Gjellë me thërrime me mish pule ( Receta gatimi nga Engjëllushe Tusha )
Përbërësit
mish pule (5 ose 6 thela),
mell 5 lugë gjelle
një kokërr vezë
thelpinj hudhre 5 copë
Përgatitja
1
Hedhim mishin e pulës në tenxhere, pasi e skuqim mirë i hedhim edhe pak salcë domate dhe i hedhim ujë të ziej.
2
Hedhim miellin në një tas, i hedhim vezën dhe e përzjejmë deri sa të bëhet brumë, më pas e coptojmë brumin në copa të vogla si në foto (në foto duken të medhaja, po janë copa të vogla).
3
E fusim në furrë sa përthahet pak, e shkërrmoqim me duar, pasi të ftohet pak e vendosim në sobë me pak nxehtësi, i hedhim një lugë gjalp, e trazojmë me kujdes deri sa të verdhet pak (si në foto).
4
Kur shohim që mishi i pulës ka zier i hedhim thërrimet, i hedhim edhe thelpinjtë e hudhrës të coptuara në copza të vogla, e lemë të ziej për 10 minuta, e lemë të ftohet pak dhe e servirim në tavolinë