Gliko domate ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Përbërësit
1 kg domate
1 kg sheqer
3 gota ujë
Përgatitja
1
Qërojmë cipën imët dhe i hedhim në ujë me gëlqere dhe i lemë për 2 orë. I heqim nga gëlqeria, i shpëlajmë dhe i vemë në zjarr për 10 minuta, i heqim nga zjarri dhe i lemë në ujë.
2
Përgatisim shërbetin, i hedhim domatet deri sa të përfundojë glikoja. Në fund i hedhim një maj luge limontoz dhe disa gjethe barbarozë ( është një lloj lule )