Bananja dhe dobite e saj

spot_img

Druri i bananes rritet deri në 10 m lartësi dhe i përket familjes së orkidesë. Ky frut kremoz i ëmbël dhe i pasur me vitamina, është një nga më të preferuarit për të gjitha grupmoshat, nga bebet deri te pleqtë.

VETITË USHQYESE DHE SHERUESE

Ofron mbrojtje për sistemin kardiovaskular sepse permban fibra dhe kalium. Bananet janë shumë të pasura me kalium, një mineral ky nga më të rëndësishmit për të mbajtur presionin e gjakut në nivele optimale dhe për mbarëvajtjen e funksionit të zemrës. Duke qenë se përmban rreth 460 mg kalium, një banane në ditë mund të parandalojë hipertensionin dhe të mbrojë në këtë mënyrë nga arterioskleroza. Bananet njihen që herët për vetinë e tyre për të ulur aciditetin(thartesiren) e stomakut(lukthit), dhe si rezultat të mbron kundër ulcerës se lukthit(te thatit) dhe dëmeve që ajo shkakton. Në një studim, një përzierje e qumështit me banane, uli në mënyrë të konsiderueshme aciditetin e stomakut. Në një tjetër studim në kafshë, shkencëtarët vunë re se banania e freskët e mbronte stomakun nga plagët.Banania e luan rolin e saj mbrojtës në 2 mënyra: së pari, disa substanca që ndodhen te bananet ndihmojnë aktivizimin e disa qelizave, që përbëjnë shtresën e jashtme të stomakut, atë që vjen në kontakt me ushqimin, e cila prodhon dhe mukozën që e ruan stomakun nga aciditeti. Së dyti, disa përbërës të tjerë, që quhen inhibitorë të proteazave ndihmojnë në eliminimin e disa baktereve në stomak, të cilët janë akuzuar si kryesorë në shkaktimin e ulcerës në stomak. Në rastet e diarresë(barkeqitjes) së shpeshtë, për shkaqe të ndryshme, na duhet të eliminojmë ushqimet që mund të rendojnë situatën. Një episod diarreje mund të zbrazë depozitat tona në elektrolite shumë të rëndësishëm.

Bananet mund të na plotësojnë mangësitë në kalium, një nga elektrolitet më të rëndësishëm, i cili ndihmon në rregullimin e funksionit të zemrës dhe në balancën e lëngjeve në trup. Gjithashtu, bananet përmbajnë pektinë, një lloj fibre e tretshme, e cila ndihmon shumë në normalizimin e aparatit tretës dhe lehtëson konstipacionin(kapsllekun). Ëmbëlsia dhe përmbajtja në sheqer e bananeve varion në saje të pjekjes së tyre. Kur ato janë pak të pjekura (me ngjyrën e verdhë gati jeshile) kanë një indeks glicemik(shkalle shqeri) më të ulët. Kjo i bën bananet një nga frutat më të rekomandueshëm, në të kundërt të famës që ato kanë. Bananet mbrojnë shikimin tonë. Nena juaj mund t’ju ketë thënë se karrotat ju ndihmojnë për shikim më të qartë të syve kur ishit fëmijë, por për të rriturit duket se konsumimi i frutave është më i rëndësishëm për këtë. Në një botim të Archives of Ophthalmology, përmendet se konsumimi i të paktën 3 frutave në ditë, ndihmon shumë në parandalimin e përkeqësimit të shikimit me kalimin e moshës.

Banania është një nga frutat që, nëse e konsumojmë përditë, në kombinim me fruta të ngjyrave të kuqe dhe jeshile, do të ndihmonte shumë për të pasur shikim më të mirë me kalimin e moshës. Bananja ndihmon në absorbimin e kalciumit, elementit më të rëndësishëm në ndërtimin e kockave tona. Bananet përmbajnë një prebiotik, i cili ushqen bakteret miqësore të kolonit(zorres se trashe). Këto baktere prodhojnë vitamina dhe enzima, të cilat ndihmojnë shumë aftësitë tona për të absorbuar(thithur) nutrientë(perberes ushqimore) shumë të rëndësishëm, siç është dhe kalciumi. Bananet jeshile përmbajnë acide, të cilët janë më të preferuarit për qelizat që përbëjnë shtresën e parë të zorrës. Kur këto qeliza ushqehen mirë, ato janë shumë më të afta për të absorbuar kalciumin dhe nutrientë të tjerë të vlefshëm. Disa banane janë burim i pasur edhe i karotenoideve të ndryshëm. Ato me ngjyrë sa më të artë kanë dhe përmbajtjen më të lartë. Bananet ndihmojnë shëndetin e veshkave tona kur konsumohen rregullisht, por me masë. Një banane të vogël mund ta konsumojmë edhe përditë, duke e kombinuar atë me 2-3 fruta të tjerë, të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme. Banania mund të përfshihet në ëmbëlsira, në kos me fruta dhe pak mjaltë, si dhe në lëng të freskët frutash.

(Visited 404 times, 1 visits today)

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles