Posted on

Çorbë e tharët

Përbërësit

  • 4 lugë vaj
  • 1 qepë
  • 1 lugë gjelle miell
  • Gjysmë luge piper i kuq
  • 1 limon
  • 4 vezë
  • Kripë
  • Gjysmë tufe majdanoz

Hapat

o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i

Në vaj të nxehtë skuqin qepën e copëtuar imët deri sa të bëhet e tejdukshme.

Shtohet mielli dhe me përzierje të vazhdueshme skuqet 1 minutë, pastaj shtohet piper i kuq dhe menjëherë hedhim 1 litër ujë të ftohtë.

Pasi çorba të vlojë, në të shtrydhet lëngu i një limoni dhe e lëmë që të ziej rreth 5 minuta në zjarr të ngadalshëm.

Temperatura e zjarrit rritet dhe në çorbë shtohen vezët një nga një, kur të bardhat do të jenë gatuar çorba tërhiqet nga zjarri dhe mbi të derdhim gjysmën e tufës së majdanozit të copëtuar.

Ju bëftë mirë!

o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o

KuzhinaShqiptare.com është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak.

Posted on

Kumbulla të thata me proshutë

Përbërësit

PERBERESIT PER 5 PERSONA:

10 kumbulla te thata pa berthame

4 feta proshute te pjekur (mundesisht katrore)

60gr gjalpë

Hapat

Vendosim kumbullat e thata ne nje ene me uje te ngrohte dhe i leme ne kete menyre te zbuten per te pakten gjysme ore. Pasi te kete kaluar kjo kohe, i nxjerrim nga uji dhe i thajme me leter kuzhine

Presim cdo fete te proshutes se pjekur ne 3 rripa me te cilat rrethojme kumbullat e thata dhe i fiksojme me nje kunje dhembesh

I kaverdisim lehte ne tigan me pak gjalp ose margarine per rreth 2-3 minuta duke i rrotulluar here pas here

Kur proshute te kete marre nje ngjyre lehtesisht te arte, i vendosim ne nje pjate te ceket te zbukuruar me rrepka te vogla dhe gjethe marule te fresket ose perime te tjera dhe e sherbejme menjehere

KESHILLE: Ne vend te proshutes se pjekur, mund te perdorim edhe proshuten e dhjamosur te derrit (bacon ose pancetta), proshute krudo, spek etj

Gjithashtu per ta bere me te shijshme pjaten, fusim nje copez te vogel djath kackavall dele ne brendesi te kumbullave te thata (ne vendin e berthames)

Posted on

Kofshë pule me lëkurë aromatike

Përbërësit:

10 kofshë pule

2 filxhanë troshka buke/galetë

parmezan

4 lugë gjelle magdanoz

2 lugëza piper i kuq

2 lugëza hudhër pluhur

1 lugëz rigon

2 lugëza kripë

3 lugë gjelle mustardë

200 gr gjalpë

piper i zi

Hapi 1

Furrën ngroheni në 200 gradë, ndërsa tavën ku do të piqet mishi lyejeni me gjalpë.

Hapi 2 

Në një enë bashkoni troshkat e bukës, parmezanin e grirë imët, magdanozin, rigonin, piperin e kuq dhe hudhrën.

Hapi 3

Shtoni kripë e piper të zi dhe përziejini mirë të gjitha.

Hapi 4

Në një enë tjetër shkrijeni gjalpën, shtojini mustardën e trazojini mirë bashkë.

Hapi 5

Kofshët e pulës lyejni me përzierjen prej mustarde e gjalpe e më pas kalojini tek troshkat e bukës.

Hapi 6

Kofshët e përgatitura kështu renditini në tavë dhe piqini në furrën e parangrohur për afro 1 orë ose derisa të marrin një ngjyrë të bukur.

Hapi 7

Ju bëfshin mirë.

Posted on

Lazanja

Përbërësit:

1 gotë qumësht
Beshamel
vaj ulliri
petë lazanje
salcë domatesh (Salcë me mish )
djathë kaçkavall

Përgatitja:

Në një tigan të thellë në zjarr mesatar shtoni qumështin dhe salcën beshamel . Trazojini mirë. Shtoni një lugë gjelle vaj ulliri. E lini masën rreth 5 minuta derisa të trashet

Më pas e hiqni nga zjarri dhe vendosni një shtresë në një tavë. Vendosni një shtresë lazanja . Sipër shtoni salcën me mish të grirë. Shtoni përsëri salcën beshamel

Përsëriteni këtë procedurë tri herë. Sipër i shtoni djathë të grirë. Vendoseni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Shijojeni

Ju befte mir

Posted on

Speca të kuq me vaj

Përbërsit:

  • 5 kg speca te kuqe
  • 2 hudhra
  • 1 tufe magdanoz
  • 2 karrota

Për shelliren:

  • 250 ml uje
  • 250 ml vaj
  • 250 ml uthull 9%
  • 250 gr sheqer
  • Piper i zi kokerr
  • 200 gr krip
  • 5 gr konzervans

o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i

Udhëzimet:

Specat i pasrojme nga bishtat dhe farat.

Ne nje ene qesim ujin,vajin,uthullen,kripen,sheqerin dhe veme te vloje.

Ne masen qe vlon shtojme nga 4-5 speca,leme per nga 1-2 minuta,largojme dhe qesim ne nje ene te cilen e mbyllim menjhere.

Pasi te kem perfunduar me marinimin  e specave,marim enen ne te cilen do ti konzervojme specat qofte ajo e qelqit te sterilizuar,ose plastike e dezinfektuar me thelp hudhre tere sipefaqen e mbrendshme te enes,dhe fillojme me renditjen e specave.

Ne fund te enes qesim pak konzervans,thelp hudhre dhe specat duke shtuar thelpinje hudhre dhe karrote e magdanoz.

Keshtu perserisim ne cdo 2-3 rreshta me speca.

Pasi te kem mbushur enet me speca(nga kjo mase dalin 3 kavanoze nga 2 l),pastaj shtojme nga shellira e mbetur dhe mbulojme kavanozet me nje pjate deri te nesermen ose derisa te ftohen mire.

Pastaj kontrollojme nese ka nevoje per shellire shtese(shelliren e mbetur mos e humbasni)

Pastaj mbyllim mire kavanozet,dhe leme ne vend te fresket

——–

o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o

KuzhinaShqiptare.com është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak

Posted on

Supë domatesh me kaçkavall

Përbërësit

  • 1 litër supë kubike
  • 4 domate
  • 40 gr gjalpë
  • 40 gr kaçkavall

Hapat

o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i

Në ujë të nxehtë vihet një supë kubike dhe me nerende grihet 1 domate dhe vlon për 15 minuta.

Shtohet gjalpi dhe vlon edhe 5 minuta, largohet nga zjarri, vihet në një pjatë dhe para së të shërbehet spërkatet me kaçkavall të grirë nerende.

Ju bëftë mirë!

o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o

KuzhinaShqiptare.com është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak.

Posted on

Smorgastata

Përbërësit

BAZA:

  • buke per tramezzini

PER LYERJEN MIDIS FETAVE TE BUKES:

  • djath filadelfia

PER MBUSHJE:

  • feta proshute te pjekur

PER ZBUKURIM:

  • feta limoni

Hapat

  1. Lyejme çdo fete buke per tramezzini me perberesin qe kemi zgjedhur, vendosim midis fetave mbushjen dhe e fusim ne frigorifer sanduiçin duke e lene keshtu gjithe naten.
  2. Diten qe do ta servirim, e lyejme Smorgastarta me kremin qe kemi zgjedhur dhe e zbukurojme sipas deshires.
  3. E servirim te ftohte te prere ne feta.

Posted on

Pite me patate

Përbërësit

600 gr miell

1 luge e vogel Krip

400 ml ujë

2 luge vaj

PERBERSIT PER MBUSHJEN:

6 patate

50 ml vaj

1 qepe e madhe

1 luge e vogel Krip

½ luge e vogel piper i zi

50 gr margarinë

Hapat

Perziejm ne nje ene miellin,kripen, vajin dhe ujin.Perzijme ngadale derisa te behet mase brumi kompakte,leme te mbuluar per 30 minuta.

Patatet I qerojme,grijme ne katrorka,shtojme vajin,qepen e grire imet,kripen,piperin.Te gjitha I perziejme mire.

Pasta ne tavolinen e punes te permillur qesim brumin,ndajm ne dy toptha,secilin e hollojme ne madhesi te pjates dhe lyejm em vaj.

Leme per 10 minuta dhe me pas secilen nga petet I terheqim me dore nga brendesia per nga pjesa e jashtme derisa te behet nje pete e holle e madhe.

Ne secilen nga petet qesim nga mbushja ne skaje te petes dhe mbeshtjellim ne forme roleje deri ne gjysem,pastaj fillojme te bejme role nga ana e kundert,derisa te bashkohen qe te ddyja rolet.

Pastaj ne tepsi te lyer me vaj,qesim nga mesi duke bere nje rreth rrotull derisa te mbushet tepsia.

Pieten e lyjme me vaj persiper,pastaj pjekim ne 200 grade per 40 minuta.

Ne fund tretim 1 luge krip me 100 ml uje,ziejm per pak dhe posa te piqet pitja I qesim persiper ujin e kriposur,margarine e shkrire dhe kthejm perseri ne furre edhe per 2-3 minuta.

Posted on

Salcë me mish të bluar viçi

Përbërësit

  • 500 gr mish i bluar viçi
  • 1 presh
  • 400 gr kërpudha
  • 1 lugë e vogël biber i kuq
  • 2 decilitra lëng domatesh
  • 100 gr përshutë
  • 3 decilitra supë viçi
  • 5 lugë vja
  • 1 lugë niseshte
  • Rigon
  • Erëza
  • Biber i zi

Hapat

o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i

Preshi dhe kërpudhat priten në katrorka ndërsa përshuta pritet në shkopinj.

Në pak vaj kaurdiset preshi dhe përshuta e pastaj shtohet mishi i bluar viçi dhe kërpudhat, edhe ato kaurdisen pak.

Gradualisht shtohet supa e viçit dhe vazhdon kaurdisja, kur të jetë mishi gjysmë i gatshëm shtohen lëngu i domateve, biber i kuq, rigoni dhe erëza sipas shijës.

Kaurdisja vazhdon derisa të zbutet mishi dhe derisa lëngu të shterët përgjysmë.

Nga fundi i kaurdisjës shtohe pak niseshte dhe e tëra zihet derisa të fitohet dendësia e dëshiruar.