FSHATI VILË BASHTOV

FSHATI VILË BASHTOV

Fshati Vilë Bashtov  ndodhet në pjesën perëndimore të Shqipërisë, afër saj kalon lumi Shkumbin, i cili derdhet ne detin Adriatik.

Fshati Vilë Bashtov eshte nje fshat i vogël por me natyrë shumë të bukur mbart mbrenda vetes Detin Adriatik I cili ndodhet 4.7 km larg fshatit dhe Kështjellën e Bashtovës.

Në një fushë, ajo vigjëlon krejt e vetme, dhe shumë afër Shkumbinit. Ndodhet tamam në pjesën e Shkumbinit, ku Gegët dhe Toskët ndahen si me thikë.

Eshtë pa gojë ajo që ti sheh para, por fisnike dhe madhështore me një stil që e bën pashoqe në territorin shqiptar dhe jo vetëm.

Ka formë gati katrore me kulla të rrumbullakta nëpër qoshet dhe me kulla katërkëndëshe në mes të tre mureve.

Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin, si dhe  ka qenë një qendër e eksportit të drithërave, për të siguruar tregtinë me botën e jashtme pa e përdorur skelën e Durrësit, e cila ndërronte shpesh pushtuesit në atë kohë.

Si të arrish në Vile Bashtov

• Largesia: 76 km nga Tirana
• Koha: 1 orë e 12 min
• Drejtimi: Tiranë – Rrogozhinë

Çfarë të shohësh

• Kalaja e Vilë Bashtovës
• Rrënojat e urës antike në lumin Shkumbin
• Plazhi i Vilë Bashtovës

Evente dhe Festa

Kulinaria 13 Gusht

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Piknik
• Çiklizëm
• Pushim në plazh
• Hipizëm

Ku mund të qëndrosh:

Hotel Restorant Panorama

Previous articleFSHATI KAPINOVË
Next articleFSHATI SHESH

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,443FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles