Posted on

Heqin qafe puçrrat në fytyre dhe përhapja e urdhjave për 24 orë

Heqin qafe puçrrat në fytyre dhe përhapja e urdhjave për 24 orë

Heqin qafe puçrrat në fytyre dhe përhapja e urdhjave për 24 orë

herpes11Nëse keni një problem me herpes ose puçrrat në fytyre, ja nje menyre natyrale shpëtoni prej tyre.

Merrni një copëz hudhëre, e preni imët dhe vendoseni drejtpërdrejt në shpërthimin e puçrrave. Lejoni të qëndrojë për 10 minuta, pastaj e lani me ujë të nxehtë.

Këtë procedurë përsërisë 5 herë.

Për 12 orë puçrrat do të zhduken, nëse është një infeksion më i madh përsëriteni procedurën dhe ditën tjetër.

Hudhra rrit aftësinë mbrojtëse të trupit, dhe është e pasur me vitamina dhe është konsideruar si një antibiotik natyral.

(Visited 4,430 times, 1 visits today)

Posted on

Ja cilat sëmundje mund të shërohen me ujë të ngrohtë

Ja cilat sëmundje mund të shërohen me ujë të ngrohtë

Ja cilat sëmundje mund të shërohen me ujë të ngrohtë

slajd_3Japanezët për shekuj kanë shëruar disa sëmundje duke pirë ujë të ngrohtë. Pirja e ujit të ngrohtë në mëngjes në një stomak bosh është e rekomanduar për situata të ndryshme. Kjo rrit të gjitha funksionet e trupit dhe ndihmon për t’u perballe me problemet. Studimet e fundit konfirmojnë efektin e dobishme e kësaj praktike.
Sipas mjekësisë japoneze pirja e ujit të ngrohtë në mëngjes me stomak bosh ndihmon në këto sëmundje: dhimbje koke, dhimbje të trupit, artrit, epilepsisë, bronkitit, të astmës, meningjitit, sëmundjeve të veshkave, trashjes, gastrit, të diarresë, të diabetit, kapsllëkut, të gjitha llojet e sëmundjeve të syrit, problemeve menstruale, sëmundjet në veshë dhe fyt, dhe madje edhe kancer.

Japanezët rekomandojnë metodën e mëposhtme: pas zgjimit menihere pini 4 gota ose 160ml ujë të ngrohtë. Dhëmbët lahen dhe nuk duhet të pini ndonjë gjë të paktën 45 minuta. Pas mëngjesit nuk duhet te merreni lëngje qoft ujë apo ndonje gjelle të paktën 2 orë. Kjo vlen për të gjitha ushqimet në tërësi, sepse nëse pihet uji pasi të hahet ushqimi i hollon lëngjet në sistemin e tretjes dhe pengon punën e lukthit. Ju mund të filloni me një sasi të vogël të ujit në mëngjes, dhe gradualisht ai të rritet.

Rezultati i trajtimit me ujë të nxehtë tek tensioni i lartë i gjakut është  pas 30 ditëve, në 10 ditë është  tek gastrit, tek ato me diabet mbas një muaji. Kjo metodë nuk ka efekte anësore, përveç që shpesh të detyron për në tualet. Është e rekomanduar para fillimit të trajtimit të konsultoheni me një mjek.

(Visited 313 times, 1 visits today)

Posted on

VAJ GINSENGU

VAJ GINSENGU

Në Kinë, Kore dhe Japoni xhinsengu konsiderohet si një nga bimët më të mira që aktivizojnë shëndetin, sidomos për të moshuarit, sepse ai përdoret për mjekimin e debulesës që shoqëron zakonisht njerëzit e thyer në moshë, siç është dembelizmi, aktiviteti i dobët seksual, acarimi i kyçeve, plakja, probleme të ndryshme të moshës së thyer, humbja e dëshirës seksuale. Për këtë arsye ata e quajnë këtë bimë me emrin “bima e përjetësisë”.

Struktura përbërëse: Lënda kryesore përbërëse janë ginsenoside, vitaminat, kalcium, kamfur, eleutheroside, hekur, mukus, rrëshirë, sapuninë, amidon, vitamina A, B, B12 etj.

Përdorimi:
– Nëse konsumohet në doza të larta, e ul tensionin.
– Nëse përdoret në doza të vogla, e ngre tensionin.
– Është i dobishëm kundër lodhjes trupore dhe mendore dhe shërben si forcues i përgjithshëm.
– Forcon gjendrat mbiveshkore dhe gonade, aktivizon sistemin imunitar, funksionet e mushkërive dhe shton oreksin.
– Është i dobishëm për të sëmurët me diabet, ata që vuajnë nga steriliteti, për ata që vuajnë nga mungesa e fuqisë dhe depresioni.
– Gjithashtu është i dobishëm kur hiqet dorë nga varësia prej diçkaje, mbron nga dëmet e rrezeve dhe sportistët e përdorin për forcimin e trupit. Këshilli i ekspertëve gjermanë që vlerëson medikamentet këshillon përdorimin e xhinsengut në këto raste:
– Për përmirësimin e imunitetit (shton rruazat e bardha të gjakut, nxit sekretimin e interferonit që shton rezistencën e trupit ndaj viruseve dhe shton aktivitetin e antitrupave).
– Shton performancën mendore, shton aftësinë për të mësuar, shton të menduarin maksimal dhe përqëndrimin.
– Është i dobishëm për të sëmurët me diabet që marrin insulinë.
– Mbron mëlçinë nga efektet e dëmshme të ilaçeve, alkoolit, nga lëndët helmuese dhe përmirëson funksionet e mëlçisë, shton rezistencën dhe performancën.
– Gjithashtu besohet se xhinsengu i bën rezistencë lodhjes përmes mbështetjes që i jep gjendrës mbiveshkore. Disa kërkues nga Italia, Danimarka dhe Finlanda këshillojnë përdorimin e tij si një ilaç plotësues për të sëmurët me kancer.
– Gjithashtu, ai pakëson prishjen e qelizave që vjen si pasojë e mjekimit me rreze dhe mbron qelizat e shëndosha nga dëmtimi.

Përdorimi: Një lugë të vogël (çaji) nga vaji i Xhinsengut në një gotë qumështi pihet dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje pas buke deri në normalizim të plotë të gjendjes.
Vërejtje: Nuk mund të përdoret nga njerëzit që vuajnë nga mungesa e sheqerit në gjak (hipoglicemia) dhe nga tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni).
Vërejtje: Nuk përdoret te gratë shtatëzëna, te fëmijët dhe tek ata që vuajnë nga alergjia

Posted on

Si ti mjekojmë lythat në kushte shtëpie

largea_common-wart21417366668Lythat janë rritje të lëkurës të shkaktuara nga një infeksion virale specifikisht nga virus i (human papilloma).

Ato janë një lezion i lëkurës, të cilat paraqesin një formë të ndryshueshme, zakonisht kanë formë të rrumbullakët. Por lythat mund të ndikojnë dhe në paraqitjen tone të jashtme duke shkaktuar ndrojtje (për shkak se na prishin imazhin) por nga ana tjetër dhe dhimbje apo kruarje (kur janë të lokalizuara në këmbë). Zhvillimi i lythave ndodh më tepër kur kemi çrregullime të sistemit imunitar. Lythat kanë forma dhe madhësi të ndryshme por zakonisht ato paraqiten si gunga të vogla, ovale në lëkurë.

Llojet e lythave janë:

– Lythat e zakonshëm. Këto mund të shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit. Lytha të tilla lokalizohen më tepër në duar. Ato zakonisht kanë formë të rrumbullakët me ngjyrë kafe ose gri.

– Lythat e sheshtë. Këto lokalizohen më tepër në fytyrë, krahë dhe këmbë. Janë të vogla dhe të sheshta ashtu siç kanë dhe emrin. Zakonisht krijohen gjatë rruajtjes me brisk.

– Lythat e shputave. Krijohen në shputat e këmbëve dhe duken si pllaka të trasha lëkure me ngjyrë të errët. Ato shpesh here mund të jenë të dhimbshme.

– Lythat e gjenitaleve. Këto lokalizohen në zonat gjenitale dhe përreth tyre, mes kofshëve ose mund të shfaqen në vaginë ose anus.

– Lythat linguale. Shfaqen poshtë thonjve të duarve ose këmbëve. Ato kanë sipërfaqe jo të rregullt.

– Lythat filiforme(si fije). Zakonisht këto lloj lythash shfaqen rreth gojës dhe hundës.

Si ti heqim lythat në mënyra natyrale?

1. Me lëkurë limoni. Presim një copë lëkure limoni pak më të madhe se lytha ku do e vendosim. E vendosim lëkurën e limonit sipër lythës dhe me pas vendosim fashën duke e mbyllur mirë vendin ku vendoset lythi. Çdo ditë ndërrojmë lëkurën e limonit, duke e mbajtur lythën e mbuluar sa më shumë kohë të jetë e mundur. Pas një jave lythi shkëputet plotësisht.

2. Përdorimi i borzilokut. Vendosim borzilok sipër lythave dhe e më pas e bllokojmë me fashë në mënyrë që mos përshkohet nga uji. Përsëriteni këtë për çdo ditë për rreth një javë. Veprimi i borzilokut bën shkëputjen e lythave.

3. Me karota të prera. Pritini karotat imët dhe përziejeni me vaj ulliri duke krijuar një masë homogjene. Vendoseni masën e përgatitur mbi lytha dy herë në ditë për 30 minuta. Bëjeni këtë për dy ose tre javë rresht.

4. Me copa hudhre. Bëjeni këtë dy herë në ditë për disa javë rresht. Lythat fillojnë të shkëputën për një ose dy javë por duhet të bëhet më hudhër derisa ato të zhduken fare.

5. Konsumoni ushqime të cilat forcojnë sistemin imunitar. Hudhër, patate e ëmbël, bukë me krunde, fara luledielli dhe oriz janë shembuj të këtyre ushqimeve.

6. Përdorni lëng limoni. Shtrydhni lëng limoni mbi lytha dhe mbulojeni me qepë të freskëta. Bëjeni këtë për 30 minuta një herë në ditë rreth dy ose tre javë rresht.

7. Vendos lëng arrë kokosi. Lageni lythin me lëng arre kokosi ku kjo e fundit përmban enzima që shpërbëjnë lythat.

8. Përdorimi i lëkurës së bananes. Prisni një copë të vogël lëkurë bananeje dhe vendoseni mbi lytha, me pas fashojeni. Lëreni lëkurën e bananes mbi lythë gjithë ditën. Përsëriteni këtë veprim deri sa lythat të zhduken.

9. Përdorni ujë të ngrohte dhe kripë deti. Lagini lythat me ujë ngrohtë për 10-15 minuta. Rrëzoni qelizat e vdekura të lythave me një limë për thonjtë jo shumë të ashpër. Lageni lythën dhe më pas vendosni një sasi kripe deti mbi të. Me pas fashojeni vendin ku keni aplikuar kripën në mënyrë që kripa të qëndrojë aty për disa ditë. Zëvendësomëni atë më një tjetër në qoftë se ju bie gjatë kohës që laheni.

(Visited 593 times, 1 visits today)

Posted on

Myku Candida në trupin e njeriut

Myku CandidaCandida albicans është një tip myku që është i pranishëm tek të gjithë. Nëse gjendet në sasi të vogla është e parrezikshme, por, kur shtohet në mënyrë drastike kjo mund të ketë pasoja për shëndetin.

Në një trup të shëndetshëm Candida albicans mbahet nën kontroll nga ato të ashtuquajturat bakterie të mira. Mjekët theksojnë se përdorimi jo i duhur i antibiotikëve mund të jetë një nga shkaqet që asgjësojnë bakteriet e mira, duke lejuar shtimin e mykut. Candida shtohet kur konsumojmë shumë sheqer, karbohidrate, ushqime që përmbajnë maja, si uthulla, birra, buka etj.

Kur sistemi ynë imunitar punon si duhet sasia e Candida-s në trup mbahet e ekuilibruar. Kur sistemi ynë imunitar nuk funksionon si duhet, ose ekzistojnë faktorë të tjerë si konsumimi i lartë i sheqerit dhe karbohidrateve, Candida mund të shtohet përtej normales duke dhënë simptomat e mëposhtme:

– Dhembje të shpeshta stomaku dhe probleme me tretjen

– Probleme me lëkurën (infeksione lëkure, ekzemë, psorasis, akne)

– Vështirësi në përqendrim dhe konfuzion

– Ndjenjë e vazhdueshme lodhjeje

– Ankth

– Luhatje humori

– Zemërim dhe Nervozizëm

– Dhimbje koke

– Dhimbje mesi

– Shtim i dëshirës për të konsumuar sheqerna, ëmbëlsira ose bukë

– Irritime të lëkurës etj

Infeksioni Candida është i vështirë për t’u diagnostikuar pasi kërpudhat janë të pranishme tek të gjithë ne.

Janë testet laboratorike dhe vizitat tek mjeku ato që diagnostikojnë këtë problem. Ka raste që Candida mund të jetë si pasojë e një problemi më serioz në trup si diabeti, infeksione të tjera si ato seksualisht të transmetueshme ose dhe faktorët klimatikë, higjena personale etj.

Megjithatë Candida është një infeksion që po të trajtohet si duhet mund të kurohet plotësisht. Një ndihmesë e madhe në eleminimin e Candida-s në trup, përvec medikamenteve dhe suplementeve është edhe dieta. Pra mënyra e të ushqyerit dhe mënjanimi i atyre ushqimeve që shtojnë problemin.

Dieta anti-candida

Dieta më e mirë për të luftuar mykun është ajo që nuk përmban sheqer dhe ka nivel të ulët të karbohidrateve. Gjithashtu kjo dietë për pastrimin e mykut nga trupi konsiston edhe nga heqja e ushqimeve që përmbajnë maja.

Një nga mënyrat më të shpejta për luftimin e Candida-s është futja në dietën e përditshme e përbërësve më potencialë që luftojnë qelizat e saj. Zakonisht kjo dietë është shumë strikte dhe kërkon shumë vullnet dhe vendosmëri.

Dieta anti-candida, dietë detoksifikuese, konsiston në konsumimim e ushqimeve që nuk përmbajnë sheqer, maja, alkool etj. Ushqimet që konsumohen më shpesh gjatë kësaj diete janë proteinat, yndyrnat e shëndetshme, perimet, drithërat dhe disa lloje arrash.

Mjekët sugjerojnë se ndoshta shumicës së personave që vuajnë nga Candida do t’u duhet ta vazhdojnë këtë dietë për rreth 3 muaj përpara se t’i kthehen dietës së tyre normale.

Së bashku me përbërësit e mësipërm këshillohet dhe konsumimi i probiotikëve si bifidus dhe acidophilus, të cilët shërbejnë për shtimin e bakterieve të mira në zorrë. Normalisht një dietë pa sheqer ndihmon në kurimin e Candida-s si dhe rregullon sistemin tretës.

Dieta anti-candida përbëhet nga 3 faza:

Faza e parë

Kur candida albicans del jashtë kontrollit në traktin digjestiv mund të jetë toksike. Shtimi i saj mund të vijë si pasojë e një diete të varfër, përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve etj. Një rritje e tepërt e këtij myku në trup mund të shkaktojë probleme gastrike si përzierje dhe diarre ose sëmundje të tjera si depresioni etj.

Objektivat

Faza e parë e dietës kundër candida-s konsiston në eleminimin e të gjitha ushqimeve që nxisin shtimin e mykut në trup. Kjo fazë zgjat për mbi 3 javë.

Ushqimet që duhet të evitohen në fazën 1

Faza e parë ndihmon në eleminimin e plotë të sheqernave dhe karbohidrateve, si sheqeri, gruri, produktet e qumështit (përveç kosit), ushqimet e përpunuara, ushqimet e konservuara, uthulla, salca e sojës, kikirikët etj.

Gjithashtu edhe konsumimi i frutave duhet të pakësohet në maksimum pasi shumë fruta përmbajnë fruktozë, një formë e sheqerit.

Duhet të tregohemi të kujdesshëm pasi sheqeri fshihet në shumë ushqime si psh. në ato të konservuarat, ushqimet e gatshme, cerealët e mëngjesit etj. Etiketat mund ta përshkruajnë sheqerin ne emërtime të ndryshme si maltose, lactose, fructose, dextrose etj.

Këshillohet që të gjitha këto prodrukte të mënjanohen për të penguar rritjen e mëtejshme të mykut.

Po çfarë duhet të konsumojmë gjatë kësaj faze?

Megjithë shumë tipe ushqimesh janë hequr nga faza e parë, ekzistojnë ende disa të tjerë që janë të shëndetshëm për konsumim.

Ushqimet proteinike nga kafshët si mish pule, mish gjeli, mish vici, të gjitha këto mund të konsumohen gjatë fazës 1. Gjithashtu perimet si trangujt, specat, brokoli, lulelakra, lakra, sallata jeshile, peshku, hudhra dhe disa tipe manash si manaferrat, boronica etj., janë Ok për t’u konsumuar gjatë fazës 1. Studimet kanë treguar se kombinimi i brokolit dhe hudhrës së bashku jep akoma më shumë rezultate në luftën kundër mykut.

Faza 2 dhe 3 e dietës anti-candida

Faza e dytë e kësaj diete është pak më e lehtë pasi konsiston në rikthimin e karbohidrateve. Gjatë kësaj faze mund të shtojmë një frut dhe të shohim nëse simptomat e mykut kthehen. Nëse jo, atëherë mund të shtojmë pak e nga pak ushqimet e eleminuara më parë, por jo ato që ndihmojnë në shtimin e mykut.

Mjekët sugjerojnë që të shtojmë pak oriz në ditën e parë dhe të presim dy ditë për të parë nëse trupi e përballon dhe simptomat e mykut nuk rikthehen. Me kalimin e kohës do të ndodhë edhe rikthimi tek dieta normale.

Ndërsa faza e tretë konsiston në eleminimin e toksinave nga trupi me probiotikë, dhe konkretisht duke konsumuar shumë kos natyral pa sheqer.

Një nga pastrueset më të mira të mykut është hudhra.

Hudhra është e njohur nga grekët dhe egjiptianët e lashtë si ushqimi më i mirë kurues.

Hudhra mund të luftojë një sërë infeksionesh bakteriale, virale, etj. Shumë studime konfirmojnë gjithashtu se hudhra ul nivelin e kolesterolit në gjak. Ngrënia e 1-2 thelba hudhre në ditë ul kolesterolin 10%. Gjithashtu studime të ndryshme tregojnë se hudhra ndihmon hapjen, zgjerimin e enëve të gjakut dhe ul rrezikun e formimit të mpikjes së gjakut, që mund të çojë në atak zemre. Hudhra ul gjithashtu tensionin e lartë të gjakut.

Studimet kineze tregojnë se përgjysmohet rreziku i kancerit tek ata që përdorin hudhrën.

Efekti i përdorimit të 9 gram (dy thelba) hudhër në ditë, për shëndetin e zemrës pas disa javësh. Një sasi e tillë vlen edhe për luftimin e infeksioneve.Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive. Hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët, që vuajnë nga dhimbja e veshëve. Për këta njerëz rekomandohen disa pika nga lëngu i hudhrës në momentin e dhimbjeve. Shumë shpejt ky lëng do të jepte efekte të menjëhershme në qetësimin e veshit. Po kështu rezultate mjaft të mira ka dhënë në shërimin e gripit, kur ai është i shoqëruar me bllokim të hundëve apo dhimbje të grykëve. Një studim i kryer nga studiuesë amerikanë provoi se përbërësit e hudhrës mund të mbysnin 14 lloje të ndryshme bakteriesh dhe mund t’i shkatërrojnë ato.

Qepët gjithashtu ndihmojnë në largimin e lëngjeve të tepërta nga trupi, gjë që është tejet e rëndësishme për ata me infeksionin candida pasi shumë prej tyre kanë probleme me gazrat dhe lëngjet si ne rastin e diarresë. Qepët dhe hudhrat përmbajnë një kombinim të fuqishëm për pastrimin e mykut nga trupi dhe majdanozi mund të ndihmojë për largimin e aromës së pakëndshme të gojës.

Kosi

Kosi përmban mikrookurganizma të rëndësishëm për të mirëmbajtur florën tone bakteriale, e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve të ndryshme etj. Sipas Judith E.Brown, autor i librit ” Dieta për çdo femër” probiotikët arrijnë t’i kthejnë organizmit bakteriet e mira në traktin digjestiv, të largojnë mykun nga trupi dhe ul rrezikun e zhvillimit të një infeksioni fungal.

Erëzat

Shtoni erëza në dietën tuaj detoksifikuese kundër mykut duke përfshirë rigonin, kanellën, karafilin dhe koriandrën thekson Gerald Don Wootan, autor i librit “Dieta Detoksifikuese”. Përveç të mirave dhe veçorive të tyre antioksiduese, që ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë kundër mykut, disa prej tyre kanë edhe ndikime antimikrobiale. Kanella në veçanti parandalon rritjen dhe shtimin e mykut. Gjithashtu dhe xhenxhefili përdoret në dietën pastruese kundër mykut Candida.

Si përfundim; ndjekja e një diete të shëndetshme është mjaft e rëndësishme për të parandaluar infeksionet maja. Perimet e gjelbra, peshku, kosi, hudhra, qepa etj, ndihmojnë në shërimin e infeksionit maja, natyrshëm dhe në mënyrë efektive.

Të gjitha ushqimet e përpunuara, djathi, ushqimet e konservuara  dhe ushqimet e skuqura duhet të eleminohen nga plani dietë. Më pas duhet të pini shumë ujë çdo ditë në mënyrë që të gjitha toksinat të dalin jashtë trupit dhe shëndeti të mbetet në gjendje të mirë.

(Visited 348 times, 1 visits today)

Posted on

Vaj esencial që nxit kujtesën, largn helmet nga mëlçia dhe lehtëson stresin

Vaj rozmarinës ka shumë përfitime shëndetësore. Këtu janë 10 përdorimet dhe përfitimet e vajit të rozmarinës:

1. Promovon Shëndetin e Flokëve
Vaji i rozmarinës, stimulon rritjen e flokëve, trajton zbokthin dhe ngadalëson thinjat. Pas dushit, vendosni 5 pika vaj rozmarinë në kokë dhe masazhojeni.

2. Përmirëson kujtesën
Vaj i rozmarinë ndihmon njerëzit të jenë më të vëmendshëm, parandalon sëmundjen së Alzheimerit.

3. Pastron mëlçinë
Rozmarina si vaj ndihmon trupin të shpëtoj nga toksina e dëmshme. Gjithashtu redukton enzimat e mëlçisë të plazmës.

4. Rrit funksionin e tëmthit
Vaj rozmarinës nxit absorbimin e lëndës ushqyese dhe ndihmon në anën e kundërt të parandalimit të mbingarkesës toksike. Përzieni 3 pika vaj roze me një çerek lugë çaji vaj kokosi. Pastaj, fshij shpikje mbi zonën tuaj të tëmthit 2 herë në ditë.

5. Ul kortizonin
Në 5 minuta aromaterapi me livando dhe rozmarinë nivelet e kortizonit ishin reduktuara ndjeshëm. Kjo është e rëndësishme sepse ulja e niveleve të kortizonit, hormonit të stresit, ju mbron edhe nga disa sëmundje kronike. Promovoni duke shpërndarë këtë vaj, ose duke e nuhatur atë direkt nga shishja.

6. Ndihmon në shërimin e prostatës
Ka prova që vaj esencial i rozmarinës mund të ndihmojë në reduktimin e një lënde kimike të njohur si DHT. Dhe ulja e kësaj është e lidhur me shëndetin e prostatës. Përzieni 2 pika vaj esencial rozmarine dhe fërkoni zonën gjenitale.

7. Redukton dhimbjen
Vaj rozmarinës ka veti të fuqishme qetësuese. Për këto arsye, ndihmon në zbutjen e dhimbjes. Përzieni 2 pika vaj esencial rozmarine, 2 pika vaj piper dhe 1 lugë vaj kokosi. Pastaj, fërkoni muskujt e lënduar dhe kyçet që ju dhembin.

8. Përmirëson Shëndetin Oral
Vaj esencial i rozmarinës është i mirë për shëndetin oral, shërben si një dezinfektues, dhe heq aromën e frymës së keqe. Për më tepër, mund të parandalojë gingivit, dëmtimet e dhëmbëve, dhe krijimin e pllakëzave. Provoni të shtoni një pikë ose dy në pastën e dhëmbëve tuaj.

Burimi: eyeopening
©gatuajshendetshem/a.c./

(Visited 101 times, 1 visits today)

Posted on

Aromat dhe efektshmëria e tyre

Mint-leaves-2007Rëndësia e aromave është reflektuar para së gjithash edhe në hadithet Profetit Muhamed Alejhi Selam, dhe përdorimi e të cilit ia ka lënë si praktikë të umetit të tij të preferuar në këtë botë. Profeti Alejhi Selam na ka këshilluar që të përdorin aromat në çdo kohë, më tepër, po ashtu edhe Kur’ani rreth kësaj në një mënyrë shumë ekspilicite e sqaroi këtë çështje me fjalët e Allahut xh,sh: O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz, hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).” (el-A’raf, 31)

Në mesin e këtyre dekoratave gjenden edhe aroma për burrat, para se të grave, për shkak se gratë mund të parfumosen vetëm për burrat e tyre, sepse aroma e saj ndaj të huajve mund të çojë në hutim dhe trazira në tokë. Këtë vepër nuk e lejon Allahu, as ndonjë njeri tjetër që ka nder moralit dhe karakter. Në shumë revista mjekësore, thuhet se, në rastet e dhimbjeve të kokës, fërkohet me vaj prej nane (mint) në mënyrë që dhimbja të ndalet, dhe nëse dikush ka pagjumësi, le ta lyej jastëkun me aromë – dhe do të bijë në gjumë në paqe.

Nane është një bimë që jep një aromë shumë të mirë dhe është shumë shërues.

Nëse dikush dëshiron të bëjë vëtën më aktiv për një kohë sa më të shpejtë të mundshme, le të përzije disa pika vaj mandarin me pak ujë. Ashtu siç ka një mënyrë të natyrshme të trajtimit dhe të shërimit me muzikë, mjekësia njeh edhe mundësinë e shërimit nëpërmjet aromave. Kjo është e quajtur aromatherapy. Nën aromaterapi përfshihet trajtimi i problemeve fiziologjike, neurologjike dhe emocional nga aromat, ose për të eliminuar dhimbjet, ulur tensionin dhe forcuar ndjenja gjallërie e aktiviteti. Çfarë ndjen secili prej nesh kur nuhat aromën e bukës së ngrohtë, të bërë nga mielli ose nga gruri i pastër? Nuk ka dyshim se atëherë do të ndiheni rehat me zgjimin, dhe me kujtim të këndshme. Kjo nuk është diçka e pazakontë, kur marrim parasysh se si funksiononaroma te njerzit. Nervat janë përgjegjës për aromën dhe janë të lidhura drejtpërdrejt me qendrën për kujtesën dhe emocionet në tru. Dr Elena Hersh, një specialiste të sëmundjeve nervore e psiqike në Çikago, thotë se mënyra më e shpejtë për të zgjuar emocione dhe ndenja është duke aktivizuar aromën tek njeriu.

Shkenca moderne tani pranon dhe vlerëson lidhjet me trajnimin e çregullimeve emocionale dhe mendore duke përdorur aromën e vajrat esenciale. Janë bërë shumë studime të cilat konfirmojnë fuqimisht se livandoja, të cilën paraardhësit tanë e kanë përdorur për të çlodhur nervat, me të vërtetë zbut turbullirën dhe dridhjet e trurit. Sot të gjithë ne e dimë se disa vajra esenciale kanë efekt të vogël në nerva dhe heqin tensionin, të tilla si: kamomii, gjethi i portokallit, ndërsa aroma e lules dhe jaseminit ndikon me shumë efikasitet. Disa aroma ndikojnë pozitivisht kundër lodhjeve, të tilla si era e blirit, pisha e bardhë, ndërsa aroma e vajrave thelbësore, në mënyrë efektive ndikon për gjumë. Kohët e fundit, zbatimi i vajrave esenciale, Aromatherapy, paraqitet si metodë e njohur dhe e respektuar për ruajtjen e shendetit.

I Dërguari i Zotit Alejhi Selam e ka krahasuar shoqërimin me shitësin e aromave dhe ata që janë pregatisin aroma, bashkë me profesione si farkëtari që fryn shakull, me fjalët: :Shembulli i shokut të mirë dhe të keq është si shembulli i një tregtari që shet aroma dhe farkëtari i cili fryn shakull. Nga shitësit e parfumit do të blesh aromë, ose të paktën do kundërmosh erën e parfumit të tij; kurse te një farkëtar do ti mbushni trupin ose rrobat me erë të pakëndshme .’’

Shkeputur nga libri: “KUR`ANI, FARMACIA DHE TRAJTIMI I SËMUNDJEVE ” nga Dr. Halid Faik El-Ubejdi

(Visited 63 times, 1 visits today)

Posted on

Mushkëria, organi delikat që lidhet me qarkullimin ajror

lungsShëndeti i mushkërisë është shumë i rëndësishëm për organizmin tonë. Mushkëria ruan rolin e tendës që mbron organet e tjera të brendshme. Njerëzit sot preken nga sëmundjet për dy arsye kryesore: të jashtme dhe të brendshme.

