Posted on

Tarte Tatin me mollë ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

tarte tatin me molle

Tarte Tatin me mollë ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Përbërësit

250 gr miell 00

250gr gjalp

3 të verdha veze

250 gr sheqer

1.5 kg mollë

Përgatitja

1

Përgatitet brumi me: miellin, 125 gr gjalp dhe 100 gr sheqer. Pasi ta ngjeshim mirë, brumin e mbyllim me qese dhe e fusim në frigorifer për disa orë. Në fundin e tepsisë ku do pjekim tortën hedhim 100 g gjalp dhe sheqerin që na teproi. Ndezim zjarrin dhe e lëmë që të bëhet karamel. Kur të jetë shkrirë gjithë sheqeri, vendosim mollët e qëruara dhe të prera në katërsh mbi të, i hedhim pak gjalp për sipër dhe tepsinë e trasferojmë në furrë me 180 gradë për 15 minuta.

2

Hapim brumin me okllai që të mbulojë mirë tepsinë dhe e vendosim sipër mollëve në mënyrë që ta mbulojë mirë atë, hermetikisht (në këtë mënyrë avulli që do lëshojnë mollët gjatë gatimit do shkrijë mirë sheqerin dhe do formohet kremi karamel tek mollët) E fusim akoma tepsinë në furrë gjithmonë me 180 gradë për rreth 25 minuta të tjera.

Posted on

Tortë me mollë ( Receta gatimi nga Edvina Gjeci )

cc

Tortë me mollë ( Receta gatimi nga Edvina Gjeci )

Përbërësit

200 gr miell

180 gr sheqer

4 vezë

50 gr gjalp

5 mollë

180 gr qumësht

1 pako fryrës për embëlsira

1/2 lugë kafje me kanellë pluhur

Përgatitja

1

Rrahim sheqerin me të verdhat e vezëve, shkrijmë gjalpin në ben mari ( bagno maria ) dhe ja shtojmë vezëve të rrahura. Shtojmë duke përzier me kujdes mjellin, qumështin, kanellën dhe fryrësin deri sa të arrijmë një komposto homogjene.

2

Rrahim mirë të bardhat e vezëve dhe i shtojmë tek vezët e verdha duke përzier nga poshtë lart. Presim mollët në kubikë dhe i përziejm bashkë me të gjithë përbërësit e tjerë.

3

Nëse preferoni, 3 mollë i presim në kubikë dhe i përziejm me përbërësit e tjerë dhe 2 mollët e mbetura i presim në feta dhe ja vejmë sipër embëlsirës, më pas e pjekim në furrë me 180 gradë

Posted on

Shëndetile ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )

shendetlie

Shëndetile ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )

Përbërësit

7 kokra vezë,

1 kg miell,

1 gotë mjaltë,

1 gotë sheqer,

400 gr gjalp,

1/2 pako pluhur për ëmbelsira,

pak kripë,

lëkurë limoni

Përgatitja

1

Rrahim vezët me sheqerin dhe mjaltin dhe pak fare kripë, hedhim gjalpin, i trazojmë, më pas miellin e përziejmë me pluhurin për ëmbëlsira, pasi e kemi përzier e shtojmë miellin gradualisht duke e trazuar me përbërësit e tjerë , mund ta perzieni me lugë druri ose me dorë, brumi duhet të jetë i fortë jo i butë, në fund hedhim arrat dhe lëkura limoni, e përziejmë, lyejmë tepsinë me gjalp, e hedhim brumin në tepsi, e hapim me dorë dhe e çpojmë sipër me pirun, e pjekim për 1 orë në 180 gradë.

2

Me pas bëjmë shërbetin: 2 kg sheqer me 1 litër e gjysëm ujë, i ziejmë 15 minuta nga momenti që merr valë, hedhim karafila e lëkura agrumesh për aromë para se ta heqim hedhim 2 lugë lëng limoni, e lem të ftohet 5 minuta dhe ja hedhim shëndetlies, shendetlia e ftohtë shërbetin të nxehtë, e mbulojmë dhe e lemë të zbutet. Ju bëftë mirë

Posted on

Embëlsirë me shërbet ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )

Embelsire me sherbet

Embëlsirë me shërbet ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )

Përbërësit

200 gr gjalp

250 gr miell

1 pluhur pjekës ( baking powder,peciv )

100 ml qumësht

200 gr arra të grira

100 gr sheqer

4 vezë

kanellë

Për shërbetin:

2 gota uji me sheqer

2 gota ujë

lëkurën e 1 limoni

1 filxhan kafeje me mjalt

Përgatitja

1

Përgatisim shërbetin: I ziejm për 10 minuta dhe e lejmë të ftohet.

2

Rrahim vezët me sheqerin për 5 minuta. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë, qumështin, pluhurin pjekës, arrat e grira, kanellën dhe miellin pak nga pak.

3

Më pas e shtrojmë në tepsi të lyer me vaj, e pjekim në 175 gradë për 35 me 40 minuta.

4

Më pas e nxjerrim, e lejmë 5 minuta dhe e shërbetosim me shërbetin e ftohtë. E mbulojmë, lejmë për 1 orë dhe më pas e servirim me arra të bluara ose sië është

Posted on

Kek me mente dhe miell kokos ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )

kek me mente dhe miell kokos

Kek me mente dhe miell kokos ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )

Përbërësit

2 gota e gjysëm miell + gjysëm gote miell kokosi,

3 vezë,

1 gotë uji me kos,

gjysëm gote vaj,

gjysëm gote shurup mente,

1 pako fryrës embëlsirash, ( lievito )

pak kripë,

Përgatitja

1

Hedhim të gjithë përbërësit në tas, i rrahim mirë me tel kuzhine, më pas shtrojmë letër kuzhine në tepsi, hedhim brumin dhe e pjekim në furrë të nxehur 180 gradë për 50 minuta, pasi piqet, e lemë të ftohet, e largojmë letrën, vendosim kekun në pjatë, e lyejm sipër me nutella dhe i hedhim miell kokosi për zbukurim. Ju bëftë mirë

Posted on

Kek me copa çokollate ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )

kek me copa okollate

Kek me copa çokollate ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )

Përbërësit

3 gota miell,

3 vezë,

1 gotë qumësht,

1 gotë sheqer,

1 gotë vaj ulliri ose sipas dëshirës,

1 pako pluhur fryrës,

100 gr copa çokollatate,

lëkurën e grirë të një limoni,

pak kripë

Përgatitja

1

Hedhim në një tas të gjithë përbërësit përveç copave të çokollatës,

2

i rrahim mirë me mikser, më pas hedhim copat e çokollatës, i përzihejm, e hedhim brumin në tepsi të shtruar me letër kuzhine, e pjekim për 40 minuta në 180 gradë.

3

E nxjerrim nga furra pasi është pjekur, e lemë të ftohet më pas sipër i hedhim sheqer pluhur sipas dëshirës

Posted on

Krostatë me pana dhe manaferra ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

krostate me pana dhe manaferar

Krostatë me pana dhe manaferra ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Përbërësit

300 gr miell,

100 gr sheqer,

2 vezë,

120 gr gjalp,

1 bustinë me maja për ëmbëlsira,

500 ml pana,

400 gr manaferra,

Përgatitja

1

Në një enë hidhni miellin, sheqerin, gjalpin e shkrirë, vezët, majanë, dhe punojini mirë deri sa të zihet brumi,

2

pastaj hapeni në një petë të vetme dhe vendoseni në një tepsi të cekët pasi t’i keni vënë letër furre dhe futeni të piqet në furrë për 20 – 25 minuta në 180° pasi të jetë pjekur,

3

hiqeni nga tepsia dhe vëreni në një pjatancë që të ftohet, kur të jetë ftohur merni manaferrat dhe hidhini te krostata duke formuar një shtresë, disa manaferra lërini për dekorim,

4

punoni panen, një pjese hiqeni mënjanë për dekorim kurse pjesën tjetër hidheni sipër manaferrave në të gjithë siperfaqen e krostates duke e hapur në menyrë të barabartë,

5

merni panan që hoqët mënjanë për dekorim, hidhini pak bojë te kuqe për ëmbëlsira trazojeni mirë dhe me ndimën e një qese pastiçerie dekorojeni si në foto ose sipas dëshirës, në fund vendosni edhe manaferrat dhe krostata është gati. Ju bëftë mirë

Posted on

Reçel ( gliko ) arre ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

recel gliko arre

Reçel ( gliko ) arre ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

1 kg arra

1 kg sheqer

3 gota ujë

Përgatitja

1

Arrat duhen të pjekura deri sa të kene pak gujave në majë. Pritet maja e fundi cpohen me një shtizë dhe hidhen në ujë e zihen për 5 minuta,

2

hiqen dhe hidhen në ujë të ftote. Lihen në ujë dhe ndërohet uji 2 – 3 herë në ditë deri sa ti dali hidhërimi.

3

Qërohet cipa e hidhen në uje, e i ziejm për 5 minuta, i hedhim në ujë të ftohtë deri sa ti dali gëlqeria

4

Pëgatitet shërbeti: I ziejm arrat për 10 minuta, e heqim nga zjarri, i lemë për 4 orë. Heqim arrat, e vemë shërbetin në zjarr, arrave u vemë nga një thelb bajame

Posted on

Pasta Sy ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

pasta sy

Pasta Sy ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

500 gr miell 0,

3 kokra vezë dhe një të verdhë,

150 gr gjalp,

4 lugë gjelle me mjalt,

1 filxhan kafeje me ujë,

1 lugë kafeje me sodë dhe 150 gr sheqer.

Përgatitja

1

Marim miellin, i hedhim sodën dhe i hapim një gropë në mes.

2

Në një tas hedhim vezët dhe sheqerin, i rrahim, pastaj hedhim gjalpin e shkrirë, hedhim mjaltin dhe ujin, i përziejmë mirë dhe i hedhim te mielli dhe zemë brumin jo shumë të fortë.

3

Hapim brumin në tavolinë e presim me formë, e lyejmë me të verdhë veze, i vemë një kokër reçel qershije ne mes dhe i pjekim në 180 gradë.

Posted on

Reçel ( gliko ) portokalli ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

recel gliko portokalli

Reçel ( gliko ) portokalli ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

1 kg portokalle

1 kg sheqer

3 gota ujë

Përgatitja

1

Qërojmë cipën e portokallit me një rende të imët, i presim në thela, i shtrydhim e i heqim bukën që ka por i lemë pak si në figurë. ( mund të bëhet edhe vetem cipa kur është e trashë).

2

hidhen në ujë dhe valohen për 10 minuta, hiqen e lihen në ujë deri sa ti dali hidhërimi.

3

Përgatitet shërbeti: Hidhen pörtokallet dhe lihen me zjarr për 15 minuta. Hiqet nga zjarri, lihet për një ditë. Vihet prapë në zjar dhe lihet