Posted on

FSHATI KAPINOVË

FSHATI KAPINOVË

Fshati Kapinovë bën pjesë në Njësinë Administrative Vërtop, Bashkia Poliçan. Është i vendosur në faqen perëndimore të malit Tomorrit që është Park Kombëtar.

Pozita gjeografike dhe kushtet klimatike të favorshme përbëjnë, një avantazh për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në të ardhmen. Lartësia mesatare e fshatit Kapinovë është rreth 750 metër mbi nivelin e detit. Ka sipërfaqe me pyje, sipërfaqe të zhveshura, lugina, shpate e kurrize kodrash. Fshati Kapinovë ka 613 banorë dhe numri i familjeve është 189.

Si të arrish në Kapinov

• Largesia: 57 km larg Poliçanit
• Koha: 120 minuta

Çfarë të shohësh

• Kampi i Alpinistëve
• Burimin e “Shkëmbit të Bletës”
• Shpella e Kapinovës

Evente dhe Festa

Karakteristikë e zonës është festa lokale me karakter pagane e Kulmakut që zhvillohet çdo vit në datat 21-25 gusht.

Ku mund të drekosh ne KAPINOVË

Bar Restorant “Merzai Bashalliu” 0688199952

Te tjera rreth Fshatit KAPINOVË

Kapinova me natyrën dhe relievin e larmishëm ofron një varg kushtesh për frekuentim

Posted on

FSHATI KOZARE

grupi folklorik kozare

Fshati Kozare është fshati më i vjetër i Njësisë Administrative Kozare. Në kete fshat lumi Devoll bashkohet me ujërat e lumit Osum për të krijuar lumin Seman.

Fshati Kozare dallohet për mjedise natyrore dhe mjedisore mbresëlënëse. Pylli përgjatë lumit është i përbërë nga plepa, shelgje dhe rrape të shumtë.

Ai njihet për traditat artistike dhe folklorike të cilat i dhanë jetë Ansamblit Folklorik Kozare që në vitin 1962.

Gjithashtu traditat në qëndistari dhe të tjera punime artistike me dorë, janë përcjellë brez pas brezi.

Zona e Fshatit Kozare ka një popullsi rreth 730 banorësh dhe 202 familje.

Komuna e Kozares ndodhet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Kuçovës. Qëndra e saj është fshati Havaleas rreth 3 km larg qytetit. Kjo komunë ka një popullsi rreth 8.000 banorë dhe përbëhet nga fshatrat: Kozare, Fier Mimarë, Salcë Kozare, Vlashuk, Zdravë, Gegë, Frashër, Demollarë, Ferras Kozare.

Në hapësirën gjeografike të komunës së Kozares gjendet edhe rezervuari i Fier Mimarit që mban nën ujë rreth 400 ha tokë. Përveç kultivimit të produkteve bujqësore, Kozara dallohet edhe për terrenin naftëmbajtës. Në territorin e saj, Ndërmarrja e Nxjerrjes së Naftës ka pothuajse fondin më të madh të puseve për rajonin e Kuçovës. Mendohet që fshati i Kozarës të jetë mjaft i hershëm gjë që e dëshmon kisha e fshatit Salcë-Kozare. Sot Kozarja ka shkollë të mesme të përgjithshme dhe shumë objekte të tjera që lidhen me biznesin dhe agro-industrinë e kësaj komune.

Si të arrish

Largesia: 4 km larg Kuçovës

Koha: 5 – 10 minuta

Çfarë të shohësh

1. Kisha e Ungjëllizimit

Posted on

FSHATI MALAS BREG

FSHATI MALAS BREG

Fshati Malas Breg ​, ndodhet në Njësinë Administrative Kutalli. Në të jetojnë 40 – 45 familje, rreth 70 banorë.

Ka një lartësi mbi 300m mbi nivelin e detit, nga ku ofrohet një panoramë e gjerë dhe mbresëlënëse e Fierit, Lushnjes, bregut të Divjakës, kalasë së Beratit, rezervuari i Thanës në Lushnje si dhe fshatra të Elbasanit (Dragot, Kosovë e Madhe).

Karakteristikë e arkitekturës janë shtëpitë e ndërtuara me gur.

Fshati Malas Breg ka shtrirje të plantacioneve të gjera me ullishte, vreshta dhe bajame. Gjithashtu, ka larmi drurësh frutorë.

Banorët ushtrojnë punë të ndryshme artizanale dhe disponojnë prodhime lokale si vaj, reçelra,raki dhe verë.

Zona malore që e karakterizon, ofron një bimësi të konsiderueshme për sa i përket bimëve medicinale si rigoni, lulëkuq, sherebelë,bar blete, lule balsami, trëndafil i egër.

Komuna Kutalli ka një popullsi prej 12 434 banorësh të shpërndarë në 10 fshatra, të cilat paraqiten në tabelën e mëposhtme.

Kjo rritje tregon një dinamikë zhvillimi të popullsisë krahasuar me komuna të tjera të Qarkut të Beratit ku popullsia është në rënie.

Qendra e Komunës ndodhet në fshatin Kutalli, ndërsa fshati më i madh i komunës është fshati Drenovicë ku banojnë edhe 24.7% e popullsisë së komunës.

Fshatra të tjerë me numër të konsiderueshëm banorësh janë edhe Pobrati, Samatica dhe Kutallia.

Fshati me popullsi më të vogël është Protoduari me 110 banorë.

Fshati që ka rritje më të madhe në tre vitet e fundit është Drenovica me 70 familje të reja dhe Pobrati me 60 të tilla.

Kurse fshatrat Malas Breg dhe Protoduar kanë një rritje vetëm me dy familje të reja.

Si të arrish në Malasbreg

Largesia: 12 km larg Urës Vajgurore

Koha: 15-20 minuta

Posted on

FSHATI QAFË DARDHË

FSHATI QAFË DARDHË

Fshati Qafë Dardhë ndodhet në lindje të Qytetit të Beratit rrëzë malit të Tomorrit. Ky fshat shtrihet në një zonë kodrinore-malore me një panoramë natyrore tërheqëse për turizëm. Fshati Qafë Dardhë ndodhet rrëzë malit të Tomorrit i cili është zonë e parkut kombëtar natyror. Fshati Qafë Dardhë shekuj më parë ka qënë rruga lidhëse ku kalonin tregëtarët dhe ustallarët që vinin nga Korça,Voskopoja dhe zbrisnin për në Berat dhe më tej për në Vlorë. Sot ndodhen në fshat  rrënoja të vjetra të zejtarëve që e vërteton këtë gjë. Qafë Dardha kishte dhe dy hane, Hani i Perisnakës dhe Hani i Dardhës  të cilat shërbenin si vënde qëndrimi për kalimtarët për t’u shplodhur vetë por edhe kafshët e tyre që udhëtonin nga Korça e Voskopoja.

Natyra i ka falur gjithçka, që nga kodrat, pyjet dhe monumentet natyrore. Banorët  shfrytëzojnë çdo resurs dhe duke punuar fort, prodhojnë produktet më të mira të zonës. Historia, pozita gjeografike, rrëze malit Tomorr e bëjnë Dardhën, fshatin më tërheqës që ka potenciale turizmi pa fund, por që është lënë në harresë, pasi vuan për vetëm 16 kilometra rrugë.

Sapo lënga pas qytetin muze, në aksin nacional Berat-Skrapar, në të majtë të rrugës gjarpëron një kthesë që të çon drejt fshatrave të Njësisë Administrative Roshnik, pjesë e Bashkisë së Beratit. Vetëm pak metra rrugë e asfaltuar dhe më pas mes një gjelbërimi plot hijeshi ngjitesh drejt një rruge të mbushur keqas me çakull. Janë vetëm 16 kilometra nga rruga kryesore që të çojnë drejt Dardhës, fshatin piktoresk, që sot lidhet me shumë peripeci me qytetin!

Si të arrish në Qafë Dardhë

Largesia: 8 km larg Beratit

Koha: 10 minuta

Çfarë të shohësh

 Cezma e Tarikos
 Rezervuaret e Dardhës
 Shpella e Barutit
 Shpella e Terrovës
 Haishtja
 Ujvara e Beckës
 Sterat e Deborës
 Livadhet e shënpjetrit
 Kalaja e Tomorit
 Shkëmbi i Zi

Evente dhe Festa

Hapja e sezonit turistik malor

Posted on

FSHATI ROSHNIK

FSHATI ROSHNIK

Fshati Roshnik shtrihet në një zonë kodrinore e cila është e mbushur me bimësi të dendur dhe me panorama natyrore të cilat janë tepër tërheqëse për vizitorët.

Fshati ndodhet pranë Malit të Tomorrit, i cili është Park Kombëtar Natyror.

Fshati Roshnik është fshati prej nga kanë prejardhjen vezirët Qypërlinj që drejtuan Perandorinë Osmane për shumë vjet.

Roshniku ka një sipërfaqe 78.7 km² dhe 2460 banorë.

Fshati Roshnik gjendet i rrethuar nga një pamje mahnitëse kodrash, e mbushur me pyje, formacione mahnitëse shkëmbore dhe madje edhe një liqen, kanion dhe një lumë i vogël.

Roshniku është i mbushur me peizazhe mahnitëse ku mund të shëtisësh dhe me vende që presin të zbulohen.

Zona është shumë e rëndësishme për bujqësinë dhe blegtorinë në të gjithë Beratin dhe është njohur si prodhuesi më i madh i ullinjve dhe verërave.

Një numër i madh i pemëve të ullirit dhe vreshtave rrethojnë fshatin.

Rruga  rreth 12 km e gjatë, është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, sinjalistikë, kanalizime, trotuare për zonat e banuara si dhe vepra arti.

Një investim i FSHZH së bashku me BE që i shërben rreth 7 mijë banorëve, duke lidhur lehtësisht komunat me njëra tjetrën por dhe rrugët nacionale.

Rruga për në Roshnik vijon përmes kodrave të mbuluara nga vreshtat dhe ullishtat.

Këto pemë të mëdha në kodrat e Roshnikut mbillen aty prej shumë brezash.

Në kodrat e Roshnikut ka shumë bimë dhe faunë lokale, por pemët e ullirit gjithmonë tërheqin vëmendjen.

Roshniku është pjesë e Programit Kombëtar 100 Fshatrat për profilin e tij dhe potencialet e zhvillimit në bujqësi, agropërpunim, agroturizëm, turizëm natyror e kulturor.

Si të arrish në Laknas

• Largesia: 12 km larg Beratit
• Koha: 15-20 minuta

Çfarë të shohësh

• Xhamia e ndërtuar me porosi të kryevezirit, Mehmet Qypërlu ( Roshniku), në shek XVI
• Shtëpi karakteristike të ngjashme me ato të lagjes “Mangalem” të shek XVIII, ndërtuar nga fisi Brahimaj.

Evente dhe Festa

Festa e Roshnikut

Ku mund të qëndrosh:

Kantine Vere ‘’ALPETA’’
+355682091617

Posted on

FSHATI BUSHKASH

Fshati Bushkash

Fshati Bushkash është pjesë e njësisë administrative Ulëz, të përbërë nga 5 fshatra dhe qyteza Ulëz.

Fshati Bushkash ka një sipërfaqe prej 10.1 km2, ku rreth ¾ e tij shtrihen në liqenin e Ulzës.

Në fshat banojnë 169 familje me rreth 525 banorë.

Bushkashi shtrihet në zonën e mbrojtur të parkut  rajonal të Ulzës.

Fshati ka 656 ha sipërfaqe pyjore me lis, pishë, dushk, etj., dhe 15 ha frutikulturë si vreshtari, kumbulla, gështenja, etj.

Fshati ka fakte të trashëgimisë kulturore Ilire.

Zhvillimi i fshatit ka gjenezën në 5 kulla të hershme.

Kemi banesa të tipit kullë por edhe ndërtesa dykatëshe stil elbasani.

Kisha katolike Shën-Bumi në qendër të fshatit është ndërtuar mbi rrënojat e kishës së vjetër

Hapësira gjeografike e fshatit Bushkash në formën e një gadishulli  është atraktive dhe ofron mundësi për ture.

Si të arrish në Bushkash

• Largesia: 77 km larg qytetit të Tiranës
• Koha: 1 orë e 15 min

Çfarë të shohësh

• Liqeni I Ulzës
• Kisha në qendër të fshati
• 5 kulla të hershme
• Tumat ilire
• Veshjet popullore

Evente dhe Festa

• Festat tradicionale fetare Shën-Marku
• Festa Shën-Gjoni
• Festa e Shën-Bumi
• Pashkët
• Krishtlindjet

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Ture peisazhiste
• Shëtitje me barkë
• Sporte ujore si noti
• Zhytje
• Peshkim

Posted on

FSHATI GURI I BARDHË

FSHATI GURI I BARDHË

Fshati Guri i Bardhë ka rreth  1124 banorë .

Pozicionimi mes dy zonave të mbrojtura si Parku Kombëtar i Dajtit dhe peisazhi natyror i Malit me Gropa-Bizë-Martanes i japin fshatit përparësi në turizëm.

Eshte fshati i vendlindjes së Pjeter Budit,ështe fshati I Kalasë së Skënderbeut,është fshati në të cilin kalon gjurma e karvaneve të rrugës së Arbërit.

Fshati Guri i Bardhë-Petralbë , janë fshatra autoktonë me një tradite në arsim ku ka lindur Pjetër Budi  i cili ka shkruar“Doktrinën e Kërshtenë” një ndër librat e parë në gjuhën shqipe.

Guri i Bardhë përfaqëson zonën malore të Bashkisë  Klos në pjesën jugore e cila fillon në një lartësi prej 450 metra dhe mbaron në Malin me Gropa në një lartësi prej 1206 metrash.

Si të arrish në Guri i Bardhë

• Largesia: 123 km larg qytetit të Tiranës
• Koha: 2 orë e 50 min

Çfarë të shohësh

• Kalaja e Petralbës
• Gurra e Gurit të Bardhë
• Banesa e Pjetër Budit
• Kanioni i lumit Mat
• Gjurma e Karvaneve
• Xhamia e vitit 1580
• Diga e Barutit
• Urat Veneciane
• Ura e Vogël tek Gurrat e Kodrës

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Hiking
• Ka potencial për degustim
• Shëtitje me kuaj
• Punime veshjesh artizanale, ku mund të shihet nga vizitorët punimi në mënyrat e vjetra.

Ku mund të qëndrosh:

Bujtina” Shefqet Çupa”

Ku mund të drekosh

• 6 fermer
• Bujtina Shefqet Çupa
• Rezervat peshku “Ali Sina”
• 2 restorante në hyrje të fshatit

Të tjera rreth

Banorët rezidentë merren kryesisht me blegtori, me kultvimin e fasuleve, patateve etj. Në zonë kemi shumëllojshmëri të frutave si gështenja, molla, dardha etj.

Posted on

FSHATI RABDISHT

Fshati Rabdisht

Fshati Rabdisht shtrihet në pjesën lindore të Bashkise Diber, 10 km në jug të malit të Korabit si dhe rrëzë vargmalit të Deshatit, me nje siperfaqe prej rreth 65,5 km².

Fshati Rabdisht ka një popullsi  prej rreth 540  banorësh.

Fshati karakterizohet nga një  reliev tipik malor.

Mbi fshat shtrihet Bjeshka e Rabdishtit .

Fshati është pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik (zonë e mbrojtur e kategorisë IV).

Nga pikëpamja arkitekturore fshati Rabdisht është një fshat tipik malor me ndërtesa guri të ndërtuara me teknikat tradicionale.

Numërohen mbi 70 shtëpi guri një deri ne tre kate të lidhura mes tyre me rrugica me kalldrëm.

Zona ku shtrihet fshati Rabdisht mbart potenciale të mëdha të lidhura me trashëgiminë kulturore dhe natyrore.

Si të arrish në Rabdisht

• Largesia: Rabdisht –Tirane 187 km
• Koha: 4 ore e 10 min.

Çfarë të shohësh

• Lugina e Përroit të Banjave
• Mali i Deshatit
• Përroi i Peshkopisë
• Mali i Skertecit
• Qyteza e Bellovës
• Llixhat
• Speciet e florës dhe faunës
• Kompleksi Balnear i Peshkopisë

Evente dhe Festa

• Festa pagane e ditës së verës
• Festa e shën-gjergjit.

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Ngjitje në mal
• Eksplorimin e natyrës së veçante malore
• Vrojtimi i shpendëve dhe kafshëve
• Mbledhja e bimëve medicinale
• Shëtitje me kuaj

Ku mund të qëndrosh:

• Dy bujtina
• Një kamping
• Shtëpitë e banorëve vendas

Ku mund të drekosh

• Tek dy bujtinat e zonës

Posted on

FSHATI RADOMIRË

FSHATI RADOMIRË

Fshati Radomirë ka një shtrirje të konsiderueshme, kjo gjë e bën të jetë pjesë e katër monumenteve të natyrës.

Fshati Radomirë kufizohet nga dy fshatra të tjerë dhe nga pjesa e kufirit me Maqedoninë

– Ka një popullsi prej 450 banorësh dhe 100 familje.

Fshati ështe pjesë e një prej shtigjeve hiking më të gjatë e të rëndësishëm përgjatë vargmalit Deshat_Korab, i cili fillon nga Maqellara e në dalje të Kalasë së Dodës në te cilin gjenden: burime të larmishme natyrore;male, bjeshkë, burime ujore ku njeri nga ata është i përdorshëm për vetitë kurative, kanione, shpella, përrenj me ujë të bollshëm e të kulluar, kullota të gjera me bare të freskët në ¾ e vitit.

Një shteg tjetër turistik që lidhet me shtegun kryesor vjen nga qyteti i Peshkopisë dhe përshkon disa fshatra para se të arrije në Tejse.

Ky shteg mendohet të jetë pjesë e rrugës së vjetër e shumë të njohur atë të Egnatias që në vazhdim të conte deri në Prizren.

Gjatë dimrit fshati qëndron i mbuluar me dëborë për javë me rradhë gjë e cila bën të mundur përdorimin e shpateve për skijim.

Në këtë fshat ka tre bujtina .

Gjatë verës jo shumë larg fshatit e pranë Liqenit të Zi ngrihen kampingje ku realizohen aktivitete javore nga grupe të rinjsh e turistësh.

Fshati ka shtëpi të ndertuara me gurë dhe të mbuluara me rasa, rrugë të shtruara me kalldrëm e të mirëmbajtura.

Banorët e kësaj zone karakterizohen nga veshjet e vecanta që përdorin, duke mos e humbur traditën

Si të arrish në Radomir

•Largesia:Tiranë-Radomirë, largësia 217 km
• Koha: 5 orë

Çfarë të shohësh

• Gropa e Panairit (monument)
• Liqeni i Zi (mbi Radomirë)
• Gëlqerore të Paleozoikut
• Shkëmbinj prej gipsi
• Përroi i Veleshices
• Përroi i Gramës
• Cirqe të shumta akullnajor

Evente dhe Festa

• Festa e Bjeshkës
• Festat Fetare

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Hiking
• Mbledhja e bimëve medicinale
• Trekking
• Zhvillohet pak vrojtimi i shpendëve dhe kafshëve
• Shëtitje me kuaj
• Ka potencial për ski

Ku mund të qëndrosh:

• Një Hotel
• Akomodimi mund të bëhet në tre Bujtinat e fshatit ku, turistët do të provojnë një ekperiencë të re

Ku mund të drekosh

• Në Hotelin ku qëndrohet
• Bujtinat e fshati ofrojnë gatimet tradicionle dhe të vecanta.

Posted on

FSHATI BOROVË

FSHATI BOROVË

Fshati Borovë ka përafërsisht 550 banorë dhe është pjesë e Njësisë Administrative të Bashkisë së Ersekës.

Fshati Borovë shtrihet përgjatë aksit nacional Ersekë-Leskovik, rreth 5 km larg nga qytetit i Ersekës dhe 216 km larg Tiranës.

Ky fshat ka një simbol historik të rezistencës kombëtare kundër pushtuesve të huaj.

Disa nga atraksionet kryesore të zonës janë: memoriali i 107 dëshmorëve të Borovës, më datë 6 korrik është një festë me nder të dëshmorëve; muzeu memorial; urë e vjetër e gurit, e cila ndodhet në të ashtuquajturën Mulliri i Totës; dhe peisazhi natyror Skerka.

Aktiviteti kryesor ekonomik është bujqësia, tregtia e mishit, përpunimi i qumështit dhe tregtimi i nënprodukteve të qumështit.

Vreshtaria është gjithashtu një traditë, vreshtaria zë sipërfaqen të konsiderueshme.

Ka gjithashtu, potencial zhvillimi për Agro-Turizmin.

Prodhimet lokale te fshatit jane :

•Prodhimi i pijeve karakteristike të zonës (raki, verë, musht)

•Përpunimi i qumështit dhe mishit

Aktivitete që zhvillohen ne kete fshat jane :

•Mbarështimi i gjedhëve
•Vreshtaria
•Mbledhje bimësh medicinale
•Shëtitje me kuaj

Evente dhe Festa

•Festa Martirët e Borovës, me pjesmarrjen e delegacionit Gjerman si dhe personazhe politike dhe publike
•Festa e Shën Marisë (15 Gusht)

Infrastruktura turistike

• Tabela në hyrje të fshatit. Mungon sinjalistika në vijimësi. Nuk ka pika informacioni