Posted on

Speca turshi me ujë, pa vaj

Specat turshi pa vaj mund të qëndrojnë gjatë të freskët dhe të shijshëm!

Përbërësit:

– 7 kg speca,
– 4 l ujë;
– 300 g sheqer;
– 200 g kripë;
– 100 ml uthull;
– 1 konzervans.

Përgatitja:

Specat pastroni dhe pritni në fileta, pastaj rendisni në një enë të madhe, e cila mund të mbulohet me kapak.

Në një tenxhere qitni ujë dhe shtoni sheqerin dhe kripën dhe nxeheni deri sa të vlojë.

Hiqen nga zjarri, shtoni uthull dhe konzervansin, pastaj ujin e valuar hidhjani sipër specave. Mbuloni me kapak dhe lini të qëndrojnë 24 orë.

Pastaj specat rendisni në kavanoza dhe qitjani lëngun në të cilin kanë qëndruar. Qitni piper kokrra dhe shtypni që të zhyten në lëng.

Specat e përgatitur në këtë mënyrë mund të qëndrojnë gjatë, nuk do të zbuten sepse nuk përmbajnë vaj.

Posted on

Antipaste me salçiçe dhe spec të kuq

Përbërësit

  • salcice
  • argjinare
  • speca te kuq
  • ullinj
  • borzilok
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri
  • djathë sipas dëshirës

Hapat

  1. Mjafton të piqni paraprakisht specat, t’i pastroni nga lëkura dhe t’i bëni gati për vendosjen në pjatë.
  2. Përdorni argjinare të konservuar në mënyrë që të mos iu shkojë e gjithë koha duke i pastruar e gatuar për një pjatë kaq të thjeshtë.
  3. Piqni salsiçet Hako, pritini në copa dhe të gjithë përbërësit, vendosini në një kunj dhëmbësh apo, nëse doni t’i bëni më të mëdha, në drunjtë që përdoren për shishqebap.

Posted on

Vezë omletë

Përbërësit

PËR 6 PERSONA

  • 6 kokrra vezë
  • 5-6 lugë gjelle qumësht i pazier
  • 5 lugë gjelle gjalpë
  • pak majdanoz
  • kripë
  • piper

Hapat

  1. Për të gatuar vezët omëletë është e nevojshme të keni parasysh disa parametra. P.sh. nxehtësia nuk duhet të jetë e fortë, por ajo duhet të jetë e njëjtë në të gjithë tiganin e të mos jetë në qendër.
  2. Tigani kërkohet të jetë i sheshtë, i pastër, që të mos ngjitet omëleta.
  3. Të mos bëjmë omëletë me shumë vezë.
  4. Në qoftë se kemi më shumë se 10 kokrra omëletën e bëjmë në dy pjesë; gjalpi do të hidhet në tigan para se ta vëmë atë në zjarr.
  5. Pastaj në qoftë se hedhim 2/3 e gjalpit në tigan e 1/3 ia hedhim vezëve në kohën kur i rrahim, do të sigurojmë një omëletë të butë e të shijshme.
  6. Qumështi duhet të jetë i pazier, të bardhat e të verdhat e vezëve nuk duhet të rrihen së bashku, por veç e veç. P.sh. në dy pjata të thella hedhim në njërën të bardhat e në tjetrën të verdhat.
  7. Këto rrihen me tel veç e veç, ndërsa vezëve të verdha duke i rrahur u hedhim qumështin ngadalë.
  8. Hedhim kripën, piperin e majdanozin të grirë hollë e më pas, këto i hedhim tek të bardhat e vezëve të cilat i përziej më me lugë të madhe.
  9. Ndërkohë, kemi hedhur gjalpin në tigan, i cili duhet të nxehet mirë në nxehtësi jo të fortë.
  10. Hedhim të gjitha vezët e përgatitura.
  11. Duhet patur kujdes mbasi kemi hedhur vezët në tigan, me një pirun apo lugë përziej më vezët që të hapen në të gjithë sipërfaqen e tiganit dhe e tundim tiganin me njërën dorë (se tjetra ka pirunin) për të mos u ngjitur omëleta.
  12. Është e nevojshme që omëleta të kthehet që të piqet pjesa e sipërme./botasot/

Posted on

Patate dhe ajkë në furrë

Perbersit:

500 ml ajkë për gatim
500 ml qumësht
3 thelpinj hudhre
8 patate.

Pergatitja:

Ndezim furrën në 190 C. Hedhim ajkën, qumështin dhe hudhrën në një tenxhere të madhe dhe lëmë të ziejë. Prejmë patatet shumë hollë, rreth 3-4 mm, dhe shtojmë në masën e kremit, së bashku me pak kripë dhe piper. Ziejmë për 3 minuta. Përziejmë ngadalë që të ndajmë copëzat e patates nga njëra-tjetra

Heqim patatet me një lugë me vrima dhe vendosim në një enë për pjekje. Shtojmë kremin mbi duke hequr copat e hudhrën, vetëm aq sa të mbulohen patatet dhe të ketë pak lëng mbi. Pjekim për 30 minuta deri sa domatet të zbuten dhe të marrin ngjyrë

Ju befte mir!

Posted on

Vezë të mbushura

Përbërësit

  • 10 vezë
  • 2 lugë majonez
  • 1 lugë senf (mustardë)
  • 1 lugë margarinë
  • 1 qepë e vogël e kuqe
  • 10 kokërr ullinjë
  • kripë
  • Piper te zi

Hapat

  1. Vezet i ziejme mjaftueshem. Qerojme dhe ndajmene dysh.
  2. Largojme te verdhe, e shtypim me luge, shtojem majonezen, mustarden,qepen e grire imet, kriposim dhe piperosim sipas shijes(shtojme dhe shije djeges sipas deshires) ddhe te gjitha keto i perziejem mire bashke. Tanim kemi nje lloj pureje te qullet me te cilen do te mbushim te bardhat e vezeve te ziera. Dekorojme me nga nje kokerr ulliri persiper.
  3. Pas ftohjes i servojme si paragjelle ose shtojce mishit te pjekur ose edhe nje specialitet per vitin e ri bashkangjitur te tjerave.

Posted on

Pide me suxhuk

Përbërësit

Për brum

520 gr miell

325 ml qumësht i vakët

1 majë

½ lugë sheqer

¼ lugë kripë

Në brendësi

Suxhuk

Kaçkavall

2 vezë

Gjalpë

Hapat

o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i

Ujin e vakët dhe majën e vendosim në një enë të thellë dhe e përziejmë rreth 10 minuta.

Pastaj ia shtojmë miellin, kripën, sheqerin dhe e përziejmë glazurën.

Brumin e përfituar e lëmë rreth 1 orë në pritje, pas pritjës së brumit, fillojmë ta hapim me ndihmë të një t’holluesit.

İ t’hollojmë petët, përmbi ia vendosim kaçkavallin, skajet dhe anash i mbyllim.

Petët e formuara i vendosim në furrë për pjekje në temperaturë 220 gradë celsius për 10 minuta.

Pas 10 minuta të pjekjës i marrim nga furra ia thejmë vezët,vendosim suxhukun dhe gjalpin e shkrirë.

Pidet i vëmë prap në furrë për pjekje rreth 5-10 minuta.

Ju bëftë mirë!

o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o

KuzhinaShqiptare.com është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak

Posted on

Role me mish të bluar dhe vezë

Përbërësit

  • 700 gr mish pule pa asht
  • 1 buke e ftohte (e mbetur nga dje)
  • 200 ml qumësht
  • 7 vezë
  • 200 gr Perime te ngrira
  • 2 lugë vaj
  • 1 qepe e vogel
  • 2 thelpinje hudher
  • magdanoz
  • kripë
  • piper

Hapat

  1. Perimet e ngrira i ziejme dhe i kullojme.
  2. Vezet i ziejme 6 cope.
  3. Buken e njomim ne qumesht,e shtrydhim me pas dhe kullojme.
  4. Mishin, qepen, hudhren, i bluajme, shtojme buken e njomur ne qumesht, vajin, 1 veze te plote, kriposim, piperosim dhe perziejme.
  5. Shtojme me pas perimet e ziera te kulluara, dhe 1 veze te zier te grire ne rende.
  6. Letren per pjekje e; lyejm me vaj,qesim gjysmen nga masa me mioshin e bluar, shtrijme ne forem pete te gjate te trashe 1 cm.
  7. Per se gjati radhisim vezet e ciera te qeruara dhe qesim persiper vezeve edhe pjesen tjeter te misht te bluar.
  8. Letren per pjekje e mbeshtjellim skajej dhe qesim ne tave per pjekje. Pjekim ne 180 grade per 40 minuta, pastaj largojme pjesen e siperme te letres per pjekje dhe pjekim edhe per 20 minuta.
  9. Servojme te nxhete me pure patatesh.

Posted on

Kjo pjatë patjetër duhet të jetë në tavolinën festive, vezë të mbushura me ton

Përbërësit

PËR 4 PERSONA

  • 4 vezë
  • 5 kokrra ullinj jeshil
  • 60 gr ton
  • 2 lugë majoneze
  • kripë

Hapat

  1. Kjo lloj antipaste është vërtetë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë për tu realizuar.
  2. Fillimish ziejmë vezët dhe i ndajmë në mes sa janë ende të ngrohta.
  3. I heqim të kuqin pa prishur pjesën e bardhë.
  4. Në një mikser hedhim të kuqet e vezëve, ullinjtë, tonin dhe majonezën.
  5. E përziejmë masën derisa sa të krijohet një përbërje homogjene dhe më pas e ndajmë nëpër gjysmat e vezëve, duke i mbushur ato me kujdes.

Posted on

Pite me mollë

Përbërësit:

500 gr pete per pite
1 kg molle
150 gr arra
1 luge cimet
100 gr sheqer dietal(I kaft)
Pak vaj

Për sherbetin:

500 ml uje
500 gr sheqer
1 sheqer vanile

Përgatitja:

Se pari zihet sherbeti dhe lihet te ftohet. Mollet qerohen dhe grihen ne rende dhe perzihen me 50 gr arra te coptuara dhe 1 luge cimet. Kurse arrat tjera bluhen dhe bashkohen me mollet. Mirren nga 3 pete dhe lagen me nga pak vaj dhe vendosen njera mbi tjetren. Masa perzihet dhe peteve te lyera me yndyre ia qet peteve ne skaje dhe behet ne forme roleje dhe renditen ne tepsi dhe piqen ne tepsi derisa te marrin ngjyre te arte. Pasi te piqet pitja e hjekim nga zjarri dhe ia qesim sherbetin e ftohte e pitja e nxehte