FSHATI LIN

fshati lin

Fshati Lin është një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të liqenit të Ohrit me një fshat të bukur me të njëjtin emër.

Fshati Lin, me përafërsisht 1200 banorë, është pjesë e Njësisë Administrative Udënisht, Bashkia e Pogradecit. Ndodhet 110 km larg Tiranës dhe 20 km larg Pogradecit.

Pozita gjeografike, ndërtesat karakteristike, monumentet e shumta kulturore, mikpritjen dhe kulinaria e pasur me gatime tradicionale e bëjnë Lin një vend shumë interesant për turizëm.

Pjesë e trashëgimisë kulturore të fshatit është Bazilika paleokristiane dhe mozaikët e Linit, të cilët ndodhen në majë të  kodrës së Shën Thanasit dhe nga një studim i hollësishëm i ndërmarrë më 1968 nga Instituti i Monumenteve në Tiranë nxori përfundimin se kjo bazilikë ishte një nga më të veçantat e zbuluara ndonjëherë në Shqipëri.

Aktivitetet kryesore ekonomike përfshijnë peshkimin, bujqësinë dhe turizmin.

Shumë banorë ruralë po kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina për turistët dhe kështu po rritin jo vetëm të ardhurat ekonomike, por edhe krijimin e një zinxhiri të vlerave për produktet e tyre bio bujqësore.

Ekziston gjithashtu potencial për të promovuar aktivitete të tilla si: kalërimi, ecjet e gjata, vizita e vendeve historike dhe deri tek gatimet tradicionale.

Prodhimet lokale

Suvenire të mozaikëve të Linit

Ushqime

Peshku, perimet, ushqimet e konservuara për konsum në dimër

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Cycling
• Ecje dhe kamping
• Shëtitje me kuaj
• Peshkimi
• Kajake

Evente

• Vizitë në Bazilikën e Linit
• Celja e sezonit turistik

Shtigje dhe itinerare

Cycling “Pedalimi i Ohrit”

Kontakte të nevojshme

•Relax-Resort David Harizaj
Barkalice Lin
•Hotel Lin Qamil Avdulla
Kthesa e pare në ngjitje Qafe-Thanë

•Lake Park Oliver Dokollari
Ish Grumbullimi Demçkë

•Hotel Roma Ble-Alb Begator Devolli, Mithat Cake
Lagjja Pole,tek Kalaja

Previous articleFSHATI REHOVË
Next articleFSHATI GURRAS

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,427FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles