është shpallur Monument Kulture, të dhënat për të janë shumë të pakta.

Aktivitetet kryesore ekonomike janë turizmi dhe bujqësia. Ka disa hotele dhe restorante në fshat, të cilat krijojnë mundësi punësimi për banorët lokalë.

Në të njëjtën kohë, restorantet kanë krijuar zinxhirë të vegjël të vlerave ushqimore për të promovuar produktet bio të zonës.

Një specialitet i shquar është gatimi i shpezëve të pjekur, e cila gjithashtu përfshin rosat dhe lepujt e egër.

Prodhimet lokale

Peshku, perimet, ushqimet e konservuara për konsum në dimër (trahana, peta, turshi të llojeve të ndryshme, reçelna, komposto)

Produkte lokale

Veshje të punuara me dorë nga gratë e fshatit

Aktivitete që zhvillohen

• Zhvillohet shumë degustimi dhe të gatuarit tradicional
• Ecje, ciklizëm,surf dhe lundrim me varka në liqen
• Shëtitje me kuaj
• Vrojtim kafshësh e shpendësh

Infrastruktu-ra turistike

• Ka vetëm tabelë informuese në hyrje të Tushemishtit dhe Drilonit, një pikë informacioni në Drilon

Evente dhe Festa

-Celja e sezonit turistik (Qershor)
-Festa e Teto Ollgës (Korrik)

Kontakte të nevojshme

Bar Restorant Hotel “PORADECI”
Bar Restorant Hotel Voloreka
Bar Restorant Hotel “Sirena”
Bar Restorant Hotel “Rritja e Koranit”
OLSI

Posted on

FSHATI VOSKOPOJË

FSHATI VOSKOPOJË

Fshati Voskopojë është pjesë e Njësisë Administrative të Voskopojës, Bashkia e Korçës. Ndodhet 185 km larg Tiranës dhe 20 km larg Korçës.

Fshati Voskopojë është një vend kulturor dhe historik. Themelimi i fshatit daton në 1330, sipas arkivave të gjetura në Manastirin e Shën Prodhomit.

Periudha më e madhe e zhvillimit të Voskopojës ishte në vitet 1760, gjatë së cilës Voskopoja ishte një qendër qytetërimi, akademi dhe biblioteka.

Gjatë kësaj kohe janë ndërtuar gjithashtu 25 kisha (me afreske dhe piktura të veçanta). Shtatë prej tyre vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot dhe të tërheqin shumë turistë.

Një nga atraksionet më të mëdha është Shën Prodhomi, i cili në fakt është një nga manastiret më të vjetra në Shqipëri.

Ajo daton në shekullin e 14-të dhe nga të dhënat që është kodifikuar që nga viti 1330. Pranë manastirit gjenden edhe konviktet, të cilat janë restauruar gjatë viteve të fundit.

Shën Prodhomi është një nga vendet më të preferuara për pushimet malore, me klimë të mrekullueshme dhe gjelbërim të dendur në zonën përreth.

Manastiri për shkak të vlerave historike dhe ikonografike që mbart, është shpallur një monument kulturor.

Fshati Voskopojë është një vend tipik që bie dëborë gjatë dimrit, ndërsa gjatë verës është një atraksion natyror, larg nga ditët tipike shumë të nxehta në Shqipëri.

Turizmi zë 70% të aktivitetit ekonomik. Ka disa hotele, bujtina dhe dyqane suveniresh.

Pjesa tjetër e aktivitetit ekonomik është kryesisht e fokusuar në bujqësinë blegtorale dhe bujqësore.

Prodhimet lokale

Lakrorin në saç, qengjin e pjekur në hell, petullat e fshira, petkat, petanikun, kulaçin, rakinë e kumbullës, liker frutash prej thane, luleshtrydhe, mana, etj.

Shtigje dhe itinerare

•Cycling “Pedalimi i Voskopojës”
•Pedalimi i Trashëgimisë
•Pedalimi i Mushkës
•Hiking: Dardhë-Drenovë

Evente dhe Festa

•Festa e Voskopojës
•Çelja e sezonit turistik
•Panairi në Manastirin e Shën Prodhomit
•Festa e Shën Marisë 15 Gusht

Aktivitete që zhvillohen

• Cycling
• Hiking
• Punimi i drurit
• Thurja e veshjeve të leshta
• Shetitje me kuaj

Infrastruktu-ra turistike

• Shtigjet kanë sinjalistikë orientuese, ka shumë vend pushime dhe vend për kampingje dhe kamper

Artizanati: Fshati Voskopojë dallohet për përgatitjen e punimeve të dorës bazuar në mjeshtërinë lokale dhe burimet natyrore, veçanërisht për punimin e drurit, thurrjen e veshjeve të leshta e shumë punime të tjera me vlerë.

FSHATI VOSKOPOJA ka një shoqatë “Rilindja Voskopojare”, e cila tashme është e përbërë nga banorë të Voskopojës në moshë të thyer, të cilët vazhdojnë të jetojnë aty dhe kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e veprimtarive me karakter historik e kulturor në këtë zonë.

Prodhimet lokale: Në FSHATI VOSKOPOJA gjen edhe gatimet tradicionale të zonës si: lakrorin në saç, qengjin e pjekur në hell, petullat e fshira, petkat, petanikun, kulaçin, rakinë e kumbullës, liker frutash prej thane, luleshtrydhe, mana, etj.

Aktivitete që zhvillohen: Cycling; Hiking; Artizanat: punimi i drurit, thurja e veshjeve të leshta; Vrojtimi i kafshëve e shpendëve; mbledhje bimësh medicinale; shëtitje me kuaj; ski, climbing; zhvillohen pak praktikat tradicionale të fermerëve.

Shtigje dhe itinerare: Cycling “Pedalimi i Voskopojës”: Korçë-Voskopojë; “Pedalimi i Trashëgimisë”: Korçë – Mollaj – Bellovodë – Vithkuq – Voskopojë – Voskop – Korçë; “Pedalimi i Mushkës”: Korçë – Voskop – Voskopojë – Shipskë – Lozhan – Maliq – Korçë; Hiking:  Dardhë-Drenovë; Voskopojë-Perreth malit të Kostamandos; Voskopojë-Kisha e Shën Kostandinit; Voskopojë-Shipckë-Voskopojë; Voskopojë- Maja e Pasha Tepës; Voskopojë- Rezervuari i Zhombrit. Kishat e Voskopojës; Voskopojë- Shën Prodhom- Maja e Vainës; Voskopojë- Antena.

Infrastruktura turistike: Shtigjet kanë sinjalistikë orientuese, ka shumë vend pushime dhe vend për kampingje dhe kamper.

Evente: “Albamono 2018” Dhimitraq Orgocka; Vizitë dhe njohje me vlerat arkitektonike të objekteve të kultit në Voskopojë; Festa e Voskopojës; Çelja e sezonit turistik. Panairi në Manastirin e Shën Prodhomit, 24 Qershor;  Festa e Shën Marisë 15 Gusht; Festa e Krishtlindjes, 24-25 Dhjetor.

Si të arrish në Skuraj

• 26 min larg qytetit të Lacit, me gjatësi 13.5 km.
Rruga fillon nga fshati Skuraj cila lidhet me rrugën e Kombit në fillim të fshatit Skuraj dhe vazhdon në fshatin Gallatë përgjatë Luginës së Hurdhazes . Kjo rrugë në nje gjatësi prej 3 km është e asfaltuar, ndërsa pjesa tjetër në një gjatësi prej 10 km është e pa asfaltuar por e shtruar me inerte e kategorizuar rruge rurale.

Çfarë të shohësh

• Kisha më e vjetër e zonës, në Gallatë.
• Mulliri mbi 500- vjeçar i cili quhet Mulliri Falle i cili është shpallur monument Kulture.
• Burimi i ujit ne Vinjoll i shpallur Monument natyror.
• Gryka e Skurajt dhe e Gallatës për peisazhin e veçantë natyror
• Ura e Matit
• Lumi i Hurdhazës
• Lumi i Matit
• Liqeni i Shkopetit
• Kisha e Shën Premtes

Ku mund të drekosh

• Restorant Turi
• Restorant Malci
• Restorant Dodaj
• Restorant Previzi

Si të argëtohesh

• Kamping në lumin e Matit
• Peshkimi në liqenin e Shkopetit
• Vrojtim kafshësh e shpendësh
• Ngjitje shkëmbinjsh dhe kalime në kanionin e Shkopetit

Si të argëtohesh

• Kamping në lumin e Matit
• Peshkimi në liqenin e Shkopetit
• Vrojtim kafshësh e shpendësh
• Ngjitje shkëmbinjsh dhe kalime në kanionin e Shkopetit

Si të argëtohesh

• Kamping në lumin e Matit
• Peshkimi në liqenin e Shkopetit
• Vrojtim kafshësh e shpendësh
• Ngjitje shkëmbinjsh dhe kalime në kanionin e Shkopetit

Evente

• Panair në dt. 26 Korrik, për ditën e Shën Premtes, brenda në Kishë

Posted on

FSHATI ZAROSHKË

Fshati Zaroshkë

Fshati Zaroshkë shtrihet buzë liqenit të Prespës.

Fshati Zaroshkë ka afërsisht 400 banorë. Ky fshat disponon monumente natyrore me vlera turistike, peisazhe natyrore shumë të bukura dhe shumë të frekuentueshme nga vizitorë vendas dhe të huaj.

Ai ka një territor të alternuar fushor-kodrinor-malor, është 5 km larg rrugës nacionale Korçë – Dogana Goric, përshkohet me një vijë liqenore në të gjithë pjesën veriore të tij.

Është një qendër turizmi, duke alternuar liqenin, pyllin, kuzhinën dhe akomodimin. Zaroshka është, pjesë e Bashkisë Pustec dhe ndodhet 174 km larg Tiranës dhe 3.5 km larg Pustecit.

Fshati Zaroshkë ka monumente natyrore dhe peizazhe të bukura, si: Shkëmbi i Prerë; Plazhi i Bardhë; Mulliri i Vjetër, i cili tërheq shumë turistë.

Mali i Osoit me pyll dushku dhe bimësi të lartë që shtrihet drejtpërdrejt në liqen është habitati i shumë kafshëve të egra dhe gjithashtu shërben, si një tërheqje për sportet e natyrës.

Ka lëvizje ujore nëpërmjet varkave të banorëve si dhe nëpërmjet anijes Solare e cila mundëson lëvizjen e vizitorëve në të gjithë bregun liqenor dhe ishullin e Maligradit, i cili është shumë afër në distancë me këtë fshat.

Monumentet e kulturës janë Kisha e Shën Kollit; Kisha e Shën Pjetrit dhe Shën Pavlit.

Në aspektin e trashëgimisë kulturore jomateriale është edhe etnografia, (kostumet tradicionale, vallja (Sitno; Pajtushko; Xhiqino; Pogacata; Novoto), kostumet tradicionale të Prespës, veshje shajaku.

Prodhime lokale

• Peshku kryesisht Krapi. Merena Cironi
•Reçelrat e kumbullës, qershisë, fikut
•Vera dhe rakia e rushit e prodhuar në mënyrë artizanale

Aktivitete që zhvillohen

• Cycling
• Punime guri dhe kostume tradicionale prej shajaku
• Prodhimi artizanal i çajit të malit, verës, djathit, mjaltit
• vrojtimi i kafshëve dhe shpendëve, degustimi, mbledhja e bimëve medicinale

Evente dhe Festa

•Festat fetare

Shtigje dhe itinerare

• Cycling “Pedalimi i Prespës”
• Shtegu përgjatë lumit Cerrem
• Valbonë – Stanet e Markofshes
• Valbonë – Stanet e Zharrit të Gjeles- Valbonë
• Valbonë – Qafa Persllopit-Cerem
•Valbone (Dragobi) – Stanet e Drockes

Infrastruktu-ra turistike

• Ka sinjalistikë orientuese drejt atraksioneve; harta; pikë informacioni në hyrje të Bashkisë.

Posted on

FSHATI ZVIRINË

FSHATI ZVIRINË

Fshati Zvirinë shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 337.87 ha.
Fshati Zvirinë shtrihet pothuajse në pjesën veriore të territorit të Bashkisë Maliq.
Kufizohet në veri me fshatin Velitërnë, në jug me fshatin Sovjan, në lindje me fshatin Vreshtas dhe në perëndim me fshatin Pirg.
Ndodhet 147 km larg Tiranës dhe 22 km larg Korçës.Pozicioni gjeografik i këtij fshati bën që të ketë akses të drejtpërdrejtë me rrugën nacionale “Korçë-Tiranë”.

Ka dy rrugë hyrëse për në fshat, ku njëra prej tyre është përdorur ndër vite pothuajse vetëm për qëllime bujqësore, ndërsa rruga tjetër hyrëse, prej vitesh ndodhet në gjëndje të mjeruar.

Popullsia shkon në 1460 banorë, sipas zyrës së rregjistrit të gjendjes civile.

Zvirina njihet si fshat i besimit ortodoks përsa i përket popullsisë dhe shpërndarjes demografike në zonë.

Si e tillë, në të gjenden edhe disa Kisha ortodokse të periudhave të ndryshme historike.

Nga zbulimet arkeologjike ka rezultuar se ka pasur 2 ujësjellësa pasi janë gjetur tuba qeramike. Gjithashtu, ka pasur një shkollë Greke që në vitin 1110.

Mendojmë që kjo përbën një atraksion përsa i përket trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit pse jo edhe të turizmit në këtë zonë.

Fshati Zvirinë karakterizohet nga burime të shumta ujore nëntokësore, të cilat njerëzit i kanë përdorur prej vitesh për përdorime vetjake.

Gjelbërimi i fushave pjellore sidomos në periudhën e pranverës, e ben atë të duket një oaz i gjelbërt në fushën e Korçës.

Kjo vjen si rezultat i punës së pa lodhur të fermerëve dhe dëshirës për një ambjent me të pastër.

Përsa i përket mjedisit, karakterizohet më tepër nga bimë dhe pemë të fushës, për të cilat, njerëzit në atë fshat kujdesen.

Mbizotërojnë pemët frutore, të tilla si molla (varietete të ndryshme të mollës), dardha, arra, kumbulla, ftoi, hardhitë e rrushit etj.

Zvirina është një fshat me potencial të lartë zhvillimi dhe mjaft premtues si në fushën e bujqësisë dhe frutikulturës, po ashtu dhe në atë të agro-turizmit.

Si specialitet i zonës në kulinari është gatimi i pulës së fshatit me miell edhe vezë.

Prodhimet lokale

•Mollëve cilësore, dhe nënprodukteve të saj si: komposto, oshafe, uthull molle, raki molle

Infrastru-ktura turistike

• sinjalistika orientuese
• tabela që informojnë vizitorët për rregulloret
• panelet në natyrë ose në mjedise të brendshme
• pikat e vrojtimit

Evente dhe Festa

•Festa e Shën Triadhës
•Festa e Llazorëve
•Dita e Ndjesave
•Festa e Kolendrave
•Festa e Rrogeceve

Aktivitete që zhvillohen

• Zhvillohen pak praktikat tradicionale të fermerëve
• Ka potencial për degustimin e produkteve dhe shëtitje me kuaj

Ku mund të drekosh

• Bar Restorant “Vasiel” 0692022706
[email protected]

Posted on

FSHATI DRISHT

Fshati Drisht

Fshati Drisht apo Drivasti siç quhej në Mesjetë,është ndër fshatrat më të mëdha të njësisë administrative Postribë.

Fshati Drisht shtrihet në verilindje të qytetit të Shkodrës, në të ashtuquajturën Zona e Mbishkodrës.

Ky fshat ka një pozicion strategjik për zhvillimin e të gjithë tipeve të turizmit si: turizmi historik dhe kulturor,turizmi natyror dhe ujor, turizmi i interesit të veçantë si arkeologji, speleologji etj.

Si të arrish në Drisht

• Në Drisht shkohet duke dalë nga Shkodra për nga Ura e Mesit me një distancë prej 14 km. Fshati ndodhet 13 km nga qëndra e qytetit të Shkodrës

Çfarë të shohësh

• Kalaja e Drishtit
• Muzeu i Postribës
• Ura e Mesit
• Statutet e Drishtit
• Kanioni dhe Lumi i Kirit
•Kanioni i Urës së Shtrejtë

Ku mund të drekosh

• Fshati i Drishtit është një zonë e pasur me prodhime bujqësore dhe blegtorale dhe traditë të hershme në kultivimin e produkteve autoktone.

Si të argëtohesh

•Plazh dhe eksplorim në lumin e Kirit
•Shëtitje dhe vizitë atraksioneve natyrore dhe kulturore të zonës.
•Vizitë monumenteve më të njohura historike-kulturore të fshatit.
•Ushtrim i sporteve të ndryshme (kanotazh,kayaking)

Ku mund të qëndrosh

Drishti vizitohet nga turistë ditore të cilët bëjnë vizita disa orëshe në kalanë e Drishtit dhe vendet perreth tij. Akomodimi në strukturat pritëse bëhet në fshatin më të afërt.

Kontakte

• Tourist Info Point-Shkodra
Rruga Teuta
E-mail: turizmi@

bashkiashkoder.gov.al