Posted on

Projë me ajvar

Përbërësit

  • 300 gr miell misri
  • 150 gr miell gruri
  • 3 vezë
  • 1 gote vaj
  • 4 gota uje mineral
  • 1 luge kripë
  • 1/2 pluhur për pjekje
  • 3 luge ajvar

Hapat

  1. Perzieni se pari dy llojet e miellit me krip dhe pluhur per pjekje, pastaj ngadale ia shton vezet , ujin dhe vajin dhe ne fund ajvarin.
  2. Qitet ne tepsi te lyer me yndyre dhe piqet ne furre te parangrohur ne 200 grade per 30 minuta.
  3. Ushqimi me i shpejt qe kam pergaditur dhe njekohesisht lehte dhe per cdo kohe .

Posted on

Pulë me lulelakër

Përbërësit:

4 shpatulla pule

4 filxhanë lulelakër

3 lugë gjelle vaj ulliri

12 thelpinj hudhre

Përgaditja:

Hapi 1

Pulën lajeni e thajeni.

Hapi 2

Në një enë të madhe ngroheni vajin e ullirit e aty piqeni në të gjitha anët pulën e pastruar.

Hapi 3

Më pas, largojeni pulën nga tava e shtoni aty lulet e lulelakrës dhe thelpinjtë e paqëruar të hudhrës.

Hapi 4

Zbrazini të gjitha në tepsinë adekuate bashkë me pulën dhe vazhdojeni pjekjen edhe për 25 minuta të tjerë në 200 gradë.

Hapi 5

Ju bëftë mirë.

Posted on

Lakra në tavë

Perbersit:

1/2 kg mish i kuq
2-3 copa qepë
kripë dhe piper i zi
vaj
karrota
spec i kuq
kungulleshka
patëllxhan
lakër
domate.

Pergatitja:

Mishin e kaurdisim në pak vaj në një tenxhere bashkë me qepët

U shtojmë kripë dhe vegetë dhe e lëmë të ziej me kapak të mbyllur për 3 minuta

Pastaj shtojmë perimet e grira: karrotë, spec të kuq, kungulleshkë, patëllxhan, lakrën e grirë. E përziejmë dhe i shtojmë piper të kuq dhe në fund një domate të copëtuar

I shtojmë ujë të vluar aq sa ta mbulojë gjellën për një gisht. E lëmë të vlojë për rreth një orë me kapak të mbyllur

Pas një ore e hedhim gjellën në tavë dhe sipër i hedhim copa domatesh e spec të gjelbër. E fusim në furrë derisa të marrë ngjyrë më të theksuar

Ju bëftë mirë

Posted on

Çorbë me griz

Përbërësit

  • 3 lugë vaj
  • 4 lugë oriz
  • 2 thelpinj hudhre
  • 1 lugë perime të përziera
  • Piper
  • Kripë
  • 8 decilitra ujë
  • Kube buke të thekura

Hapat

o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i o i

Nxehet vaji dhe në të skuqet grizi deri sa të marrë ngjyrë kafeje të çeltë.

Shtohet hudhra e copëtuar imët, perimet e përziera të thata, piperi i zi dhe kripa.

Çdo gjë së bashku përzihet dhe i hidhet ujë i ngrohtë, vlon në zjarr të ngadalshëm për rreth 10 minuta dhe shërbehet me kube të thekura buke.

Ju bëftë mirë!

o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o o

KuzhinaShqiptare.com është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak.

Posted on

Djath kackavall i bërë në shtëpi

Përbërësit

  • 8 litra qumësht
  • 1 filgjan kripë
  • 1 qese limontoz

Hapat

  1. Ne nje ene te madhe qe mban 8 litra e qesim qumshtin te vloj.
  2. Ne momnetin qe qumshti vlon e qesim limontozin dhe e perziejme vazhdimisht .
  3. E largojem nga zjarri dhe e leme per 15 minuta te pushoj.
  4. Ne momntin qe kemi qitur limontozin pernjeher fillon shperberja e qumshtit ne hirre dhe grimca te cilat pasi te ftoehn do te behen djath.Si ta largojme qumshtin nga zjarri e qesim ne nje kulluese ose lecke te shpeshe dhe lidhim forte dhe i qesim nje rendese permbi qe te shtrengohet sa me shume.
  5. Eshte me rendesi qe sa me shpejt te behet krejt kjo edhe pse eshte pak e veshtire sepse qumshti i vale pak na pengon qe ta kthejme ne lecke kulluese .
  6. Posa ta kemi qitur ne kulluese i shtojme edhe kripen dhe e perziejm dhe e lidhim pastaj, e shtrengojme.
  7. Pasi te kete qendruar disa ore do te marrim diku 1 kg djath shume te shijshem qe mund te perdoret edhe si kackavall.

Posted on

Pogaçe e shpejtë e butë

Perbersit:

6 gr tharm buke
250 ml ujë të vakët
1 lugë kripë
1 lugë sheqer
2 lugë vaj
350 gr miell.

Pergatitja:

Tharmin e bukës trazojeni me ujë të vakët e sheqer. Lëreni mënjanë që të fermentohet

Ndërkohë siteni miellin dhe sthojani kripën

Më pas në miell shtoni tharmin e fermentuar e vajin. Krijoni një topth brumi

Brumin tëhollojeni direkt me duar në një sipërfaqe të përmillur. Më pas vendoseni në tavën e mbuluar me letër pjekjeje. Mbi pogaçe krijoni disa vrima me pirun

Gjatë kohës që furra nxehet në 250 gradë, pogacja lihet të pushojë e mbuluar

Më pas vendoset në furrë. Kur e shikoni që ka nisur të krijojë kore, temperaturën uleni në 180 gradë

Pogaçja piqet derisa të skuqet mirë. Pas pjekes spërkatet pak me ujë dhe mbulohet me një pecetë

Ju befte mir!

Posted on

Sa gjatë mund të ruani secilin lloj mishi në frigorifer dhe në frigorifer me ngrirje të thellë!

Depozitimi i ushqimit sjell shumë pyetje dhe brengosje, aq më parë kur është fjala për produktet e mishit. Çdo lloj mishi ka afatin e vet të qëndrueshmërisë në frigorifer dhe në frigorifer me ngrirje të thellë, transmeton Telegrafi.

Mishi i freskët i pulës

Mishi i freskët i pulës në frigorifer mund të qëndrojë vetëm një ose dy ditë (në temperaturë prej 5 gradësh Celsius apo më ftohtë), por deri në një vit në frigorifer me ngrirje të thellë (në temperaturë prej – 18 gradësh apo më ftohtë). Mishi i zier i pulës mund të qëndrojë në frigorifer disa ditë, mirëpo mundet edhe i ngrirë dhe të hahet për dy deri në gjashtë muaj.

Mishi i kuq

Mishi i kuq mund të qëndrojë në frigorifer deri në pesë ditë, por mund të qëndrojë në frigorifer me ngrirje të thellë në periudhë prej 4 deri në 12 muaj.Mishi tjetër i zier do të zgjat tri deri në pesë ditë në frigorifer dhe dy deri në gjashtë muaj nëse e ngrini.

Mishi i bluar

Mishi i bluar, siç është mishi i lopëve, i viçit apo mishi i derrit, mund të qëndrojë në frigorifer një deri në dy ditë, por mund të qëndrojë i ngrirë në periudhë prej tre deri katër muaj.

Proshuta dhe suxhuku

Proshuta e cila qëndron në frigorifer duhet të hahet në afat prej një jave, ndërkaq suxhukun duhet ta hani në afat prej dy ditësh.Edhe proshuta edhe suxhuku mund të qëndrojnë në frigorifer me ngrirje të thellë deri në një muaj, ndërkaq disa suxhukë në frigorifer me ngrirje të thellë mund të qëndrojnë edhe deri në dy muaj.

Posted on

Tavë me patate, proshutë dhe djathë

Nëse nuk e dini çka të përgatitni për drekë, atëherë mund të përgatitnit një tavë më patate, proshutë të tymosur dhe djathë picash.

Përbërësit e nevojshëm:

5 patate të prera në feta

250 gr proshutë

250 gr djathë picash

100 gr djathë parmezano për beshamelin

500 ml qumësht

50 gr gjalpë

4 lugë miell

2 vezë

kripë

piper

Mënyra e përgatitjes:

Në një tenxhere skuqni gjalpin. Ndërkohë shtoni miellin, qumështin, kripën, piperin dhe vezët.

Merrni një tavë dhe e lyeni me pak gjalpë. Shtroni me kujdes masën që sapo e keni përgatitur. Shtroni një fetë me patate. Sipër vendosni një shtresë me djathin e picave. Më pas një tjetër shtresë me proshutën. Sipër i vendosni bashamelin. Përsëriteni këtë proces për rreth dy herë.

Në fund vendosni një shtresë patate, beshamelindhe djathin parmezano.

Vendoseni tavën në furrë përreth 1 orë, në temperaturë 180 gradë. Kjo pjatë shërbehet e ngrohtë dhe zakonisht shoqërohet me verë të kuqe.