FSHATI ZAROSHKË

spot_img

Fshati Zaroshkë

Fshati Zaroshkë shtrihet buzë liqenit të Prespës.

Fshati Zaroshkë ka afërsisht 400 banorë. Ky fshat disponon monumente natyrore me vlera turistike, peisazhe natyrore shumë të bukura dhe shumë të frekuentueshme nga vizitorë vendas dhe të huaj.

Ai ka një territor të alternuar fushor-kodrinor-malor, është 5 km larg rrugës nacionale Korçë – Dogana Goric, përshkohet me një vijë liqenore në të gjithë pjesën veriore të tij.

Është një qendër turizmi, duke alternuar liqenin, pyllin, kuzhinën dhe akomodimin. Zaroshka është, pjesë e Bashkisë Pustec dhe ndodhet 174 km larg Tiranës dhe 3.5 km larg Pustecit.

Fshati Zaroshkë ka monumente natyrore dhe peizazhe të bukura, si: Shkëmbi i Prerë; Plazhi i Bardhë; Mulliri i Vjetër, i cili tërheq shumë turistë.

Mali i Osoit me pyll dushku dhe bimësi të lartë që shtrihet drejtpërdrejt në liqen është habitati i shumë kafshëve të egra dhe gjithashtu shërben, si një tërheqje për sportet e natyrës.

Ka lëvizje ujore nëpërmjet varkave të banorëve si dhe nëpërmjet anijes Solare e cila mundëson lëvizjen e vizitorëve në të gjithë bregun liqenor dhe ishullin e Maligradit, i cili është shumë afër në distancë me këtë fshat.

Monumentet e kulturës janë Kisha e Shën Kollit; Kisha e Shën Pjetrit dhe Shën Pavlit.

Në aspektin e trashëgimisë kulturore jomateriale është edhe etnografia, (kostumet tradicionale, vallja (Sitno; Pajtushko; Xhiqino; Pogacata; Novoto), kostumet tradicionale të Prespës, veshje shajaku.

Prodhime lokale

• Peshku kryesisht Krapi. Merena Cironi
•Reçelrat e kumbullës, qershisë, fikut
•Vera dhe rakia e rushit e prodhuar në mënyrë artizanale

Aktivitete që zhvillohen

• Cycling
• Punime guri dhe kostume tradicionale prej shajaku
• Prodhimi artizanal i çajit të malit, verës, djathit, mjaltit
• vrojtimi i kafshëve dhe shpendëve, degustimi, mbledhja e bimëve medicinale

Evente dhe Festa

•Festat fetare

Shtigje dhe itinerare

• Cycling “Pedalimi i Prespës”
• Shtegu përgjatë lumit Cerrem
• Valbonë – Stanet e Markofshes
• Valbonë – Stanet e Zharrit të Gjeles- Valbonë
• Valbonë – Qafa Persllopit-Cerem
•Valbone (Dragobi) – Stanet e Drockes

Infrastruktu-ra turistike

• Ka sinjalistikë orientuese drejt atraksioneve; harta; pikë informacioni në hyrje të Bashkisë.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles