Posted on

Për një dark më ndryshe “Patate e mbushur me perime dhe e rreshkur në gjalpë”

Pjatat që ju rekomandojmë janë super të thjeshta, të shijshme dhe në harmoni të plotë me ngjyrat e tryezës.

Përbërësit për 4 persona: 2 patate mesatare 2 kërpudha. 2 copa lulelakër kripë, piper dhe vaj ulliri.

Përgatitja: Patatet, pasi i kemi larë, i ziejmë në ujë me kripë me gjithë lëkurë. I presim përgjysmë për së gjati dhe ua boshatisim mesin me ndihmën e një thike.

Në një tigan me gjalpë të nxehur, skuqim kërpudhat e prera hollë.

Kur ato të kenë marrë ngjyrë, shtojmë lulelakrën e zier dhe pasi i skuqim për 2-3 minuta së bashku, i kalojmë në mikser ku shtojmë kripë e piper sipas dëshirës. Me masën e përgatitur mbushim patatet dhe i pjekim në 200 gradë për 20-30 minuta.

Patate e rreshkur në gjalpë: 2 patate, gjalpë, kripë e piper.

Përgatitja: Patatet i ziejmë me gjithë lëkurë në ujë me kripë. I qërojmë dhe i presim në kubikë. Në një tigan shkrijmë gjalpë dhe e lëmë të nxehet. Kur të jetë nxehur mirë, skuqim patatet ngadalë derisa të marrin ngjyrë të kuqërremtë. I rregullojmë me kripë e pipër. Kur patatet të jenë gati, i shërbejmë sipas dëshirës. /Living

/

Posted on

Rizoto e mrekullueshme me kërpudha është ushqim ideal për vapën verore

Verës gjithsesi pëlqehet ushqimi i lehtë, ndërsa ky është pikërisht një ndër ushqimet e tilla

Përbërësit:

– 200 gramë kërpudha

– 100 gramë oriz;

– 1 karotë e madhe;

– 2 tufa qepë të reja;

– fletë majdanozi;

– vaj,

– kripë;

– piper.

Përgatitja:

Në vaj fërgoni qepën e grirë pastaj shtoni karotën e grirë.

Kur të fërgohet, shtoni shampinjonët e grirë dhe orizin të cilin më parë e keni larë, pastaj qitni pak ujë dhe zieni në zjarr të ngadalshëm.

Kur orizi të fryhet pak, shtoni kripën dhe piperin, pastaj qiteni në gjyveç dhe shtoni fletët e grira të majdanozit.

Shtoni edhe pak ujë dhe futeni në furrë që të piqet në 200 gradë Celsius rreth 30 minuta.

Ju bëftë mirë – transmeton Telegrafi.

Posted on

Byrek role me hithra dhe djathë të bardhë

Përziheni dhe në fund shtoni djathin e shkërmoqur, majdanozin e grirë dhe dy lugë vaj ulliri (nëse ju duket shumë e lëngëshme mund ti shtoni akoma pak miell). Hapni fletët e byrekut dhe vendosni për së gjati në mesin e tyre pak gjellë me hithra.

Përbërsit për Byrek role me hithra

1 pako me peta byreku
300 gr. djathë të bardhë
700 gr. hithra
2 lugë miell
1 vezë
gjysëm gote qumësht
1 lugë të vogël kripë
pak piper të zi
pak majdanoz
3-4 lugë fara suzami të zi dhe të bardhë
3 lugë vaj ulliriPërgatitja: Pastroni me doreza hithrat dhe grijini trashë. Po me doreza shtypini me pak kripë dhe piper. Shtoni vezën e rrahur me qumështin dhe miellin.

Dy prej tyre, palosini anët dhe mbështilleni në fomën e një roleje. Vendoseni në tave me letër furre poshtë. Vijoni kështu dhe për pjesën tjeter të mbetur të produkteve. Me ndihmën e një peneli kuzhine lyeni të gjithë siperfaqen e cilindrave të byrekut. Spërkatini me fara suzami dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30minuta.

Posted on

Qofte me patate

Një vakt që na kthen në fëmijëri. Qoftet me patate janë poaq të shijshme, sa ishin dikur.

Patatet e grira në rende lajini në ujë të ftohtë, thajini mirë e kullojuni lëngun e tepërt.

Vendosini në një enë të thellë, shtoni vezën, miellin, qepën e grirë në rende, kripën e piperin.

Bashkojini mirë derisa të fitoni një masë homogjene.

Vajin ngroheni në temperaturë mesatare. Pastaj duke mbushur 1/3 e filxhanit, merrni nga brumi i fituar dhe hidheni atë në vajin e nxehtë. Më pastaj qoften shtypeni lehtas me lopatë kuzhine duke e rrafshuar në trashësinë dhe formën e dëshiruar.

Qoftet skuqini në të dyja anët derisa të marrin një ngjyrë të bukur. Pastaj lërini të pushojnë në letër kuzhine.

Sipas dëshirës, para servimit spërkatini me pak magdanoz dhe shtalpë.

4 filxhanë patate të grira në rende

1 vezë

3 lugë gjelle miell

1 lugë qepë

1 lugëz kripë

¼ lugëz piper

vaj per skuqje

magdanoz

ajkë të thartë/shtalpë

Posted on

Makarona me patëllxhanë

Përbërësit:

makarona

2 patëllxhan

3 thelpinj hudhre

2 lugë gjelle vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

djath parmezan

Përgatitja:

Hapi 1

Patëllxhanët qërojini e më pas pritini në kubikë të vegjël.

Hapi 2

Më pas skuqini lehtas në vaj ulliri. Pasi të jenë skuqur shtojuni thelpinjtë e shtypur të hudhrës dhe mëlmesa sipas dëshirës.

Hapi 3

Përziejini mirë të gjitha e pastaj me ndihmën e blenderit të dorës, masën shndërrojeni në pure.

Hapi 4

Purenë e përgatitur shtojeni tek makaronat e ziera e të nxehta.

Hapi 5
Para servimit përziejini mirë e shtoni djathin parmezan.

Hapi 6

Ju bëftë mirë.

Posted on

Vlerat shëndetësore të kores së bukës

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që fëmijët duhet të hanin koret e bukës, sepse nuk do të kishin ftohtë në dimër.

Korja e fortë e bukës ngjan më inferiore në krahasim me tulin e butë dhe lehtësisht të përtypshëm. Megjithatë, në aspektin shëndetësor, korja e bukës është shumë herë më superiore. Sipas të dhënave e studimet mbi ushqimet, ato favorizojnë më shumë konsumin e kores së bukës.

Korja e bukës kundër qelizave të dëmshme

Një studim Gjerman i kryer në vitin 2002 zbuloi se korja e bukës përmban një antioksidant që është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme. Sipas studimeve, ky antioksidant gjendet tetë herë më shumë tek korja se sa tek tuli. Ky antioksidant quhet pronillysine dhe formohet gjatë gatimit të bukës, si të asaj me maja ashtu edhe asaj pa maja.

Është e pasur me fibër

Buka përmban shumë fibër që ndihmon për tretjen dhe parandalimin e problemeve të sistemit tretës. Pjesa që ka më shumë fibër është korja e saj.

Cila bukë është më e mira?

Antioksidanti magjik tek korja është në kulmin e vet kur buka piqet. Studiuesit kanë zbuluar se buka e grurit dhe ajo e elbit kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve. Sipas tyre, është e rëndësishme të konsumoni bukë me drithëra të plotë, të papërpunuara dhe të pazhveshura nga ushqyesit. Një bukë e tillë është e pasur me fibër dhe ushqyes të tjerë.

Sigurohuni që buka që blini të jetë 100% me miell të drithit të plotë. Buka me miell gruri zakonisht bëhet me një përzierje të miellit të bardhë dhe miellit të drithit të plotë dhe përmban më pak fibër. Rrjedhimisht, një bukë e tillë ka më pak vlera. Gjithsesi sigurohuni që të konsumoni më shumë kore nga buka juaj për të marrë më shumë vlera.

 

Posted on

Makarona me mish toni

Përbërësit e nevojshëm për katër persona:                                                                                                   
▪ 350 g makarona sipas dëshirës,
▪ 160 g mish toni nga konserva,
▪ 1 thelb hudhre.

Përgatitja:
Kullojeni mirë mishin e tonit nga vaji, priteni imët hudhrën dhe priteni domaten përgjysmë.
Ndërkohë zini makaronat dhe fërgoni hudhrën , specin djegës, domaten dhe gjysmë borziloku.
Kur të jenë pothuajse gati makaronat, kulloni dhe hidhini në tigan bashkë me mishin e tonit.

Posted on

Çfarë ndikimi ka ngrënia e bakllavës në organizmin e njeriut?

Bakllava është një nga ëmbëlsirat e preferuara dhe shumë të përhapura në vend. Mirëpo cilat janë vlerat ushqyese të saj, a duhet të hani shumë dhe cilat janë dëmet që bakllava i shkakton në organizëm?

Përmbajtja ushqyese e bakllavës varet shumë nga receta specifike. Sipas Fitbit, një copë bakllavë përmban përafërsisht 230 kalori, që është rreth 11.5 përqind të vlerës ditore që duhet ta merrni. Karbohidratet që përmban sigurojnë 118 kalori, yndyrnat 100 kalori dhe proteinat 12 kalori.

Një copë nga kjo ëmbëlsirë mjaft e shijshme po jo shumë e shëndetshme përmban jo më pak se 7.5 gramë yndyrë të pangopur dhe përafërsisht 17 gramë të sheqerit.

Vitaminat dhe mineralet

Një pjesë e bakllavasë përmban 75 mg natrium, 6% të vlerës ditore të hekurit dhe 2% të vlerës ditore për kalciumin.

Ajo nuk përmban asnjë vitaminë

Sipas nutricionistëve, duke u mbështetur në këta përbëres ,bakllava mbetet një nga ëmbëlsirat më të pashëndetshme për organizmin, pasiqë sasia e lartë e sheqerit dhe yndyrës ,që përmban shkakton dëme të mëdha për organizmin siç janë: rritja e rrezikut të sëmundjeve të veshkave, rritja e shtypjes së gjakut dhe shkakton probleme të lëkurës.

Posted on

Makarona me mish viçi

Përbërësit:

▪ ½ kg mish të bluar viçi
▪ 4 lugë përzierje erëzash
▪ 2 filxhanë ujë
▪ 400 g domate të grirë
▪ 400 g salcë domatesh
▪ 400 g kokrra misri
▪ 2 filxhanë makarona
▪ kripë dhe piper
▪ djathë i grirë në rende
▪ presh të freskët, të grirë

Posted on

Makaron i përzier

Përbërësit

gjysme makarona
1 tas garniturë
1 tas mish i zier i pules
speca te kuq
speca te verdhe
1 luge majdonoz te fresket
Biber i zi
kripë
jogurt
sos

Hapat

Makaronat i ziejme, ia shtojme garnituren dhe pulen e zier.

Specat i preme dhe i fergojme ne tigan pak me vaj vegjetal. Pastaj ia shtojme specat dhe perberesit e tjere.

Makaronat i vendosim ne pijaten per sherbim duke ia derdhur sosin dhe ia vendosur disa copa te majdanozit.