Posted on

Manaferra dhe sëmundjet

Në mjekësinë popullore përdoren frutat, gjethet, lastarët e njomë dhe rrënjët.
Gjethet e reja mblidhen në Qershor- Korrik dhe thahen në hije në shtresa të holla.

**Vetitë dietike dhe fitofarmacautike
Frutat e manaferrës konsumohen të freskëta pasi piqen mire; me to përgatitet reçel i cilësisë së mire. Me frutat e manaferrës bëhet caj, uthull.

Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, Vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%.
Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mire. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës,
si dhe në formë kompresash (leckash) me përdorim të jashtëm.
Gjethet e manaferrës kanë veti rrudhëse, djersitëse dhe qetësuese.

– Ato ndikojnë edhe në uljen e temperatures. Në këto raste përdoret infuzi, i cili përgatitet si vijon:

* Merren 6-10 gram gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të vluar,
duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla,
në gjendje të vakët.

Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegje në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpërlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në dykë, në mishrat e dhëmbëve. Ky çaj është shumë rezultativ dhe kundër hemorroideve (majasëllit) dhe në sëmundjen e sheqerit.

manaferra

– Për të ndaluar hemorragjinë e hemorroideve, zbatohet këshilla:

* Merren 100 gram gjethe manaferrash dhe hidhen në një liter ujë. Këto zihen jo më shumë se 10 minuta. Nga çaji i përgatitur, pihen tri gota në ditë, për tri ditë rresht.

– Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra), ata me sëmundje të stomakut bile për çdo njeri, qoftë edhe i shëndoshë, çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por,përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e tij.

– Gjethet e thara të manaferrës janë përdorur në sëmundjet e mushkërive për ndalimin e gjakrrjedhjes.

*Këto përdoren në formë dekokti, duke i dhënë të sëmurit nga 4-5 gota në ditë, me mjaltë ose me sheqer.

Kundër sëmundjes së sheqerit përdoret këshilla:

* Merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen të zihen në një liter ujë. Nga lëngu i kulluar,i sëmuri merr tri here në ditë nga një filxhan para buke.

-Përfundime të mira japin edhe frutat e manaferrës, të cilat mund të konsumohen të freskëta, si dhe në formë çaji:

* Merren 150-200 gram fruta manaferre, zihen në një gotë të mbushur me uje:
Nga lëngu i prodhuar merren çdo ditë 1-2 gota të vogla, në gjendje të ngrohtë.

Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urines, me kollë etj.

– Kundër dizenterisë përdoret kjo këshill praktike:

* Merren rreth një kg fruta manaferre dhe pasi shtypen, vihen të zihen për gjysmë ore në një enë ku është hedhur një gotë me ujë.
Nga lëngu i fituar, pasi kullohet, merren 3-4 lugë gjelle në ditë.

-Kundër astmës përdoret kjo këshillë:

* Merren një sasi frutash manaferre dhe thahen. Pastaj, bluhen në mullirin e kafesë.
Nga pluhuri i përfituar merren 2 lugë kafeje, esëll duke përcjellë me qumësht ose me ujë.

– Pluhuri i formuar nga bluarja e manaferrave të thara përdoret edhe kundër hemorroideve:

* Merren tri here në ditë, para buke, nga një lugë kafeje nga ky pluhur.

– Edhe reçeli me frutat e manaferrës ka veti të mira mjekësore, ai tretet mire në stomak dhe shërben për pastrimin e gjakut, për ndalimin e tij në gjakrrjedhjet e aparatit tretës dhe sidomos të hemorroideve.

– Çaji i përgatitur me rrënjët e manaferrës ka veti rrudhëse, antiartrike, diuretike, gjithashtu ndikon në uljen e tensionit të gjakut. Çaji me rrënjët e manaferrës është shumë i dobishëm për kurimin e diabetit.

– Në këtë rast zbatohen këshilla:

* 30 gram rrënjë manaferre zihen për gjysmë ore në 500 ml ujë. Çdo mëngjes para buke, pihet një filxhan nga ky çaj, i vakët ose i ngrohtë.

– Në rastet e hemorragjisë a të tretjes me vështirësi të ushqimeve, rekomandohet të përdoret këshilla që vijon:

* 100 gram rrënjë zihen në 500 ml ujë derisa të avollohet gjysma e tij. Lëngu i përfituar, pasi filtrohet konsumohet.
Merren 1-2 gota në ditë.

– Në rastet e gingivitit (sëmundje e mishërave të dhëmbëve), përdoret këshilla:

* Në gjysmë litri ujë hidhen 100 ml. uthull. Në përzierjen uthull-ujë zihen për gjysmë ore 50-60 gram rrënjë manaferre. Me lëngun e fituar bëhen shpërlarje të gojës.

– Në rastet e diarresë përdoret këshilla praktike:

* Merren maja manaferrash, filiza të njomë dhe pasi pastrohen, futen në gojë dhe përtypen, duke nxjerrë jashtë bërsitë dhe duke përcjellë lëngun.

– Në rastin e fëmijëve:

* Maja dhe filizat shtypen, shtrydhen dhe lëngu i fituar u jepet me nga një lugë kafeje në çdo dy orë.

– Për mjekimin e zorrës së verbër këshillohet:

* Merren 500 gram maja manaferre dhe zihen në 2 litra ujë. Nga lëngu i fituar ,i sëmuri merr gjysmë gote çdo mëngjes duke qenë esëll, për një muaj rresht.

Me përdorim të jashtëm kanë vlerë të gjitha pjesët e bimës, frutat, lastarët, gjethet e freskëta, të cilat në formë kompresash (leckash) ndikojnë në përtharjen dhe shërimin e plagëve./PK/.

(Visited 486 times, 1 visits today)

Posted on

Kundër ftohjes me lule bliri


Kundër ftohjes me lule bliri
Reviewed by on

November 21, 2018
.

Kundër ftohjes I përzini na 25gr lule të blirit, shtogut dhe kamomilit, ndërsa tre lugëve të kësaj përzierjeje ia qitni gjysmë litri ujë të valë, e mbuloni dhe pas një ore e pini sa më të ngrohtë gjatë ditës. (Visited 154 times, 1 visits today)

Kundër ftohjes I përzini na 25gr lule të blirit, shtogut dhe kamomilit, ndërsa tre lugëve të kësaj përzierjeje ia qitni gjysmë litri ujë të valë, e mbuloni dhe pas një ore e pini sa më të ngrohtë gjatë ditës. (Visited 154 times, 1 visits today)

Rating: 0

Kundër ftohjes me lule bliri

Kundër ftohjes me lule bliri

Kundër ftohjes

I përzini na 25gr lule të blirit, shtogut dhe kamomilit, ndërsa tre lugëve të kësaj përzierjeje ia qitni gjysmë litri ujë të valë, e mbuloni dhe pas një ore e pini sa më të ngrohtë gjatë ditës.

(Visited 154 times, 1 visits today)

Posted on

Vaji i avokados ngadalëson procesin e plakjes

Vaji i avokados ngadalëson procesin e plakjes

Vaji i avokados ngadalëson procesin e plakjes

Vaji avokado thithet me lehtesi edhe nga shtresat e thella te lekures dhe ne inde, por shquhet dhe per karakteristikat e tij lehtesuese. Vaji i avokados është shumë aktiv për të gjitha llojet e lëkurës. Ai rekomandohet të përdoret pas dushit, pas rrezeve të diellit ose solarit. Mund të bëhen përzierje të vajit të avokados, jojobës, si dhe vitaminës E, që merret nga vaji i bajames. Kjo lloj përzierjeje ushqen lëkurën e fytyrës dhe të trupit, ndihmon qarkullimin e gjakut, në mënyrë stimuluese ndikon në rritjen e indeve dhe qelizave duke rritur forcën e tyre. Përmirëson rezistencën dhe vitalitetin e saj natyror.

Ky vaj e mban lëkurën të re, elastike, të fortë dhe në të njëjtën kohë e bën atë të butë, të mëndafshtë dhe të shndritshme. Vaji i avokados ngadalëson procesin e plakjes dhe formimin e parakohshëm të rrudhave.Eshte ideal per lekurat ne moshe te madhe, largon thatesine e lekures, por edhe kruarjet qe vine nga ekzemat apo aknet.

(Visited 88 times, 1 visits today)

Posted on

Hurmat dhe dobitë shëndetësore

 

Hurma është një pemë e viseve të ngrohta arabe ndërsa në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët.

Në mjekësinë tradicionale arabe e kineze, hurmat janë përdorur për të trajtuar probleme të tilla siç ishin astma, infeksionet e mushkërive, hemorroidet, diarre dhe shumë të tjerë. Hurmat janë shumë të pasura për nga ndërtimi i tyre i brendshëm. Ato i tejkalojnë frutat e tjera për nga shumëllojshmëria e përbërjes.

Ato përmbajnë sheqer, proteina, yndyrë, kalcium, sulfur, hekur, kalium, fosfor, mangan, bakër, magnezium dhe vitamina te rendesishme(hurma është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, vitaminës A dhe C).
Me fjalë të tjera, një hurmë është minimumi i një diete të shëndoshë.

Hurma e pjekur është shumë e ëmbël, ajo përmban një sasi të lartë të sheqernave në glukozë dhe proteina. Ajo ka veti diuretike dhe laksative dhe rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga mëlçia, në të kundërtën për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit ajo është e ndaluar për ata që vuajnë nga diabeti apo që vuajnë nga obeziteti.

Përfitimet më të rëndësishme shëndetësore te hurmës janë vetitë e saj antikancerore në përmbajtje të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A. Kjo pemë mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është e rekomandueshme që të konsumohet nga duhanpirësit kronike. Duke qenë një burim i shkëlqyer i hekurit, hurmat mund të jenë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të jodit, konsumi i rregullt i kësaj frute ndihmon në përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide, dhe kjo është një nga vetitë më të vlefshme të këtij fruti. Hurmat janë të pasura me kalcium dhe për këtë ndihmojnë në formimin e eshtrave.
Ato janë gjithashtu të rëndësishme në mbajtjen e shëndetit të syve.
Mjekësia moderne ka treguar se ato janë mbrojtës nga kanceri abdominal.

Shkenca ka vërtetuar efektshmërinë e hurmës si mbrojtës nga sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes dhe institutet bashkëkohore për dietë rekomandojnë që fëmijët të cilët ankojnë nga nervoziteti natyror apo hiperaktiviteti të konsumojne hurma.

Eksperimentet tregojnë se hurmat jane te dobishme per grate shatzëna, pasi përmbajnë stimulues që fuqizojnë muskujt e uterusit në muajin e fundit të shtatzanisë.
Kjo ndihmon në dilatacionin (zgjerimin) e uteruesit dhe në të njëjtën kohë zvogëlon gjakderdhjen pas një lindjeje në tjetrën.

Dietikët konsiderojnë se hurmat janë ushqimi më i mirë për lehonat dhe ato që janë duke u dhënë gji fëmijëve.
Kjo sepse, hurmat përmbajnë elemente që asistojnë në lehtësimin e depresionit te nënat dhe pasurojnë qumështin e nënës me të gjitha elementet e nevojshme për t’a bërë fëmijën të shëndoshë dhe rezistent ndaj sëmundjeve.

Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet: Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë.

Sigurisht, për t’i gëzuar të gjitha të mirat shëndetësore të hurmës është e rekomandueshme që të konsumoni fruta të freskëta.

*Disa këshilla profetike për dobit e hurmës!

Sa’d ibn Ebi Vekkasi r.a. ka shënuar se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi we selam ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma (Ajva) në mëngjes, atë ditë ai nuk do të vuajë nga helmi, as nga magjia.”

Xhabiri dhe Ebu Seidi r.a. kanë shënuar se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhiu we selam ka thënë: “Hurmat janë fruta, fara e të cilave vjen nga Xhenneti. Ato janë antidote (kundërhelm) kundër helmimit, burim i pasur në rritjen e sasisë së spermës , ndërsa pirja e ujit të hurmave medinase të konservuara largon magjinë e shkaktuar nga syri i keq.” (Transmetuar nga imam Nesaiu dhe Ibn Maxhxhe, Tirmidhiu, 2067, thotë se është hasen; Ahmedi, 3/48; Ibn Maxhxhe, 3453)

Përzgjodhi dhe përshati : Dr. Rexhep Etemi

(Visited 294 times, 1 visits today)

Posted on

Kjo ndihmon ne luftimin e yndyres dhe ne humbjen e peshes


Kjo ndihmon ne luftimin e yndyres dhe ne humbjen e peshes
Reviewed by on

November 21, 2018
.

Nje gote leng portokalli te shtydhur, 2 luge gjelle uthull molle, nje luge gjelle mjalte, trazohen mire dhe pihet para cdo vakti. Ndihmon ne luftimin e yndyres dhe ne humbjen e peshes. (Visited 932 times, 1 visits today)

Nje gote leng portokalli te shtydhur, 2 luge gjelle uthull molle, nje luge gjelle mjalte, trazohen mire dhe pihet para cdo vakti. Ndihmon ne luftimin e yndyres dhe ne humbjen e peshes. (Visited 932 times, 1 visits today)

Rating: 0

Kjo ndihmon ne luftimin e yndyres dhe ne humbjen e peshes

Kjo ndihmon ne luftimin e yndyres dhe ne humbjen e peshes

Nje gote leng portokalli te shtydhur, 2 luge gjelle uthull molle, nje luge gjelle mjalte, trazohen mire dhe pihet para cdo vakti.
Ndihmon ne luftimin e yndyres dhe ne humbjen e peshes.

(Visited 932 times, 1 visits today)

Posted on

Ne po ju japim edhe 5 arsye të tjera për të konsumuar këtë frut të shëndetshëm

Ne po ju japim edhe 5 arsye të tjera për të konsumuar këtë frut të shëndetshëm

Ne po ju japim edhe 5 arsye të tjera për të konsumuar këtë frut të shëndetshëm

Ne po ju japim edhe 5 arsye të tjera për të konsumuar këtë frut të shëndetshëm.

1) Ul nivelin e të ashtuquajturit kolesterol i keq. Një studim i universitetit të Floridës ka arritur në përfundimin se konsumimi i një molle në ditë ul kolesterolin e keq tek gratë me 25 për qind për rreth 6 muaj. Dhe jo vetëm: ngrënia e mollëve në mënyrë të rregullt ul nivelin e agjentëve që kanë lidhje me sëmundjet kardiake (si p.sh. proteina C-reaktive) dhe ndihmon në rënien në peshë.

2) Ngadalëson kancerin në gjoks. E përdorur në formë ekstrakti, molla kundërshton zhvillimin e kancerit në gjoks. Sipas një studimi universitetit të New York-ut, ekstrakti i mollës, i cili iu dha minjve, u pa se ishte në gjendje të ngadalësonte rritjen e formës më vdekjeprurëse të kancerit të gjoksit. Dhe jo vetëm kjo. Kontributi efikas i mollës u vu re edhe në parandalimin e të tjera llojeve kanceresh, si p.sh. ai i zorrës së trashë apo i prostatës.

3) Forcon kujtesën – Lëngu i mollës rrit prodhimin në tru të një neurotransmetuesi të rëndësishëm të quajtur acetilkolina dhe përmirëson kujtesën. Sipas profesorëve të Universitetit Lowell të Massachusetts-it, komunikimi cerebral i neurotransmetuesve është thelbësor për një shëndet të mirë jo vetëm të trurit, por të gjithë organizmit.

4) Parandalon rrudhat – Konsumimi i mollës i bën mirë edhe lëkurës, ngadalëson plakjen dhe kufizon formimin e rrudhave për shkak të sasisë së madhe të polifenoleve që përmban.

5) Mbron mushkëritë nga astma dhe alergjitë – Një studim i Universitetit të Nottingham-it në Britaninë e Madhe arriti në përfundimin se ai që konsumon 5 mollë ose më shumë është më pak i ekspozuar ndaj problemeve të aparatit të frymëmarrjes.

(Visited 64 times, 1 visits today)

Posted on

Qepa një perime mjekuese !

Qepa një perime mjekuese !

(arab. besal) Allium cepa; Porum cepa.

Ka disa lloje qepësh(3) dhe që të gjitha janë të pasura me karbohidrate. Qepa është e nxehtë në shkallë të tretë dhe përmban substancë jonitrogjene tajitëse, që është e dobishme për përtëritjen e ujit të trupit. Qepa nxjerr jashtë duhmën toksike të trupit, e pengon krijimin e mukusit, e rrit dëshirën për seks, e ngacmon spermën dhe e pastron lukthin. Fara e qepës ndihmon në shërimin e leukodermës dhe është e dobishme kur me të fërkohet koka. Kjo përdoret për ata që vuajnë nga tëhollimi i qimes së flokëve dhe i rënies së flokëve- tullacët (lat. Alopecia areata). Melhemi i bërë me qepë, të cilit i hidhet kripë ndihmon në heqjen e lythave. Marrja erë e qepës pas pirjes së purgativit ose ilaçit me shije jo të këndshme pengon mundin, të vjellat dhe eleminon çfarëdo shije ose aromë të mëvonshme (lat. Cacosmia). Uji i qepës, (në të cilin qepa ka qëndruar një kohë), po të futet në hundë, i pastron sinusitet. Përdorimi i tretësirës me bazë qepën si pika për veshë ndihmon në shërimin e dobësimit të qartësisë së dëgjimit (lat. Amblycusis), ushtimës në veshë (lat. Tinnitus), pezmatimit të veshëve dhe ndihmon në nxjerrjen jashtë të ujit që është mbledhur në veshë. Përdorimi i melhemit që është bërë duke shtypur fara të qepës e të përzier me mjaltë dhe lyerja me këtë tretësirë e rrethit të syve e ndërpren lotimin e tepërt që mund të shkaktohet nga dobësimi i muskulit të syrit, nga nxehja e tepërt e trupit ose nga të ftohtët.

Qepa e zier mirë përdoret në shërimin e verdhëzës, të ashpërsisë së gjirit dhe të kollës. Ajo e rrit gjithashtu tajitjen e urinës dhe ndikon në zbrazjen e zorrëve. Lyerja e vendit jo maljin, vendit të kafshuar nga qeni jo i tërbuar me ujë të qepës të përzier me kripë dhe me ekstrakt të ryzës së egër ose të bjeshkës, përshpejton shërimin e tij. Më në fund, nëse individi mund ta durojë kafshimin e tij, ai mund të ndihmojë në zbutjen dhe hapjen e hemorroideve të forta.

Ngrënia përtej mase e qepës së pafërguar apo të pazierë shkakton migrenën, fryrjen e barkut, e turbullon të parit, shkakton harresën, dëmton të kuptuarit, liron duhmë të padurueshme, e krijon një shije të keqe dhe nuk e lejon afrimin e melaikeve.. Përtypja e gjetheve të ryzës (bar shpretke) së egër mund të heqë duhmën që është pasojë e ngrënies së qepës së pafërguar. Prandaj, ngrënia e qepës së fërguar apo të zier mirë, mund t’i heqë të gjitha këto që thamë. Në hadith është shënuar gjithashtu se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i ka mësuar njerëzit ta ziejnë qepën dhe hudhrën para se ta hanë.

Është një nga perimet që përdoret më së tepërmi në kuzhinat tona. Qepa përmban 7.2-21.2% materie të thata, 2.5-14% sheqer, 2.2% albumine që reserbohen lehtë, 0.7% kripëra minerale, 2-13 mg vitaminë C, 20-120 mg vitaminë B 1, 5-28 mg% vitaminë B 2 dhe 1.3-5.9 mg karotinë.

Qepa stimulon tretjen nëpërmjet aktivizimit të tajitjes së lëngut të lukthit. Nga qepa në gjendje të kristaltë është izoluar një antibiotik i spektrit të gjerë që vepron fuqishëm kundër baktereve dhe kërpudhave.

Në raport 1:40.000 ky antibiotik asgjëson menjëherë stafilokoket, ndërsa në raport 1:100.000 zhduk bacilin e difterisë. Qepa përmban edhe substanca që aktivizojnë gjëndrën mbiveshkore. Veprimi efikas i qepës bazohet në përbërjen e kripërave organike të cilat në gjak transformohen në karbonate alkalike.

Receta me 200 gr qepë dhe 100 gr mjaltë është efikase në shërimin e inflamacionit të cipës së zemrës (pericarditisit), të sëmundjeve të veshkave me albuminuri (albumine në urinë), dhe ënjtjen e këmbëve.

.
1. Ebu Davudi, 3892; Ahmedi, 6/89; në sened është një transmetues jo fort i besueshëm, ndërsa transmetuesit e tjerë janë të besueshëm.
2. Buhariu, 9/498; Muslimi, 564.
3. L. Allium cepa; Porum cepa: lloji më i zakonshëm i qepës. Përmban: 1.68% nitrogjen, 0.1% substanca tajitëse, 2.78% saharozë, 8.04% substanca ekstraktuese joazotike dhe 0.71% celulozë.
.
MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

(Visited 143 times, 1 visits today)

Posted on

Për rrudhat në sy, kjo është zgjidhja natyrale më e mirë

Për rrudhat në sy, kjo është zgjidhja natyrale më e mirë

Për rrudhat në sy, kjo është zgjidhja natyrale më e mirë

Vaji i arganit është një produkt organik që nxirret nga bërthamat e pemës së arganit, e cila gjendet në Marok. Është një lloj vaji mjaft i pasur me lëndë ushqyese dhe i dobishëm duke përfshirë acidet yndyrore dhe vitaminën E. Vetitë e tij janë të jashtëzakonshme për lëkurën dhe flokun, por sidomos për sytë.

Vaji i arganit është një prej produkteve më të rekomanduara të kozmetikës vitet e fundit, por sidomos për reduktimin e rrudhave të syrit. Janë të panumërta të mirat që vijnë prej tij për ushqimin dhe shkëlqimin e lëkurës.

Ky lloj vaji gjendet lehtësisht në farmaci, kështu që mos hezito ta kesh gjithmonë si një përdorim të domosdoshëm.

Më poshtë janë disa nga përfitimet e këtij vaji

Gjatë ditës, përdore si krem hidratant dhe si bazë make up-i para çdo lloj kremi tjetër që mund të përdorësh në lëkurë. Vaji i arganit jo vetëm që vepron si një hidratues efektiv, por gjithashtu i dhuron lëkurës një shkëlqim rinor dhe pakëson dukjen e rrudhave. Efekti i tij antioksidant e bën produktin ideal kundra plakjes. Ai rikthen elasticitetin e lëkurës dhe e lë atë më të shëndetshme dhe të butë.

Gjatë natës, para se të flesh përdore si serum poshtë rrathëve të syve. Masazhoje me kujdes me mollëza duke bërë lëvizje rrethore edhe në qepalla për disa sekonda dhe mbaje ashtu gjatë gjithë natës.

