Përbërësit
- 2 kg gështenjë
- 1.5 kg sheqer
- 2 dl rum
- kripë e trashë
Hapat
- Hapni secilën prej gështenjave me majën e thikës.
- Hidhini në një enë të madhe për t’i zjerë duke i mbuluar me ujë. Shtoni një lugë të vogël me kripë të trashë dhe lërini të ziejnë të mbuluara për 40 minuta.
- Pasi të kenë zierë, hapini dhe pastrojini nga lëkura.
- Shtypini në një enë me lugë ose mund t’i kaloni në frulator.
- Më pas, masën e brumit përftuar prej tyre kalojeni në një tjetër enë ku do të shtoni edhe 2 gota ujë bashkë me sheqerin.
- Vazhdojeni zierjen për gjysmë orë gjithnjë duke përzier. Në 10 minutat e fundit përpara se ’a hiqni nga zjarri, shtoni rumin.
- Lëreni të ftohet dhe konservojeni në enë qelqi./shekulli/