[ad_1]
Receta e sallatës ruse është një nga pjatat e preferuara në tryezat shqiptare, sidomos në rastet e gëzimeve familjare apo festave të fundvitit. Kjo sallatë e shijshme me perime të freskëta nën salcën e majonezës shoqëron në mënyrë fantastike gatimet e tjera të tryezës, për t’u shijuar me pjesëtarët e familjes. Sallatës mund ti shtoni dhe përbërës të tjerë, të cilët krijojnë shije të reja dhe dinamike duke pasuruar shijet tradicionale
Përbërësit:
100 gr fasule të ziera
100 gr bizele të ziera
100 gr karrota të ziera
100 gr patate të ziera
Majonezë
1 limon (i shtrydhur)
Pak vaj ulliri
Kripë
Piper
Mund të përdorni fasule të kuqe ose të bardha, dhe të shtoni kastravec turshi sipas preferencave dhe shijeve. E ruajmë në frigorifer për 7 ditë
Udhëzime:
I lajmë fasulet dhe i ziejmë për 15 minuta në një enë. Më pas e ndërrojmë ujin, kullojmë fasulet dhe i vendosim sërish në enë me ujë të pastër për ti zier për 30 minuta. Hedhim kripë dhe vaj ulliri. Kujdesemi që fasulja të mos shformohet
Lajmë dhe pastrojmë patatet, i vendosim në një tenxhere tjetër me ujë të ngrohtë për ti zier. Të njëjtën gjë bëjmë dhe për karrotat në të njëjtën enë
Pasi të jenë zbutur, i heqim nga tenxherja dhe i kullojmë, bashkë me fasulet që vendosëm në fillim
Vendosim për të zier bizelet në tenxheren me ujë ku kishim patatet dhe karrotat. Kujdesemi që bizelja të mos shformohet
Kur të jenë zier bizelet, i bashkojmë me perimet dhe legumet e tjera. Presim në kubikë të vegjël patatet dhe karrotat. I vendosim të gjithë përbërësit në një pjatë sipas sasive që dëshirojmë. Shtojmë majonezë, lëng limoni dhe i përziejmë
E provojmë salcën e sallatës dhe nëse ka nevojë i shtojmë kripë, vaj ulliri. I përziejmë sërish përbërësit dhe e vendosim në frigorifer
Receta realizuar nga Renato Mekolli
Teksti dhe foto marrë nga renatomekolli.com
[ad_2]
Source link