Posted on

Speca me laker turshi

Përbërësit

3 kg speca

2 kg laker e bardhe

Hapat

Specat I pastrojme dhe u largojme bishtat dhe farat

Lakren e grijme imet dhe kriposim sipas shijes

Vlojme 2 l uje me pak 2 luge krip,1 luge sheqer,50 ml uthulle sallate dhe leme te ftohet

Pasi te ftohet shtojme 1 konzervans,1 mbrojtes vere(vinobran)

Specat I mbushim me laker dhe radhisim neper kavanoze

Pasi mbushim kavanozet me spec ate mbushura me laker shtojme shelliren e ftohet tashme dhe mbyllim mire hermetikisht

Servojme pas 2-3 jave

Posted on

Çorbë nga kungulli i njomë

Përbërësit

  • 2 kunguj të njomë
  • 1 lugë gjelle vaj
  • 1 lugë gjelle miell
  • Gjysmë tufe erëza
  • 1 e verdhë veze
  • 2 lugë salcë kosi
  • Lëng limoni

Hapat

o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i

Kungujt e njomë qërohen, copëtohen në copa të vogla dhe zihen në ujë të kripur për t’u zbutur.

Në yndyrë skuqim miellin, shtohen kungujt e njomë me 1,5 litër ujë dhe shtohen erëzat e grimcuara.

Pasi të vlojë disa minuta e heqim tenxherën nga zjarri, shtojmë të verdhën e vezës, praprakisht të përzier me krem kosi.

Para së të shërbehet supa, duhet t’i hedhet lëng limoni.

Ju bëftë mirë!

o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o

KuzhinaShqiptare.com është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak.

Posted on

Recetë: Sallatë gjermane me patate

[ad_1]

Andaj, këtu do gjeni një recetë gjermane me patate, nga “Food Network”

Çfarë ju nevojitet?

1 kg Patate të reja

1 qepë e verdhë të prerë

½ proshutë

1 qepë e kuqe e madhe, e prerë

¾ uthull molle
1 lugë gjelle mustardë

¼ vaj ulliri

Kripë dhe piper

8 qepë të reja të prera hollë

Përgatitja

Vendosni patatet në një tenxhere të madhe dhe hidhni qepët e verdha dhe shtoni ujë të ftohtë. Pas zierjes prisni patatet dhe vendosni në një tas dhe mbuloni për t’i mbajtur të ngrohtë.

Më pas merrni një tenxhere shtoni proshutën shtoni qepën e kuqe në yndyrën e proshutës dhe zijeni për 3 deri 4 minuta. Shtoni me kujdes uthullën dhe mustardën dhe gatuani për dy minuta. Më pas shtoni kripën dhe piperin. Dhe të gjithë këtë hidhni tek patatet të cilat i keni zier më herët. Shtojani qepën e re të grier, majdanoz si dhe kripë./Lajmi.net/

[ad_2]

Source link

Posted on

Patatina të bëra në shtëpi

Përbërësit

  • patate
  • vaj luledielli per skuqje
  • kripë
  • piper/rigon/spec te kuq per shije

Hapat

  1. Qerojme patatet shume mire duke mos lene asnje njolle jeshile ose syth te mbire.
  2. I lajme dhe i presim ne feta sa me te holla te jete e mundur me ndihmen e nje thike te mprehte. I vendosim fetat e patateve ne nje tas me uje te ftohte per rreth 2 ore duke ja nderruar ujin cdo 1 ore (pra dy here gjithesej).
  3. Kjo ben qe patatet te leshojne niseshten e tepert dhe te rezultojne krokante.
  4. I kullojme dhe i thajme shume mire me letra kuzhine ose nje pecete te paster.
  5. Skuqim nga 6-7 feta patatesh ne vaj te bollshem te nxehte (190°C) per rreth 3 minuta, apo derisa te kene marre ngjyre te arte.
  6. I heqim nga vaji, i vendosim mbi disa letra kuzhine ne menyre qe te thithin vajin e tepert dhe i rregullojme me kripe dhe ereza te ndryshme sipas deshires.
  7. I konsumojme vetem pasi patatinat te jene ftohur plotesisht ne temperature ambjenti.

Posted on

Koc në tavë me qepë, domate dhe patate

Përbërësit:

600gr Koc
200gr domate te vogla
50gr ullinje
10gr kaper
1 qepe
500gr patate
Vaj ulliri
Kripe/piper
Magdanoz

Përgatitja:

Se pari koci pastrohet dhe thahet me leter kuzhine, pastaj prehet sikurse ne foto afersisht ne tri vende, e kriposim, piperosim, e lyejme me vaj ulliri dhe ai mbushim barkun me qepe te prera holle dhe dy, tri domate te prera
Patatet prehen rath, rath, reth 2-3mm, poashtu edhe qepen
Marim tepsin, fundin e lyejm me vaj dhe e mbulojme siperfaqen me gjysmen e patateve, pastaj i mbulojme me qepe dhe perseri shtojme patatet e mbetura. Siper e vendosim peshkun dhe i shtojme te gjitha domatet te prera pergjysem, kaprin dhe magdanozin. Te prerat e peshkut mbushen me domate te prera holle. Tepsin e mbulojme me folie alumini dhe pjeket ne 200°C per 30 min, pastaj ia largojme folien dhe vazhdon pjekja edhe per 10min tjera

Posted on

Tavë me kungulleshka

Përbërsit:

4 kungulleshka
3 veze
150 gr djathe
100 ml qumesht
1-2 luge ajke e tharte(shmant,pavllake)
1 luge miell
Krip,piper i bardhe

Përbërsit:

Kungulleshkat i pastrojme dhe prejm fleta te holla per se gjati(prejen e bejme me mjetin qe qerojme patatet ose mjetin qe grijme kackavallin ne feta te holla).
Ne tavoline e punes shtrijme nje flete fete kungulleshke,nga gjysma e saj vazhdojme vendosjen e fetes se dyte,pastaj te tretes gjithashtu nga gjysma e se dytes dhe te katerten nga gjysma e se treses,pra beje nje renditje 4 feta kungulleshke per se gjati ne nje vije.
Ne fillim qesim nje pjese djathi,pastaj fillojme mbeshjelljen ne forme roleje deri ne fund duke formuar ekshtu nje lloj trendafili.
Kungulleshken e pergaditur ne kete menyre e qesim ne tave te lyer me pak vaj.
Fillojme me pergaditjen e ‘’trendafilit’’ te dyte me kungulleshka dhe keshtu derisa te hargjohen fetat u kungulleshkave dhe mbushet tava(per kete arsye zgjedhim nje tave te vogle qe mos te mbetet shume hapesire mes ‘’trendafileve’’ te kungulleshkave.
Taven e pergaditur ne kete menyre e fusim ne furre te nxehte 200 grade per 15-20 minuta.
Perzijme vezet,qumeshtin,ajken e tharte,miellin kripen dhe piperin e bardhe(ne kete mase sipas deshire shtojme djathe cilindo lloj qe preferojme me shume,nga ai qe shkrihe-mocarela ose djathi forte kckavall te grire ne rende).
Te gjitha keto i perzijme mire,dhe qesim mbi kungulleshkat gjysem te pjekura dhe kthejme taven ne furre edhe per 20 minuta.
Servojme te nxehte me ajke te tharte,kos ose edhe mish te pjekur

Posted on

Supë selinoje

Përbërësit

  • 1 rrënjë selino
  • 1 lugë oriz
  • 40 gr gjalpë
  • 2 lugë miell
  • 1 vezë
  • 2 lugë krem kosi
  • Kripë
  • Piper
  • Parmixhan

Hapat

o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i

Selinoja lahet, qërohet dhe pritet në fleta të holla, zihet në 1,5 litër ujë të kripur për rreth 5 minuta.

Pastaj shtohet orizi i larë dhe vlon në temperaturë të ulët derisa të zbutet orizi.

Anash gatuhet salca beshamel me gjalpë dhe miell, hidhet në çorbë dhe pritet që të vlojë.

Veza dhe kremi rrihen mirë dhe në një shtresë të hollë derdhen mbi çorbën.

Spërkatet me piper të zi të bluar me parmixhan.

Ju bëftë mirë!

o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o

KuzhinaShqiptare.com është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak.

Posted on

Sallatë me spinaq dhe luleshtrydhe

Përbërësit

  • 400 gr luleshtrydhe
  • 100 gr spinaq me gjethe te vogla
  • 50 gr rukola
  • 200 gr djath i bardhe dhie
  • 4 luge vaj ulliri
  • 1/2 lëng limoni
  • stika pishe/arra/bajame/lajthi
  • kripë

Hapat

  1. Lajme dhe thajme shume mire spinaqin dhe rukolen (ose sallaten) dhe i vendosim ne nje tas te madh.
  2. Pastrojme luleshtrydhet, i heqim gjethet dhe i ndajme ne dy ose kater pjese (varet nga madhesia e tyre). Presim ne kubik ose therrmojme me dore edhe djathin e bardhe.
  3. I hedhim te gjithe perberesit tek tasi me spinaqin, shtojme pak kripe, lengun e limonit, vajin e ullirit dhe i perziejme me delikatese.
  4. Ne fund i zbukurojme me frutat e thata ne siperfaqe.