Posted on

Palanik ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

palanik

Palanik ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

1kg miell

100 gr gjalp

150 gr djath

Vaj

Kripë

Pak sodë

Sipas dëshirës ose krahinës mund ti hidhet qumësht, vezë dhe dhjosmë.

Përgatitja

1

Përgatitet brumi me ujë të vakët pak më i hollë nga i petullave.

2

Brenda në brumë hidhet kripë, djathë dhe soda. Vendoset saçi në zjarr dhe tepsia me pak prush sa të nxehet. Pastaj hidhet pak brumë në tepsi dhe hapet një petë e hollë dhe i viret saçi mbi të sa të piqet.

3

Hiqet saçi, vendoset përseri në zjarr. Mbi petën e pjekur hidhet gjalp dhe prapë brumë dhe saçi i nxehur sa të piqet. Kjo bëhet deri sa të mbarojë i gjithë brumi.

Posted on

Lakror me hithra i pjekur në saç ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

lakror me hithra

Lakror me hithra i pjekur në saç ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

Miell

Hithra

Vezë

Qumësht

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Përgatitja

1

Zemë brumin dhe e lemë të pushojë për 30 minuta. Përgatisim gjellën. Ziejm hithrat, i kullojmë, hedhim kripë, piper, qumësht, vezë dhe dy lugë miell në mënyrë që të lidhet gjella dhe vaj ulliri.

2

Qe të ruaj shihen e ithrit nuk i hedhim djath. Ndajmë brumin në kuleç dhe bëjmë dy petë një poshtë, hedhim gjellën dhe një lart dhe e pjekim me saç.

Posted on

Supë peshku ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

supe peshku

Supë peshku ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

peshk dy cop mesatar

një qepë

një karrotë

një patate

një kungull

një spec të kuq

një spec jeshil

dy thelbinj hurdhër

një lugë miell

majdanoz

kripë, piper

Përgatitja

1

Në fillim ziej peshkun, e kullojmë lëngun, i heqim halat peshkut dhe e lemë mënjanë.

2

Në një tenxhere hedhim vaj, qepë dhe hurdhrën e kaurdis pak pastaj hedhim perimet sipas fortësisë një e nga një të prera në formë kubiku dhe i kaurdisim të gjitha.

3

Hedhim kripë, piper dhe miellin dhe lëngun e peshkut bashkë me peshkun e qëruar dhe e lemë të ziej në temperaturë të ngadaltë. Pasi është bërë gati i hedhim manjdanoz të grirë dhe limon.

Posted on

Bukë shtëpie ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

buke shtepie

Bukë shtëpie ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

800 gr miell( mundësisht miell vendi )

një paketë maja ( kjo bëhet në fillim, se pastaj lihet brumë,nga brumi i bukës edhe buka zihet me brumë )

kripë

ujë i vakët

Përgatitja

1

Hidhet mielli në një tas të madh ose tepsi, hidhet kripa dhe majaja e tretur në ujë të vakët, fillohet punohet brumi me ujë të vakët.

2

Pasi e kemi punuar mirë, e lemë të vijë në ambient të ngrohtë. Kur brumi ka ardhur dyfishi i brumit punohet prapë dhe hidhet në tavë, e cila lyet me vaj, e ndarë në kuleç dhe lihet të vijë përsëri.

3

Kur ka ardhur futet në furrë për tu pjekur në temperaturë 220° C. ( Unë e pjek kur bej në saç ) Lokal Velia Permet. Une punoj me porosi, përdor saçin, zgarën dhe gjellët karskteristike përmetare, Faleminderit

Posted on

Qofte me kungull ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

qofte me kungull

Qofte me kungull ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

4 kunguj të vegjël

një vezë

50 gr djath i bardhë

dy lugë gjelle gjalp

4 lugë gjelle bukë e thërrmuar

pak koper

majdanoz

kripë, piper.

Përgatitja

1

Ziejm kungujt. Pastaj i shtypim dhe i bëjmë pure. Hedhim me rradhë përbërësit vezën, djathin e thërmuar, gjalpin, koprën, madjanozin, kripën,piperin dhe bukën e thërmuar dhe i trazojmë deri sa të bëhet një masë homogjene.

2

E lemë rreth gjysëm ore në frigorifer. Marim një tigan i hedhim vaj dhe e vemë në zjarr sa të skuqet.

3

Në një pjatë hedhim miell dhe me anë të një luge hedhim një masë nga brumi i përgatitur, e lyejm me miell dhe e hedhim në vajin e nxehtë. Pasi të jenë skuqur i heqim nga zjarri.

Posted on

Lakror misri me presh ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

lakror misri me presh

Lakror misri me presh ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

500 gr miell misri

1 kg presh

50 gr djath

200 ml qumësht

1 kokërr vezë

kripë

piper

vaj ulliri

Përgatitja

1

Meren preshët lahen dhe grihen hollë. Viren në tigan u hidhet vaj ulliri dhe kaurdisen deri sa të skuqen pak.

2

Hiqen nga zjarri dhe përgatitet gjella duke i hedhur djathin, qumështin, vezën, kripën, piperin dhe një lugë miell gruri në mënyrë që të lidhet gjella.

3

Marim gjysmën e miellit të misrit e hedhim në një tas, i hedhim kripë dhe pak sodë buke dhe zemë brumin me ujë të ngrotë, pastaj hedhim gjellën e përgatitur dhe e trazojmë të gjithë masën.

4

Pasi është përzier mirë e hedhim në tavë të lyer me vaj. Pasi e kemi sheshuar mirë hedhim qumësht dhe vaj ulliri, pastaj mellin e misrit që ngeli e hedhim duke mbuluar gjellën, e fusim në furrë në temperaturë 220 gradë C

Posted on

Një pulë fshati ose zog me kulaç ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

zog fshati

Një pulë fshati ose zog me kulaç ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

Për kulaçin

një kg miell

kripë

sodë

vaj 50 gr

Për përsheshin:

dy qepë

dhjosmë

kripë

piper

dy lugë gjalp

Përgatitja

1

Në fillim kaurdisim me gadalë pulën dhe e vemë në tavë, i hedhim kripë, e lyejm me pak gjalp, i hedhim dy gota ujë dhe e fusim në furrë. Pasi është pjekur i heqim lëngun.

2

Përgatisim kulaçin me miellin, sodën, kripën dhe pak vaj, pasi kemi bërë kulaçin e fusim në furrë në temperaturë 220° C.

3

E heqim dhe e lemë të ftohet. Pasi është ftohur bëjmë përsheshin dhe përgatisim lëngun. Në një tigan hedhim qepën e grirë dhe e kaurdisim deri sa të skuqet, i hedhim lëngun e pulës dhe dhjosmë e lemë të valojë dhe ja hedhim përsheshit deri sa të zbutet dhe e mbulojmë qe të dali përsheshi i shkrifët jo i qulltë. ( Kulaçin e zemë vetëm me sodë, sepse kosi e bën të qullët përsheshin )

Posted on

Peshk me patate ne furrë ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Peshk me patate ne furre

Peshk me patate ne furrë ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Përbërësit

2 peshq mesatar ( lloji i peshkut sipas dëshirës, unë kam përdorur levrek )

1 kg patate

2 thelpinj hurdhër

kripë, majdanoz dhe vaj ulliri

1 gotë me ujë

Përgatitja

1

Pasi ta keni pastruar peshkun vëreni në një tepsi, qëroni patatet dhe prejini në feta dhe hidhini në tepsinë ku vutë peshkun, hidhini kripë, hurdhën dhe majdanozin të grirë imët, vajin e ullirit dhe gotën me ujë,

2

mbulojeni me letër alumin dhe futeni në furrë të nxehur 200° për 25 minuta, pas 25 minutash hiqini letrën e aluminit dhe futeni përsëri për 5-7 minuta.

Posted on

Dollma me gjethe rrushi ( japrak ) ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

japrak

Dollma me gjethe rrushi ( japrak ) ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

Për 30 fletë rrushi duhen:

300 gr oriz

1 tufë qepë e njomë

2 hurdhra të njoma

1 tufë dhjosmë

1 tufë mandjanoz

1 tufë lëpjet të egra

kripë

piper

vaj ulliri

pak gjalp

1 gotë dhallë

Përgatitja

1

Ziejm fletat e rrushit, i hapim në një enë që të kullojnë. Në një tigan hedhim vaj dhe pak gjalp dhe hedhim qepën e grirë dhe e kaurdisim sa të vyshket, hedhim hurdhrën e grirë dhe lëpjetët e grira.

2

I kaurdisim pak dhe hedhim orizin, e kaurdisim pak, hedhim madjanozin dhe dhjosmën, piperin, kripën dhe gjysëm gote ujë dhe e lemë pak në zjarr sa të pijë ujin.

3

E heqim nga zjarri dhe fillojmë të mbushim fletat e rrushit duke i mbështjellë sipas dëshirës dhe i vendosim në tenxhere me rradhë. I hedhim vaj dhe pak kripë dhe i vemë një pjatë pastaj i hedhim dhallin dhe pak ujë dhe e lemë në zjarr të ngadaltë. Kur e shërbejmë e spërkatim me gjalp.

Posted on

Qofte me patate të mbushura me proshutë dhe djathë ( Receta gatimi nga Nita Beluli Hasani )

qofte me patate te mbushura

Qofte me patate të mbushura me proshutë dhe djathë ( Receta gatimi nga Nita Beluli Hasani )

Përbërësit

1 kg patate ( Zihen dhe prej tyre krijojme pyre, shtojme vaj, kripë, piber te zi dhe origano )

500 gr proshutë

500 gr djath te fortë

Përgatitja

1

Djathin e presim ne forma katrore me trashesi 7 cm dhe e mbeshtjellim me proshutë.

2

Ne tepsi vëmë 1/2 e pyres së patateve dhe siper vëmë katroret e formuar nga pershutë dhe djathi që i zhysim në masën e pyres, 12 copë dalin gjithsej.

3

Pastaj serish sipër hedhim pjesën e mbetur te pyres dhe e leme te ftohet dhe forcohet masa. Pastaj e presim në katrora dhe i zhysim ne miell, me pas i kalojme ne vezë të rrahura dhe i pjekim ne vaj te nxehtë.