Posted on

Recete qe aplikohet per trajtimin e variceve ne kushtet e shtepise

Recete qe aplikohet per trajtimin e variceve ne kushtet e shtepise

Recete qe aplikohet per trajtimin e variceve ne kushtet e shtepise

Nje tjeter recete qe aplikohet per trajtimin e variceve ne kushtet e shtepise, por nuk keshillohet gjate shtatezanise.
Nje luge lëng Hudhre
Nje luge gjelle lëng xhinxheri
Nje luge gjelle lëng limoni
Nje luge gjelle lëng portokalli
Nje luge gjelle uthull molle
Pak ujë natyral
Nje luge caji mjaltë
Konsumohet gjysëm filxhani kafje esell çdo mëngjes për një muaj, pastai behet pushim për 10ditë dhe fillohet edhe për një muaj dhe po e njëjta procedure vazhdohet edhe muajin e trete. Gjithsej per cdo muaj duhet te konsumohet 500 ml nga ky preparat.

 

(Visited 312 times, 1 visits today)

Posted on

Vaji i ullirit mbron cilesine e ushqimeve!

Vaji i ullirit mbron cilesine e ushqimeve!

Në një studim të fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se antioksiduesit e grupit të polifenoleve, të cilat janë pjesë të vajit të ullirit, mbrojnë cilësitë e mishit dhe produkteve të tij.

Listës së gjatë të efekteve pozitive dhe veprimeve parandaluese të ullinjve dhe vajit të ullirit, shkencëtarët australianë dhe argjentinas, pas një studimi të përbashkët, ia kanë shtuar edhe një efekt tjetër.

Proceset po thuajse të pashmangshme të oksidimit, të cilët shkaktojnë prishjen e shijes, aromës, ngjyrës dhe cilësisë së ushqimit, prodhuesit i luftojnë duke shuar antioksidues. Deri së fundi janë përdorur antioksiduesit sintetik BHA (butilhidroksianizol) dhe BHT (butilhidroksitoluen), por përdorimi i tyre gjithnjë e më pak zvogëlohet, paralelisht me gjetjen e antioksiduesve natyrorë.

Antioksiduesit natyrorë si ekstraktet bimore, tokoferoli (vitamina E) dhe acidi askorbik (vitamina C), gjithnjë e më shumë preferohen si zgjidhje për zgjatjen dhe ruajtjen optimale të ushqimit.

Atyre iu bashkohet edhe oleuropeina dhe metaboliti i tij, hidroksi-tirozoli, nga vaji i ullirit, si antioksidues shumë të fuqishëm. Sipas rezultateve të fundit, shtimi i tyre zvogëlon oksidimin e yndyrave për 63-83% te mishi i viçit dhe ruan kualitetin e tij.

 

(Visited 131 times, 1 visits today)

Posted on

Bananja dhe dobite e saj

Druri i bananes rritet deri në 10 m lartësi dhe i përket familjes së orkidesë. Ky frut kremoz i ëmbël dhe i pasur me vitamina, është një nga më të preferuarit për të gjitha grupmoshat, nga bebet deri te pleqtë.

VETITË USHQYESE DHE SHERUESE

Ofron mbrojtje për sistemin kardiovaskular sepse permban fibra dhe kalium. Bananet janë shumë të pasura me kalium, një mineral ky nga më të rëndësishmit për të mbajtur presionin e gjakut në nivele optimale dhe për mbarëvajtjen e funksionit të zemrës. Duke qenë se përmban rreth 460 mg kalium, një banane në ditë mund të parandalojë hipertensionin dhe të mbrojë në këtë mënyrë nga arterioskleroza. Bananet njihen që herët për vetinë e tyre për të ulur aciditetin(thartesiren) e stomakut(lukthit), dhe si rezultat të mbron kundër ulcerës se lukthit(te thatit) dhe dëmeve që ajo shkakton. Në një studim, një përzierje e qumështit me banane, uli në mënyrë të konsiderueshme aciditetin e stomakut. Në një tjetër studim në kafshë, shkencëtarët vunë re se banania e freskët e mbronte stomakun nga plagët.Banania e luan rolin e saj mbrojtës në 2 mënyra: së pari, disa substanca që ndodhen te bananet ndihmojnë aktivizimin e disa qelizave, që përbëjnë shtresën e jashtme të stomakut, atë që vjen në kontakt me ushqimin, e cila prodhon dhe mukozën që e ruan stomakun nga aciditeti. Së dyti, disa përbërës të tjerë, që quhen inhibitorë të proteazave ndihmojnë në eliminimin e disa baktereve në stomak, të cilët janë akuzuar si kryesorë në shkaktimin e ulcerës në stomak. Në rastet e diarresë(barkeqitjes) së shpeshtë, për shkaqe të ndryshme, na duhet të eliminojmë ushqimet që mund të rendojnë situatën. Një episod diarreje mund të zbrazë depozitat tona në elektrolite shumë të rëndësishëm.

Bananet mund të na plotësojnë mangësitë në kalium, një nga elektrolitet më të rëndësishëm, i cili ndihmon në rregullimin e funksionit të zemrës dhe në balancën e lëngjeve në trup. Gjithashtu, bananet përmbajnë pektinë, një lloj fibre e tretshme, e cila ndihmon shumë në normalizimin e aparatit tretës dhe lehtëson konstipacionin(kapsllekun). Ëmbëlsia dhe përmbajtja në sheqer e bananeve varion në saje të pjekjes së tyre. Kur ato janë pak të pjekura (me ngjyrën e verdhë gati jeshile) kanë një indeks glicemik(shkalle shqeri) më të ulët. Kjo i bën bananet një nga frutat më të rekomandueshëm, në të kundërt të famës që ato kanë. Bananet mbrojnë shikimin tonë. Nena juaj mund t’ju ketë thënë se karrotat ju ndihmojnë për shikim më të qartë të syve kur ishit fëmijë, por për të rriturit duket se konsumimi i frutave është më i rëndësishëm për këtë. Në një botim të Archives of Ophthalmology, përmendet se konsumimi i të paktën 3 frutave në ditë, ndihmon shumë në parandalimin e përkeqësimit të shikimit me kalimin e moshës.

Banania është një nga frutat që, nëse e konsumojmë përditë, në kombinim me fruta të ngjyrave të kuqe dhe jeshile, do të ndihmonte shumë për të pasur shikim më të mirë me kalimin e moshës. Bananja ndihmon në absorbimin e kalciumit, elementit më të rëndësishëm në ndërtimin e kockave tona. Bananet përmbajnë një prebiotik, i cili ushqen bakteret miqësore të kolonit(zorres se trashe). Këto baktere prodhojnë vitamina dhe enzima, të cilat ndihmojnë shumë aftësitë tona për të absorbuar(thithur) nutrientë(perberes ushqimore) shumë të rëndësishëm, siç është dhe kalciumi. Bananet jeshile përmbajnë acide, të cilët janë më të preferuarit për qelizat që përbëjnë shtresën e parë të zorrës. Kur këto qeliza ushqehen mirë, ato janë shumë më të afta për të absorbuar kalciumin dhe nutrientë të tjerë të vlefshëm. Disa banane janë burim i pasur edhe i karotenoideve të ndryshëm. Ato me ngjyrë sa më të artë kanë dhe përmbajtjen më të lartë. Bananet ndihmojnë shëndetin e veshkave tona kur konsumohen rregullisht, por me masë. Një banane të vogël mund ta konsumojmë edhe përditë, duke e kombinuar atë me 2-3 fruta të tjerë, të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme. Banania mund të përfshihet në ëmbëlsira, në kos me fruta dhe pak mjaltë, si dhe në lëng të freskët frutash.

(Visited 404 times, 1 visits today)

Posted on

Speci i kuq djegës zhduk dhimbjen

Speci i kuq djegës zhduk dhimbjen

Speci i kuq djegës zhduk dhimbjen

 

 

Shkencëtarët përdorën lëndën djegëse që gjendet tek speci i kuq si një ilaç qetësues të ri i cili mund të zhdukë përfundimisht dhimbjen.

Studiuesit e universitetit të Teksasit pohuan se në zonën e dhimbjeve në trupin e njeriut kanë gjetur një lloj lënde të ngjashme me (kapsaisinën) që i jep specit vetinë djegëse. Kur ndalohet prodhimi i kësaj lënde është vërtetuar se edhe dhimbjet pushojnë. Kapsaisina që i jep specit të kuq vetinë djegëse vepron në trupin e njeriut duke përcaktuar receptorët ekzistues mbi qelizat brenda trupit.Eksperimenti laboratorik i realizuar fillimisht tek minjtë tregoi se kur geni humb efektivitetin bëhet i pandjeshëm ndaj kapsaisinës. Duke u bazuar tek ky fakt shkencëtarët po përgatiten të bëjnë ilaçe me të njëjtin efekt. Duke theksuar se ky studim është shumë i rëndësishëm në kuptimin e mekanizmit të dhimbjeve dhe në mjekimin sa më efektiv të saj, studiuesit thane se në rastet kur dëmtohet një pjesë e trupit kanë zbuluar familjen e endogjenezës kapsaisinë (organizma apo ato që krijohen ose prodhohen në pjesët e saj).

Shkencëtarët shpresojnë të prodhojnë ilaçe që shërbejnë në sherimin e dhimbjeve të ndryshme kronike të shkaktuara nga kanceri apo sëmundjet infektive si infeksionet e kyçeve dhe fibromalgjia./PK/.

(Visited 309 times, 1 visits today)

Posted on

Largoni dhimbjet e kokes ne menyre natyrale

Largoni dhimbjet e kokes ne menyre natyrale

Largoni dhimbjet e kokes ne menyre natyrale

Largoni dhimbjet e kokes ne menyre natyrale.
– Pini caj xhinxheri
– Merrni magnez ose hani ushqime te pasura me te si spinaq, brokoli , bizele etj
– Beni hidroterapi duke futur kembet ne uje te ngrohte fillimisht pastaj ftoheni ujin per disa minuta. Pastaj ngroheni perseri dhe ftoheni perseri. Bejeni kete alternim per 20 minuta. Do te shtoje qarkullimin e gjakut, do largoje toksinat nga trupi.
– Mbi peshqir vendosni nje komprese te ftohte akull dhe pastaj vendsoeni kete mbi koken tuaj
– Beni frymemarrje te thella
– Per dhimbjet kronike te kokes, qeroni nje molle dhe hidhini kripe siper. Lereni gjate nates pa prekur dhe hajeni ne mengjes.
– Mazazhoni koken me vaj rozmarine
-Pini shume uje!

(Visited 187 times, 1 visits today)

Posted on

Një gotë lëng portokalli

Një gotë lëng portokalli, për një fillim të mirë të ditës !!

Me vaktin e mengjesit duhet te permbushim nje te katerten e nevojave tona ditore me perberes ushqyes. A e bejme kete gje vertete? Kryesisht jo. Por, te gjithe justifikimet per shkak te te cilave shume shpesh e kapercejme mengjesin nuk duhet te na ndalojne qe ne mengjes te pime te pakten nje gote me leng te paster te frutave.

Te gjithelengjet e fresketa te frutave jane jashtezakonisht te pasura me materie bimore aq te nevojshme per organizmin, te ashtuquajtura fitonutriente, te cilat na mbrojne nga shume semundje. Ne kete kuptim me i miri eshte lengu i portokallit, i cili permban madje gjashtedhjete antioksidante natyrale, nder te cilet me se shumti flavonoide, qe jane pergjegjese per shendetin e sistemit te qarkullimit te gjakut dhe te imunitetit.

Nje gote leng portokalli jep 110 kalori dhe i permbush nevojat mesatare ditore per vitaminen C. Eshte burim i mire i kaliumit, folacinit dhe tiaminit (B1), ndersa permban edhe B6, niacin dhe magnez.

Lengu natyral i portokallit, eshte deshmuar shkencerisht qe ngrin nivelin e HDL-se, kolesterolit te mire: pas 12 javesh nga konsumimi i nje gote leng portokalli ne mengjes. Edhe te femrat edhe te meshkujt lengu i portokallit permireson raportin ne mes te kolesterolit te mire dhe te keq, ne dobi te te mirit, per madje 16 per qind!

Ne vaktet me te rendesishme ditore lengu i frutave ka edhe nje varg rolesh te tjera te rendesishme:

• Ndihmon ne rregullimin e tretjes, sepse fibrat ushqyese nga lengjet mundesojne levizshmeri me te mire te zorreve.

• Parandalon te ashtuquajturen hipoglikemi te mengjesit, respektivisht renien e sheqerit ne gjak, i cili mund te coje kah nje varg i simptomave fiziologjike dhe fizike, sic jane marramendja, te ndjerit te dobet, ndryshimet ne disponim, dhimbjen, ankthin dhe depresionin.

• Konsumimi ditor i pese shujtave me peme dhe perime eshte kyc per shendetin e mire, rregullimin me te lehte te peshes trupore dhe mbajtjen e formes se mire – nje gote me leng frutash ne mengjes eshte nje nga keto!

• Personat te cilet nuk ndihen te uritur ne mengjes, lengu i portokallit do t’ua hape apetitin dhe keshtu do t’i ndihmoje te marrin kete shujte me te rendesishme ditore. Ndersa mengjesi i mire do te na jape energjine e nevojshme te durojme edhe diten me te lodhshme.sinqeriteti/

 

(Visited 255 times, 1 visits today)

Posted on

Limoni ,dobite e tij


Limoni ,dobite e tij
Reviewed by on

December 9, 2012
.

LIMONI MË EFIKAS KUNDËR KANCERIT SE KIMIOTERAPIA ! Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se limoni, i cili mund të shtrydhet apo të hahet, ka efekt më të volitshëm në ciste dhe tumore. Limoni vret qelizat e tumorit dhe, sipas disa hulumtimeve, mund të jetë më efikas se sa kemoterapia. Shkencëtarët nga Instituti për shëndet në […]

LIMONI MË EFIKAS KUNDËR KANCERIT SE KIMIOTERAPIA ! Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se limoni, i cili mund të shtrydhet apo të hahet, ka efekt më të volitshëm në ciste dhe tumore. Limoni vret qelizat e tumorit dhe, sipas disa hulumtimeve, mund të jetë më efikas se sa kemoterapia. Shkencëtarët nga Instituti për shëndet në […]

Rating: 0

Limoni ,dobite e tij

Limoni ,dobite e tij

LIMONI MË EFIKAS KUNDËR KANCERIT SE KIMIOTERAPIA !

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se limoni, i cili mund të shtrydhet apo të hahet, ka efekt më të volitshëm në ciste dhe tumore.

Limoni vret qelizat e tumorit dhe, sipas disa hulumtimeve, mund të jetë më efikas se sa kemoterapia.

Shkencëtarët nga Instituti për shëndet në Baltimore të SHBA-së kanë konstatuar se limoni, i cili mund të shtrydhet dhe të pihet si lëng, apo edhe të hahet, ka efektin shumë të volitshëm në luftimin e cisteve dhe tumorit.Pos që është kurues, në luftë kundër të gjitha tipave të kancerit, limoni është efikas edhe si agjens i spektrit të gjerë kundër infeksioneve bakteriale dhe kërpudhore, pastaj kundër parazitëve të brendshëm në trup, si dhe rregullon tensionin e lartë të gjakut dhe vepron kundër depresionit dhe ç[rregullimeve nervore. Pos të gjitha këtyre, limoni nuk i dëmton qelizat e shëndosha në organizëm./PK/.

(Visited 266 times, 1 visits today)

Posted on

Ilac per mjekimin e mesyshit (hased) me mjalte

Ilac per mjekimin e mesyshit (hased) me mjalte

Ilac per mjekimin e mesyshit (hased) me mjalte

Për t’u përdorur si ilac kundër xhelozis,nevojitet që mbi të të lexohet rukja për shërimin e xhelozisë.
I sëmuari,qdo ditë do të marrë katë mjaltë shtatë herë nga një lugë sa të zgjohet (pa ngrën mëngjes),para fjetjes dhe pas cdo ezani.Sa herë që merr një lugë duhet ta lexoj apo dëgjojë rukjen për shërimin e xhelozisë,e që duhet të jetë me qëllim të sinqertë dhe bindje të plotë në shërim.

Vërejtje dhe këshilla

Pasi që xhelozia,sot është përhapur shumë,andaj ka shumë prej atyre që I ka goditur kjo sëmundje ,I këshilloj të gjithë të furnizohen me mjekimin të lexojnë mbi të rukjen e xhelozisë dhe qdo ditë të marrin nga një lugë në mëngjes,në bark të thatë dhe para fjetjes,e me qëllim shërimi nga qdo sëmundje.
Diabetikët (të sëmuarit që vuajn nga diabeti)mund të marrin nga një lugë të vogël,edhe pse mijalti I pastër blete nuk bën dëm të sëmuarëve të këtill,por përkundrazi.

(Visited 447 times, 1 visits today)

Posted on

Efekti i vajit të ullirit në trupin esëll

Efekti i vajit të ullirit në trupin esëll

Efekti i vajit të ullirit në trupin esëll

Vaji i ullirit për shkak të vlerave ushqyese që përmban është cilësuar si një ndër mrekullitë e natyrës.

Sipas studimeve të ndryshme thuhet se një lugë gjelle vaj ulliri i papërpunuar në ditë menjanon një sërë sëmundjesh, përmirëson lëkurën, flokët dhe të gjithë trupin.

Vaji i ullirit parandalon shfaqjen e sëmundjeve kronike dhe sjell përfitime të tjera shëndetësore si: Mbron shëndetin e zemrës: sipas studimeve thuhet se vaji i ullirit ul mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës në 41%.

Për shkak të polipenolit që përmban, ainormalizon nivelet e kolesterolit në trup.

Përmirëson sistemin imunitar: vaji i ullirit përmban antioksidantë qëe mbajnë sistemin imunitar të sigurtë nga infeksionet.

Ndihmon në rënie peshe: vaji i ullirit përmban yndyrna të shëndetshme dhe mundëson djegien e yndyrës trupore në mënyrë më të shpejtë.

Vaji i ullirit redukton rrezikun e shfaqjes së kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike e mendore.

(Visited 193 times, 1 visits today)

Posted on

Karota

Karota

Karota

Karota

Karota

Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia.

Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota të qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.

(Visited 121 times, 1 visits today)