Për rrudhat në sy, kjo është zgjidhja natyrale më e mirë

spot_img

Për rrudhat në sy, kjo është zgjidhja natyrale më e mirë

Për rrudhat në sy, kjo është zgjidhja natyrale më e mirë

Vaji i arganit është një produkt organik që nxirret nga bërthamat e pemës së arganit, e cila gjendet në Marok. Është një lloj vaji mjaft i pasur me lëndë ushqyese dhe i dobishëm duke përfshirë acidet yndyrore dhe vitaminën E. Vetitë e tij janë të jashtëzakonshme për lëkurën dhe flokun, por sidomos për sytë.

Vaji i arganit është një prej produkteve më të rekomanduara të kozmetikës vitet e fundit, por sidomos për reduktimin e rrudhave të syrit. Janë të panumërta të mirat që vijnë prej tij për ushqimin dhe shkëlqimin e lëkurës.

Ky lloj vaji gjendet lehtësisht në farmaci, kështu që mos hezito ta kesh gjithmonë si një përdorim të domosdoshëm.

Më poshtë janë disa nga përfitimet e këtij vaji

Gjatë ditës, përdore si krem hidratant dhe si bazë make up-i para çdo lloj kremi tjetër që mund të përdorësh në lëkurë. Vaji i arganit jo vetëm që vepron si një hidratues efektiv, por gjithashtu i dhuron lëkurës një shkëlqim rinor dhe pakëson dukjen e rrudhave. Efekti i tij antioksidant e bën produktin ideal kundra plakjes. Ai rikthen elasticitetin e lëkurës dhe e lë atë më të shëndetshme dhe të butë.

Gjatë natës, para se të flesh përdore si serum poshtë rrathëve të syve. Masazhoje me kujdes me mollëza duke bërë lëvizje rrethore edhe në qepalla për disa sekonda dhe mbaje ashtu gjatë gjithë natës.

 

(Visited 348 times, 1 visits today)

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles