Përbërësit
- vezë sipas deshires
- 100 ml majonez
- 1/2 lëng limoni
- 300 gr përshutë
- magdanoz te grire imet
- domate te vogla sheri
Hapat
- Numrin e vezev e beni sipas deshires. Vezet i zieni forte, dhe i leme pak te ftohen. Prejm pjesen e siperme te vezes, nxjerrim te verdhat ngadale duke mos prish formen e te bardhes.
- Te verdhe e perziejme me pirun, shtojme majonezen, elngune limonit, dhe magdanozin e grire imet. Perziejem mire duke bere nje lloj pureje.
- Masen e qullet e fusim mbrenda vezve te zbrazta nga e verdha, mase te cilen e mbushim me luge te vogel me kujdes ose me shirige kuzhine.
- Vezet e mbushura i leme ne forme vertikale, duke prere nje rreth shume te vogel ne pjesen e poshtme ne menyre qe veza te qendroje vertikallisht mire.
- Enen ku do ti servojme shtrojme fleta sallate te gjelbert, dhe pjese pershute dhe kackavalli.
- Persiper vezeve qesim nje kesule te kuqe prej domateve te prera pergjysem te cilat i zbukurojme me majonez pak.