Melomakarona ( Receta gatimi nga Saimira )
Përbërësit
Për shërbetin:
500 ml ujë
800 gr sheqer kristal
150 gr mjalt
3 shkopinj kanellë
3 kokrra karafilka
1 portokall i prerë në mes
Përbërësit e masës Nr.1:
400 ml lëng portokalli
400 ml vaj luledjelli
180 ml vaj ulliri
50 gr sheqer pluhur
1/2 lugë kafeje me karafilke pluhur
2-3 lugë kafeje kanellë pluhur
1 lugë kafeje sodë
Lëkurën e dy portokajve të grirë imët me rende
Përbërësit për masën e ngurtë Nr.2:
1 kg mjell
150 gr miell simigdali ( smola )
Përgatitja
1
Shtojmë të gjithë përbërësit e shërbetit ( përveç mjaltit, që do e hedhim si zbresim shërbetin nga zjarri )
2
Ziejm shërbetin për 7-8 minuta, e heqim nga zjarri, shtojmë mjaltin. Lemë shërbetin të ftohet plotësisht.
3
Pergatitim brrumin: Marim dy enë të thella, në njëra përgatitim masën Nr. 1 duke i përzier mirë e mirë me tel kuzhine. Në enën tjetër përgatisim masën Nr. 2 trazojmë mirë me një lugë.
4
Më pas te masa me miell hapim hapsirë në mes dhe shtojmë masën Nr. 1, brumi nuk duhet punuar shumë. Mjaftojnë 2-3 minuta.
5
Nxehim furrën në 180 gradë.
6
Marim brrumin, bëjmë melomakaronat në formën e dëshiruar, i renditim në tepsi të shtruar me letër furre, pjekim deri sa të marin ngjyrë të kuqerremtë.
7
Sapo i nxjerim nga furra i mbytim 5 nga 5 në shërbet për 20 sekonda jo më shumë. I shtrojmë në pjatelë, i renditim me pak mjalt dhe arra të shtypura .