
Embëlsira me nutella ( Pesche dolci ) ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Përbërësit
Përgatitja
Nëse dëshironi të përgatisni një drekë të shijshme, atëherë receta e rizotos me shegë është e duhura.
Kjo recetë përgatitet për 20 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për dy persona, transmeton Gazeta Sinjali.
Përbërësit: 250 gr oriz, 2 kokërr shegë, 100 ml verë e bardhë, 1 kokërr qepë, 10 gr djathë parmixhano, 10 gr gjalpë, 30 ml vaj ulliri, 10 gr kripë dhe 1 gr piper.
Përgatitja: Hapeni shegën, merrini të gjitha kokrrat dhe shtrydhini. Hidhni në një tigan 2 lugë vaj ulliri, ngroheni paksa dhe shtoni qepën, të cilën e keni grirë shumë imët. Pasi të jetë zverdhur shtoni orizin, përzieji të dyja bashkë derisa orizi të marrë një ngjyrë të artë. Shuajeni me verën e bardhë dhe lëreni në zjarr deri sa të avullojë. Hidhni lëngun e shegës te rizoto dhe përziejeni deri sa ajo të jetë thithur plotësisht nga orizi , më pas shtoni lëngun e ngohtë, i cili mund te jetë lëng pule ose i thjeshtë. Kini parasysh që lëngun duhet ta shtoni herë pas here në mënyrë që të bëhet rizoto. Pasi të ketë përfunduar rizoto, shtoni disa kokrra shege, një lugë çaji me gjalpë dhe pak piper. Spërkateni me pak djathë dhe pjata është gati.
Pulë e mbushur është receta e duhur për drekën e ditës së diele.
Kjo recetë përgatitet për 45 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona, transmeton Gazeta Sinjali.
Përbërësit: 1 pulë (mesatare), 30 gr gështenja (të pjekura),30 gr arra (të grira), 1 shegë, 30 gr rrush i thatë, 30 gr misër, rozmarinë, 40 gr gjalpë, 100 ml verë dhe kripë.
Përgatitja: Një pulë mesatare e pastroni mirë dhe i jepni një valë. Më pastaj e hiqni dhe e vendosni të ftohet. Ndërkohë përgatisni mbushjen me gështenja, arra, shegë, karota, rrush të thatë, misër dhe rozmarinë. Mbusheni mirë pulën dhe hidhini sipër 100 ml verë, 40 gr gjalpë.
E vëni në letër alumini dhe e vendosni në furrë për 30 minuta në 180 gradë celsius.
Nëse dëshironi të përgatisni një recetë që mund ta hani në çdo kohë, atëherë ajo e vezëve të mbushura me djathë dhe speca është e duhura.
Kjo recetë përgatitet për 25 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për tre persona, transmeton Gazeta Sinjali.
Përbërësit: 6 vezë, 100 gr djathë i bardhë, 2 speca gogozhare (të pjekur në vaj), majdanoz, kripë, piper i bardhë dhe vaj ulliri.
Përgatitja: Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë vezët. Në përfundim i qëroni dhe ndani të verdhën veç, pa e dëmtuar pjesën e bardhë të vezës. Me ndihmën e një piruni shtypni të imët të verdhat e vezëve, në një tas. I shtoni djathin, specat, majdanozin dhe kripën. I përzieni mirë.
Shtoni pak piper të bardhë dhe vaj ulliri. Mbushni të bardhat e vezëve me masën që sapo përgatitët. I vendosni me kujdes në një pjatë dhe është koha për t’i shijuar.
Niseni ditën mirë duke shijuar kiflet me qershi dhe fruta të thata.
Kjo recetë përgatitet për 50 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona, transmeton Gazeta Sinjali.
Përbërësit: 1 e 2/3 kupë miell, 1/3 kupë pluhur arrë kokosi (i pasheqerosur), 1 lugë çaji pluhur pjekës, 1 lugë çaji sodë, 1/2 lugë çaji kripë (e imët), 2 kokrra vezë (të mëdha), 3/4 kupë sheqer kaf, 1/2 kupë kos, 1/2 kupë qumësht, 1/2 kupë vaj vegjetal, 1 kupë qershi të thata dhe 1 kupë fruta të thata (tërshërë, granola).
Përgatitja: Vendoseni grilën në mes të furrës dhe ngroheni në temperaturën 204° C. Lyejeni me yndyrë ose vendosni letër furre në një tavë standarde me 12 kupa për kifle. Në një tas të madh përzieni miellin, pluhurin e arrës së kokosit, pluhurin e pjekjes, sodën dhe kripën. Në një tas tjetër më të vogël përzieni bashkë vezët, sheqerin, kosin, qumështin dhe vajin derisa të mos ketë kokrriza dhe sheqeri të jetë tretur i gjithi.
Hidhni përzierjen e dytë tek ai me miell dhe përziejini bashkë me një spatul gome deri sa të jetë bërë e njëtrajtshme. Hidhni brenda qershitë. Ndajeni më pas brumin në vendin e kifleve dhe hidhuni sipër granolën që të jetë gjysmë e mbuluar. Piqini deri sa maja e një thike shumë të mprehtë të hyjë e të dalë nga qendra e pastër, pa brumë. Do të duhen 15-20 minuta. Lërini kifletë të ftohen përreth 10 minuta para se t’i hiqni nga tava. Nëse e keni lyern tavën, përdorni një thikë të hollë përreth çdo kifleje për ta hequr.
Shërbejini të ngrohtë ose në temperaturë dhome.
Patatet e furrës të shoqëruara me qofte është receta që duhet ta përgatitni në sezonin e dimrit.
Kjo recetë përgatitet për 45 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për pesë persona, transmeton Gazeta Sinjali.
Përbërësit: 1 kg patate, 2 kokrra domate, 5 lugë gjelle vaj, kripë, piper, gjethe dafine, 1 filxhan çaji mish i grirë, 1 qepë, 2 feta bukë, 2 thelpinj, hudhër, 1 vezë dhe majdanoz.
Përgatitja: Qëroni patatet dhe i prisni në formë rrethi. Kavërdisni qepën me domatet. I vendosni patatet në tavë. U hedhni qepën dhe domatet, kripën, piperin dhe gjethet e dafinës. I futni në furrë për tu pjekur. I leni të piqen për rreth 25 minuta. Patatet më pas i shoqëroni me qofte.
Përgatitja e qofteve: Grieni në rende qepën, hudhrën, majdanozin dhe bukën. I përzieni me mishin e grirë. Masën e përzier e ndani në copa të vogla ovale ose të rrumbullakta dhe i skuqni në tigan me vaj. I spërkasni sipër me pak majdanoz dhe më pas, janë gati për tu shoqëruar me patatet e furrës.
Një recetë shumë e shijshme dhe që përgatitet shpejt është receta e supës së pulës me arra.
Kjo recetë përgatitet për 45 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për gjashtë persona, transmeton Gazeta Sinjali.
Përbërësit: 1 pulë (e prerë në copa), lëng pule (i pulës që do ziejmë), 40 gr gjalpë, 80 gr arra, 2 thelpinj hudhër, 2 lugë gjelle uthull, 2 lugë gjelle miell, kripë dhe piper i kuq.
Përgatitja: Lajeni pulën dhe priteni në copa. Vëreni të ziejë me kripë dhe piper dhe ruani lëngun për supën. Në një tenxhere të thellë skuqni miellin me gjalpë, derisa të marrë ngjyrë dhe me pas shuajeni me lëngun e pulës duke e përzierë që të mos krijohen kokrriza. Në një tas përzieni arrat me 2 thelpinj hudhër dhe shtojani supës. Lëreni lëngun të ziejë për 3-4 minuta derisa të trashet. Ndërkohë futni në furrë sa të marrin ngjyrë copat e pulës.
Pasi supa të ketë zierë, në një tigan skuqni për 1 minutë 1 lugë gjalpë me pak piper të kuq. Kur të jetë tretur shtojani këtë përgatitje supës.
Shërbejeni supën të ngrohtë të shoqëruar me një copë pulë dhe me uthull.
Receta e orizit të skuqur përgatitet me mëlçi pule dhe ka një shije fantastike.
Kjo recetë përgatitet për 40 minuta dhe masa e dhënë në këtë artikull parashihet të shërbehet për katër persona, trasnmeton Gazeta Sinjali.
Përbërësit: 100 gr barbunja (jeshile të copëtuara), 2 karotë (të prera në kubikë), 100 gr mëlçi pule, 500 ml lëng pule, 80 ml vaj vegjetal, 2 qepë e kuqe (të prera imët), 2 lugë gjelle gjethe trumzë, 1 lugë çaj kerri dhe 400 gr oriz.
Përgatitja: Zieni barbunjat dhe karotat për 5 minuta, deri sa të fillojnë të ndryshojnë ngjyrë. Hiqini mënjanë. Vendosni në zjarr, me temperaturë mesatare, një tigan me pak vaj. Shtoni mëlçitë e pulës, kavardisini pak dhe më pas shtoni 80 ml lëng pule dhe lërini të gatuhen derisa lëngu të ketë shteruar. Lërini të ftohen dhe pasi janë ftohur disi, prijini mëlçitë në copa të vogla, jo më të mëdha se një centimetër. Në një tigan të madh hidhni pak vaj dhe shtoni qepën e grirë imët, kavardisni derisa të marrin ngjyrë të lehtë të artë. Më pas shtoni barbunjat, karotat dhe të gjitha erëzat, kerri-n, trumzën dhe kripën. Kavardisini për 3 minuta, më pas shtoni orizin dhe kavardisni të gjitha së bashku për 2 minuta të tjera. Shtoni lëngun tjetër të pulës dhe lëreni të ziejë në temperaturë të ulët. Do të duhen gati 15 minuta deri sa ky proces të ketë përfunduar.
Nëse dëshironi të përgatisni diçka të shijshme dhe të shpejt për drekën e kësaj të shtune, atëherë receta e pites me pulë është e duhura.
Përbërësit: 500 gr miell për brumin, 250 gr ujë dhe 8 gr maja për pica.
Për mbushjen: 200 gr karota, 200 gr bizele të ngrira, 100 gr selino, 100 gr miell, 50 gr gjalpë, 30 gr selino, 20 gr vaj ulliri, 2 fileto pule, qumësht, kripë dhe piper.
Për majonezën: 2 vezë, 1 limon, 1 spec djegës dhe vaj kikiriku.
Përgatitja:
Fillimisht përgatisini brumin. Në një tas vendosni miellin, shtoni në të ujë, maja, kripë, piper, vaj ulliri dhe i përzieni derisa të përgatitet brumi. Brumin e përgatitur e ndani në pjesë të vogla të cilave iu jepni forma rrethore dhe i lëni të vijnë.
Presni në feta të holla fileton e pulës dhe e marinoni me kripë, piper dhe vaj ulliri.
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni fillimisht hudhrën, qepën, spec djegës, rozmarinë, selino, karota, bizele dhe në fund domate. Shtoni në tigan kripë, piper dhe i përzieni derisa të skuqen. Pasi perimet të skuqen pak mbi to shtoni filetot e pulës të prera hollë në mënyrë që të piqet me avullin e perimeve.
Ndërkohë, hapni brumin në formë pitesh dhe i pjekni në një tigan me pak gjalpë. Pitet e pjekura i mbushni me masën që përgatitët në tigan, i mbështjellni me letër alumin dhe i fusni në furrë të piqen për 10 minuta në 220 gradë.
Për t’i shoqëruar pitet në një gotë mikseri përgatisni majonezën. Vendosni një vezë të plotë, një të verdhë veze, lëngun e një limoni, kripë, piper, vaj kikiriku, spec djegës dhe hudhër. I përzieni të gjithë ingredientët bashkë derisa të formohet majoneza.