Posted on

Gliko domate ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

gliko domate

Gliko domate ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

1 kg domate

1 kg sheqer

3 gota ujë

Përgatitja

1

Qërojmë cipën imët dhe i hedhim në ujë me gëlqere dhe i lemë për 2 orë. I heqim nga gëlqeria, i shpëlajmë dhe i vemë në zjarr për 10 minuta, i heqim nga zjarri dhe i lemë në ujë.

2

Përgatisim shërbetin, i hedhim domatet deri sa të përfundojë glikoja. Në fund i hedhim një maj luge limontoz dhe disa gjethe barbarozë ( është një lloj lule )

Posted on

Reçel ( gliko ) limoni ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

recel gliko limoni

Reçel ( gliko ) limoni ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

1 kg cipa limoni,

1 kg sheqer,

3 gota ujë.

Përgatitja

1

Kruhet me rende cipa, pritet në thela, vihet në zjarr për 10 minuta, hiqet dhe lihet në ujë sa ti dali hidhërimi. .

2

Përgatitet shërbeti, hidhen limonat dhe hiqet nga zjarri deri sa të bëhet gati, në fund i hidhet disa fleta barbarozë

Posted on

Gliko patëllxhani ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

gliko patellxhani

Gliko patëllxhani ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

1 kg patëllxhan

1kg sheqer

3 gota ujë

Përgatitja

1

Qërohen patëllxhanët (duhen patëllxhan të vegjël) hidhen në uje me gëlqere dhe lihen 2 orë, pastaj hiqen nga ujı me gëlqere, shpëlahen, ju jepet një valë dhe lihet në ujë të ftotë.

2

Përgatitet shërbeti dhe hidhen patëllxhanët dhe lihen për 15 minuta në zjarr, hiqet nga zjarri dhe lihet për 4 orë.

3

Vihet prapë në zjarr dhe lihet deri sa të bëhet gati, në fund i hidhet një majë luge limontoz dhe disa gjethe barbarozë

Posted on

Reçel ( gliko ) shalqini ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

recel gliko shalqini

Reçel ( gliko ) shalqini ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

1 kg cipa shalqini,

1 kg sheqer,

3 gota ujë.

Përgatitja

1

Qërohet nga cipa, priet në thela e hidhet në ujë me gëlqere për 2 orë. Hhqet dhe shplahet me ujë,

2

Vihet në zjarr për 10 minuta, hiqet dhe lihet në ujë të ftotë.

3

Pëgatitet shërbeti dhe hidhen thelat e shalqinit, lihen në zjarr deri sa të bëhen gati, në fund i hidhet pak limontoz dhe disa gjethe barbarozë.

Posted on

Buding frutash ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

buding frutash

Buding frutash ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Përbërësit

3 pjeshkë të pjekura mirë

2 banane

200 gr manaferra

lëng limoni

fara kiash

Përgatitja

1

Pjeshkëve u hiqet lëkura, priten në copa dhe vendosen në frulator, mixer. Shtohet lëng limoni dhe treten gjersa të bëhet krem, i shtojmë farat e kias dhe e përziejmë.

2

Vendosen në kupa dhe I lemë në frigorifer për 2 orë (gjatë kësaj kohe kremi trashet pasi farat kanë vetinë që të thithin lëngun dhe kështu kremi do rezultojë I trashë si buding).

3

Pas 2 orësh tresim edhe bananet me manaferrat dhe I vendosim sërisht në frigorifer gjer në momentin e shërbimit. Frutat para se ti tresim duhet të jenë të ftohta nga frigoriferi.

Posted on

Reçel ( gliko ) fiku ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

recel gliko fiku

Reçel ( gliko ) fiku ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

1 kg fik

2 gota uji me sheqer

Përgatitja

1

Mundësisht fiku të këputet me pak bisht. Në një tenxhere hedhim fiqtë dhe mbi të hedhim sheqerin dhe i lemë per 24 orë.

2

Pastaj e vemë në zjarr dhe i hedhim gjysëm gote ujë. E ziejm në zjarr të ngadaltë duke e trazuar me ngadalë në mënyrë që të mos prishen kokrrat.

3

E lemë në zjarr për gjysëm ore dhe e heqim. E lemë në qetësi rreth 4-5 orë Pastaj e vemë përseri në zjar deri sa të trashet lëngu, i hedhim pak limontoz dhe e heqim.

Posted on

Reçel kumbulle ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

recel kumbulle

Reçel kumbulle ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

1 kg kumblla,

1 kg sheqer,

2 gota ujë

Përgatitja

1

Meren kumbullat u hiqet bërthama, qërohen dhe hidhen në ujë me gëlqere për 2 orë. Hiqen nga gëlqeria shplahen mirë me ujë vihen në zjarr për 5 minuta hiqen dhe lihen në ujë të ftohtë.

2

Në zjarr vendoset tenxherja me sheqer dhe ujë, lihet pak të ziej dhe hidhen kumbullat, lihen në zjarr për 15 minuta.

3

Hiqen nga zjarri dhe lihen për 24 orë në qetësi. Pastaj hiqen kumbullat nga tenxherja dhe tenxherja vihet në zjarr sa të trashet shërbeti. Kumbullave i vihen thelbinj bajame dhe hidhen në tenxheren me shërbet, lihet në zjarr sa të bëhet gati. Në fund i hidhet pak limontoz dhe disa fleta barbarozë.

Posted on

Marmalatë fiku ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

marmalate fiku

Marmalatë fiku ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

5 kg fiq,

8 gota sheqer,

2 gota ujë

Përgatitja

1

Pritet fiku me thikë në copa të vogla ose griet në mulineks ( sipas dëshirës), hidhet në një tenxhere fiku dhe uji e viret në zjarr për disa minuta, pastaj hidhet sheqeri dhe lihet sa të marë valë,

2

ulet temperatura e zjarrit dhe trazohet shpesh që të mos ngjitet. Në zjarr lihet deri sa të trashet, sa të avullojë i tërë uji. Kur marmalata është bëre gati për ta ruajtur më gjatë i hidhet pak limontoz. E mira është qe marmalata të bëhet me zjarr ( dru si e kam bër unë ).

Posted on

Embëlsira për festat ( Receta gatimi nga KuzhinaIme.al )

embelsira per festat

Embëlsira për festat ( Receta gatimi nga KuzhinaIme.al )

Përbërësit

1 kg miell

1.4 kg sheqer

150 ml vaj luledielli

3 gota ujë

2 të verdha veze

1 lugë kafeje me sodë buke

Pasta e sheqerit:

440 gr sheqer pluhur

40 ml mjaltë

30 ml ujë

6 gr xhelatinë

Ngjyrues sipas dëshirave

Përgatitja

1

Përziejmë miellin me sodën e bukës, bëjmë një gropë në mes dhe shtojmë përbërësit e tjerë me rradhë duke e punuar masën, ujin në fund, brumi del i lëngshëm. Hedhim brumin në tavolinë dhe e hapim me anë të shkopit të kuzhinës, hapim një petë me trashësi 1.5 cm dhe e ndajmë në forma (si në foto). I vendosim në tavë me letër furre dhe I pjekim më 20 minuta në 250 gradë.

2

Mjaltin me pak ujë i tresim në një tenxhere dhe i ngrohim, shtojmë xhelatinën, i përziejmë për pak minuta, hedhim sheqerin pluhur, e përziejmë, e ndajmë në pjesë dhe shtojmë ngjyruesit për format e ndryshme, e punojmë në tavolinë deri sa të bëhet një formë plastike. Pasi ftohen ëmbëlsirat hedhim kremin dhe janë gati. Ju bëftë mirë

Posted on

Shëndetlie ( Receta gatimi nga KuzhinaIme.al )

shendetlie

Shëndetlie ( Receta gatimi nga KuzhinaIme.al )

Përbërësit

4 vezë + 1 të verdhë për lyerje nga sipër

500 gr miell

200 gr gjalpë

100 gr sheqer

1 filxhan çaji me mjaltë

1 filxhan çaji me arra

1 lugë kafeje me sodë buke

Pluhur arrash për sipër ëmbëlsirës

Shërbeti:

1 gotë ujë

2 gota sheqer

2 lugë me lëng limoni

Disa kokra karafili për aromë

Përgatitja

1

Hedhim miellin dhe hapim një gropë në mes të tij ku hedhim vezët, shtojmë gjalpin, sheqerin, mjaltin, i përziejmë.

2

Pas disa minutash punë me brumin shtojmë edhe sodën e bukës. I përziejmë mirë. Shtojmë arrat, e përziejmë masën mirë e mirë.

3

Marim tepsinë për pjekjes dhe e lyejmë me pak gjalp dhe pak miell.Hapim brumin. E pjekim për rrath 40 minuta në 140 gradë, e lemë deri sa pjesa sipër të marrë ngjyrë kafe të errët. E lemë të ftohet për rreth 20 minuta dhe e presim në copa. I hedhim sipër pluhurin e arrave.

4

Përgatisim shërbetin duke zier përbërësit. Shërbeti hidhet i nxehtë ndërkohë që shëndetlija duhet e ftohtë. Para se të shërbehet lihet të paktën për 8 orë që të ëmbëlsohet mirë.