Përbërësit

  • 500 gr djathë të fortë
  • 2 vezë
  • 4 lugë miell
  • 1 gotë birre
  • 1 gotë magdanoz
  • 1 gotë sos domatesh
  • kripë
  • piper
  • vaj

Hapat

  1. Djathin e nxjerrim nga lëngu dhe e vendosim në frigorifer për 30 minuta, kështu ai ngrihet dhe nuk ngjitet për tigani gjatë pjekjes.
  2. E prejmë në copa mesatare jo shumë të trasha.
  3. Rraim të verdhat e vezëve, shtojmë birren dhe miellin, pastaj shtojmë të bardhat e e vezëve të cilat më parë i rrahim derisa të formojmë shkum të bardhë nga to. Në fundë shtojmë magdanozin e coptuar imët , krypë dhe piper sipas shijes.
  4. Pjesët e prera të djathit i vendosim në masën e përgaditur.
  5. Nxehim tiganin, pastaj një nga një pjesët i djathit i fërgojmë në të dyja anët.
  6. Djathin e fërguar e servojmë me salcë domatesh të cilen e fërgojmë më parë në tigan.