 

(Visited 348 times, 1 visits today)

Posted on

Mëlmesë aromatike – Njihet me shijen e vet pikante, orientale dhe pak djegëse

Mëlmesë aromatike – Njihet me shijen e vet pikante, orientale dhe pak djegëse

Mëlmesë aromatike – Njihet me shijen e vet pikante, orientale dhe pak djegëse

Mëlmesë aromatike

Tek popujt e Lindjes që nga lashtësia njihet për efektet e veta shëruese, xhenxhefili është delikatesë e vërtetë kur janë në pyetje veçoritë e tij kulinare.

-Njihet me shijen e vet pikante, orientale dhe pak djegëse.

Në treg xhenxhefili mund të gjendet si rrënjë e freskët, ose si shtesë e thatë dhe bluar për gjella.

-Sa i përket vlerës ushqyese, nga mineralet në sasi më të madhe përmban kaliumin, bakrin, magnezin dhe manganin.

-Prej vitaminave përmban grupet e vitaminave C dhe B.

-Pluhuri i tharë i xhenxhefilit ka shije të mprehtë, dhe është përbërës i shumë përzierjeve curry.

-Xhenxhefili i freskët mund të përdoret si mëlmesë për shumë gjella nga mishi, pula, peshku, supa dhe komposto.

-Xhenxhefili mund të përdoret në kombinim edhe me ushqimet e njelmëta dhe të ëmbla.

-Nga xhenxhefili i grirë në rende përgatitet çaji i cili e ngrohë tërë trupin, dhe po ashtu shtohet edhe në gjella të ëmbla ose brumin për ëmbëlsira.

(Visited 61 times, 1 visits today)

Posted on

Kjo dietë 7 ditore ju ndihmon të largoni helmet nga trupi dhe te digjni dhjamin!

Kjo dietë 7 ditore ju ndihmon të largoni helmet nga trupi dhe te digjni dhjamin!

Kjo dietë 7 ditore ju ndihmon të largoni helmet nga trupi dhe te digjni dhjamin!

Përbërësi kryesor ne kete diete është limoni, që ne të gjithë e dimë se është nje lloj fruti mjaft i fuqishëm për të hequr të gjitha toksinat nga trupi yne. Hidhini një sy dietës tone magjike me limon.

Dita e parë – mbushni një gotë me ujë të ngrohtë. Vendos disa copa limoni brenda dhe lereni të veprojë për disa minuta. Mbaro atë që zakonisht bëni në mëngjes dhe pini atë pas kësaj. Bëni të njëjtën gjë në pasdite gjysmë ore para drekës.
Dita e dytë – konsumoni 1 gotë lëng limoni në mëngjes dhe pasdite dhe përpiquni të pini 2-3 litra ujë mineral gjatë ditës. Ju gjithashtu mund të shtoni disa fruta për shije më të mirë dhe më shumë lëndë ushqyese!
Dita e tretë – përsërisni këtë procedurë me ujë limoni në stomak bosh në mëngjes dhe konsumoni disa gota ujë të ngrohtë me limon gjatë drekës.
Dita e katërt dhe e pestë – ndiqni te njejten procedure.
Dita e gjashtë – bëj të njëjtat gjëra si në ditën e tretë, por tani kufizoni pirjen e lëngut te limonit deri në 2 gota në ditë. Opsioni më i mirë do të ishte gjatë mëngjesit dhe para darkës.
Dita e shtatë – konsumoni pak ujë limoni në mëngjes në stomakun bosh.
Ju duhet ta ktheni kete ne nje zakon duke konsumuar ujë limoni çdo mëngjes, por gjithashtu pini 2-3 litra ujë gjate dites për të mbajtur trupin tuaj të hidratuar. Kjo dietë 7-ditore do t’ju ndihmojë të pastroni trupin tuaj dhe gjithashtu të digjni yndyrën e trupit! Në mënyrë që kjo dietë limoni të jetë sa më optimale të jetë e mundur, konsumoni ushqim të shëndetshëm sa më shumë që mundeni!

Burimi: /theheartysoul.com
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 651 times, 1 visits today)