Posted on

Role të prera me djath

Përbërësit

500-600 gr petë per pite te gatshme

500 gr djath qe thermohet leht

1 shmant (ajke e tharte,pavllake)

1 vezë

Pak kripë

50 ml uje mineral

50 ml vaj

Hapat

Se pari ndahen petet ne 4 vende nga 3-4 pete ,varesisht sa jan te trasha petet

Perziejme djathin e thermuar me ajken e tharte9/ndajme nje luge nga ajak e thartye per lyerje persiper)

Perziejme vajin dhe ujine e gazuar

Marim nje nga petet, lyejme me brushe kuzhine me perzierjen e ujit dhe vajit

Keshtu lyejme edhe peten e dyte dhe te trne duke i vendosur njera mbi tjetren

Mbi petene 3 qesim ¼ 4 mases se djathit te thermuar me ajken e tharte

Shperndajme masen e djathit ne krejt peten dhe mbeshjellim ne forme roleje

Keshtu veprojme edhe me petet tjera duke i lyer nga tri pete dhe me pas duke i mbuluar me djathin dhe duke bere ne forme roleje

Rolete e till ate pergaditura i veme ne ngrirje te thelle-friz,per nje ore

Me pas nxjerrim rolete dhe i presim ne forma cilindrike me trashesi 1.5-2 cm dhe i radhisism ne tepsine e lyer me pare me vaj

Te gjithe rrathet i lyejme persiper me perziejene e vezes me nje luge ajke te tharte

Piqet ne 200 grade per 25 minuta ose derisa te merr ngjyre te kuqrremt

Posted on

Kastraveca turshi me hudhër

Përgatitja:

3 kastraveca të mëdhenj, (ose 1 kg kastraveca te vegjël)
2 thelpinj hudhër,
pak majdanoz,
1 lugë e mesme kripë (për një kavanoz),
1 lugë e madhe uthull,
pak limon,
ujë të valuar.

Procesi

Për këtë recetë na duhen dy kavanoza në madhësi mesatare.

Sipas dëshirës, kastravecat nëse janë të mëdhenj i presim në rathë, në rast se marrim kastraveca të vegjël i lëmë siç janë. Pasi i kemi pastruar, për të dyja versionet e madhësisë së kastravecave veprojmë njëlloj.

Më pas, kastravecave u hedhim hudhër, majdanoz, kripë, uthull.

Pasi të jetë mbushur kavanozi, u hedhim sipër ujin e valuar, derisa të mbulohen përbërësit.

Më pas secilit perj kavanozave hedhim edhe disa pkika limoni. Më pas, kavanozat i mbyllim fort dhe i lëmë për dy ditë në një vend të errët. Pas dy ditësh i fusim në frigorifer dhe janë gati për tu konsumuar

Posted on

Çorbë me fasule

 

Përbërësit

  • 2 gota fasule- barbunje
  • 1 litër ujë
  • 1 qepë
  • 1 lugë gjalpë
  • ½ gota krem
  • Kripë
  • Biber i zi

Hapat

Barbunjet i vendosni në një tenxhere dhe tenxherën e mbushëni me ujë dhe e vëni në zjarr për vluarje për disa minuta.

Pas zierjës së nevojshme e largoni tenxherën nga zjarri, e largoni ujin e tepërt nga tenxherja.

Në një tenxhere tjetër e vendosni qepën dhe e fërgoni me vajin vegjetal.

Pastaj ia shtoni fasulën, kremën dhe 1 litër ujë, rreth 10-15 minuta e bëni vluarjën.

Pas vluarjës së nevojshme e largoni tenxherën nga zjarri dhe e shërbeni.

Ju bëftë mirë!

Posted on

Speca somborka turshi

Përbërësit:

200 speca,
5 lt ujë,
700 gr kripë,
500 gr sheqer,
2 filgjan te kafes turke vaj,
2 filgjan uthull.

Hapat

Specat pastohen,numrohen 200 cope dhe u hiqen bishtat dhe farat.

Ne nje ene qesim ujin,kripen sheqerin qe te vloj.

Pasi uji vlon shtojme uthullen dhe vajin dhe largojme nga zjarri.

Specat e pastruara nga farat i qesim ne nje ene te madhe dhe persiper qesi perzierjen me ujin e vale.

Persiper qesim nje kapak jo shume te rende,dhe i leme keshtu per 24 ore.

Specat do te fundosen gradualisht.

Pastaj pas 24 oreve marim ene ne te cilen do ti konzervojme(mjafton tanim nje ene per 10 litra) dhe i palosim specat dhe ne fund kthejme ujin e mbetur. Uji do te dal persiper menjehere sepse edhe specat gjate marinimit do te leshojne nje sasi lengu dhe keshtu mjafton qe uji te del pesiper. Nese deshironi sasi me te madhe speash vetem i dyfishoni perbersit dhe procedura eshte e njejte. Kjo turshi mund te konzervohet edhe neper kavanoze sikurse ne foto por nese pergadisim me shumice atehere mundet edhe neper ene te medha qe jan enkas per turshi.Turshite e pergaditura ne kete menyre i leme ne vend te ftohet.Mund ti perdorim edhe pas pak ditesh te konzervimit

Posted on

Vezë me krem proshute

Përbërësit

  • vezë
  • proshutë
  • gjize e ëmbël
  • ketchup
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri

Hapat

  1. Zjeni vezët. Lërini të ftohen dhe ndajini përgjysmë duke i hequr të verdhat.
  2. Në një enë, përzjeni të verdhat me gjizën e ëmbël, proshutën, salcën e kuqe dhe erëzat.
  3. Shtoni pak vaj ulliri dhe frulojini deri sa të përftoni një masë kremoze. Rregulloni shijen me kripë dhe piper.
  4. Me kremin që përftuat, mbushni sërish të bardhat e vezëve dhe shërbejini të shoqëruara me sallatrat që preferoni.

Posted on

Dreka e Bajramit ; Mish pulës me tri lloje djathërash i cili gatuhet për 20 minuta!

Dreka më e mirë përfundimisht është ajo e cila përmban mishin pule.

Mishi i pulës me tri lloje djathërash është zgjedhje e shkëlqyeshme nëse sot vonoheni për kafjall, pasi që mund të gatuhet për vetëm 20 minuta, transmeton Telegrafi.

Ju garantojmë që asgjë më e shijshme nuk mund të jetë se mishi i pulës në salcë prej më shumë djathërash.

Qe se si ta gatuani me tri lloje të ndryshme djathërash, madje për një kohë shumë të shkurtër.

Përbërësit:

– 400 g mish pule;

– 250 g ajkë për zierje;

– 50 g djathë gorgonzola;

– 50 g djathë mozzarella;

– 50 g djathë trapista;

– 1 qepë;

– vaj sipas nevojës;

– piper;

– kripë;

– erëza bimësh të thata.

 

Përgatitja:

Mishin e pulës priteni në kube. Në vaj të nxehur shtoni qepën e grirë imët, fërgojeni pak, shtoni mishin dhe përzieni, shtoni edhe erëzat.

Nga fundi shtoni ajkën për zierje dhe djathin mozzarella të grirë në rende, djathin gorgonzola dhe djathin trapista.

Të gjitha bashkoni. Në pjatë shërbeni mishin, ndërsa si shtojcë mund të jetë cilado sallatë qoftë apo patate të fërguara.

Posted on

Makarona në furrë

Kjo recetë është me të vërtetë një pjatë e shijshme.

Përbërësit:

500 gr makarona

300 gr mish të grirë

1 lt salcë

1 qepë

1 karotë

2 lugë vaj

djathë parmixhano

1 degë selino

kripë, piper

Salca beshamel:

1 lt qumësht

100 gr gjalpë ose margarinë

100 gr miell

kripë

arrë moskat

Përgatitja:

Skuqim qepën në fillim. Shtohet karota e prerë në kubikë dhe selinoja e prerë hollë. Më pas shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë skuqjen. Hedhim mbi to salcën duke shtuar kripë dhe piper.

Pasi të marrë 2-3 valë, e heqim nga zjarri.

Vëmë tenxheren me ujë e kripë dhe ziejmë makaronat për 3 minuta. I kullojmë dhe i përziejmë me salcën, më pas i shtrojmë në tavë.

Në një tenxhere tjetër, hedhim gjalpin dhe më pas shtojmë miellin. E skuqim lehtë dhe i shtojmë gradualisht qumështin duke e trazuar që të mos krijohen kokrriza. I shtojmë salcës beshamel, kripë, arrë moskat dhe e lëmë të bëhet kemoze. Këtë salcë e hedhim mbi makarona. Shtojmë sipas dëshirës djathë parmixhano dhe e fusim në furrë më 250° për 25 minuta.