Përbërësit

  • 1/2gote vaj ulliri
  • 2-3 thelpinj hudhre
  • piper i zi
  • majdanoz
  • 2kg midhje

Hapat

  1. Hapi i pare dhe me i “lodhshmi” eshte pastrimi i midhjeve 1 nga 1 duke ju hequr qimet qe dalin jashte dhe me pas duke pastruar me thike te gjitha papastertite e guackes. Lajme mire disa here ne uje te bollshem duke i ferkuar me njera-tjetren.
  2. Pasi kemi lene te kullojne ujin midhjet, veme nje ene me fund te gjere dhe te thelle ne zjarr me vajin dhe hudhren dhe shtojme midhjet.
  3. Mbulojme enen me kapak dhe leme ne flake te larte aq kohe sa te gjitha midhjet te hapen. Gati ne fund te gatimit shtojme pierin e zi dhe majdanoz sipas deshires. Mbulojme edhe per 1′ me kapak dhe pjata eshte gati
  4. Keshillohet te serviret e ftohte.