FSHATI REHOVË

fshati rehovË

Fshati Rehovë ka përafërsisht 460 banorë dhe është pjesë e Njësisë Administrative Vithkuq, Bashkia Korçë.

Fshati Rehovë ka vlera të mëdha historike, arkitekturore dhe urbane, në sajë të asaj që është deklaruar si, “Zona e Mbrojtur Historike”. Ndodhet 114 km larg Tiranës dhe 43 km larg Korçës.

Rahova shtrihet rëzë malit të Gramozit. Atraksionet kryesore përfshijnë:

– Kataraktet (ujvarat) sipër fshatit, në malin e Gramozit;

– Shën Pjetri është destinacion tjetër natyror rreth 1km mbi fshat;

– Kisha e Shën Kollit në qendër të fshatit dhe Kisha e Shën Gjergjit pranë varrezave të fshatit.

Aktiviteti kryesor ekonomik është blegtoria (dhitë dhe delja), tregtia e mishit, përpunimi i qumështit dhe tregtimi i nënprodukteve të saj. Në të njëjtën kohë, zhvillimet e fundit në turizëm, kanë dhënë mundësi të reja për Rehovën, ka krijuar mundësi punësimi për disa banorë por ende larg pritshmërive, pasi nuk ka një studim të mirëfilltë se si do zhvillohet turizmi në këtë zonë.

Shtigje dhe itinerare

•Cycling “Pedalimi i Osumit”
•Hiking: Vithkuq-Rehove-Lubonjë-Floq

Evente dhe Festa

•EU Transitalbanian Farm

Aktivitete që zhvillohen

• Cycling
• Hiking
• Ski
• Ngjitje shkëmbinjsh dhe mbledhje bimësh medicinale

Infrastruktu-ra turistike

• Tabelë në hyrje të fshatit. Mungon sinjalistika në vijimësi. Nuk ka pika informacioni

Previous articleFSHATI TUSHEMISHT
Next articleFSHATI LIN

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,434FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles