Posted on

FSHATI OROSH

Fshati Orosh

Fshati Orosh ndodhet në  lindje të Rrëshenit. Kjo është një zone me mjaft objekte të trashëgimisë kulturore dhe të kultit.

Fshati Orosh ka nje popullsi prej 780 banorë. Janë të përhapura lëndinat, burimet, shpatet e thepisur dhe kullotat alpine.

Zona më interesante është Nënshejti me burime uji dhe” Fushat e Lugjeve” me mundësi për turizmin malor.

Eshte vendbanim i hershem, nga ka marr emrin dhe vetë krahina e Mirditës.

Si të arrish në Orosh

Lidhet me rrugën e Kombit nga dalja e Repsit. Nga këtu vazhdohet në rrugën rurale paasfaltuar) në Mashterkore-Orosh-Nënshejt për të dalë në Fushë Lugje.
Nga dalja në rrugën e Kombit, përshkohet një rrugë prej 15 km deri në Nenshejt duke kaluar në tre fshatrat. Eshtë rrugë e paasfaltuar njëkalimshe

Çfarë të shohësh

• Lumi Fan i Vogë
• Bjeshket e Oroshit
• Mali i Shenjtit
• Përroi i Lgjinit
• Makroliqeni i Fush Lugjeve
• 3 shpellat në Orosh
• Rrenojat e shtëpisë së Gjonmarkajve
• Abacia e Oroshit
• Rrënojat mijëvjecare të kishave romane
• Shpella e Akullit dhe e Stercokeve
• Fusha e Barmuzhakut
• Qafa e Qirit
• Rruga e Qerres

Si të argëtohesh

• Pelegrinazh në Malin e Shenjtit
• Mbledhje të bimëve medicinale
• shëtitjet me kuaj
• ecje, ngjitje
• vrojtimin e kafshëve dhe shpendëve

Ku mund të qëndrosh

Banorët presin turistët në shtëpitë e tyre.

·         Te tjera rreth:

  • Eshtë një zone që ka dhënë rezultate në turizmin kulturore. Ka një frekuentim të herepashershëm .
  • Eshtë i zhvilluar kryesisht në prodhimet e zonës, si ato agro-ushqimore dhe blegtorale.
  • Dallohet kryesisht për blegtorinë dhe arroret. Janë të organizuara në miniferma të vogla.

Dallohet për ndërtimet prej guri, sic janë kullat tradicionale, të cilat mund të sherbejne si  bujtina. Janë organizuar aktivitete eko-sportive. Potenciali më i madhe është në turizëm dhe sporte dimërore

Posted on

FSHATI SKURAJ

fshati skuraj

Fshati Skuraj  ka një popullsi rreth 3000 banorë  .

Fshati Skuraj njihet si fshat me historinë më të vjetër të zonës , fillesat e së cilës shtrihen që nga hartimi i kanunit të Skënderbeut .

Nga ky fshat dhe  në vazhdim të fshatit Gallatë dhe Vinjoll shtrihet  vargmali i  Skenderbej.

Gjithë popullsia ështe e vendosur në grykën e Skurajt dhe të Gallates .

Mbi fshatin Gallatë ndodhet një nga kishat më të vjetra të zones ku pretendohet se është hapur shkolla e parë shqipe në vitin 1621.

Kjo kishë në vitin 2016 është shpallur Monument kulture.

Gryka e Skurajt dhe e Gallatës ka një potencial turistik të jashtëzakonshëm për peizazhin e veçantë natyror që kanë.

Fauna është e pasur me  disa lloj kafshësh të egra si thëlleza e malit, derri i egër , dhelpra , lepuri.

Si të arrish në Skuraj

• 26 min larg qytetit të Lacit, me gjatësi 13.5 km.
Rruga fillon nga fshati Skuraj cila lidhet me rrugën e Kombit në fillim të fshatit Skuraj dhe vazhdon në fshatin Gallatë përgjatë Luginës së Hurdhazes . Kjo rrugë në nje gjatësi prej 3 km është e asfaltuar, ndërsa pjesa tjetër në një gjatësi prej 10 km është e pa asfaltuar por e shtruar me inerte e kategorizuar rruge rurale.

Çfarë të shohësh

• Kisha më e vjetër e zonës, në Gallatë.
• Mulliri mbi 500- vjeçar i cili quhet Mulliri Falle i cili është shpallur monument Kulture.
• Burimi i ujit ne Vinjoll i shpallur Monument natyror.
• Gryka e Skurajt dhe e Gallatës për peisazhin e veçantë natyror
• Ura e Matit
• Lumi i Hurdhazës
• Lumi i Matit
• Liqeni i Shkopetit
• Kisha e Shën Premtes

Ku mund të drekosh

• Restorant Turi
• Restorant Malci
• Restorant Dodaj
• Restorant Previzi

Si të argëtohesh

• Kamping në lumin e Matit
• Peshkimi në liqenin e Shkopetit
• Vrojtim kafshësh e shpendësh
• Ngjitje shkëmbinjsh dhe kalime në kanionin e Shkopetit

Evente

• Panair në dt. 26 Korrik, për ditën e Shën Premtes, brenda në Kishë

·         Te tjera rreth:

  • Potencial të veçantë konkurrues për të gjithe zonën është mishi i bagëtive të imta dhe i derrit bazë ushqyese për të cilët është natyrale, gështenja, mjalti i geshtenjës , rakia e thanës, djathi i dhisë etj.
  • Zonë përgjithësisht malore e pyllëzuar me shkurre ku mbizotëron shqopa, marea, shkoza etj , dru pyjor ku mbizotëron dushku, ahu, gështenja, rrapi, dru frutore si arra , thana,etj. Pergjatë rrugës ka disa burime uji.
Posted on

FSHATI DHOKSAT

Fshati Dhoksat

Fshati Dhoksat i Njësise administrative “Lunxhëri” ku ai bën pjesë, shtrihen në shpatin e malit të Lunxhërisë 10 km larg qytetit të Gjirokastres dhe 138 km Kryeqytetit Tiranës.

Monumente natyre te Fshati Dhoksat janë Rrapi i Dhoksatit që dodhet në fshatin Homonim me moshë 250-vjeçare por që është i dëmtuar nga njerëzit dhe me mundësi ripërtëritje.

Plani i përgjithshëm vendor i Bashkisë Gjirokastër e përcakton atë si zonë natyrore të mbrojtur dhe nuk lejon ndërtime, përveçse në zonat urbane. Potencialet natyrore të zonës janë, Gurra e Këllëzit, burimet e Dhoksatit, Qestoratit, Hosit e gjer te burimet e Lepushetit të famshëm mbi Saraqinishtë e Stegopul. Monumente natyre aty janë Rrapi i Dhoksatit që dodhet në fshatin Homonim me moshë 250-vjeçare por që është i dëmtuar nga njerëzit dhe me mundësi ripërtëritje.Pranë ndodhet gjithashtu një tjetër Monument Natyror siç janë Cirqet e Lunxhërisë. Ato janë forma negative të relievit akullnajor, të formuara nga veprimtaria gërryese e akullnajave. Ndodhen në lartësitë lindore të kreshtës së malit të Lunxhërisë, rreth 1600-1800 m mbi nivelin e detit. Sektori ku ndodhen këto cirqe është më shumë se 1 km i gjatë, ndërsa gjerësia më e madhe e cirqeve, është pak më shumë se 50-60 m. Është një nga fshatrat më të pasur në territorin e Bashkisë Gjirokastër, përsa i përket trashëgimisë kulturore dhe asaj historike.

Aty ndodhen monumente kulture të Kategorisë së Parë si:

1.      Kroi i lagjes së poshtme

2.      Banesa e Sevo Marës,

3.      Banesa e Koço Çuçit

4.      Kroi me bendin e çetës së mesme

Për shkak të vlerave, natyrës, traditave, etnografisë e kulinarisë, Dhoksati është tashmë një destinacion mjaft i rëndësishëm turistik.

Ai numëron rreth 700 banorë. Territori i kësaj zone, përveç traditave të zonës, si vreshtaria, frutikultura etj, të jep mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve ekonomike dhe shembull për këtë është impianti i pordhimit të ëmbëlsirave. Në këtë trevë, duke patur të njëjtën lartësi mbi nivelin e detit dhe një reliev përgjithësisht kodrinor, mbizotëron klima mesdhetare. Rrjedhimisht në pjesën poshtë të kodrave dhe në fusha rritet frutikultura dhe bimët e arave. Ndërsa në brezat lart fshatit shtrihen masive të kulltave më tej shkurret, e mbi to lart pyjet jo fort të dendura. Në malet e kësaj treve rritet çaji, trëndelina, sherebeli e bimë të tjera medicinale. Eksperienca e viteve të fundit ka teguar se fshati Dhoksat ka një drejtim të qartë, përsa i përket zhvillimit ekonomiko- social dhe ky është turizmi. Prej gati 5 vitesh, ky fshat është në hartën e destinacioneve turistike të mjaft agjensive.Shtëpitë karakteristike të fshatit Dhoksat, tashmë janë cilësuar si monument kulture. Ato janë ndëtuar rreth 250 vjet më parë, janë të stilit otoman, të ngjashme me stilin e ndëtimit të shtëpive të Gjirokastrës. Këto shtëpi të fideve të Cucajve, Kokolajve, Lefterajve etj, mbartin vlera të rralla arkitektonike, kulturore, historike dhe janë në vijim të pjesës muzeale të qytetit të Gjirokastrës.

Aktivitete tipike që zhvillohen 

Në 10-13 Gusht mbahet festivali “Lirika në divanin Lunxhiot”, i cili shoqërohet me vlerën e padiskutueshme të traditës, me kostumin Lunxhiot, një nga më të rrallët e më unikët e etnografisë shqiptare. Gjithashtu edhe me trashegimi kulturore të kategorisë së parë e të ndërtimeve të vjetra. Aktiviteti mbahet në Dhoksat i shoqëruar me prodhimet organike dhe festës kulturore të zonës së Lunxhërisë.

  • Shtator 2018, festivali Argjiro-fest.
  • Ditet e Trashegimise Europiane (Panairi i Artizanit).
  • 13 vjet polifonia shqiptare ne UNESKO.

Fotografi e zonës dhe pamjet që lidhen me ndonjë nga aktivitetet:

  • Aktivitet polifonik nga grupi i Dhoksatit
  • Fshati i Dhoksatit
  • Ujëvara e Selckës, në grykën që ndan malin e Lunxhërisë nga mali Bureto

Qëndër informacioni, agroturizmi, artizanale, etj.

Biznes privat “Dhoksati Guest House” Tel: 069 736 6270.

Një kuriozitet mbi fshatin

Eshtë vizituar nga poeti i madh anglez, Bajron.

Quhet fshati “I lavdëruar nga zoti”, “Ballkoni i Lunxhërisë” dhe vendlindja e patriotit dhe “Mësuesit të Popullit” Koto Hoxhi.

Ka shumë shtëpi monument kulture të kategorisë së parë.

Eshtë fshati më pak i migruar në Bashkinë e Gjirokastrës.

Facilitetet

Do të përcaktohen facilitete fiskale në fazën e dytë të projektit fitues të 100 fshatrave.

Pjesë e pesë paketave turistike shqiptaro-italiane nga organizata “CESVI”.

Një serë projektesh infrastrukturore, në zhvillim e sipër.

Koha që rekomandohet për tu vizituar

Mund të vizitohet përgjatë gjithë vitit, por koha ideale është ajo e sezonit të Pranverë-Verë dhe Vjeshtë, ku zona mbushet me shumëllojshmëri ngjyrash dhe prodhimesh natyrore.

Si arrihet në destinacion

Dhoksati ndodhet 138 km larg nga Kryeqyteti Tirana dhe 14 km nga qyteti i Gjirokastrës. Eshtë Njësia administrative e “Lunxhërisë”, qëndra e krahinës së Lunxhërisë. Arrihet me rrugë të shtruar automobilistike.

Kontaktet e nevojshme

Fshati Dhoksat i Njësisë administrative “Lunxhëri”, pjesë e Bashkisë Gjirokastër.

Telefon: +355 (123)-7890

Fax: (123) 456-7891

Email: [email protected]

Posted on

FSHATI ÇUKË

FSHATI ÇUKË

Fshati Çukë shtrihet në një zonë arkeologjike mbi rrënojat e vendbanimit të hershëm të Fshati Çukë, në pjesën jugore të Kalasë e fshatit të Lëkurësit dhe në veri të qytetit antik Lagunës të Butrintit.

Fshati Çukë është fshat i zhvilluar kryesisht gjatë gjysmës së dytë të shek. të XX-të dhe me një rritje më të shpejtë demografike veçanërisht, pas viteve 2000.

Popullsia aktualisht është rreth 3085 banorë. Është fshat multi- kulturor e regjional me popullsi të etnive, kulturave e besimeve të ndryshme fetare.

Struktura e popullsisë sipas besimeve fetare është 50 % me 50 %. Dallohet për një bashkëjetesë fetare ekselente.

Ka një diversitet e peisazh natyror mjaft interesant. Zona ligatinore, përmban rreth 120 lloj zogjsh e shpendë të ndryshëm.

Është një fshat multi-kulturor me rritje demografike, me 300 ditë me diell, pjesë e zonës së Ramsarit.

Si të arrish në Cuke

Largësia: 285 km larg Tiranës Koha: 4 orë e 48 minuta
Fshati ndodhet në kryqëzimin e rrugëve të rëndësishme lokale e nacionale. Shtrihet në kryqëzimin e rrugës Sarandë-Qafë Botë-Greqi dhe 1.5 km, në lindje të rrugës nacionale Sarandë-Butrint, 7 km në veri të Ksamilit dhe 12 km nga Butrinti i lashtë.

Ku mund të drekosh

•“Snac Bar” cel: 0695230139
• “Konner” cel: 0692783286
• “Mili Cene” (Fast-Food)

Si të argëtohesh

• vrojtimi i kafshëve, shpendëve dhe zogjve
• të gatuarit e ushqimeve tradicionale lokale dhe degustimi
• praktika tradicionale fermerësh (bujqësi, blegtori dhe agro-përpunim)
• mbledhje bimësh medicinale, kërpudhash ose frutash të egra
• të lëvizurit me kalë, mushkë ose gomar
• kajak, rafting, kalime në kanione

Ku mund të qëndrosh

•“Vila-Moço” cel: 0684041539
• “Kampik-Ekuad” cel: 0695230139
• “Riverside” cel: 0692783286

Evente

•Fshati gjatë vitit organizon dy festa fetare, në 21 Maj dhe në 15 Gusht.
  • Aktivitete që zhvillohen:

Zhvillimi i Çukës është i orientuar në dy linja kryesore, në atë agrar dhe të turizmit.  Popullsia merret kryesisht me bujqësi, blegtori si dhe me veprimtari të ndryshme prodhimi e shërbimesh publike. Ushtrojnë veprimtari rreth 25 subjektet private, kryesisht të shërbimit tregtar, të prodhimit dhe në turizëm. Potencialisht ekzistojnë kapacitete e resurse për një zhvillim specifik të fshatit si, shfrytëzimi i vlerave kurative të baltës së zezë në dalje e përreth hidrovorit të Çukës. Aktualisht mungon rikthimi  në traditën e kultivimit të kërmillit. Cilësia e tokës, karakteri rural i paprekur, hidrografia e pasur dhe burimet e shumta ujore, janë mundësi potenciale për zhvillimin agrar dhe peshkimin, në mbështetje direkt të zhvillimit të agro-turizmit. Zonë me florë të pasur në bimët mjekësore, por me mungesë të traditës në grumbullimin e përpunimin e tyre. Duke patur një distancë të afërt me lumin e Bistricës dhe Kalasës ka potencial për zhvillimin e sporteve të ndryshme të turizmit ujor e të aventurës si: lundrimi me kajak, varka me vela apo rafting. Fshati disponon hapësira e sipërfaqe toke të lirë, jo produktive, veçanërisht, rreth deltës së lumit të Bistricës, ku mund të ndërtohen e zhvillohen kampingje për parkimin e shtëpive lëvizëse të turistëve të huaj.

  • Gatim i zonës

Veçohet gatimi i peshkut, midhjes së freskët të liqenit, ngjalave dhe, për gatimin e lakrorit, birjanit me kungull, kokosho-pita, cigaridha me vezë dhe  për zogjtë e fushës të pjekur në saç apo, në furrë. Veçohet për prodhimin, në kushtet e shtëpisë të rakisë e verës së rrushit.

Posted on

FSHATI DHËRMI

FSHATI DHËRMI

Fshati Dhërmi shtrihet në fund të një plazhi më tepër së pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon me një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit.

Ka një popullësi rreth 1080 banorë, të cilët janë kryesisht autentike me disa emigrime të brendshme nga pjesa e labërisë.

Të dhënat historike bëjnë me dije se ky fshat i bregdetit shqiptar ka qenë vazhdimisht i banuar nga lashtësia.

Natyra është e pasur me asete të shumëllojshme, si prania e afërt e malit të Llogarasë, zbritjet në det, plazhi i gjerë zallor, parcelat me ullishte, agrume, fruta dhe bimësi të tjera.

Është një kombinim i veçantë det-mal.

FSHATI DHËRMI përbëhet nga tre lagje : Kondraqa apo Kallami, që është lagjja e parë për ata që vijnë nga Llogaraja, vijuar nga Gjileku dhe Dhërmiu – lagjja e tretë dhe më e madhja, që i ka dhënë edhe emrin fshatit.

Në total, tërë fshati ka rreth 600 shtëpi, ku rreth 300 janë në Dhërmi, 150 në Gjilekë dhe 150 në Kondraq.

Karakteristikë tjetër që vlen të përmendet është fakti se shkolla e parë është hapur në Dhërmi rreth vitit 1629, për të pasur një shkollë thuajse të përhershme në gjuhën greke në vitin 1870 dhe ka shërbyer si qendër arsimimi për tërë zonën përreth.

Dhërmiu karakterizohet sidomos nga numri i lartë i kulteve të besimit orthodhoks (mbi 30 objekte kulti).

Pas Dhërmiut vijon fshati i Iliasit, një fshat me pak resurse banorësh, për të vijuar më tej me fshatin historik të Vunoit, i cili është pozicionuar rreth 400 m mbi nivelin e detit, me pamje panoramike që shikon detin e Jonit dhe zbret në plazhin e Jalit.

Vunoi vlerësohet si vendbanim i vjetër, ndoshta që në shek. VIII-VI para Krishtit.

Në të ka shumë shembuj të mirë të arkitekturës tipike të zonës të shekullit XVIII, si tek banesat, ashtu edhe tek kishat.

Vunoi ka qenë dhe vendlindja e shumë shkollarëve të shquar.

Është i pozicionuar rreth 400 m mbi nivelin e detit, me një pamje panoramike, që shikon detin e Jonit dhe zbret në plazhin e Jalit.

Ekzistojnë numër i madh banesash karakteristike, arkitekturë, mënyrë e traditës së ndërtimtarisë etj.

Përveç këtyre theksojmë objektet e tipit kullë, kishat e veçanta, shkollën dhe pemën e qiparisit (monument natyror). Karakteristikë tjetër është dhe kënga polifonike.

Fshatrat e Dhërmiut dhe Vunoit  janë shpallur me anë të V.K.M-së nr.29 dhe 30 me date 20.01.2016, qendër historike dhe zonë e mbrojtur.

Këto dy fshatra janë të veçantë krahasuar me të tjerët në jug, sepse ato ndodhen përafërisht në mes të kodrës, dhe ndërpriten prej rrugës nacionale.

Si të arrish në Dhermi / Vuno

Dhermi – Largësia: 209 km larg Tiranës Koha: 4 orë
Vuno – Largësia: 216 km larg Tiranës Koha: 4 orë e 14 minuta

Çfarë të shohësh
• Manastiri i Shën Theodhorit (gjendet mbi një kodër mes Dhërmiut dhe Kanionit të Gjipesë)
• Manastiri i Shën Marisë (ndodhet në majën e fshatit Dhërmi)
• Manastiri i Panajisë (ndodhet në fshatin Dhërmi)
• Kisha e Shën Harallambit (ndodhet në fshatin Dhërmi)
• Kisha e Shën Spiridhonit (ndodhet në fshatin Dhërmi)

Ku mund të drekosh
• Luciano
• Royal Blue Restaurant
• Ionian Restaurant
• Piratët
• Villa Milton
• Havana Restaurant
• Splendor Restaurant

Si të argëtohesh
• të gatuarit e ushqimeve tradicionale lokale dhe degustimi;
• vrojtimi i kafshëve, shpendëve dhe zogjve;
• praktika tradicionale fermerësh (bujqësi, blegtori dhe agropërpunim);
• mbledhje bimësh medicinale, kërpudhash ose frutash të egra;
• të lëvizurit me kalë, mushkë ose gomar;
• ngjitje shkëmbi, ngjitje me litarë (ose zbritje);
• ecje, ngjitje, çiklizëm malor;
• kajak, rafting, kalime në kanione.

Ku mund të qëndrosh
• Hotel Elysium
• Hotel Splendor & Spa
• Grecia Hotel
• HH Boutique Hotel
• Villa Milton
• Hotel Ionian
• Royal Blue Hotel
• Taverna Peshkatari
• Empire Beach Bar Restaurant

Evente
• Mjalt’Fest (7-8 Korrik/Dhërmi)
• Ditët Baroke (17 Gusht/Vuno)

  • Aktivitete që zhvillohen:

Popullsia e Dhërmiut është marrë me blegtori, bujqësi, kultivimin dhe përpunimin e ullirit, perimeve, pemëve frutore, agrumeve, frutave të thata, fiqve të detit, bimëve medicinale, prodhimeve bujqësore të kultivuara në mënyrë individuale, etj.

Si pasojë e emigracionit, vetëm ulliri dhe ekstraktimi i vajit nga ai, vazhdon të ngelet kulturë fitimprurëse në Dhërmi.

Aktualisht njerëzit jetojnë nga veprimtaria e turizmit të llojeve të ndryshme si: natyror, agroturizëm, kulturor, të detit.

Kryesisht aktivitetet ekonomike janë në fushën e turizmit të vogël dhe veror. Bletaria është e përhapur, gjithashtu edhe prodhimet blegtorale të bagëtisë së imët. Dhërmiasit kanë qënë veçanërisht të famshëm për ushtrimin e zanatit të shoferit dhe të xhenerikut.

Janë mjeshtra dhe zanatçi të ndërtimit, shtëpi me gurë masivë, të bardhë e çati të kuqe. Gratë e Vunoit janë të njohura për veshjet tejet interesante, çorapet, këpucët etj.

Të dy fshatrat kanë karakteristikë këngën polifonike, traditën, mikpritja dhe qytetarinë.

  • Infrastruktura turistike në dispozicion:

Fshatrat lidhen në qendrat e tyre me rrugën nacionale Vlorë-Sarandë SH.8, dhe më tej për zbritjet në det ekzistojnë rrugë dytësore urbane dhe rurale.

Rrugët sekondare nacionale që lidhin qendrat e fshatrave me plazhet dhe rrugën nacionale, në një segment të shkurtër të tyre janë të rregulluara dhe me sinjalistikën përkatëse.

Pjesa me e madhe ka mungesë standarti të rrugëve ekzistuese dhe një pjesë e mirë e rrugëve janë të pashtruara duke shfrytëzuar akoma rrugët e vjetra në periudhën para viteve 90’.

Mungon sinjalistika e përshtatshme përsa i përket orientimit dhe tabelave informuese.

Pika të caktuara ose “belvedere”, që në mënyrë tradicionale njihen nga popullsia vendase dhe disa vizitorë, nuk janë konform standarteve dhe të vështira në arritshmëri dhe përdorim.

Mungojnë pasazhet e këmbësorëve për në zonat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, të cilat janë të shumta.

  • Operatorët e turizmit dhe ofruesit e shërbimeve

    (ofrues të shërbimeve, paisjeve dhe udhërrëfyes turistikë të natyrës, për aktivitetet e ecjes, ngjitjes, kajakëve, lundrimit, çiklizmit malor, etj). 

  • Adventure point
  • Jal Sipa Tours
  • Himarë Lundrimi në Dhërmi (6)
  • Lundrimi në Jal (1)
  • Një kuriozitet rreth fshatit Dhërmi:

  • FSHATI DHËRMI është fshati me më shumë kisha në botë, me mbi 30 objekte kulti.

Prej shumë e shumë kohësh, në kambanoren e fshatit është një qiparis i vogël, që as hedh shtat, por as thahet. Të moçmit thonë se është simbol i vazhdimësisë së jetës.

Tregime epike lidhen me përroin e Mardhës, në krye të kanionit të mrekullueshëm të Gjipesë, ku u hodhën drejt vdekjes një tufë vajzash për të mos rënë në duar të pushtuesve ; thuhet po ashtu se Jeronim De Rada, me rrënjë të hershme nga Himara, i ka vendosur ngjarjet e poemës së tij “Këngët e Milosaos”, në Skutara të Vunoit. 

Posted on

Fshati Drashovicë

Fshati Drashovicë

Fshati Drashovicë është fshat kodrinor dhe ka një popullsi rreth 2000 banorë.

Fshati Drashovicë shtrihet në jug të qytetit të Selenicës, rreth 20 km nga qendra e Bashkisë dhe rreth 15 km nga qyteti i Vlorës, buzë lumit Shushicë.

Në lindje ndodhet memoriali i luftës së 1920 dhe 1943, në perëndim në lartësinë 200 m mbi nivelin e detit, ndodhen rrënojat e fshatit të vjetër.

Në majë të fshatit të vjetër ndodhen rrënojat e Manastirit të Kllogjerit.

Në këtë fshat gjenden edhe monumente natyrore, të cilat mbrohen nga shteti, gjithashtu në majë të tij gjendet xhamia e fshatit të vjetër të Drashovicës, në gjendje gjysëm të rrënuar.

Drashovica ka një sipërfaqe rreth 10 km2  dhe rreth 500 ha tokë bujqësore, e cila është e gjitha nën ujë.

Shoqata Labëria ndodhet me bazë në fshatin Drashovicë dhe është një vlerë sociale për të gjithë krahinën e Lumit të Vlorës.

Pozicioni gjeogafik , afërsia me rrugën nacionale, vlerat kulturore dhe historike e bëjnë këtë fshat një atraksion përturizmin familjar dhe atë kulturor.

Si të arrish në Drashovice

Largësia: 167 km larg Tiranës Koha: 3 orë

Çfarë të shohësh

• Lumi Shushicë (ndodhet në fshatin Drashovicë)
• Ura e Drashovicës (ndodhet në fshatin Drashovicë)
• Gurorja e Drashovicës (ndodhet në fshatin Drashovicë)
• Manastiri i Kllogjerit (ndodhet në fshatin Drashovicë)
• Xhamia e fshatit të vjetër (ndodhet në fshatin Drashovicë)
• Rrepet e Drashovicës (ndodhet në fshatin Drashovicë)

Si të argëtohesh

• Të gatuarit e ushqimeve tradicionale dhe lokale
• Praktika tradicionale fermerësh
• Mbledhje bimësh medicinale
• Të lëvizurit me kalë, mushkë ose gomarë
  • Aktivitete që zhvillohen:

Kultivohen gjerësisht vreshtaria, pemëtaria, si dhe të gjitha kulturat bujqësore. Kultivimi i ullirit është një traditë e vjetër, e trashëguar në breza, ku dhe investimet e fermerëve në këtë kulturë janë të konsiderueshme. Gjithashtu fshati ka një numër të lartë krerësh bagëtish të imëta dhe gjedhëve. Shquhet dhe për prodhime të pijeve alkoolike si: vera dhe rakia. Janë rreth 50.000 kultivues ulliri, që përbëjnë një aset të rëndësishëm ekonomik të këtij fshati, në funksion të këtij produki në këtë fshat ndodhet një linjë e prodhimit të vajit të ullirit me standarte të kohës. Një pasuri e madhe e këtij fshati është edhe polifonia labe.

  • Infrastruktura turistike në dispozicion:

Në përgjithësi infrastruktura turistike është e dobët, duke e bërë mjaft të vështire vizitën dhe orientimin e një turisti në këtë fshat.

Posted on

FSHATI KANINË

FSHATI KANINË

Fshati Kaninë Lidhet me qytetin e Vlorës nëpërmjet një rruge lokale.

Fshati Kaninë është një fshat me një sipërfaqe prej rreth 43.6 km2 dhe shtrihet 6 km në juglindje të Qytetit të Vlorës në Malin e Shushicës, në një lartësi prej 350-400 m, me një pamje të veçantë mbi gjirin e Vlorës.

Ka reliev malor që shquhet për peizazhet natyrore me vlera të larta, si dhe një natyrë të padëmtuar. Ka një popullsi rreth 1400 banorë.

Fshati është një pikë periferike dhe përtej tij nuk ka qendra të tjera të banuara.

Paraqet hapësira relativisht të bollshme zhvillimi dhe është prekur fare pak nga zhvillimet urbanistike të njëzet viteve të fundit.

Si të arrish në Kanine

Largësia: 158 km larg Tiranës Koha: 3 orë

Çfarë të shohësh

• Kalaja e Kaninës (ndodhet në fshatin Kaninë)

Ku mund të drekosh

• “Shpella e fikut” (Bar-Restorant)

Ku mund të qëndrosh

• “Vila Amantia” (Hotel)
• “Kanina Lemon” (Hotel)

Evente

• Kanina feston (22 Prill/Kalaja e Kaninës)
• Festa e gjeneratave (15 Gusht/Kalaja e Kaninës)
  • Aktivitete që zhvillohen:

Ky fshat ka një potencial të lartë agro-turistik lidhur kjo me markën e vajit të ullirit “kalinjot”, me produktet lokale të mishit, bulmetet dhe pemëtarinë etj.

Pozicioni në lidhje me malin e Shushicës dhe lidhjet e drejtpërdrejta me qytetin e Vlorës, e bëjnë një pikë ideale për sportet e alpinizmit dhe marshimit në natyrë “tracking”. Aktualisht Kanina është pikënisja për sportin e parashutizmit.

Vlerat natyrore thuajse të paprekura për aktivitet rekreative mbi observimin e natyrës, monumentet dhe arkitektura karakteristike e fshatit dhe e kalasë e bëjnë një vend të përshtatshëm për zhvillimin e aktivitete kulturore si: festivalet kulturore dhe tradicionale, por edhe përsa i përket vizitave të organizuara në monumentet e kulturës, historike, fetare etj. 

  • Infrastruktura turistike:

Fshati gjendet rreth 6 km nga qyteti i Vlorës. Aktualisht lidhet me një rrugë lokale, por në vijim pas përfundimit të projektit të bypassit të qytetit të Vlorës, do jetë me pak se 500 m nga  aksi nacional.

Kalaja ka pasur disa ndërhyrje riparimesh dhe është e vizitueshme nga publiku. Disa godina historike të fshatit kanë pësuar ndërhyrje restaurimi.

Posted on

FSHATI KUÇ

FSHATI KUÇ

Fshati Kuç është vendbanimi tipik i Labërisë, me popullsi 3000 banorë. Ndodhet 620 m mbi nivelin e detit dhe 62 km larg Shushicës. Shtrihet në Kurveleshin e poshtëm, atje ku ka zanafillën e vet lumi i Shushicës i njohur dhe me emrin Lumi i Vlorës. Natyra është e pasur, është kryesisht kodrinoro – malore, mbizotëron gjelbërimi i mesëm dhe i lartë. Qëndron në mënyrë domethënëse në fillim të luginës së Borshit, e cila zgjatet në pjesën jugore përgjatë detit. Që prej periudhës së mesjetës së vonë mori dimensionet e një qendre të rëndësishme urbane për tërë krahinën, madje në njëfarë mënyre është vlerësuar si zemra e labërisë.

Banoret e zonës kanë kontribuar gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, Luftës së dytë botërore me 105 heronj dhe 5 martirë. Fshati është djegur 4 herë gjatë kësaj lufte.

Si të arrish në Kuç

Largësia: 218 km larg Tiranës Koha: 5 orë

Çfarë të shohësh

• Buronjat (ndodhet në hyrje të fshatit Kuç)
• Lugina e Shurit (ndodhet në fshatin Kuç)
• Qendra e fshatit (ndodhet në fshatin Kuç)
• Përmendoren e Hito Gjolekës (ndodhet në qendër të fshatit)
• Përmendoren e Andon Zako Çajupit (ndodhet në qendër të fshatit)

Ku mund të drekosh

• Zaim Sinovarfaj cel: 0682404896
• Zamira Balilaj cel: 0682912362
• Sabrete Kacaboni cel: 0688768262
• Jorgo Boçi cel: 0692623376

Si të argëtohesh

• Të gatuarit e ushqimeve tradicionale lokale dhe degustimi
• Vrojtimi i kafshëve, shpendëve dhe zogjve
• Praktika tradicionale fermerësh (bujqësi, blegtori dhe agropërpunim)
• Mbledhje bimësh medicinale, kërpudhash ose frutash të egra
• Të lëvizurit me kalë, mushkë ose gomar
• Ngjitje shkëmbi, ngjitje me litarë (ose zbritje)
• Ecje, ngjitje, çiklizëm malor.

Evente

• Festa e Kuçit (E shtuna e tretë e muajit Gusht/Kuç)

  • Aktivitete që zhvillohen:

Njerëzit jetojnë me anë të mbarështrimit të bletëve, prodhimit të mjaltit, bujqësisë, aktiviteteve turistike (bujtina) dhe disa të tjera si: prodhim vaj ulliri, bulmeti, bimë medicinale etj. Janë të kultivuara në mënyrë individuale pemët frutore, sidomos arrat, frutat e thata, bimët medicinale dhe prodhimet bujqësore biologjike. Në dy shekujt e fundit një vend të dukshëm mori tregtia, mullinjtë për drith, përpunimi i leshit, tejzgjahu, etj. Kuçi është një fshat ku peshë të madhe zë krenaria për vendlindjen, besimi në liri. Bashkë me karakteristikat e tjera që performojnë dhe mishërojnë kuçjotin apo labin në përgjithësi është dhe kënga polifonike, vallja dhe mënyra e interpretimit të saj. Kryesisht aktivitetet ekonomike janë në fushën e blegtorisë së imët, gjithsesi nuk janë në përdorim të plotë.

Konsumi aktualisht është i brendshëm, në territor të afërt gjeografikisht. Tek Buronjat gjen pellgje ujore rrethore me rezervuare uji të mbushur me peshq, të cilat përdoren në akuakulturë.

  • Sinjalistika turistike:

Fshati lidhet me rrugë të vështirë me qytetin e Himarës, e cila zgjat mesatarisht rreth 120 minuta. Ndërkohë është në realizim e sipër rruga e ashtuquajtur e lumit të Vlorës, e cila do të lidhë të gjithë fshatrat, duke përfshirë dhe Kuçin me dalje në Qeparo. Sinjalistika mungon në masë të madhe.

  • Një kuriozitet rreth fshatit Kuç:

  • Fshati është i përfshirë në atë që quhej Kanuni i Labërisë, një dokument me vlera juridiko-historike për popullsinë e këtyre anëve dhe historinë e të drejtës së popullit shqiptar në tërësi.
  • Kuçi ka pasur xhami në Porto Palermo, e cila ekziston edhe sot që thirret xhamia e Kuçit, e cila u ndërtua nga Ali Pashë Tepelena.
Posted on

FSHATI LUKOVË

Fshati Lukovë

Fshati Lukovë ka një popullsi me rreth 3000 banorë.

Fshati Lukovë ndodhet në jug perëndim të Shqipërisë, shtrihet në dy kodra të veshura me plantacione ullinjsh dhe portokallesh, në një lartësi prej 150 m nga bregu i detit dhe në bregdetin e saj të gjerë strehon një numër të madh plazhesh.

Nuk është fizikisht i lidhur me plazhin, por nuk ndodhet larg prej tij. Lukova është një nga fshatrat e bregdetit të Himarës e cila ka ruajtur karakteristika pothuajse të njëjta urbane, si dhe fshatrat e tjerë të krahinës.

Rrugët e ngushta, të tipit dhe karakterit mesjetar të shtruara me kalldrëm guri, në të dyja anët e së cilës ngrihen avllitë e shtëpive. Gjatë periudhës socialiste fshati u tarracua dhe ky peisazh bie në sy edhe sot.

Etimologjia e emrit Fshati Lukovë, emërtimi që mban ky fshat i bregdetit të Jonit dhe i krahinës së bregut, nuk përjashtohet të vijë nga sllavishtja “luk”-vend i gjelbër ose pyll i dendur.

Nga studimet e kryera për origjinën dhe kohën e themelimit të Lukovës, arrihet në përfundim se vendbanimi i sotëm i takon periudhës së mesjetës, ndoshta në shekujt e fundëm të Bizantit XXI.

Por mendohet se ky terren duket se ka qenë vendbanim i hershëm qysh në antikitet.

Veshja tradicionale e burrave deri në fillimin e shekullit të XX-të, ka qenë fustanella.

Ndërsa veshja tradicionale e grave të Lukovës është e njëjtë me atë të të gjithë fshatrave të bregut.

Lidhur me këngën sikundër ajo e fshatrave të tjerë të kësaj krahine është polifonia.

Me interes të veçantë janë ritet e dasmave dhe të vdekjeve.

Si të arrish në Lukove

Largësia: 299 km larg Tiranës Koha: 5 orë

Çfarë të shohësh

• Kisha e Shën Nifonit (ndodhet në fshatin Lukovë)
• Kisha e Shën e Premtes (ndodhet në fshatin Lukovë)
• Kisha dhe manastiri i Krrorëzit (ndodhet në fshatin Lukovë)
• Plazhi me shpella i Lukovës (ndodhet në vijën bregdetare të Lukovës)
• Plazhi i Bunecit (ndodhet në vijën bregdetare të Lukovës)

Ku mund të drekosh

• Dorian Likaj (bar-restorant) cel: 0693589128
• Brunilda Generali (restorant) cel: 0695744404
• Uliks Generali (bar-restorant) cel: 0693754239
• Nikollaq Gerbi (restorant, bar-kafe) cel: 0695663129
• Jolia Gjinarari (restorant) cel: 0695859202
• Afwrdita Lala (gjellëtore) cel: 0694490893

Si të argëtohesh

• Të gatuarit e ushqimeve tradicionale lokale dhe degustimi
• Vrojtimi i kafshëve, shpendëve dhe zogjve
• Praktika tradicionale fermerësh (bujqësi, blegtori dhe agropërpunim)
• Mbledhje bimësh medicinale, kërpudhash ose frutash të egra
• Të lëvizurit me kalë, mushkë ose gomar
• Ngjitje shkëmbi, ngjitje me litarë (ose zbritje)
• Ecje, ngjitje, çiklizëm malor.

Ku mund të qëndrosh

• Thomas Chaidi (hotel, bar-restorant) cel: 0698751108
• Odhisea Papa (dhoma me qera) cel: 0692591009

Evente

• Festa e ullirit (20-30 Shtator, Lukovë)
  • Aktivitete që zhvillohen:

Banorët historikisht janë marrë me blegtori dhe më pak me bujqësi dhe detari. Në mesjetë shumë prej banorëve kanë emigruar dhe kanë punuar si punëtorë krahu.

Gjatë periudhës socialiste kur bujqësia ishte ndër sektorët kryesorë ekonomik, përpjekje të medha u kryen për të tarracuar terrenin kodrinoro-malor të pjerrët të Lukovës, duke filluar prej 1966 dhe në vazhdim. Në 1972 Lukova u bë qendra e Ndërmarrjes Bujqësore në Bregdet. Në 1991, censusi llogariti popullsinë në 2076 banorë, meqënëse pjesa me e madhe e banorëve ishin njerëz të rinj, që punonin në sektorin bujqësor.

  • Infrastruktua turistike:

Lidhja e qendrës së  fshatit realizohet nëpërmjet një rruge dytësore nga rruga nacionale SH8. Ndërsa je duke ec në rrugën nacionale Himarë-Sarandë që kalon përmes Lukovës , gjen shenja treguese të plazhit.

Lukova ndodhet gjeografikisht mes qyteteve të Sarandës dhe Himarës, jo më shumë se 30 minuta me makinë prej secilës prej tyre. Ofron kushte mjaft të favorshme në lidhje me afërsinë me qendrat urbane, zonat e thella malore dhe detin. Sinjalistika treguese ekziston me segmente, kryesisht në pjesën e qendrës së fshatit, e cila është e rehabilituar së fundmi. Lagjja karakteristike “Ndrelat”, ka një sinjalistikë të dobët sepse është një lagje me shumë potencial studimor nga ana arkitektonike, urbane dhe lidhja me zonën e plazhit.

  • Gatim i zonës:

Ndër gatimet më tipike janë: kukureci, paçja me vezë, byrekët, mishi i qengjit i pjekur etj. Njëkohësisht përveç gatimeve me bazë mishi, shumë të njohura janë gatimet me bazë peshku, ku përmendim peshkun e zgarës, qefulli dhe levrekun.

Posted on

FSHATI ANTIGONE

FSHATI ANTIGONE

Fshati Antigone e Njesisë administrative “Antigone”, ka qenë një qytet i lashtë i ndërtuar në shekullin e III p.e.s.

Ishte një qytet jetëshkurtër që jetoi rreth 150 vjet.

Themelimi i qytetit lidhet me një nga emrat më të famshëm të antikitetit, mbretin Pirro të Epirit.

Sipas historianit grek të lashtësisë Plutarkut, “Antigonea qe qyteti që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja”.

Kur ishte 17 vjeç pasi mbreti Pirro u rrëzua nga froni pas një kryengritjeje kundër tij, ai shkoi në shërbim të mbretit Demetër të Maqedonisë, e më vonë në oborrin e mbretit Ptoleme të Egjiptit.

Ai tërhoqi vëmendjen e mbretëreshës së Egjiptit Berenices, që e përzgjodhi midis princërve të tjerë për t’u martuar me Antigonenë, njërën prej vajzave të çiftit mbretëror.

Duke pasur mbështetjen e gruas së tij Antigonesë, Pirro mblodhi të holla, ushtri dhe u kthye në Epir duke rrimarë fronin mbretëror.

Mirënjohja ndaj vjehrrës Berenice dhe gruas së tij Antigone e nxitën Pirron të themelojë dy qytete me emrin e tyre: Berenika dhe Antigonea. I pari gjendej në Thesproti, ndërsa Antigonea në Antitani.

Antigonea u themelua në vitin 295 p.e.s. Qyteti u kthye në një qendër të rëndësishme, për shkak të kontrollit të luginës së Drinosit e cila quhej ngushticat e Antigonesë.

Fitorja e Republikës Romake në luftën me ushtritë maqedonase të mbretit Filipi V, pati pasoja fatale për Antigonenë.

Pas fitores përfundimtare në vitin 167 p.e.s. Roma i dënoi ashpër epirotët që kishin luftuar kundër saj si aleatë të Maqedonisë. Konsulli romak Pal Emili, duke zbatuar një urdhër të Senatit, kreu më 168 p.e.s. plaçkitjen dhe shkatërrimin e 70 qyteteve të Epirit dhe të Ilirisë, përfshi Antigonenë.

Qyteti u shkatërrua plotësisht nga ushtria romake dhe nuk u rindërtua më kurrë. Pas kësaj qyteti u braktis për disa shekuj dhe vetëm në shekullin VI mbas Krishtit brenda tij u ndërtua një kishë paleokristiane.

Qyteti antik i Antigonesë shtrihet mbi kodrën Jerme, pranë fshatit Asim Zeneli të Gjirokastrës me sipërfaqe prej 92 ha.

Ndërtimi i qytetit ka qenë realizuar sipas një plani urbanistik, i cili e ndan sipërfaqen prej 45 hektarësh në disa zona: në zonën qendrore të banuar, në Agoranë në veri të pllajës, në Akropolin dhe Basileian, të cilat janë të veçuara me mure në pjesën më të lartë të kodrës, dhe në Euhorion, ose zonën e rezervuar për strehimin e popullsisë fshatare në rast luftërash, në anën perëndimore të qytetit.

Një rrugë qëndrore me gjatësi 900 metra dhe gjerësi 4.8 metra, me drejtim Lindje-Perëndim, që lidhte dy portat kryesore, dhe një rrugë me drejtim Veri-Jug me gjerësi 6.8 metra ndërpriteshin në qendër të qytetit duke përbërë boshtet e zhvillimit, nga nisnin dhe rrugët e tjera dytësore duke krijuar blloqe banesash në formë kuadratesh.

Muret rrethuese me gjatësi 4 kilometra janë të ndërtuara me blloqe gurësh të latuar në forma katërkëndëshe ose shumëkëndëshe. Hyrjet kryesore dhe pikat e mundshme të sulmit mbroheshin nga kulla katërkëndëshe.

Në Agoranë e qytetit, gërmimet kanë nxjerrë në dritë një portik me kolonadë dorike. Pranë tij u gjetën edhe pjesë të një skulpture bronzi të një kalorësi, që mund edhe t’i ketë qenë kushtuar Pirros së Epirit.

Në Antigone janë zbuluar disa banesa të llojeve të ndryshme, që u përkisnin shtresave tregtare-zejtare të qytetit. Brenda tyre ndodheshin punishte metalesh dhe të përpunimit të lëkurëve. Gjetjet e pasura arkeologjike dëshmojnë për shkallën e lartë të kulturës dhe për mirëqenien e qytetit. Mbi bazën e teserave prej bronzi me mbishkrime Antigoneion, që shërbenin për hyrje në teatër ose në vendet e festave publike, u bë i mundur identifikimi i Antigonesë.

Kisha paleokristiane e Antigonesë është një kishë me forem trekëndëshi, e shekullit V-VI. Dallohet nga mozaiku i zbuluar në të, i cili përfytyron një figurë me trup njeriu dhe me kokë qeni. Kjo figurë është e identifikuar me Shën Kristoforin dhe përbën shembullin më të vjetër të kësaj paraqitje ikonografike.

Gërmimet e para në qytet janë ndërmarrë në prag të Luftës së Parë Botërore. Shënimet më të hollësishme i atribuohen profesorit Hammond, që i ka bredhur të gjitha vendet e Epirit. Arkeologut Dhimosten Budina, në vitin 1966 filloi të gërmonte dhe nxori në dritë një material arkeologjik të pasur, që i dha pamje këtij vendbanimi. Por vlera më e madhe në këtë vend ishin elementët urbanistikë dhe arkitektonikë. Për të parën herë në qytetet tona, këto elementë janë zbuluar në një masë të tillë që të japin mundësi të formosh qoftë dhe në vija të trasha, një ide mbi planin urbanistik të qytetit dhe veçoritë arkitektonike dhe konstruktive të banesave qytetare.

Objekte e gjetura në rrënojat e qytetit dëshmojnë për pasurinë e qytetit dhe historinë e tij të hershme.

Në grupin e gjetjeve ka qenë një inventar i pasur zejtaro-bujqësor, që përbëhet nga kosore, kosa, drapërinj, dalta, sqeparë, çekiçë, kompase, vegla për regjjen e lëkurës, nga enë të ndryshme prej bronzi, që janë identifikuar dhe që ishin të zbukuruara me figura mitologjike si ajo e Poseidonit, e Sfinksit dhe nga disa prodhime artistike. Këtu është gjetur dhe një statujë e vogël bronzi e bukur e Poseidonit, e cila gjendet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Këto dhe objekte të tjera tregojnë për lidhjet me detin dhe me Amantian, si dhe me qytetet e Gjirit të Vlorës.

Nga gërmimet në Antigone janë gjetur disa kishëza të periudhës së shekullit të VI p.e.s. Një pjesë e tyre janë gjetje vendi gjë që e tregojnë jo vetëm ngjyrat e zbuluara në sasi të konsiderueshm, por edhe vetë punishtet. Veglat tregojnë se ishin të zhvilluara dhe degë të tjera të zejtarisë si punimi i lëkurës, gdhendja e gurit, punimi i drurit etj. Janë zbuluar dhe gati 500 monedha, pjesa më e madhe e të cilave janë nga Koinoinot e Epirotëve, kurse të tjerat i përkisnin Ambrakisë, Korkyrës, Maqedonisë, Dyrrahut, Apolonisë, Korinthit.

Parku arkeologjik i Antigonës ndodhet në rajonin e Lunxhërisë, në lindje të Gjirokastrës. Në fund të shekullit të 3-të dhe fillimit të shekullit të 2 para Krishtit, ajo u rrit në një qendër të rëndësishme ekonomike, kulturore, politike dhe mori formën e një shteti (polisi). Ka shumë atraksione për t’u vizituar si: mozaiku, shtylla, shëtitore, shkallë antike, muret përreth etj. Në fshatin Labove e Kryqit, që ndodhet pranë qytetit të vogël të Libohovës, ju mund të vizitoni një nga kishat më të vjetra dhe më të bukura bizantine në Shqipëri, kushtuar Shën Mërisë. Është ndërtuar në një stil të ngjashëm me atë të Hagia Sophia në Stamboll. Mendohej se kisha kishte një relike, e cila tani mungon. Ishte pjesë e kryqit ku Krishti u kryqëzua.

Në vitin 1966, nisën gërmimet e para të arkelogëve tanë, derisa në vitet e tranzicionit gjithçka u la në mëshirë të fatit. Brenda parkut janë zbuluar tri kisha të periudhes Paleokristiane dhe një kapelë martirium dhe gjendet një mozaik mjaft i rëndësishëm, që i perket antikitetit të vonë, ku paraqitet Shën Kristofori me palmën e martirit në dorë, një nga ikonografitë më të hershme në klasifikimet globale.

Sot zona është e shquar edhe në prodhimet bujqësore dhe blegtorale

Aktivitete tipike që zhvillohen 

Në Prill-Korrik, “Rikthimi i traditës së punimit në avlemend” në Antigone.

Në muajin Maj celet sezoni turistik “Stolite tona”.

Parku arkeologjik, është pjesë e trashëgimisë kulturore të kategorisë së parë. Aty gjendet edhe teatri antik ku në muajt e verës luhen pjesë të ndryshme teatrore.

Në 10-13 Gusht, mbahet aktiviteti i prodhimeve organike dhe festës kulturore të zonës së Lunxhërisë, “Divani Lunxhiot”.

  • Shtator 2018, festivali Argjiro-fest.
  • Ditet e Trashegimise Europiane (Panairi i Artizanit).
  • 13 vjet polifonia shqiptare ne UNESKO.

Qëndër informacioni, agroturizmi, artizanale, etj.

Në qëndër të fshatit Asim Zeneli, ndodhen zyrat e Parkut kombëtar të Antigonesë me adresë  [email protected]  dhe telefonon në numrin +355 842 67077. Qyteti antik i Antigonesë me vendim të Këshillit të Ministrave, nga viti 2006 ka marrë statusin “Park Arkeologjik” dhe menaxhohet si i tillë nga Zyra për Administrim dhe Koordimin.

Ka qëndrën e vetë të artizanatit.

Një kuriozitet mbi fshatin

Themelohet nga mbreti Pirro i Epirit dhe shkatërohet nga Konsulli romak Pal Emili. Sipas historianit grek të lashtësisë Plutarkut, “Antigonea qe qyteti që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja”.

Brenda parkut janë zbuluar tri kisha të periudhes Paleokristiane dhe një kapelë martirium, ku gjendet një mozaik mjaft i rëndësishëm, që i perket antikitetit të vonë, ku paraqitet Shën Kristofori me palmën e martirit në dorë, një nga ikonografitë më të hershme në klasifikimet globale.

Facilitetet

Do të përcaktohen facilitete fiskale në fazën e dytë të projektit fitues të 100 fshatrave.

Pjesë e pesë paketave turistike shqiptaro-italiane, nga organizata “CESVI”.

Një serë projektesh infrastrukturore, në zhvillim e sipër.

Projekte në kuadër të programeve Interreg IPA të Bashkimit Europian dhe Shqipëria përfaqësohet me qarkun e Gjirokastrës.

Koha që rekomandohet për tu vizituar

Mund të vizitohet përgjatë gjithë vitit, por koha ideale është ajo e sezonit të Pranverë-Verë dhe Vjeshtë, ku zona mbushet me shumëllojshmëri ngjyrash dhe prodhimesh natyrore.

Si arrihet në destinacion

Antigonea është 150 km larg nga Kryeqyteti Tirana. Eshtë pjesë e krahinës së Lunxhërisë dhe 14 km larg nga qyteti i Gjirokastrës. Arrihet me rrugë automobilistike të asfaltuar.

Kontaktet e nevojshme

Fshati Antigone, i Njësisë administrative “Antigone”, pjesë e Bashkisë Gjirokastër.

Telefon: +355 (123)-7890

Fax: (123) 456-7891

Email: [email protected]