Domate të gjelbërta turshi

Përbërësit

2,5 lt ujë

1 gotë sheqer

½ gotë kripë

1 gotë uthull

5 kg domate te gjelberta

karrote

hudhër

piper i zi kokerr

gjethe dafine

1 vere mrojtes (vinobran)

Hapat

Domatet pasrohen thahen dhe lihen per 15 minuta ne temperature ambielnti qe te thahen krejtesisht.

Nderkohe ne nje ene qesim ujin,kripen dhe sheqerin.

Vlojme derisa te shkrihen perbersit dhe largojme nga zjarri.

Ne ujin e nxehte shtojme uthullen dhe mbrojtesin e veres.

Ne kavanozet e pastruara me pare dhe te sterilizuara(kavanozet e paster i veme ne furred he ngrohim furren deri ne 200 grade dhe pastaj largojme kavanozet me ane te ndonje lecke qe most e digjemi),vendosim domatet te tera ose te prera pergjysem qe te mbushet sa me shume.

Pasi mbushim kavanozen me domate shtojme gjethe dafine,thelp hudhre,biberin e zi kokerr,dhe perziper mund te qesim karrote te prere ne forme shkopi qe te ulet masa e domateve.

Pastaj shtojme perzierjen e ujit te vale dhe mbyllim hermetikisht kavanozet.

Kavanozet e mbushura dhe te mbyllyra mire i mbulojme me batanije qe te ftohen ne menyre shume te ngadalshme dhe pastaj i vendosim ne vend te fresket per perdorim afagjate.

Previous articleÇorbë me kërpudha
Next articleMakarona me ton

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,427FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles