Posted on

Spageti karbonara – recetë e pastës italiane

Përbërësit:

– 350g proshutë

– 400g spageti

– 2 lugë gjelle vaj ulliri

– 4 të verdhë të vezës

– 2 karafila hudhër

– 225ml krem

– 75g Parmesan i grirë

– Kripë

Përgatitja:

1. Vajin e ullirit nxejeni në tigan. Prejeni hudhrën dhe fërgojeni me vaj. Prejeni pastaj proshutën mirë dhe shtojeni në tigan duke e fërguar për 3 minuta.

2. Kremin e tundni bashkë me të verdhë të vezës. Aty ia shtoni djathin Parmesan, kripën dhe piperin sipas shijes.

3. I vloni spagetit. E thani ujin dhe i shtoni spagetit në proshutë. Sipër ia hidhni salcën dhe të gjitha së bashku i zieni për 7-8 minuta derisa salca të trashet.

Ju bëfshin mirë.

Posted on

Vezë kësulekuqe

Përbërësit

  • vezë sipas deshires
  • 100 ml majonez
  • 1/2 lëng limoni
  • 300 gr përshutë
  • magdanoz te grire imet
  • domate te vogla sheri

Hapat

  1. Numrin e vezev e beni sipas deshires. Vezet i zieni forte, dhe i leme pak te ftohen. Prejm pjesen e siperme te vezes, nxjerrim te verdhat ngadale duke mos prish formen e te bardhes.
  2. Te verdhe e perziejme me pirun, shtojme majonezen, elngune limonit, dhe magdanozin e grire imet. Perziejem mire duke bere nje lloj pureje.
  3. Masen e qullet e fusim mbrenda vezve te zbrazta nga e verdha, mase te cilen e mbushim me luge te vogel me kujdes ose me shirige kuzhine.
  4. Vezet e mbushura i leme ne forme vertikale, duke prere nje rreth shume te vogel ne pjesen e poshtme ne menyre qe veza te qendroje vertikallisht mire.
  5. Enen ku do ti servojme shtrojme fleta sallate te gjelbert, dhe pjese pershute dhe kackavalli.
  6. Persiper vezeve qesim nje kesule te kuqe prej domateve te prera pergjysem te cilat i zbukurojme me majonez pak.

Posted on

Antipastë me kunguj dhe proshutë

Përbërësit

  • kungull
  • proshutë Hako
  • gjize të ëmbël
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri
  • limon

Hapat

  1. Pastroni dhe prisni në feta të holla të gjata, kungujt.
  2. E mira është që t’i prisni me grirësen e posaçme sepse me thikë, është pak e vështirë të arrini hollësinë e duhur të fetës.
  3. Pasi t’i keni prerë, marinojini me kripë, piper, limon dhe vaj ulliri.
  4. Kur të bëni gati pjatën, secilën prej fetave, mbusheni me gjizë të ëmbël dhe proshutë Hako.

Posted on

Pica më e mirë për vetëm 15 minuta: Të këtilla nuk mund të gjeni në asnjë piceri!

Racion i shpejtë, i shijshëm, krokant dhe i mrekullueshëm

Përbërësit:

20 g tharmë
250 – 300 g miell
kripë
50 ml vaj
1 presh
100 g djathë të fortë
100 g kaçkavall
pak domate qershi
200 ml qumësht
rigon
200 g mish të thatë, sipas dëshirës
keçap apo pure domatesh

Përgatitja:

Tharmin treteni në qumësht të vakët, mund t’i shtoni edhe një lugë të vogël sheqer

Përzieni miellin, kripën, vajin dhe shtoni tharmin e bymyer, pastaj ngjishni brumin paksa të butë

Lëreni të qëndrojë rreth 15 minuta dhe ngjisheni sërish dhe tëhollojeni sa më hollë

Posted on

Antipastë me sallam, ullinj dhe mocarela

Përbërësit

  • 250 gr ullinjë
  • 250 gr djathë mocarela
  • 250gr sallame i tharë
  • shkopinjë për antipasta

Hapat

  1. Marim shkopinjët, se pari në shkop e vendosim kokrrën e ullirit
  2. Pastaj nga të dyja anët e vendosim sallamin e terur, dhe në fundë në vargë, vendosim kubën e mocarelles.
  3. Shumë e thjeshtë në përgaditje dhe e lehtë për tu ngrënë

Posted on

Pite me mish të bluar

Përbërësit:

500gr mish te bluare
3 qepe
½ luge caji piper te kuqe
1/2 luge caji piper te zi
½ luge caji kripe
4 veze
200gr miell
1 pako pluhur per pjekje
1 luge caji kripe
150ml jogurt
100ml uje te gazuar

Fara: susami,luledielli

Përgatitja:

Skuqen qepët së bashku me mishin, i shtohen kripa,piperi dhe piperi i kuqë. Në enën tjeter përzihen të gjithë përbërsite tjerë, me pas i shtohet mishi i skuqur me qepe, vendosen në tepsi dhe pjekët ne 180°C

Posted on

Kungull dhe fara të pjekura në furrë

Përbërësit

  • 1 kungull
  • sheqer
  • kripë

Hapat

  1. Zgjedhim një kungull të mirë, pastaj lajme kungullin me uje të bollshëm nga jashtë
  2. E ndajmë përgjysmë duke përdorur një thikë të mprehtë dhe me ndihmën e luges gërryejme farat nga brenda
  3. Pastaj e ndajmë në cope në madhësin që dëshirojme, i rendisim copët në tavë vendosim pak sheqer mbi to dhe i fusim në furrë derisa të piqen ato diku afër gjysmë ore në temperatur 250 grade.
  4. Farat të cilat i kemi nxjerrë nga kungulli mund t’i pjekim, së pari i shpëlajme me uje të bollshëm duke u larguar te gjitha papastertitë
  5. U shtojmë pak kripë i vendosim në tavë dhe i fusim në furre në temp. 250 grade, janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme poashtu.

Posted on

Vezë të mbushura me proshutë

Përbërësit

  • vezë zjeni aq kokrra sa mendoni të servirni
  • proshutë
  • Spec të kuq
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri
  • pak magdanoz

Hapat

  1. Zjeni vezët, pastrojini nga lëkura dhe pritini përgjysmë.
  2. Të verdhën e të gjithave bashkojeni me proshutën e prerë në kubikë të vegjël, domaten dhe specin e prerë imët.
  3. Shtoni aty pak majonezë dhe erëzat.
  4. Përfundoni me pak vaj ulliri dhe përziejeni të gjithë masën mirë në mënyrë që kremi të jetë homogjen.
  5. Mbushni me të të verdhat e vezëve dhe shërbejini sipas fantazisë.