Fshati Theth ndodhet në verilindje të qytetit të Shkodrës, në të ashtuquajturën nënrajoni alpin ndodhet njësia administrative Shalë. Kjo njësi ka në administrim 11 fshatra ndër to edhe fshati Theth. Fshati Theth ndodhet më në veri të luginës së Shalës, në mes të Alpeve Shqiptare me një bukuri të rrallë. Fshati përfshihet në Parkun Kombëtar të Thethit, si aseti më tërheqës natyror në Qarkun Shkodër dhe më gjerë i cili shtrihet midis bllokut “Bjeshkët e Nëmuna” në perëndim, dhe bllokut të Jezercës në lindje.
Si të arrish në Theth
Një makinë me katër rrota, tip fuoristrade është e rekomanduar.
• Nga Tirana në Shkodër: 98 km
• Nga Shkodra në Theth: 72 km
Çfarë të shohësh ne theth
• Kanioni i Grunasit
• Liqenet akullnajore të qafës së Pejës
• Syri i kaltër (Syri Blu)
• Ujvara e Thethit
• Shpella e Majës së Harapit
•Shpella e Thethit (Gumnarit)
•Muzeu Etnografik (Shtëpia e Lulash Boshit)
Ku mund të drekosh ne theth
• “Thethi Paradise” +355684861598
• Restaurant “Zorgji” +355682319610
• Restaurant “Zaraklis” +355682220586
Si të argëtohesh
•Ngjitje në mal/Alpinizëm/Kajak/Rafting
•Vrojtimi i kafshëve,shpendëve dhe zogjve
•Eskursione,Piknik në natyrë,Peshkim
•Çiklizëm malor/ Itinerar i ecjes me biçikleta
Ku mund të qëndrosh
• Guest house & Farm “Dede Nika” +355693346423
• Guest house
“Preke Bjeshka” +355685690845
• Guest house
“Gezim Stani” +355685825221
• Guest house
Gjon Gjecaj +355699194521
Evente theth
• Zâ-Fest (20-22 Korrik)
•Dita kombëtare e Bjeshkëve në Theth 25 qershor
Kuriozitet nga fshati theth:
Populli i Thethit ka një thënie:”Shtëpia e Zotit dhe Mikut”, e cila tregon qartë rëndësinë e mikpritjes.
Aventurieri dhe shkencëtari i famshem hungarez Dr Franc Nopça, ka thënë për popullin e zonës se “Nëse ke besimin e tyre (besa), nuk do te keni vend më të sigurt në tokë.”
Zona e Thethit njihet për “ Eposin e Kreshnikëve” (The songs of the frontier warriors) të cilat janë këngë epike, ku kryesisht shoqërohen me lahutë. Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare që portretizojnë dhe lavdërojnë bëmat heroike të luftëtarëve në të kaluarën.
Cikli kryesor i Eposit të Kreshnikëve është ai i “Mujit dhe Halilit”
Zbatimi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit” në Theth.Ky Kanun është një tjetër veçori dalluese e kulturës shqiptare.Katër shtyllat e Kanunit janë: nderi, mikëpritja, sjellja dhe fisi.
Hapësirat e pafundme brenda një kartoline madhështore
“Parajsa është këtu, miku im i mirë. Zot, mos më jep tjetër parajsë.” Ky pasazh, i shkëputur nga një libër i Kazantzakis, të kujtohet tek sa je në Parkun Kombëtar të Thethit, një prej destinacioneve më mahnitëse të turizmit shqiptar. I vendosur mes majave të thepisura e i veshur nga një natyrë, e cila për këtë zonë ka rezervuar bukuritë më të mëdha, Thethi mund të duket si kartolinë, por është mëse i vërtetë.
Dy janë itineraret që ndjekin turistët për të shkuar në Theth. I pari është përmes Shkodrës me makinë, ndërsa i dyti është shumë më emocionues e njëherazi më impenjativ, duke ngjitur me këmbë Qafën e Valbonës. Ky rrugëtim që zgjat përreth 6-7 orë, është pa frikë një udhëtim i rrallë sa në lartësitë e maleve, aq edhe në thellësitë e shpirtit.
Parku ndodhet në qendër të Alpeve të Shqipërisë, rrethuar nga Jezerca madhështore dhe majat e tjera imponuese të Bjeshkëve të Nemuna, aty ku njëherë e një kohë banonin zanat dhe orët, e jetonin krijesa mitike krenare. Mespërmes parkut rrjedh Lumi i Shalës, që bashkohet përgjatë rrugës me të tjerë përrenj duke dhuruar peizazhe spektakolare. Ndër monumentet natyrorë më mbresëlënës është Ujëvara e Grunasit (Thethit), që nga 30 metra lartësi bie nga shpatet plot vrull e magji.
Vende te tjera qe mund ti vizitoni
Pranë ujëvarës ndodhet Kanioni i thepisur i Grunasit, që falë ngushtësisë dhe ujit të kristaltë që kalon mes tij përgjatë 1 kilometri, krijon një atmosferë tejet intime. Sapo kaloni Kanionin, do ju duhet të ecni rreth 30-40 minuta për të duke shkuar në fshatin Ndërlys, aty ku gjenden Vaskat e Gurit, disa formacione spektakolare shkëmbore të krijuara nga prurjet e Lumit të Zi. Të shumtë janë turistët që gjatë verës pushojnë pranë këtyre gurëve të latuar në formë vaskash së bashku me ujëvarën e bukur që rrjedh mes tyre.
Lumi i Zi duke zbritur nga fshati Kaprre, krijon një tjetër destinacion që të lë pa fjalë: Syrin e Kaltër. Kjo pishinë e madhe e kaltër është e zhytur në gjelbërim, dhe nga shpatet e maleve gjendet një grykëderdhje elegante që krijon vërtet një ambjent përrallor. Kulla e braktisur që gjendet mbi Syrin e Kaltër, duket e vendosur enkas aty për ta bërë akoma më tërheqëse të gjithë panoramën.
Ushqimet karakteristike
Falë vendpushimeve, turistët mund të pushojnë e të shijojnë ushqimet karakteristike të zonës. Mishi i pjekur i qingjit, buka e ngrohtë e shoqëruar nga produktet e freskëta të bulmetit, vijnë të përgatitura në mënyrë mjeshtërore nga zonjat e shtëpive. Bujtinat apo Hotelet prej guri ofrojnë të gjithë ngrohtësinë dhe mikëpritjen e njohur malësore, që e bën largimin nga ky vend gati të pamundur.
Të tjera destinacione tek të cilat mund të ndaleni janë Kisha e Thethit, Kulla e Ngujimit, Shpella e Thethit, Ujëvara e Gjeçajt, Liqeni i Qafës së Pejës apo të eksploroni më tutje majat e shumta që lartohen ngado. Ismail Kadare ja kushton poemën e tij “Bjeshkëve të Nemuna” këtij vendi si edhe Shqipërisë që brenda saj mban këto mrekulli:
“Frengji të ngushta,
Sikur kanë picërruar sytë nga kjo hapësirë pambarim.
Përse me sy kaq të vegjël e shikoje vallë,
Botën e madhe, o vendi im?”
Tashmë thethianët me buzën në gaz përgjigjen se është bota e madhe ajo që zgjedh përvit të vijë këtu. Eja edhe ti!
Rruga për t’u ndjekur:
Shkoder-Koplik-Bogë-Theth. Rruga përmes Bogës, që është e asfaltuar dhe shkon 2.5 orë nga Shkodra.
Shkoder-Mes-Prekal-Kir-Shosh-Breg Lumi-Theth. Rruga nga Prekal nuk ka asfalt ndaj kërkon një makinë 4X4 e më tepër kohë.
Lexo edhe FSHATI SHËNGJERGJ