-Arsyet e jashtme të sëmundjes përfshijnë 6 elemente negative si era, i ftohti, i nxehti, thatësira, lagështia dhe zjarri. Këto 6 elemente hyjnë në trupin tonë nëpërmjet lëkurës, gojës e hundës, dhe sulmojnë më parë mushkërinë tonë. Përveç kësaj, sëmundjet në organet e tjera të brendshme mund të ndikojnë shpesh shëndetin e mushkërisë. Në përgjithësi, ky organ është edhe shumë sensitiv, do të ketë reagime si kollë, astmë etj. Këto fenomene janë edhe sinjalet në fazat më të para të sëmundjes që paralajmërojnë keqësimin e shëndetit tonë.

Mushkëria përgjigjet për ajrin që fusin në organizëm. Në teorinë e mjekësisë, qarkullimi i ajrit përfshin dy koncepte: së pari: ajri i shkëmbyer nëpërmjet frymëmarrjes; së dyti: ajri që qarkullon në trup.

Koncepti i parë kuptohet lehtësisht nga të gjithë ne, pra frymëmarrja dhe frymënxjerrja. Shëndeti i mushkërisë lidhet ngusht me cilësinë e ajrit, e cila varet kryesisht nga përqindja e zonës me gjelbërim ku jetojmë. Pemët jeshile jo vetëm thithin dioksidin e karbonit por çlirojnë edhe oksigjenin, pa të cilin nuk ka jetë.

Le të fokusohemi tek koncepti i dytë- ajri i jetës që qarkullon brenda trupit. Mjekët e vjetër popullorë besojnë se brenda trupit tonë ekziston qarkullimi i një ajri që simbolizon energjinë e jetës. Mund të quhet ajri i jetës. Ajri i jetës ndahet në dy lloje, së pari është ajri i lindur; së dyti është ajri i paslindjes. Mushkëria përgjigjet për krijimin e ajrit të paslindjes të jetës. Ajri i paslindjes është krijuar në mushkëri me bashkimin e ajrit të freskët dhe materies ushqyese.

Kjo materie vjen nga tretja në stomak dhe nga shpretka. Ajri i paslindjes i jetës ngarkohet me aktivitete të frymëmarrjes, të pulsit, të dëgjimit etj. Njerëzit që flasin me zë të ulët, duhet të kenë problemin e pamjaftueshmërisë së ajrit të paslindjes të jetës. Përveç kësaj, pamjaftueshmëria e këtij ajri edhe mund të shkaktojë lodhjen e shpeshtë etj.

Më parë përmendëm se mushkëria është një organ tejet delikat. Në fazat e para të sëmundjes, shumë njerëz do të kenë kollitje. Ky është një nga sinjalet e përkeqësimit të shëndetit që lëshohet nga mushkëria. Kolla ndodh për të shkarkuar mbeturinat e sistemit të frymëmarrjes dhe të mushkërisë nëpërmjet pështymës. Nëse pështyma juaj ka ngjyrë të verdhë ose jeshile do të thotë që trupi juaj mund të ketë elemente negative të zjarrit. Për këtë gjë mjekësia popullore sugjeron konsumin e dardhës.

Sipas shënimeve në librat mjekësorë popullore, dardha mund të asgjësojë zjarrin e trupit dhe të ndihmojë në pastrimin e mushkërisë. Ajo gjithashtu mund të ndalojë kollën.

Më poshtë do t’ju prezentojmë disa metoda të vlefshme për gatimin me këtë frut, ku mund të shfrytëzohen plotësisht rolet e saj.

Së pari, ndajeni dardhën në mes dhe pasi të pastroni pjesën e brendshme vendosni aty sheqer ose mjaltë dhe lëreni të ziejë për 10 minuta në ujë të valuar.

Së dyti, priteni dardhën në disa pjesë së bashku me lëkurën, dhe vendoseni në një tenxhere së bashku me papajën dhe hiden. Lëreni të valojë për disa minuta. Kjo lloj përgatitje do ju ndihmojë për të larguar nxehtësinë e mushkërisë dhe do t’ju hapë oreksin.

Së treti, pasi ta keni prerë në disa pjesë dardhën me lëkurë, vendoseni në një tas me sheqer dhe gatuheni në avull për 20 minuta. Pas përgatitjes mund të shtoni dhe pak mjaltë.

(Visited 216 times, 1 visits today)

Posted on

VAJ MAKADAMIA (për flokë)

VAJ MAKADAMIA (për flokë)

VAJ MAKADAMIA (për flokë)

VAJ MAKADAMIA (për flokë)

Nëse nuk keni degjuar më parë për vajin e makadamias, atëherë keni humbur një nga sekretet më të çmuara për një lëkurë të bukur e rinore.

Vaji delikat Makadamia i bënë flokët të buta dhe të shëndritshme, I riparon flokët e dëmtuara që në rrënjë. Fruti Makadamia është I pasuruar me vlera të larta nutritike, dhe bën që flokët të jenë të hidratuara në brendësi dhe në anën e jashtme. Formula e shkëlqyer e vajit lehtë absorbohet nga flokët dhe skalpi dhe I len flokët të hidratuara, të buta dhe të forta në të njejtën kohë.

• Është shumë i pasur në acide yndyrore të pangopura, përfshirë edhe Omega 9, të cilat janë shumë zbutës, hidratues dhe me veti antiinflamatore.

• Acidi Linoleik (Omega 6), i cili është i pranishem në sasi të madhe në vajin e makadamias, pra ka veti të shkëlqyera hidratuese.

• Vaji Makadamias përmban njëashtu Ac.Palmitoleik (Omega 7).

Si ta përdorim vajin e macadamias për flokë?
Aplikojeni një sasi të vogël në flokë dhe scalp, dhe masazhojeni skalpin me gishta derisa vaji të përthithet. Lëjeni të veprojë në kokë për 20-40 minuta pastaj shpërlajini flokët me ujë.

Për porosi na shkruani në inbox apo numrat:
AL: +355682887359
KS: +38345810492
MK: +38970560207
MK: +38970600534
SR: +381631523152
CH: +41788897081

(Visited 304 times, 1 visits today)

Posted on

Çarjet e lëkurës dhe trajtimet kundër tyre

0055403Të çarat e lëkurës prekin të dyja gjinitë, por më të rrezikuara janë femrat. Ndryshe çarjet e lëkurës quhen strija atrofike. Ato mund të formohen në kofshë, gjoks, bark, në pjesën e brendshme të krahëve, të ndenjura duke shkaktuar dëme të përhershme në lëkurë, për shkak se lëkura është më e hollë në këto zona dhe në rast shtatzënie tendoset më tepër se ç’duhet.

Gjithashtu, lëkura mund të çahet edhe në raste të tjera, për shembull të zhvillimeve të shpejta në trup (shtimi ose humbja në peshë) ose për shkak të  një veprimtarie të tepruar në palestër.

‘Strijat’, janë kryesisht të madhësisë deri në 20 centimetra dhe në fillim kanë ngjyrë vjollce në të bardhë, ndërsa më vonë bëhen tërësisht të bardha.

Ja disa preparate shtëpiake, të cilat do t’ju ndihmojnë në luftë kundër këtyre çarjeve.

1. Preparati me bazë gjalpi
Në një enë përzieni gjalpë, vaj ulliri dhe vaj bademi. Këtë përzierje mund ta përdorni çdo të dytën ditë dhe çarjet përfundimisht do të zbehen. Ky preparat është i mirë edhe si preventivë në kohën e shtatzënisë kur lëkura shpejt ju tendoset.

2. Preparati i lëngët
Kombinoni vaj ulliri, limon dhe avokado të përzier në mikser, njomeni fashën dhe fërkojeni preparatin. Me këtë përzierje të dobishme lyeni dy herë në javë pjesët e çara të lëkurës.

Vajrat e mëposhtme (pa ekzagjerime, zhdukin deri në 70% çarjet e lëkurës, sidomos kur janë ende të freskëta, domethënë të kuqe). Përdorimi i vajrave organike është shumë i lehtë, nevojitet veç një sasi e vogël (2-3 herë në ditë) dhe pak masazh në pjesët problematike. Për rezultate sa më të mira dhe të shpejta kombinojini me njëra tjetrën duke shtuar dhe disa pika vitaminash A dhe E. Para se të aplikoni vajrat, konsulltoheni me mjekun amë nëse ju shkaktojnë ndonjë lloj alergjie.

1. Vaji Jojoba
Përbërja kimike e tij është e njëjtë me atë të lëkurës. Konsiderohet tepër i përthithshëm dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, akoma dhe ato më të ndjeshme. Përmban vitaminë E dhe B, të cilat ofrojnë hidratim dhe ushqyerje në thellësi, duke e bërë lëkurën më elastike dhe të lëmuar.

2. Vaji i Trëndafilit të Egër
Ky vaj është i pasur me vitaminë C dhe acide yndyrore. Ka veti antioksidante, hidratuese, rigjeneruese si dhe shëron probleme të ndryshme dermatologjike (lëkure).

3. Aloe Vera
Një tjetër produkt organik që megjithëse nuk është vaj është po aq efikas (Aloe Vera). Enzimet e freskëta të xhelit largojnë qelizat e dëmtuara dhe stimulojnë ripërtëritjen e indeve. Aloe e hidraton lëkurën në thellësi duke përmirësuar elasticitetin dhe tonin e saj.

4. Vaji i Bajames
Përmban vitamina A, E, D dhe acide. Ka aftësinë të depërtojë në thellësi të lëkurës, ta hidratojë dhe ushqejë pa shkaktuar asnjë lloj acarimi. Është vaji më i njohur për trajtimin e çarjeve të barkut.

5. Vaji i Avokados
Përmban vitamina A, E dhe acide yndyrore. Ofron hidratim, ushqyerje dhe mbrojtje në thellësi. Është i pasur me antioksidantë që aktivizojnë riprodhimin e kolagjenit, domethënë rigjenerimin e lëkurës.

6. Vaji i Livandos
Fuqizon rigjenerimin e qelizave dhe indeve të lëkurës duke eleminuar në mënyrë graduale çarjet e lëkurës.

Para aplikimit të vajrave veç e veç ose të kombinuara mos harroni të lani me ujë të vakët pjesët problematike.

(Visited 641 times, 1 visits today)