Posted on

Fiqtë janë të mirë për nerva


Fiqtë janë të mirë për nerva
Reviewed by on

October 15, 2018
.

“Pasha fikun dhe ullirin” (Tin -1) Fiku bën mirë mushkërive dhe fytit, ripërtërin mëlçinë dhe shpretkën, pastron këlbazën si sekrecion të trupit në lukth. Fiqtë janë të mirë për nerva, e hapin traktin tretës dhe më së miri është kur hahen me arra dhe bajame. Lehtë kalon nëpër zorrë prandaj përdoret si laksativ, diuretik, hap […]

“Pasha fikun dhe ullirin” (Tin -1) Fiku bën mirë mushkërive dhe fytit, ripërtërin mëlçinë dhe shpretkën, pastron këlbazën si sekrecion të trupit në lukth. Fiqtë janë të mirë për nerva, e hapin traktin tretës dhe më së miri është kur hahen me arra dhe bajame. Lehtë kalon nëpër zorrë prandaj përdoret si laksativ, diuretik, hap […]

Rating: 0

Fiqtë janë të mirë për nerva

Fiqtë janë të mirë për nerva

“Pasha fikun dhe ullirin” (Tin -1)
Fiku bën mirë mushkërive dhe fytit, ripërtërin mëlçinë dhe shpretkën, pastron këlbazën si sekrecion të trupit në lukth. Fiqtë janë të mirë për nerva, e hapin traktin tretës dhe më së miri është kur hahen me arra dhe bajame. Lehtë kalon nëpër zorrë prandaj përdoret si laksativ, diuretik, hap bllokimet dhe shuan etjen që shkaktohet. Është i pasur me sheqerna, që prodhojnë energji të madhe në trup.
Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë ftohtë ngase i jep organizmit forcë dhe nxehtësi. Fiku parandalon rënie e flokëve dhe mënjanon erën e rëndë të gojës.

(Visited 278 times, 1 visits today)

Posted on

Boronicat janë ushqim i përkryer


Boronicat janë ushqim i përkryer
Reviewed by on

October 22, 2018
.

Boronicat Boronicat janë të pasura me vitaminat C dhe E, riboflavinë, niacinë dhe acid folik.Ato janë burim i pasur i acideve elagjike. Acidi elagjik ka veçori antikancerogjene dhe mundësinë e mbrojtjes së materialit gjenetik. Po ashtu nxit nivelin e shëndetshëm të apoptozës, procesit me të cilin trupi kërkon dhe shkatërron qelizat e dëmshme apo të […]

Boronicat Boronicat janë të pasura me vitaminat C dhe E, riboflavinë, niacinë dhe acid folik.Ato janë burim i pasur i acideve elagjike. Acidi elagjik ka veçori antikancerogjene dhe mundësinë e mbrojtjes së materialit gjenetik. Po ashtu nxit nivelin e shëndetshëm të apoptozës, procesit me të cilin trupi kërkon dhe shkatërron qelizat e dëmshme apo të […]

Rating: 0

Boronicat janë ushqim i përkryer

Boronicat janë ushqim i përkryer

Boronicat
Boronicat janë të pasura me vitaminat C dhe E, riboflavinë, niacinë dhe acid folik.Ato janë burim i pasur i acideve elagjike. Acidi elagjik ka veçori antikancerogjene dhe mundësinë e mbrojtjes së materialit gjenetik. Po ashtu nxit nivelin e shëndetshëm të apoptozës, procesit me të cilin trupi kërkon dhe shkatërron qelizat e dëmshme apo të dëmtuara, si dhe qelizat e kancerit.
Boronicat përmbajnë sasi të mëdha të kuercetinit, i cili mund të zvogëlojë gjasat e shfaqjes dhe seriozitetin e alergjive.
Boronicat përmbajnë minerale siç janë hekuri, magnezi, mangani dhe kaliumi. Boronicat përmbajnë acid salicilik, versionin natyror të aspirinës. Acidi salicilik hollon gjakun dhe zvogëlon dhimbjet.
Boronicat janë ushqim i përkryer kundër inflamacioneve.

 

(Visited 161 times, 1 visits today)

Posted on

Dardha e egër (mushmolla), ja vetitë e mrekullueshme kurative

Dardha e egër (mushmolla), ja vetitë e mrekullueshme kurative

Dardha e egër (mushmolla), ja vetitë e mrekullueshme kurative

Dardha e egër (mushmolla), ja vetitë e mrekullueshme kurative

Dardha e egër (Mespilus germanica) ose mushmolla është shumë e shëndetshme. Prej saj mund të përgatisni marmelatë dhe çaj, e njohësit. e mjekësisë popullore thonë se përmirëson shikimin, forcon mëlçinë dhe veshkat, përmirëson pasqyrën e gjakut si dhe largon dhimbjet nga shpina dhe gjunjët.

Sugjerohet edhe kundër marramendjeve, diarresë, infeksioneve të gojës e madje edhe kundër impotencës. Mund të përdoret edhe kundër gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve. Po ashtu, nxit punën e gjëndrave të pështymës dhe lukthit, prandaj edhe ju sugjerohet personave të moshuar.

Mushmolla përmban përbërës shërues si taninë, vitamina C, pektinë, acide të mollës dhe limonit. Edhe farat e saj janë shumë të shëndetshme, i vendoni në ujë dhe ky ujë më pas mund të përdoret për shërimin e plagëve.

Çaji nga mushmolla

Çaji përgatitet me përzierjen një lugë mushmolla të freskëta të bluara dhe dy decilitra ujë. Frutat përzihen me ujë të vluar, mbulohen dhe i lihen të qëndrojnë për një orë. Gjatë ditës nevojitet të pini dy gota nga kjo pije e ngrohtë, e fytin mund ta shpëlani me këtë çaj çdo orë.

(Visited 508 times, 1 visits today)

Posted on

Hurma e Medines me te mirat ne bote

Hurma e Medines me te mirat ne bote

Hurma e Medines me te mirat ne bote

Hurma e Medines

– Hurmat rriten në vëndet arabe dhe llojshmëria e tyre është e madhe. Llojshmërinë e tyre e shohim dhe tek hadithet e Profetit {paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të}

Sa’d bin Ebi Vekkasi {Allahu qoftë i kënaqur prej tij} ka shënuar se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë ai as nuk do të vuajë nga helmi, as nga magjia”. Transmeton: Buhariu…

(Visited 120 times, 1 visits today)

Posted on

Ftoi, Fruti mbret i vjeshtes

Ftoi, Fruti mbret i vjeshtes

I shëndetshëm, i ëmbël dhe aromatik!

Frutat janë të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Rekomamdohet pér ata té cilet jané mbipeshé pér shkak qé kan pak kalori, një dietë me ftua do te ishte perfekte për njerëzit me mbipeshë për t’u dobësuar si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.
Konsumimi rregullisht i ftoit jo vetëm që ndihmon tretjen por ndihmon për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolin dhe presonin e gjakut.
Një veprim të mirë me një dietë ku të jetë përfshirë ftoi do të kenë dhe ata që janë prekur nga tuberkulozi, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e syve, anemia, astma, stresi, etj. Në mjekësinë popullore është përdorur fruti, farërat dhe gjethet e thara.
Receta të ndryshme me këto ndihmojnë për shërimin e sëmundjeve të stomakut, zorrëve, kollës, diarresë, etj.

Ftoi njihet si bombé e vitaminave ai pérmban vitamina: B12, A,C,B1,B2.
Nga mineralët më së shumti përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor. Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra.

Duke qenë se ftonjtë kalben lehtë, duhet të mblidhen pak si të gjelbër, pak para disa ditësh së pjekjes së plotë. Të ruhen në vende të thata me ajër.

Përzgjodhi inf.Qendresa Paqarizi

(Visited 117 times, 1 visits today)

Posted on

Mushmollat fruta vjeshtor 

Mushmollat fruta vjeshtor

Përfitimet shëndetésore nga ky fryt i ëmbël:

Mushmollat si fryta shumë të shijeshme pêrdoren me shekuj kunder problemeve të tretjes që nga kohërat më të lashta e deri më tani.

~Eliminojnë fryerjen e stomakut, ata kan njē ndikim te madh në organizmin tonë duke pastruar veshkat dhe mëlçinë,

~Ndihmojn kundër anemisë,

~Ndihmojnë në shërimin e bajameve dhe lehtësojne frymëmarrjen, përmbajnē vitaminë B dhe C,

~Janë të pasur me kalium, kalcium, magnez, hekur.

~Mushmollat ndihmojnë ne permirsimin e shikimit,

~Shërojn dhimbjet e lukthit,

~Ndihmojnë në pagjumësi,

~Rregullojnë shtypjen e gjakut,

~Ndihmojne përmirsimin e lëkures dhe rritjen e flokut etj.

KUJDES në teprimin e tyre ngase shkaktojn konstipacion(kapsllék)!

Përgatiti inf.Qendresa Paqarizi

(Visited 135 times, 1 visits today)

Posted on

Hudhra për humbje peshe nga Anila Kalleshi

Hudhra për humbje peshe nga Anila Kalleshi

Hudhra për humbje peshe nga Anila Kalleshi

Hudhra për humbje peshe

HUDHRA PËR HUMBJE PESHE
Hudhra vjen me veti magjike shëruese, që ndihmojnë në trajtimin e gjendjeve kardiovaskulare, përmirëson sistemin tuaj imunitar dhe kuron të ftohtin e zakonshëm. Studimet e fundit kanë treguar që mund të shkrijë dhe dhjamin në bel. Hudhra përmban një përbërje unike të quajtur “alicinë” që redukton oreksin dhe fuqizon metabolizmin.

Sa duhet të konsumoni?
Mund të konsumoni një thelb hudhër çdo ditë për rezultate më të mira. Gjithashtu mund ta përfshini hudhrën në recetat e përditshme për të shtuar shije dhe të humbni peshë.

=Receta për humbjen në peshë:
-1 thelb hudhër
-1 kupë ujë
– Lëngu i ½ e limës

Si ta përgatisni:
-Shtypni një thelb hudhër.
-Shtoni lëng lime, përziejeni mirë dhe pijeni.

=Benefitet:
Lëngu i limonit lime ndihmon në heqjen qafe të erës dhe shijes së hudhrës. Limonat lime janë të pasura në vitaminë C që ndihmojnë në fuqizmin e metabolizmit. Hudhra ndihmon në uljen e kolesterolit, përmirëson shëndetin e zemrës, ka veti anti-kanceroze dhe në ndihmon në humbjen e peshës.

Kujdes: Mos konsumoni shumë hudhër për shkak të erës që nuk është e lehtë të hiqet. Mund të “ndezë” trupin tuaj duke shkaktuar përzierje dhe diarre./anilakalleshi.com/

(Visited 277 times, 1 visits today)

Posted on

Rrepka (lat. Raphanus sativus)

Rrepka (lat. Raphanus sativus)

Rrepka (lat. Raphanus sativus)

Rrepka (lat. Raphanus sativus) në tryezën tonë nuk është aq e pranishme, e sidomos është e nevojshme në ditët e ftohta, kur organizmi ka nevojë për mbrojtje të fortë nga viruset dhe infeksionet.
Qoftë rrepka e zezë apo e bardhë, është e pasur me përbërës të dobishëm, të cilët e bëjnë shumë të shërueshme. Në botë është mjaft e përhapur, përdoret si sallatë, erëz dhe ilaç, ka efekt pozitiv në problemet e organeve të sipërme të frymëmarrjes, bronkitisi, kolla dhe tuberkulozi, por sugjerohet edhe kundër kapsllëkut.
Shkaku i aromës dhe shijes nxit oreksin, më së shpeshti bëhet sallatë, përzihet me mollë, ullinjë, tranguj turshi. Është mirë që përgatitet para ushqimit, pasi që nëse qëndron humb shijen dhe efektin shërues. Posedon vlerë të ulët energjike, përmban proteina, karbohidrate, yndyra dhe celulozë.
Prej mineraleve është e pasur me kalium, kalcium, fosfor, natrium dhe hekur, por në sasi të vogla posedon edhe magnez, squfur, bakër, zink dhe fluor.
Është mirë ta konsumoni menjëherë pasi të jetë shfaqur infeksioni në organizëm, e më së shpeshti përdoret te çrregullimet e punës në mëlçi dhe në qeskat e lukthit.
Rrepkën kurrsesi nuk bën ta përzieni me kripë, sepse është e dëmshme. Japonezët e quajnë pastrues të organizmit, pasi që ulë kolesterolin dhe trigliceridet, shkrin gurët dhe rërën në veshka, qetëson bronket dhe kollën.

(Visited 148 times, 1 visits today)