Posted on

Rizoto me pulë dhe borzilok -recetë e shijshme për drekë

Receta e pulës me borzilok, përveçse përgatitet shpejt është edhe tejet e shijshme.

Nëse dëshironi që drekën e sotme ta shijojnë të gjithë anëtarët e familjes, atëherë preferohet që ta përgatisni këtë recetë.

Përbërësit: 250 gr oriz për rizoto, 1 file pule, borzilok, domate të thara vaj ulliri, kripë, piper, gjalpë, djathë parmigiano, lëng pule ose perimesh, 4 thelpinj hudhra, qepë e vogël dhe 1/2gotë verë e bardhë.

Përgatitja: Skuqni në tigan qepën me hudhrat, më pas orizin, e shuani me verën e bardhë. Filloni dhe i hidhni nga një garuzhde lëng perimesh ose mishi sa herë e thith lëngun dhe pas 10 minutash vendosni mishin e pulës, të cilin e keni skuqur më parë. Në vazhdim shtoni domaten dhe në fund kripë, piper, borzilok, parmigiano.

news image

Posted on

Vezë të ziera të shoqëruara me kos – recetë e shijshme për mëngjesin e sotëm

Nëse dëshironi të përgatisni një mëngjes të shpejt dhe shumë të shijshëm sot, atëherë receta e vezëve të ziera të shoqëruara me kos është e duhura.

Kjo recetë përgatitet për 20 minuta dhe masa e dhënë në këtë artikull parashihet të shërbehet për dy persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Përbërësit:  350 gr kos, 6 vezë, 3 thelpinj hudhër, 1 lt ujë, 1 lugë gjelle uthull, 1 lugë çaji kripë, 2 lugë gjelle gjalpë dhe 1 lugë çaji spec i kuq (paprika).

Përgatitja: Në një tas të vogël kombinoni hudhrat, kosin dhe pak kripë. Përziejini mirë. Në një enë të madhe kombinoni ujin, uthullën dhe 1 lugë çaji kripë. Vendoseni në zjarr të vlojë. Shtoni më pas në të vezët dhe ziejini mirë. Shkrini gjalpin në një tigan të vogël. Skuqni specin për 1 minutë. Qëroni vezët dhe vendosini në një pjatë për servirje. Hidheni përzierjen me kos mbi vezë. Shtoni mbi të edhe specin e skuqur me gjalpë.

news image

Posted on

Dimri rikthen vizitorët në Fshatin Dardhë

fshati dardhe

Fillimi i dimrit e ka kthyer Fshatin Dardhë në destinacionin më të preferuar të turizmit të bardhë në juglindje.

Ftohja e motit dhe reshjet e para të borës kanë sjellë fluks vizitorësh nga zona të ndryshme të vendit.

Por vizitorëve të përhershëm këtë vit u janë bahskuar edhe ata që e zbulojnë fshatin turistik për herë të parë.

Bizneset turistikë flasin për një sezon larg pritshmërive, për shkak të  problematikave që solli pandemia.

Bizneset në fshatin turistik i tremben një mbyllje të dytë të vendit, të cilës thonë se do ta kenë më të vështirë t’i mbijetojnë.

Prej disa muajsh, Dardha frekuentohet kryesisht gjatë fundjavave, ndërsa ditët e tjera të javës fshati mbetet i shkretë.

Me shume rreth fshatit Dardhe :

https://fshatiim.com/fshati-dardha/

fshati dardhe
Pamje nga Fshati Dardhe
Posted on

FSHATI MARIKAJ

FSHATI MARIKAJ

Fshati Marikaj është cilësuar si “ Kurora e Blertë” e territorit të bashkisë Vorë.

Peizazhe natyrore me vlera të larta : mali Subash dhe varg kodrat e gjelbëruara, pyjet, dhe diversitet i pasur ja shtojnë bukuritë kësaj zone afër rrugës kryesore.

Monumentet natyrore janë të shumta si, ullishtat shekullore, drurë të vjetër, vreshtaritë, pemtore e frutikulturë.

FSHATI MARIKAJ me sipërfaqe të shumta të tokës bujqësore me ullishta, vreshtari, pemëtore,ferma e biznese në shërbim të zonës e më gjërë.

FSHATI MARIKAJ ka nje zonë te bukur fushore e kodrinore.

Si të arrish në Marikaj

Largesia: 22 km larg Tiranës

Koha: 22 minuta

Drejtimi: Autostrada Tiranë-Durrës

Ku mund të qëndrosh

Hotel restorant “Arli”

Evente dhe Festa

Trashëgimia Kulturore:

• Vila e Beut,
• Vila e Marës,
• Vila Subashi

Monumente Kulture:

• Shkolla e vjeter Ramazan Subashi

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• shëtitje me kuaj,
• trekking,
• peshkim e lundrim me varka,
• çiklizëm;

Te tjera rreth

• Operatorët e turizmit dhe ofruesit e shërbimeve:
• Pikat e informacionit për turistin dhe lehtësi të tjera; harta e bizneseve sipas projektit “rruga e verës dhe e ullirit”, fletë palosje, dhe faqet zyrtare të bashkisë

Ku mund të drekosh

Dolce Vita 0682000093
Hotel restorant”Arli”
Elona Ismaili

Posted on

FSHATI PËLLUMBAS

FSHATI PËLLUMBAS

Fshati Pëllumbas është pjesë e Njësisë administrative Bërzhitë. Ky fshat ka një sipërfaqe prej 420.000 m2 dhe një popullsi të regjistruar prej 401 banorësh. Distanca nga qendra e Tiranës, 23.5 km e bën këtë fshat mjaft tërheqës për turistët që kërkojnë atraksione në natyrë jo shumë larg kryeqytetit.

FSHATI PËLLUMBAS shtrihet rrëzë malit dhe ka një panoramë shumë të bukur. Atraksioni më i madh në këtë fshat është Shpella e Pëllumbasit e cila njihet nga banorët e zonës me emrin Shpella e Zezë, kanionet e lumit Erzen dhe Gryka e Skoranës.

Në këtë vend llogaritet të kenë jetuar paraardhësit që në periudhën e hershme diku 10.000 vjet më parë. Me studimet arkeologjike është vërtetuar se në këtë kohë është përdorur teknika e krijimit të zjarrit si dhe të veglave të para primitive dhe të atyre më të zhvilluara. Kjo shpellë hynë ndër gjashtë shpellat karstike të njohura për ekzistencën e tyre në Evropë. Shpella ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit dhe formon një tunel diku 70-80 metra të gjatë. Për herë të parë kjo shpellë është vizituar në vitin 1995 nga specialistë të Shoqatës Didaktike Shkencore Speleologjike Shqiptare.

Si të arrish në Pëllumbas

Largesia: 23.5 km larg Tiranës

Koha: 35 minuta

Drejtimi: Tiranë-Elbasan

Çfarë të shohësh

1. Itinerai I Tour-it: Tiranë-Fshati Pëllumbas-Shpella e Pëllumbasit-Kanioni Erzenit

Evente dhe Festa

ECJE TE KANIONET E ERZENIT

-Vizitë për në fshatin Pëllumbas

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Vrojtimi i shpendeve dhe kafsheve
• Mbledhje bimesh medicinale
• Shëtitje me kuaj
• Ecje nëpër shtigje
• Çiklizëm, Kajake

Te tjera rreth

• Info Point (ndodhet në qendër të fshatit dhe pajisë turistët me guidë për te Shpella e Pëllumbasit).

Posted on

FSHATI PEZË E MADHE

FSHATI PEZË E MADHE

Fshati Pezë e Madhe, është si për nga historia dhe nga sipërfaqia  fshati më i madh i Njësisë Administrative  Pezë , me një peizazh piktoresk dhe plot gjelbërim. Sipërfaqja totale  është 3189000 m2 dhe  një popullsi prej 1468 banorësh.

Fshati Pezë e Madhe ka një popullsi autoktone,  me tradita  arsimdashëse dhe me një histori të gjatë dhe të pasur që e bën të njohur në mbarë Shqipërinë si zonë martire e Luftës II-të Botërore.

E gjithë zona ka një natyrë të mrekullueshme dhe banorët e saj shquhen për traditat mikpritëse e bujare. Panoramës me toka të punuara e shtëpi të sistemuara, me gjelbërim të admirueshëm e rrugë të asfaltuara i  shtohet peizazhi  me kodrat e pishat. Banorët merren kryesisht  me bujqësi dhe blegtori ndërkohë që e gjithë Peza dallohet për kultivimin e ullinjve, vreshtarisë dhe serave me perime.

Si të arrish në Pezë të Madhe

Largesia: 19 km larg Tiranës

Koha: 35 minuta

Drejtimi: Tiranë-Kombinat

Çfarë të shohësh

• Kalaja e Dorëzës
• Shtëpia ku u mbajt konferenca e Pezës në fshat;
• Zona e mbrojtur e kalasë së Dorëzës.

• Liqeni i Fjolleve, Liqeni i Pezes.
• Parkun;
• Lapidare;
• Shtepia e Kultures;
• Teqeja e Pezes;
• Varrezat e Deshmoreve;
• Xhamia e Pezes se Vogel.

Evente dhe Festa

Peza n’fest
Hiking në Pezë

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Çiklizëm
• Rally
• Hipizëm
• Ecje në shtigje

Ku mund të qëndrosh:

• Hotel Vila Toskana
• Hotel Iliria Palas

Ku mund të drekosh

Prodhohen në mënyre artizanale rakite, verërat, shurupe dhe vaj.
8 Restorante• Il Paese

Posted on

FSHATI PREZË

FSHATI PREZË

Fshati Prezë është një nga fshatrat më të lashtë të Tiranës. E njohur si qyteti Feniks për shkak të rrënimit dhe rindërtimit përgjatë shekujve.

Ekzistenca e FSHATI PREZË daton rreth  2000 vjet më parë me ndërtimin e kalasë..Në të dy anët e rrugës mbretëron një gjelbërim dhe një ajër i pastër.

Sa më shumë ngjitemi aq më shumë zgjerohet horizonti, e kur arrijmë në majë, Tirana duket si në pëllëmbë të dorës, deti Adriatik nga krahu tjetër, kalaja e Petrelës, e Krujës dhe ajo e Rodonit.

Peizazhi mbizotërues është ai agro-bujqësor me ndërthurje të arave, plantacioneve frutore dhe ullishtave

Si të arrish në Laknas

• Largesia: 22.5 km larg Tiranës
• Koha: 30 min
• Drejtimi: Rruga që lidh Vorën me Aeroportin

Çfarë të shohësh

• Kalaja e Prezës
• Sheshi i Pazarit
• Kulla e Sahatit
• Pusi
• Xhamia

Evente dhe Festa

AGROTURIZËM NË PREZË

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Piknik
• Mountains biking
• Rally
• Hiking
• Hipizëm

Ku mund të qëndrosh:

Rovena Pollo
Elton Çoba

Ku mund të drekosh

• Kantina Enol 0682036634
• Restorant Preza 0682078747
• Restorant Bologna 0694823317
• Rovena Pollo 0682032501
• Beslindi Budlla
• Bujar Alushani
• Lulzim Doda

Posted on

FSHATI SHËNGJERGJ

Fshati Shëngjergj

Fshati Shëngjergj i heshtur  pas malit  me peizazh të rrallë dhe reliev të larmishëm aq afër metropolit. Fshati Shëngjergj vetëm 35km larg Tiranës ka një reliev malor ku pika më e ulët është shtrati i lumit Erzen dhe pika më e lartë është Mali me Gropa. FSHATI SHËNGJERGJ është i pasur me burime të shumta ujore dhe liqene.Mendohet se në shekujt XII-XIV quhej “Tomadhe” ose “Tame Dea” – Perëndeshë e Burimeve Ujore “. Pas vitit 1600, mori emrin ” Shëngjergji. Faqja e dheut të saj ka një bukuri mahnitëse të tre shenjtëve: Shëngjergj, Shënmri e Shëngjin, tre fshatrat e kësaj krahine”. Kultura e punës kryesisht  bujqësore përbën një element evidentues I këtij fashti. Cdo shteg i zgjedhur të çon në peizazhe të ndryshëm. Diku shtegu vjen i ngushtë e pa hapësirë për kalime dyshe, diku është  fort i ndricuar nga dielli, e diku hija ka zënë mirë.

Fshati Shëngjergj eshte nje destiancion qe nuk duhet humbur.

Vizitoni Shengjergjin dhe nuk do beheni pishman per ate qe do shikoni atje.

Shengjergji tani eshte pjese e lagjeve te Tiranes ashtu sic eshte edhe Fshati Zall-Bastar.

Si të arrish në Shengjergj

• Largesia: 35 km larg Tiranës
• Koha: 1 orë minuta
• Drejtimi: Tiranë-Dajt

Çfarë të shohësh

• Kalaja
• Kulla e Xhamisë Shëngjergj
• Rrënojat e kalasë së Shëngjergjit
• Rrënojat e kullës së djegur
• Vendi I Tyrbes dhe varri I vjetër
• Xhamia e fshatit Urë
• Xhamia

Evente dhe Festa

DOMATE FEST

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Piknik
• Mountains biking
• Rally
• Hiking
• Hipizëm

Ku mund të qëndrosh:

• Kampingje
• Bujtina e Avni Vishkurti

Ku mund të drekosh

• Selim Veli 0686418938
• Alfred Gjeci 0693379371
• Rodens Veli 0683034441
• Avni Vishkurti 0682638410
• Adrian Sina 0683069024

Posted on

FSHATI SHESH

FSHATI SHESH

Fshati Shesh ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit, pranë fshatit Ndroq. Fshati është mbi 460 metra mbi nivelin e detit. Fshati Shesh kufizohet me Tiranë  dhe Durrësin.

Ka pamje panoramike dhe nga pika kulmore të tij mund të  shikohet nga lart Tirana, Durrësi, madje dhe Kruja.

Emri i fshatit Fshati Shesh mbart një rëndësi të veçantë sepse është bërë i njohur përmes llojeve të rrushit “Shesh i Bardhë” dhe “Shesh i Zi”, të dyja këto varietete prodhojnë verë të shkëlqyer shqiptare.

Origjina e rrushit Shesh vjen pikërisht nga ky fshat. Vera e prodhuar në këtë vend është e një cilësie të lartë.

Ky fshat nuk është i njohur vetëm për prodhimin e rrushit, por edhe për panoramën e bukur.

Nëse ndodheni në këtë fshat dhe pot ë ngjiteni në pikën kulmore të tij do të shihni nga lart Tiranën dhe Durrësin, madje dhe Krujën. Fshati Shesh kufizohet me Tiranë dhe Durrësin.

Këtë shtator do të organizohet për herë të parë “Festival i Verës”, i cili është një projekt për festivalet lokale të finacuara nga Risi Albania.

Festivali synon të tërheqi vizitorë që të njihen me karakteristikat e fshatit Shesh dhe duke e kthyer në traditë të përvitshme.

Si të arrish në Laknas

• Largesia: 12.8 km larg Tiranës
• Koha: 20 minuta
• Drejtimi: Tiranë

Çfarë të shohësh

• Vreshtat e Rrushit
• Kantinën e Verës
• Panoramën që ofron fshati

Evente dhe Festa

Produkte agroushqimore dhe Vera Sheshi i bardh dhe Shesh i zi

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Piknik
• Mountains biking
• Rally
• Hiking
• Ecje nëpër shtigje malore
• Hipizëm

Posted on

FSHATI VILË BASHTOV

FSHATI VILË BASHTOV

Fshati Vilë Bashtov  ndodhet në pjesën perëndimore të Shqipërisë, afër saj kalon lumi Shkumbin, i cili derdhet ne detin Adriatik.

Fshati Vilë Bashtov eshte nje fshat i vogël por me natyrë shumë të bukur mbart mbrenda vetes Detin Adriatik I cili ndodhet 4.7 km larg fshatit dhe Kështjellën e Bashtovës.

Në një fushë, ajo vigjëlon krejt e vetme, dhe shumë afër Shkumbinit. Ndodhet tamam në pjesën e Shkumbinit, ku Gegët dhe Toskët ndahen si me thikë.

Eshtë pa gojë ajo që ti sheh para, por fisnike dhe madhështore me një stil që e bën pashoqe në territorin shqiptar dhe jo vetëm.

Ka formë gati katrore me kulla të rrumbullakta nëpër qoshet dhe me kulla katërkëndëshe në mes të tre mureve.

Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin, si dhe  ka qenë një qendër e eksportit të drithërave, për të siguruar tregtinë me botën e jashtme pa e përdorur skelën e Durrësit, e cila ndërronte shpesh pushtuesit në atë kohë.

Si të arrish në Vile Bashtov

• Largesia: 76 km nga Tirana
• Koha: 1 orë e 12 min
• Drejtimi: Tiranë – Rrogozhinë

Çfarë të shohësh

• Kalaja e Vilë Bashtovës
• Rrënojat e urës antike në lumin Shkumbin
• Plazhi i Vilë Bashtovës

Evente dhe Festa

Kulinaria 13 Gusht

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Piknik
• Çiklizëm
• Pushim në plazh
• Hipizëm

Ku mund të qëndrosh:

Hotel Restorant Panorama