Përbërësit
600 gr miell
1 luge e vogel Krip
400 ml ujë
2 luge vaj
PERBERSIT PER MBUSHJEN:
6 patate
50 ml vaj
1 qepe e madhe
1 luge e vogel Krip
½ luge e vogel piper i zi
50 gr margarinë
Hapat
Perziejm ne nje ene miellin,kripen, vajin dhe ujin.Perzijme ngadale derisa te behet mase brumi kompakte,leme te mbuluar per 30 minuta.
Patatet I qerojme,grijme ne katrorka,shtojme vajin,qepen e grire imet,kripen,piperin.Te gjitha I perziejme mire.
Pasta ne tavolinen e punes te permillur qesim brumin,ndajm ne dy toptha,secilin e hollojme ne madhesi te pjates dhe lyejm em vaj.
Leme per 10 minuta dhe me pas secilen nga petet I terheqim me dore nga brendesia per nga pjesa e jashtme derisa te behet nje pete e holle e madhe.
Ne secilen nga petet qesim nga mbushja ne skaje te petes dhe mbeshtjellim ne forme roleje deri ne gjysem,pastaj fillojme te bejme role nga ana e kundert,derisa te bashkohen qe te ddyja rolet.
Pastaj ne tepsi te lyer me vaj,qesim nga mesi duke bere nje rreth rrotull derisa te mbushet tepsia.
Pieten e lyjme me vaj persiper,pastaj pjekim ne 200 grade per 40 minuta.
Ne fund tretim 1 luge krip me 100 ml uje,ziejm per pak dhe posa te piqet pitja I qesim persiper ujin e kriposur,margarine e shkrire dhe kthejm perseri ne furre edhe per 2-3 minuta.