Posted on

Kek me mollë “Milopita” ( Receta gatimi e dërguar nga Anila )

Milopita

Kek me mollë “Milopita” ( Receta gatimi e dërguar nga Anila )

Përbërësit

Për mbushjen:

5 ose 6 mollë

1 filxhan çaji me sheqer

200 gr gjalp ose margarinë

1 lugë gjelle me kanellë

Për brumin:

1 filxhan çaji me sheqer

3 vanilje të vogla ose një pako (varet nga vanilja që përdorni) – 1 e gjysëm filxhan çaji me miell që “fryhet vetë” (miell për ëmbëlsira)

5 kokrra vezë

Përgatitja

1

Lyejm tavën e pjekjes me gjalp

2

Lajmë mollët, i qërjomë, i presim në fet, i shtrojmë në tepsi

3

Në një tenxhere të vogël shkrijmë gjalpin, sheqerin dhe kanellën dhe jua hedhim sipër mollëve që shtruam në tavën e pjekjes.

4

Tundim vezët me rrahës elektrik,shtojmë sheqerin duke vazhduar me rrahësin elektrik, më pas shtojmë miellin dhe vaniljen dhe vazhdojmë i tundim për disa minuta

5

Brumin e formuar e hedhim mbi masën e mollëve me sheqer dhe kanellë.

6

E pjekim në furrë në 180 gradë për 30-35 minuta

7

Mbasi e vendosim në pjatelën e ëmbëlsirave mund ta sheqerosim me pluhur sheqeri sipas dëshirës Ju bëftë mirë

Posted on

Tortë me krem e fruta pylli ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Torte me krem dhe fruta pylli

Tortë me krem e fruta pylli ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Përbërësit

3 shtresa millefoglie

800 gr krem pastiçerie

fruta pylli ose fruta sipas dëshirës

20 gr sheqer pluhur

Përgatitja

1

Merni një pjatancë dhe veni një shtresë të millefoglie, hidhini një pjesë të kremit dhe hapeni në të gjithë sipërfaqen, vendosni shtresën tjetër të millefoglies dhe hidhni prapë një pjesë tjetër të kremit,

2

pastaj vendosni shtresën e fundit të millefoglies, merni një qese pastiçerie, hidhni pjesën e mbetur të kremit dhe dekoroni tortën si në foto, vendosni frutat sipër dhe në fund hidhni sheqerin pluhur në të gjithë sipërfaqen e tortës.

Posted on

Biskota me bajame ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Biskota me bajame

Biskota me bajame ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Përbërësit

200 gr bajame

200 gr miell

150 gr sheqer

2 vezë

70 gr gjalp

gjysëm pako maja për ëmbëlsira

1 pako vanilje

Përgatitja

1

Merni 150 gr bajame dhe grijini imët në mikser, 50 gr lërini për ti hedhur në brumin e biskotave në fund,

2

hidhni bajamet e grira në një tas dhe të gjithë përbëresit e tjerë nuk ka rëndësi kë hidhni më parë,

3

pastaj punojeni brumin deri sa të bëhet si brumë biskotash normale, shtoni 50 gr e bajameve që lamë pa grirë dhe punojeni brumin përsëri derisa bajamet të perzien mirë në brum, merni brumin,

4

ndajeni në 3 pjesë të barabarta dhe jepini formën e shiritave pastaj prejini me thikë në pjesë të vogla si në foto, vendosini në një tepsi të cekët me letër furre dhe vërini të piqen në furrë të para ngrohur në 180° për 25 – 30 minuta. Ju bëftë mirë

Posted on

Embëlsira ( Dhiple ) ( Receta gatimi nga Engjellushe Tusha )

dhiple

Embëlsira ( Dhiple ) ( Receta gatimi nga Engjellushe Tusha )

Përbërësit

500 gr miell

300 gram gjalp (gjalpin e shkrijmë)

arra sipas dëshirës

1.5 kg sheqer

2 feta limon ose pak lëng limoni

Përgatitja

1

Përgatisim brumin (si brum byreku). Hedhim miellin në një tas, pak kripë ,e zemë me ujë të vakët. Pasi e zemë brumin e vendosim në furrë, e ngrohim furrën 5 minuta në mënyrë që brumin të rri i ngrohtë. E lemë për një orë ose më shumë.

2

Përgatisim shërbetin: Në tenxhere hedhim sheqerin 1.5 kg sheqer dhe 2.5 kg ujë, i hedhim edhe dy feta limon ose pak lëng limoni që mos ngrijë sheqeri. E lemë të ziej sa të filloj të trashet pak

3

Hapim petët (si në foto). I hedhim gjalpin dhe e mbledhim petën (më qart duket në foto) kështu vazhdojmë me rradhë. Pasi i kemi mbaruar i fusim në furrë, i pjekim me 180 gradë.

4

Kur i nxjerrim nga furra i lemë të ftohen pak, hedhim arrat (arrat mund ti vendosni edhe në petët) Në qoftë se tepsia është e thellë mund të ja hedhim shërbetin në tepsi, në qoftë se jo vendosim në një tenxhere me kujdes dhe ju hedhim shërbetin e nxehtë dhe i mbulojmë deri sa të zbuten

Posted on

Embëlsira me nutella ( Pesche dolci ) ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

embelsira me nutella

Embëlsira me nutella ( Pesche dolci ) ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Përbërësit

350 gr miell

75 gr gjalp

100 gr sheqer

2 vezë

50 ml qumësht

5 gr maja për embëlsira

alchermes ( pije për embëlsira )

lëkurën e 1 limoni

nutella

Përgatitja

1

Merni një tas dhe hidhni të gjithë përbërsit, nuk ka rëndesi se kë hidhni më parë, punojini mirë deri sa të formohet si brum biskotash, pasi ta keni punuar mirë ndajeni në topa të vogla sa një kokërr arre, dhe vërini në një teps,i pasi ti keni vënë një letër furre, futini të piqen në furrë të parangrohur në 180° për 15 – 20 minuta, pasi të jenë pjekur lërini të ftohen,

2

kur të jenë ftohur plotesisht merni një biskotë dhe lyejini me nutella pastaj vendosni një biskotv tjetër si në foto, pasi ti keni mbaruar të lyera me nutella dhe bashkuar dyshe të gjitha biskotat futini të lagen mirë me pijen ( alchermes ) dhe pastaj kalojini në sheqer e vendosini në një pjatë dhe janë gati për tu servirur. Ju bëftë mirë!

Posted on

Gliko qershie ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

gliko qershie

Gliko qershie ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Përbërësit

1 kg qershi

800 gr sheqer

2 gota ujë

Përgatitja

1

Qershitë lahen, u hiqen bërthamat. Në një enë hidhet sheqerin dhe uji dhe vien në zjarr sa të mari valë. Hidhen qershitë dhe lihen të ziejn për gjysëm ore duke u hequr shkumën.

2

Hiqet dhe lihet të pushojë për 6 orë ose deri ditën tjetër. Me kujdes heqim qershitë, kullojmë lëngun dhe e vemë në zjarr deri sa të trashet, hedhim qershitë i lemë 5 minuta në mënyrë që të mos ziejn shumë, të rinë kokërr, hedhim lemontos ose shtrydhim limon.