Qepa një perime mjekuese !

spot_img

Qepa një perime mjekuese !

(arab. besal) Allium cepa; Porum cepa.

Ka disa lloje qepësh(3) dhe që të gjitha janë të pasura me karbohidrate. Qepa është e nxehtë në shkallë të tretë dhe përmban substancë jonitrogjene tajitëse, që është e dobishme për përtëritjen e ujit të trupit. Qepa nxjerr jashtë duhmën toksike të trupit, e pengon krijimin e mukusit, e rrit dëshirën për seks, e ngacmon spermën dhe e pastron lukthin. Fara e qepës ndihmon në shërimin e leukodermës dhe është e dobishme kur me të fërkohet koka. Kjo përdoret për ata që vuajnë nga tëhollimi i qimes së flokëve dhe i rënies së flokëve- tullacët (lat. Alopecia areata). Melhemi i bërë me qepë, të cilit i hidhet kripë ndihmon në heqjen e lythave. Marrja erë e qepës pas pirjes së purgativit ose ilaçit me shije jo të këndshme pengon mundin, të vjellat dhe eleminon çfarëdo shije ose aromë të mëvonshme (lat. Cacosmia). Uji i qepës, (në të cilin qepa ka qëndruar një kohë), po të futet në hundë, i pastron sinusitet. Përdorimi i tretësirës me bazë qepën si pika për veshë ndihmon në shërimin e dobësimit të qartësisë së dëgjimit (lat. Amblycusis), ushtimës në veshë (lat. Tinnitus), pezmatimit të veshëve dhe ndihmon në nxjerrjen jashtë të ujit që është mbledhur në veshë. Përdorimi i melhemit që është bërë duke shtypur fara të qepës e të përzier me mjaltë dhe lyerja me këtë tretësirë e rrethit të syve e ndërpren lotimin e tepërt që mund të shkaktohet nga dobësimi i muskulit të syrit, nga nxehja e tepërt e trupit ose nga të ftohtët.

Qepa e zier mirë përdoret në shërimin e verdhëzës, të ashpërsisë së gjirit dhe të kollës. Ajo e rrit gjithashtu tajitjen e urinës dhe ndikon në zbrazjen e zorrëve. Lyerja e vendit jo maljin, vendit të kafshuar nga qeni jo i tërbuar me ujë të qepës të përzier me kripë dhe me ekstrakt të ryzës së egër ose të bjeshkës, përshpejton shërimin e tij. Më në fund, nëse individi mund ta durojë kafshimin e tij, ai mund të ndihmojë në zbutjen dhe hapjen e hemorroideve të forta.

Ngrënia përtej mase e qepës së pafërguar apo të pazierë shkakton migrenën, fryrjen e barkut, e turbullon të parit, shkakton harresën, dëmton të kuptuarit, liron duhmë të padurueshme, e krijon një shije të keqe dhe nuk e lejon afrimin e melaikeve.. Përtypja e gjetheve të ryzës (bar shpretke) së egër mund të heqë duhmën që është pasojë e ngrënies së qepës së pafërguar. Prandaj, ngrënia e qepës së fërguar apo të zier mirë, mund t’i heqë të gjitha këto që thamë. Në hadith është shënuar gjithashtu se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i ka mësuar njerëzit ta ziejnë qepën dhe hudhrën para se ta hanë.

Është një nga perimet që përdoret më së tepërmi në kuzhinat tona. Qepa përmban 7.2-21.2% materie të thata, 2.5-14% sheqer, 2.2% albumine që reserbohen lehtë, 0.7% kripëra minerale, 2-13 mg vitaminë C, 20-120 mg vitaminë B 1, 5-28 mg% vitaminë B 2 dhe 1.3-5.9 mg karotinë.

Qepa stimulon tretjen nëpërmjet aktivizimit të tajitjes së lëngut të lukthit. Nga qepa në gjendje të kristaltë është izoluar një antibiotik i spektrit të gjerë që vepron fuqishëm kundër baktereve dhe kërpudhave.

Në raport 1:40.000 ky antibiotik asgjëson menjëherë stafilokoket, ndërsa në raport 1:100.000 zhduk bacilin e difterisë. Qepa përmban edhe substanca që aktivizojnë gjëndrën mbiveshkore. Veprimi efikas i qepës bazohet në përbërjen e kripërave organike të cilat në gjak transformohen në karbonate alkalike.

Receta me 200 gr qepë dhe 100 gr mjaltë është efikase në shërimin e inflamacionit të cipës së zemrës (pericarditisit), të sëmundjeve të veshkave me albuminuri (albumine në urinë), dhe ënjtjen e këmbëve.

.
1. Ebu Davudi, 3892; Ahmedi, 6/89; në sened është një transmetues jo fort i besueshëm, ndërsa transmetuesit e tjerë janë të besueshëm.
2. Buhariu, 9/498; Muslimi, 564.
3. L. Allium cepa; Porum cepa: lloji më i zakonshëm i qepës. Përmban: 1.68% nitrogjen, 0.1% substanca tajitëse, 2.78% saharozë, 8.04% substanca ekstraktuese joazotike dhe 0.71% celulozë.
.
MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

(Visited 143 times, 1 visits today)

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles