FSHATI KUÇ

FSHATI KUÇ

Fshati Kuç është vendbanimi tipik i Labërisë, me popullsi 3000 banorë. Ndodhet 620 m mbi nivelin e detit dhe 62 km larg Shushicës. Shtrihet në Kurveleshin e poshtëm, atje ku ka zanafillën e vet lumi i Shushicës i njohur dhe me emrin Lumi i Vlorës. Natyra është e pasur, është kryesisht kodrinoro – malore, mbizotëron gjelbërimi i mesëm dhe i lartë. Qëndron në mënyrë domethënëse në fillim të luginës së Borshit, e cila zgjatet në pjesën jugore përgjatë detit. Që prej periudhës së mesjetës së vonë mori dimensionet e një qendre të rëndësishme urbane për tërë krahinën, madje në njëfarë mënyre është vlerësuar si zemra e labërisë.

Banoret e zonës kanë kontribuar gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, Luftës së dytë botërore me 105 heronj dhe 5 martirë. Fshati është djegur 4 herë gjatë kësaj lufte.

Si të arrish në Kuç

Largësia: 218 km larg Tiranës Koha: 5 orë

Çfarë të shohësh

• Buronjat (ndodhet në hyrje të fshatit Kuç)
• Lugina e Shurit (ndodhet në fshatin Kuç)
• Qendra e fshatit (ndodhet në fshatin Kuç)
• Përmendoren e Hito Gjolekës (ndodhet në qendër të fshatit)
• Përmendoren e Andon Zako Çajupit (ndodhet në qendër të fshatit)

Ku mund të drekosh

• Zaim Sinovarfaj cel: 0682404896
• Zamira Balilaj cel: 0682912362
• Sabrete Kacaboni cel: 0688768262
• Jorgo Boçi cel: 0692623376

Si të argëtohesh

• Të gatuarit e ushqimeve tradicionale lokale dhe degustimi
• Vrojtimi i kafshëve, shpendëve dhe zogjve
• Praktika tradicionale fermerësh (bujqësi, blegtori dhe agropërpunim)
• Mbledhje bimësh medicinale, kërpudhash ose frutash të egra
• Të lëvizurit me kalë, mushkë ose gomar
• Ngjitje shkëmbi, ngjitje me litarë (ose zbritje)
• Ecje, ngjitje, çiklizëm malor.

Evente

• Festa e Kuçit (E shtuna e tretë e muajit Gusht/Kuç)

  • Aktivitete që zhvillohen:

Njerëzit jetojnë me anë të mbarështrimit të bletëve, prodhimit të mjaltit, bujqësisë, aktiviteteve turistike (bujtina) dhe disa të tjera si: prodhim vaj ulliri, bulmeti, bimë medicinale etj. Janë të kultivuara në mënyrë individuale pemët frutore, sidomos arrat, frutat e thata, bimët medicinale dhe prodhimet bujqësore biologjike. Në dy shekujt e fundit një vend të dukshëm mori tregtia, mullinjtë për drith, përpunimi i leshit, tejzgjahu, etj. Kuçi është një fshat ku peshë të madhe zë krenaria për vendlindjen, besimi në liri. Bashkë me karakteristikat e tjera që performojnë dhe mishërojnë kuçjotin apo labin në përgjithësi është dhe kënga polifonike, vallja dhe mënyra e interpretimit të saj. Kryesisht aktivitetet ekonomike janë në fushën e blegtorisë së imët, gjithsesi nuk janë në përdorim të plotë.

Konsumi aktualisht është i brendshëm, në territor të afërt gjeografikisht. Tek Buronjat gjen pellgje ujore rrethore me rezervuare uji të mbushur me peshq, të cilat përdoren në akuakulturë.

  • Sinjalistika turistike:

Fshati lidhet me rrugë të vështirë me qytetin e Himarës, e cila zgjat mesatarisht rreth 120 minuta. Ndërkohë është në realizim e sipër rruga e ashtuquajtur e lumit të Vlorës, e cila do të lidhë të gjithë fshatrat, duke përfshirë dhe Kuçin me dalje në Qeparo. Sinjalistika mungon në masë të madhe.

  • Një kuriozitet rreth fshatit Kuç:

  • Fshati është i përfshirë në atë që quhej Kanuni i Labërisë, një dokument me vlera juridiko-historike për popullsinë e këtyre anëve dhe historinë e të drejtës së popullit shqiptar në tërësi.
  • Kuçi ka pasur xhami në Porto Palermo, e cila ekziston edhe sot që thirret xhamia e Kuçit, e cila u ndërtua nga Ali Pashë Tepelena.
Previous articleFSHATI LUKOVË
Next articleFSHATI KANINË

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,434FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles