FSHATI LUKOVË

Fshati Lukovë

Fshati Lukovë ka një popullsi me rreth 3000 banorë.

Fshati Lukovë ndodhet në jug perëndim të Shqipërisë, shtrihet në dy kodra të veshura me plantacione ullinjsh dhe portokallesh, në një lartësi prej 150 m nga bregu i detit dhe në bregdetin e saj të gjerë strehon një numër të madh plazhesh.

Nuk është fizikisht i lidhur me plazhin, por nuk ndodhet larg prej tij. Lukova është një nga fshatrat e bregdetit të Himarës e cila ka ruajtur karakteristika pothuajse të njëjta urbane, si dhe fshatrat e tjerë të krahinës.

Rrugët e ngushta, të tipit dhe karakterit mesjetar të shtruara me kalldrëm guri, në të dyja anët e së cilës ngrihen avllitë e shtëpive. Gjatë periudhës socialiste fshati u tarracua dhe ky peisazh bie në sy edhe sot.

Etimologjia e emrit Fshati Lukovë, emërtimi që mban ky fshat i bregdetit të Jonit dhe i krahinës së bregut, nuk përjashtohet të vijë nga sllavishtja “luk”-vend i gjelbër ose pyll i dendur.

Nga studimet e kryera për origjinën dhe kohën e themelimit të Lukovës, arrihet në përfundim se vendbanimi i sotëm i takon periudhës së mesjetës, ndoshta në shekujt e fundëm të Bizantit XXI.

Por mendohet se ky terren duket se ka qenë vendbanim i hershëm qysh në antikitet.

Veshja tradicionale e burrave deri në fillimin e shekullit të XX-të, ka qenë fustanella.

Ndërsa veshja tradicionale e grave të Lukovës është e njëjtë me atë të të gjithë fshatrave të bregut.

Lidhur me këngën sikundër ajo e fshatrave të tjerë të kësaj krahine është polifonia.

Me interes të veçantë janë ritet e dasmave dhe të vdekjeve.

Si të arrish në Lukove

Largësia: 299 km larg Tiranës Koha: 5 orë

Çfarë të shohësh

• Kisha e Shën Nifonit (ndodhet në fshatin Lukovë)
• Kisha e Shën e Premtes (ndodhet në fshatin Lukovë)
• Kisha dhe manastiri i Krrorëzit (ndodhet në fshatin Lukovë)
• Plazhi me shpella i Lukovës (ndodhet në vijën bregdetare të Lukovës)
• Plazhi i Bunecit (ndodhet në vijën bregdetare të Lukovës)

Ku mund të drekosh

• Dorian Likaj (bar-restorant) cel: 0693589128
• Brunilda Generali (restorant) cel: 0695744404
• Uliks Generali (bar-restorant) cel: 0693754239
• Nikollaq Gerbi (restorant, bar-kafe) cel: 0695663129
• Jolia Gjinarari (restorant) cel: 0695859202
• Afwrdita Lala (gjellëtore) cel: 0694490893

Si të argëtohesh

• Të gatuarit e ushqimeve tradicionale lokale dhe degustimi
• Vrojtimi i kafshëve, shpendëve dhe zogjve
• Praktika tradicionale fermerësh (bujqësi, blegtori dhe agropërpunim)
• Mbledhje bimësh medicinale, kërpudhash ose frutash të egra
• Të lëvizurit me kalë, mushkë ose gomar
• Ngjitje shkëmbi, ngjitje me litarë (ose zbritje)
• Ecje, ngjitje, çiklizëm malor.

Ku mund të qëndrosh

• Thomas Chaidi (hotel, bar-restorant) cel: 0698751108
• Odhisea Papa (dhoma me qera) cel: 0692591009

Evente

• Festa e ullirit (20-30 Shtator, Lukovë)
  • Aktivitete që zhvillohen:

Banorët historikisht janë marrë me blegtori dhe më pak me bujqësi dhe detari. Në mesjetë shumë prej banorëve kanë emigruar dhe kanë punuar si punëtorë krahu.

Gjatë periudhës socialiste kur bujqësia ishte ndër sektorët kryesorë ekonomik, përpjekje të medha u kryen për të tarracuar terrenin kodrinoro-malor të pjerrët të Lukovës, duke filluar prej 1966 dhe në vazhdim. Në 1972 Lukova u bë qendra e Ndërmarrjes Bujqësore në Bregdet. Në 1991, censusi llogariti popullsinë në 2076 banorë, meqënëse pjesa me e madhe e banorëve ishin njerëz të rinj, që punonin në sektorin bujqësor.

  • Infrastruktua turistike:

Lidhja e qendrës së  fshatit realizohet nëpërmjet një rruge dytësore nga rruga nacionale SH8. Ndërsa je duke ec në rrugën nacionale Himarë-Sarandë që kalon përmes Lukovës , gjen shenja treguese të plazhit.

Lukova ndodhet gjeografikisht mes qyteteve të Sarandës dhe Himarës, jo më shumë se 30 minuta me makinë prej secilës prej tyre. Ofron kushte mjaft të favorshme në lidhje me afërsinë me qendrat urbane, zonat e thella malore dhe detin. Sinjalistika treguese ekziston me segmente, kryesisht në pjesën e qendrës së fshatit, e cila është e rehabilituar së fundmi. Lagjja karakteristike “Ndrelat”, ka një sinjalistikë të dobët sepse është një lagje me shumë potencial studimor nga ana arkitektonike, urbane dhe lidhja me zonën e plazhit.

  • Gatim i zonës:

Ndër gatimet më tipike janë: kukureci, paçja me vezë, byrekët, mishi i qengjit i pjekur etj. Njëkohësisht përveç gatimeve me bazë mishi, shumë të njohura janë gatimet me bazë peshku, ku përmendim peshkun e zgarës, qefulli dhe levrekun.

Previous articleFSHATI ANTIGONE
Next articleFSHATI KUÇ

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,427FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles