Posted on

Lëngu i qershisë


Lëngu i qershisë
Reviewed by on

November 25, 2012
.

  Lëngu i qershisë mund ta zvogëlojë dhimbjen muskulore pas vrapimit, tregon një studim i ri i botuar në revistën “American College of Sports Medicine”. Në studim kanë marrë pjesë 60 participantë të shëndoshë të moshave ndërmjet 18 dhe 50 vjeç. Participantët të cilët gjatë një jave, dy herë në ditë kanë pirë nga 3 […]

  Lëngu i qershisë mund ta zvogëlojë dhimbjen muskulore pas vrapimit, tregon një studim i ri i botuar në revistën “American College of Sports Medicine”. Në studim kanë marrë pjesë 60 participantë të shëndoshë të moshave ndërmjet 18 dhe 50 vjeç. Participantët të cilët gjatë një jave, dy herë në ditë kanë pirë nga 3 […]

Rating: 0

Lëngu i qershisë

Lëngu i qershisë

 

Lëngu i qershisë mund ta zvogëlojë dhimbjen muskulore pas vrapimit, tregon një studim i ri i botuar në revistën “American College of Sports Medicine”.
Në studim kanë marrë pjesë 60 participantë të shëndoshë të moshave ndërmjet 18 dhe 50 vjeç.
Participantët të cilët gjatë një jave, dy herë në ditë kanë pirë nga 3 dcl lëng qershie, kanë pasur shumë më pak dhimbje muskulore pas vrapimit në shtigje të gjata në krahasim me ata të cilët kanë pirë lloje tjera lëngjesh. Edhe pse nuk dihet mekanizimi i vërtetë i këtij efekti pozitiv të qershisë, autorët e studimit mendojnë se qershia vepron ngjashëm sikurse barnat të cilët i marrin sportistët për të zvogëluar proceset inflamatore pas aktivitetit trupor.

(Visited 69 times, 1 visits today)

Posted on

Bananja dhe dobite e saj

Druri i bananes rritet deri në 10 m lartësi dhe i përket familjes së orkidesë. Ky frut kremoz i ëmbël dhe i pasur me vitamina, është një nga më të preferuarit për të gjitha grupmoshat, nga bebet deri te pleqtë.

VETITË USHQYESE DHE SHERUESE

Ofron mbrojtje për sistemin kardiovaskular sepse permban fibra dhe kalium. Bananet janë shumë të pasura me kalium, një mineral ky nga më të rëndësishmit për të mbajtur presionin e gjakut në nivele optimale dhe për mbarëvajtjen e funksionit të zemrës. Duke qenë se përmban rreth 460 mg kalium, një banane në ditë mund të parandalojë hipertensionin dhe të mbrojë në këtë mënyrë nga arterioskleroza. Bananet njihen që herët për vetinë e tyre për të ulur aciditetin(thartesiren) e stomakut(lukthit), dhe si rezultat të mbron kundër ulcerës se lukthit(te thatit) dhe dëmeve që ajo shkakton. Në një studim, një përzierje e qumështit me banane, uli në mënyrë të konsiderueshme aciditetin e stomakut. Në një tjetër studim në kafshë, shkencëtarët vunë re se banania e freskët e mbronte stomakun nga plagët.Banania e luan rolin e saj mbrojtës në 2 mënyra: së pari, disa substanca që ndodhen te bananet ndihmojnë aktivizimin e disa qelizave, që përbëjnë shtresën e jashtme të stomakut, atë që vjen në kontakt me ushqimin, e cila prodhon dhe mukozën që e ruan stomakun nga aciditeti. Së dyti, disa përbërës të tjerë, që quhen inhibitorë të proteazave ndihmojnë në eliminimin e disa baktereve në stomak, të cilët janë akuzuar si kryesorë në shkaktimin e ulcerës në stomak. Në rastet e diarresë(barkeqitjes) së shpeshtë, për shkaqe të ndryshme, na duhet të eliminojmë ushqimet që mund të rendojnë situatën. Një episod diarreje mund të zbrazë depozitat tona në elektrolite shumë të rëndësishëm.

Bananet mund të na plotësojnë mangësitë në kalium, një nga elektrolitet më të rëndësishëm, i cili ndihmon në rregullimin e funksionit të zemrës dhe në balancën e lëngjeve në trup. Gjithashtu, bananet përmbajnë pektinë, një lloj fibre e tretshme, e cila ndihmon shumë në normalizimin e aparatit tretës dhe lehtëson konstipacionin(kapsllekun). Ëmbëlsia dhe përmbajtja në sheqer e bananeve varion në saje të pjekjes së tyre. Kur ato janë pak të pjekura (me ngjyrën e verdhë gati jeshile) kanë një indeks glicemik(shkalle shqeri) më të ulët. Kjo i bën bananet një nga frutat më të rekomandueshëm, në të kundërt të famës që ato kanë. Bananet mbrojnë shikimin tonë. Nena juaj mund t’ju ketë thënë se karrotat ju ndihmojnë për shikim më të qartë të syve kur ishit fëmijë, por për të rriturit duket se konsumimi i frutave është më i rëndësishëm për këtë. Në një botim të Archives of Ophthalmology, përmendet se konsumimi i të paktën 3 frutave në ditë, ndihmon shumë në parandalimin e përkeqësimit të shikimit me kalimin e moshës.

Banania është një nga frutat që, nëse e konsumojmë përditë, në kombinim me fruta të ngjyrave të kuqe dhe jeshile, do të ndihmonte shumë për të pasur shikim më të mirë me kalimin e moshës. Bananja ndihmon në absorbimin e kalciumit, elementit më të rëndësishëm në ndërtimin e kockave tona. Bananet përmbajnë një prebiotik, i cili ushqen bakteret miqësore të kolonit(zorres se trashe). Këto baktere prodhojnë vitamina dhe enzima, të cilat ndihmojnë shumë aftësitë tona për të absorbuar(thithur) nutrientë(perberes ushqimore) shumë të rëndësishëm, siç është dhe kalciumi. Bananet jeshile përmbajnë acide, të cilët janë më të preferuarit për qelizat që përbëjnë shtresën e parë të zorrës. Kur këto qeliza ushqehen mirë, ato janë shumë më të afta për të absorbuar kalciumin dhe nutrientë të tjerë të vlefshëm. Disa banane janë burim i pasur edhe i karotenoideve të ndryshëm. Ato me ngjyrë sa më të artë kanë dhe përmbajtjen më të lartë. Bananet ndihmojnë shëndetin e veshkave tona kur konsumohen rregullisht, por me masë. Një banane të vogël mund ta konsumojmë edhe përditë, duke e kombinuar atë me 2-3 fruta të tjerë, të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme. Banania mund të përfshihet në ëmbëlsira, në kos me fruta dhe pak mjaltë, si dhe në lëng të freskët frutash.

(Visited 404 times, 1 visits today)

Posted on

Speci i kuq djegës zhduk dhimbjen

Speci i kuq djegës zhduk dhimbjen

Speci i kuq djegës zhduk dhimbjen

 

 

Shkencëtarët përdorën lëndën djegëse që gjendet tek speci i kuq si një ilaç qetësues të ri i cili mund të zhdukë përfundimisht dhimbjen.

Studiuesit e universitetit të Teksasit pohuan se në zonën e dhimbjeve në trupin e njeriut kanë gjetur një lloj lënde të ngjashme me (kapsaisinën) që i jep specit vetinë djegëse. Kur ndalohet prodhimi i kësaj lënde është vërtetuar se edhe dhimbjet pushojnë. Kapsaisina që i jep specit të kuq vetinë djegëse vepron në trupin e njeriut duke përcaktuar receptorët ekzistues mbi qelizat brenda trupit.Eksperimenti laboratorik i realizuar fillimisht tek minjtë tregoi se kur geni humb efektivitetin bëhet i pandjeshëm ndaj kapsaisinës. Duke u bazuar tek ky fakt shkencëtarët po përgatiten të bëjnë ilaçe me të njëjtin efekt. Duke theksuar se ky studim është shumë i rëndësishëm në kuptimin e mekanizmit të dhimbjeve dhe në mjekimin sa më efektiv të saj, studiuesit thane se në rastet kur dëmtohet një pjesë e trupit kanë zbuluar familjen e endogjenezës kapsaisinë (organizma apo ato që krijohen ose prodhohen në pjesët e saj).

Shkencëtarët shpresojnë të prodhojnë ilaçe që shërbejnë në sherimin e dhimbjeve të ndryshme kronike të shkaktuara nga kanceri apo sëmundjet infektive si infeksionet e kyçeve dhe fibromalgjia./PK/.

(Visited 309 times, 1 visits today)

Posted on

Një gotë lëng portokalli

Një gotë lëng portokalli, për një fillim të mirë të ditës !!

Me vaktin e mengjesit duhet te permbushim nje te katerten e nevojave tona ditore me perberes ushqyes. A e bejme kete gje vertete? Kryesisht jo. Por, te gjithe justifikimet per shkak te te cilave shume shpesh e kapercejme mengjesin nuk duhet te na ndalojne qe ne mengjes te pime te pakten nje gote me leng te paster te frutave.

Te gjithelengjet e fresketa te frutave jane jashtezakonisht te pasura me materie bimore aq te nevojshme per organizmin, te ashtuquajtura fitonutriente, te cilat na mbrojne nga shume semundje. Ne kete kuptim me i miri eshte lengu i portokallit, i cili permban madje gjashtedhjete antioksidante natyrale, nder te cilet me se shumti flavonoide, qe jane pergjegjese per shendetin e sistemit te qarkullimit te gjakut dhe te imunitetit.

Nje gote leng portokalli jep 110 kalori dhe i permbush nevojat mesatare ditore per vitaminen C. Eshte burim i mire i kaliumit, folacinit dhe tiaminit (B1), ndersa permban edhe B6, niacin dhe magnez.

Lengu natyral i portokallit, eshte deshmuar shkencerisht qe ngrin nivelin e HDL-se, kolesterolit te mire: pas 12 javesh nga konsumimi i nje gote leng portokalli ne mengjes. Edhe te femrat edhe te meshkujt lengu i portokallit permireson raportin ne mes te kolesterolit te mire dhe te keq, ne dobi te te mirit, per madje 16 per qind!

Ne vaktet me te rendesishme ditore lengu i frutave ka edhe nje varg rolesh te tjera te rendesishme:

• Ndihmon ne rregullimin e tretjes, sepse fibrat ushqyese nga lengjet mundesojne levizshmeri me te mire te zorreve.

• Parandalon te ashtuquajturen hipoglikemi te mengjesit, respektivisht renien e sheqerit ne gjak, i cili mund te coje kah nje varg i simptomave fiziologjike dhe fizike, sic jane marramendja, te ndjerit te dobet, ndryshimet ne disponim, dhimbjen, ankthin dhe depresionin.

• Konsumimi ditor i pese shujtave me peme dhe perime eshte kyc per shendetin e mire, rregullimin me te lehte te peshes trupore dhe mbajtjen e formes se mire – nje gote me leng frutash ne mengjes eshte nje nga keto!

• Personat te cilet nuk ndihen te uritur ne mengjes, lengu i portokallit do t’ua hape apetitin dhe keshtu do t’i ndihmoje te marrin kete shujte me te rendesishme ditore. Ndersa mengjesi i mire do te na jape energjine e nevojshme te durojme edhe diten me te lodhshme.sinqeriteti/

 

(Visited 255 times, 1 visits today)

Posted on

Limoni ,dobite e tij


Limoni ,dobite e tij
Reviewed by on

December 9, 2012
.

LIMONI MË EFIKAS KUNDËR KANCERIT SE KIMIOTERAPIA ! Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se limoni, i cili mund të shtrydhet apo të hahet, ka efekt më të volitshëm në ciste dhe tumore. Limoni vret qelizat e tumorit dhe, sipas disa hulumtimeve, mund të jetë më efikas se sa kemoterapia. Shkencëtarët nga Instituti për shëndet në […]

LIMONI MË EFIKAS KUNDËR KANCERIT SE KIMIOTERAPIA ! Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se limoni, i cili mund të shtrydhet apo të hahet, ka efekt më të volitshëm në ciste dhe tumore. Limoni vret qelizat e tumorit dhe, sipas disa hulumtimeve, mund të jetë më efikas se sa kemoterapia. Shkencëtarët nga Instituti për shëndet në […]

Rating: 0

Limoni ,dobite e tij

Limoni ,dobite e tij

LIMONI MË EFIKAS KUNDËR KANCERIT SE KIMIOTERAPIA !

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se limoni, i cili mund të shtrydhet apo të hahet, ka efekt më të volitshëm në ciste dhe tumore.

Limoni vret qelizat e tumorit dhe, sipas disa hulumtimeve, mund të jetë më efikas se sa kemoterapia.

Shkencëtarët nga Instituti për shëndet në Baltimore të SHBA-së kanë konstatuar se limoni, i cili mund të shtrydhet dhe të pihet si lëng, apo edhe të hahet, ka efektin shumë të volitshëm në luftimin e cisteve dhe tumorit.Pos që është kurues, në luftë kundër të gjitha tipave të kancerit, limoni është efikas edhe si agjens i spektrit të gjerë kundër infeksioneve bakteriale dhe kërpudhore, pastaj kundër parazitëve të brendshëm në trup, si dhe rregullon tensionin e lartë të gjakut dhe vepron kundër depresionit dhe ç[rregullimeve nervore. Pos të gjitha këtyre, limoni nuk i dëmton qelizat e shëndosha në organizëm./PK/.

(Visited 266 times, 1 visits today)

Posted on

Karota

Karota

Karota

Karota

Karota

Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia.

Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota të qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.

(Visited 121 times, 1 visits today)

Posted on

Boronica

Boronica

Boronica

BORONICA DHE DOBITË E SAJ !

Katekini (Catechin), bashkëdyzimi që gjendet në boronica aktivizon gjenin për djegie të yndyrave në qelizat yndyrore në bark për të ndihmuar në humbjen e indit yndyror në zonën e barkut. Sipas hulumtimeve në Universitetin Tufts, konsumimi i rregullt i katekinit rrit humbjen e yndyrave në bark për 77 %.

Boronicat përmbajnë grup të fitonutrientëve natyrorë, të cilët quhen proantocianide që kanë aftësi unike për të mbrojtur pjesët ujore dhe yndyrore të trurit nga dëmtimet për shkak të disa toksineve ambientale.

Boronicat janë një nga burimet më të pasura të proantocianideve. Këto fitonutrientë zvogëlojnë nivelet e radikaleve të lira të cilat janë të lidhura me plakjen (apo rrudhat) dhe sëmundjet.Në studimet e kryera në kafshë, atyre që u është dhënë ekstrakti i boronicës kanë pasur rënie më të vogël të aftësive motorike dhe rezultate më të mira në teste të kujtesës sesa kafshët, të cilat nuk kanë marrë boronicë.Hulumtuesit konkludojnë se bashkëdyzimet e boronicës mund ta përmbysin procesin e humbjes së kujtesës të lidhur me vitet dhe rënien e aftësive motorike.Boronicat janë të pasura me vitaminat C dhe E, riboflavinë, niacinë dhe acid folik. Ato janë burim i pasur i acideve elagjike. Acidi elagjik ka veçori antikancerogjene dhe mundësinë e mbrojtjes së materialit gjenetik. Po ashtu nxit nivelin e shëndetshëm të apoptozës, procesit me të cilin trupi kërkon dhe shkatërron qelizat e dëmshme apo të dëmtuara, si dhe qelizat e kancerit.

Boronicat përmbajnë sasi të mëdha të kuercetinit, i cili mund të zvogëlojë gjasat e shfaqjes dhe seriozitetin e alergjive.Boronicat përmbajnë minerale siç janë hekuri, magnezi, mangani dhe kaliumi.
Boronicat përmbajnë acid salicilik, versionin natyror të aspirinës. Acidi salicilik hollon gjakun dhe zvogëlon dhimbjet.

Boronicat janë ushqim i përkryer kundër inflamacioneve. Ato rrisin sasitë e bashkëdyzimeve të quajtura “proteina të shokut të ngrohjes – heat shock proteins (HSP)”, të cilat zvogëlohen me kalimin e viteve. Kur zvogëlohet numri i atyre proteinave rezultati është inflamacioni dhe dëmtimi, veçanërisht në tru. Hulumtimet tregojnë që konsumimi i rregullt i boronicave zvogëlon inflamacionet. Boronicat rrisin prodhimin e dopaminës që është përgjegjëse për humorin e mirë. Dopamina është në nivele të ulëta te personat me sëmundjen e Parkinsonit /PK/.

(Visited 500 times, 1 visits today)

Posted on

Hurmat në këndvështrim profetik

Hurmat e thata(1) (arab. tamr)

Në përmbledhjen e haditheve sahihë është shënuar se Ebu Sa’d bin Ebi Vekkasi ka treguar thënien e të Dërguarit të All-llahut , salAllahu alejhi we selam: “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë nuk do të sëmuret nga helmi, as nuk do ta zërë magjia”.(2)

Në një hadith tjetër është thënë se i Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, ka thënë: “Shtëpia pa hurma i ka njerëzit e uritur”.(3) Kanë thënë gjithashtu se i Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, ndonjëherë ka ngrënë hurma me gjalpë, bukë, ose vetëm hurma.(4) Hurmat e thata kanë shkallën e parë të lagështisë, ndërsa disa thonë se ato kanë thatësi të shkallës së parë. Ngrënia e hurmave shëron zërin e ngjirur, nxit funksionin e mëlçisë dhe sekretimin intestinal (të zorrëve), rrit potencën seksuale, e sidomos kur hahen me arra të reja. Këto dobi janë karakteristike për banorët e viseve të nxehta. Sa i përket banorëve të viseve të ftohta, e sidomos atyre që nuk janë mësuar me to, ngrënia e tepërt e hurmave mund të shkaktojë shkëlqimin e syve, bllokime të ndryshme, dhembje koke dhe dëmtime të dhëmbëve. Këto pasoja sekondare mund t’u evitohen duke ngrënë bajame dhe hashash.(5)

Ndër të gjitha frutat, hurmat janë ushqimi më komplet për shkak të kalorive që përmbajnë dhe substancës së lagësht. Ngrënia e hurmave në mëngjes, në lukth të zbrazët, i mbyt parazitët e zorrëve, ngase hurmat kanë veti antidote (kundërhelmuese). Në qoftë se përdoren rregullisht, ato kufizojnë dhe dobësojnë mundësinë e zhvillimit të lavrave të parazitëve në traktin digjestiv.
Hurmat klasifikohen si ushqim, lëng, frut, ëmbëlsirë, substancë ushqyese dhe ilaç. Hurmat e thata në gjuhën arabe quhen axhva. Aishja , r.a., ka transmetuar hadithin e të Dërguarit të All-llahut , salAllahu alejhi we selam: “Me siguri axhva është hurmë e shkëlqyeshme dhe ushqim i mjaftueshëm”. Hurmat janë gjithashtu fruta të Xhennetit, siç është thënë në hadith: “Axhva është frut i Xhennetit dhe ajo përmban antidot kundër helmit”. (Shënuar nga imam Tirmidhiu; shih gjithashtu: Hurmat e freskëta; arab. rutab)Hurma, hurma e papjekur e pjalmuar (arab. balah)
Phoenix dactylifera (palma datulare)Imam El-Nesai dhe Ibn Maxhxhe kanë shënuar hadithin që e ka treguar Aishja , r.a.: “Hani njëkohësisht hurma të freskëta dhe të thata, sepse shejtani vajton fatin e tij kur sheh të birin e Ademit duke i ngrënë ato. Atëherë shejtani thotë: ‘I biri i Ademit ka përjetuar shumë gjëra për të ngrënë hurmat e reja bashkë me të vjetrat”.(6)
Mjekët myslimanë kanë shpjeguar se ky hadith kërkon që të hahen hurmat e papjekura të pjalmuara (balah) bashkë me hurmat e thata, ndërsa i kanë hedhur hurmat femërore të papjalmuara (arab. busur; shih Hurmat femërore të papjekura). Kjo është thënë për shkak se hurmat e papjekura të pjalmuara janë të nxehta dhe të thata, duke qenë se kur piqen zakonisht janë të ftohta dhe të lagështa. Pra, ato së bashku krijojnë ekuilibër. Në përcaktimin e dietës së vërtetë nuk duhet të kombinohen as dy ushqime të nxehta, as dy të ftohta. Ky është kuptimi i këshillës mjekësore të të Dërguarit të All-llahut , salAllahu alejhi we selam.
Për shkak se hurmat e papjekura të pjalmuara janë të ftohta dhe të thata, ato janë të dobishme për gojën, mishin e dhëmbëve dhe për lukthin. Megjithatë, ato nuk janë të shëndosha për gjoksin dhe mushkëritë, për shkak të vrazhdësisë së tyre, e cila ngadalëson tretjen e tyre, dhe për shkak se kanë më pak substanca ushqyese. Sa i përket drurit të palmës datulare, hurmat e papjekura të pjalmuara janë si lëngu i thartë i rrushit të papjekur. Të dy lëngjet shkaktojnë grumbullimin e gazrave, urthin, fryrjen, dridhjen. Këto janë më të theksuara sidomos nëse pihet ujë pas ngrënies së hurmave të papjekura. Parandalimi i këtyre pasojave mund të arrihet duke ngrënë hurma të thata, mjaltë ose gjalpë.

Hurmat e freskëta (arab. rutab)

Hurmat janë ushqim të cilin All-llahu i gjithëfuqishëm ia siguroi Merjemes pasi që e kishte lindur Isain alejhi selam nën drurin e palmës. All-llahu i gjithëfuqishëm e frymëzoi Isain alejhi selam, të dërguarin e Tij të ardhshëm të bijve të Izraelit, me një mrekulli të hershme që nga lindja e tij, për t’i thënë (së ëmës): “E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta. Ti pra, ha dhe pi e qetësou!” (Merjem, 25-26)
Abdullah bin Xhaferi ka treguar se e kishte parë të Dërguarin e All-llahut , salAllahu alejhi we selam, duke ngrënë hurma të freskëta me kastravec.(7) Ndonjëherë ai hante më shumë hurma të pjekura dhe lëng mjalti për t’i ëmbëlsuar. Por, ai e kishte bërë zakon gjithashtu të hante hurma të freskëta për iftar dhe para faljes së namazit. Kur nuk gjente hurma të freskëta, hante hurma të thata. Por nëse nuk gjente as hurma të thata, pinte pak ujë.(8)
Hurmat e freskëta janë të nxehta dhe të lagështa në shkallë të dytë. Ato rregullojnë gjendjen e lukthit të ftohur. Ngrënia e hurmave të freskëta nxit gjithashtu dëshirën për seks, rrit sasinë e spermës, ekuilibron strukturën e njerëzve me temperament të flashkët. Hurmat përgjithësisht janë të shëndetshme. Kur i ha ato, njeriu ka dobi të shumta si për trupin, e posaçërisht njerëzit e vendeve ku ato janë frut kryesor. Ata që nuk janë mësuar të hanë hurma të freskëta do të kenë këto pasoja: hurmat do të zbërthehen dhe prishen shumë shpejt në lukth, do të gjenerojnë temperaturë intensive, qarkullim të përshpejtuar të gjakut, duke shkaktuar në këtë mënyrë dhembje koke të theksuar, çrregullime të tëmblit (të vrerit), dëmtim të dhëmbëve, gjë që kërkon të vendoset ekuilibri i çrregulluar i sekrecioneve të trupit nëpërmes ushqimit të temperamentit të ftohtë ose nëpërmes purgacionit. Hurmat e freskëta i bëjnë më të lehta simptomat e temperamentit të dobët të lukthit, që shkaktohen nga ushqimet me vlerë të ulët kalorike dhe ndihmojnë gjendjen dhe substancat të cilat për nga natyra e tyre janë të ftohta për lukthin. Ato komponohen gjithashtu me gjendjen e barkut, lehtësojnë resorbimin e dobët në zorrë dhe rregullojnë digjestionin e dobësuar aq mirë, siç e rregullojnë edhe strukturën e nxehtë të trupit kur kombinohen me shurupin e mjaltit dhe me uthull ose me shegën e hidhur (lat. Punica granatum). Prandaj, hurmat e freskëta prishen shpejt. Ngrënia e hurmave të freskëta në mënyrë intensive do të ndezë gjakun, do të shkaktojë dhembje koke, mbyllje të enëve të gjakut dhe dhembje në fshikëzën urinare, shton etjen dhe dëmton dhëmbët. Në anën tjetër, kastravecat janë të ftohtë dhe të lagësht në shkallën e dytë. Ata shuajnë etjen dhe nxisin fuqinë personale, edhe nëpërmjet aromës së tyre të mirë. Ata e ftohin temperamentin e keq të lukthit, i ekuilibrojnë funksionet gastrointensitale dhe ulin temperaturën.
Sa i përket ndërprerjes së agjërimit (arab. iftar) të të Dërguarit të All-llahut , salAllahu alejhi we selam, me hurma të freskëta, me të thata apo vetëm me ujë, natyrisht ekziston një shkak i sigurt për këtë. Meqë e ëmbla depërton më shpejt deri te mëlçia dhe zbërthehet shumë më shpejt se substancat e tjera ushqimore, veçanërisht nëse ato ushqime janë njësoj edhe të lagështa, atëherë mëlçia është më e përgatitur për t’i pranuar dhe e përshpejton shpërndarjen e tyre në pjesë të tjera të trupit, të cilat pjesë kërkojnë energji.
Pasojat negative të hurmës, në mes të tjerash, mund të neutralizohen duke ngrënë edhe bajame apo çfarëdo fara në ushqim. Në transmetime është shënuar se Aishja , r.a., ka thënë: “Më kanë dhënë lloj-lloj ushqimesh për të fituar në peshë, por unë nuk shtova asnjë gram. Pastaj më dhanë tranguj dhe hurma të freskëta për të ngrënë, dhe ky ushqim ma shtoi peshën trupore”.(9)

Hurma, hurmat e Medinës (arab. ‘axhva)
Hurmat e dehidratizuara

Sa’d bin Ebi Vekkasi , r.a., ka shënuar se i Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë ai as nuk do të vuajë nga helmi, as nga magjia”.(10)
Xhabiri dhe Ebu Seidi , r.a., kanë shënuar se i Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, ka thënë: “Hurmat janë fruta, fara e të cilave vjen nga Xhenneti. Ato janë antidot (kundërhelm) kundër helmimit, burim i pasur për rritjen e sasisë së spermës, ndërsa pirja e ujit të hurmave medinase të konservuara largon magjinë e shkaktuar nga syri i keq”.(11), (12)
Imam Buhariu i ka klasifikuar hurmat medinase si ilaç mrekullibërës. Hurmat përmbajnë sasi të madhe të sheqerit. Hurmat dehidrohen në diell ose në degët e tyre, ndërsa ndonjëherë zbuten me qumësht për të ndihmuar tretjen e tyre, kurse shpesh bluhen si miell. Disa nga dobitë e tyre përfshijnë sasinë e madhe të fijeve, prandaj ato e ngadalësojnë procesin e tretjes së ushqimit të njëllojtë.
Hurmat e Hixhazit dhe të Gadishullit Arabik janë më të mirat dhe më të ushqyeshmet. Këtë e kemi shpjeguar më sipër, në këtë libër kur kemi bërë fjalë për dobitë e hurmave.(13)

Hurmat, hurmat femërore të papjalmuara (arab. basur)
Në përmbledhjen e saktë të haditheve është shënuar që i Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, Ebu Bekri dhe Omeri , r.a., njëherë e kishin vizituar Hajzam bin Tajhanin, i cili i kishte gostitur me hurma busur (lat. Corymbus). I Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, e pyeti: “A vjel hurma të freskëta?” Hajzami u përgjigj: “Pata dëshirë që nga këto të zgjedhësh ato që ju pëlqejnë nga këto busura, si dhe nga ato të freskëtat”.(14)
Busuri është më i nxehtë sesa i thatë. Dobitë e hurmës busuri përfshijnë: përthithjen e lagështisë trupore, eshjen e lukthit, rregullimin e ekuilibrit të qarkullimit të gjakut dhe të mukusit tek personat që vuajnë nga fshikëza e tëmblit, kapsllëkun, ndërsa kur përdoret për pastrimin (klizmën) e zorrëve (si purgativ), ndihmon në shërimin e sëmundjeve gjenitale. Lloji më i mirë është hurma e butë dhe e ëmbël.

* Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e hurmës: fruti, gjethet, degët, rrënjët etj.
Në viset arabe hurma është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak se përmban celulozë. Fruti i hurmës është i shijshëm dhe pëlqehet nga të gjithë. Hurma hahet e thatë, përgatitet në formë reçeli, marmelate dhe me të gatuhen ëmbëlsira të ndryshme. Fruti i freskët i hurmës përmban rreth 17% sheqer, ndërsa 62% kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyrna, kripëra minerale, hekur, jod, tanin etj.
Hurmat janë mjaft efikase dhe përdoren kundër anemisë, kundër sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (jashtëqitje të shpeshta). Të sëmurët që vuajnë nga gjëndra tiroide (gusha) kanë përmirësime të dukshme nëse e përdorin në sasi të bollshme gjatë ditës.
Farat e hurmës përdoren në dhembjet e forta të barkut dhe kundër parazitëve të zorrëve. Kundër anemisë përdoret kjo kurë: 6-15 kokrra të pjekura të hurmave hahen rreth një orë para ose pas buke. Kura vazhdon 15 deri 25 ditë.
Farat përdoren në këtë mënyrë:
Merren 20-30 fara, shtypen dhe pastaj shtrydhen. Pasi të jetë kryer ky veprim, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë.
Me mjaft sukses përdoret tek të sëmurët që kanë shqetësime në mëlçi, zemër, sy dhe në sistemin nervor.*

Palma e hurmës (arab. nahlun)
Phoenix

All-llahu i gjithëfuqishëm përmend palmën e hurmës në versete të ndryshme në Kur’an. Në Sahih është shënuar gjithashtu që Abdullah ibn Omeri , r.a., ka thënë: “Ishim duke ndenjur me Pejgamberin e All-llahut , salAllahu alejhi we selam, kur erdhi një njeri dhe i ofroi diçka nga palca e palmës. Pas pak, i Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, pyeti: ‘Në mes drunjve ekziston një që i ngjan myslimanit dhe ajo nuk i humb gjethet. Më thuani cili është ai dru?’ Njerëzit thonin emra të ndryshëm të drurëve gjethembajtës, ndërsa unë mendova se ky dru do të mund të ishte druri i palmës. Shikova dhe pashë se unë isha më i riu. Për këtë shkak, dhe në shenjë respekti, vazhdova të mos flisja. Kur mendimi më erdhi ndër mend, i Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, tha: ‘Ky është druri i palmës’”. Më vonë ia kam thënë babait tim (Omerit, r.a., i cili ishte aty me ne) çfarë kishte ndodhur, dhe ai u përgjigj: ‘Sikur atëherë të ishte përgjigjur, ajo do të ishte më e dashur për zemrën time sesa heshtja’”.(15)
Ka një mësim në këtë hadith, të cilin mësuesi duhet ta mësojë patjetër. Ai duhet të dijë si t’i pyet nxënësit e tij dhe si të testojë diturinë e tyre duke u shërbyer me parabollë dhe alegori. Në këtë tregim mund të mësohet për respektin e ashabëve ndaj të Dërguarit të All-llahut , salAllahu alejhi we selam, dhe për ngurrimin e tyre për të treguar dhe shfaqur diturinë në praninë e tij. Nga ky tregim mësohet gjithashtu për ndershmërinë e ashabëve, respektin e ndërsjellë të tyre, nderimin dhe respektin e lartë të tyre ndaj të moshuarve dhe njerëzve të shquar në mesin e ashabëve të të Dërguarit të All-llahut , salAllahu alejhi we selam Këtu qëndron gjithashtu edhe lumturia, të cilën prindi duhet ta ndiejë kur fëmija i tij ka të drejtë dhe që fëmija të ketë mundësi ta shprehë në mënyrë të denjë diturinë e tij në prani të babait të vet, edhe kur babai i tij nuk e di përgjigjen.
Hadithi i cituar bën gjithashtu krahasimin në mes të myslimanit dhe drurit të palmës. Palma është gjithmonë e gjelbër, pra edhe në stinën e dimrit. Frutat e saj janë të mëdhenj dhe bën hije të përhershme. Fruti i saj është i dobishëm dhe hahet kur është i freskët, i thatë, i konservuar, bile edhe kur është i papjekur. Shkurt, për produktin e drurit të palmës thuhet se është i ushqyeshëm, ilaç, ushqim, ëmbëlsirë, pije dhe frut. Trungu dhe degët e palmës përdoren në ndërtimtari, për punimin e hasrave, koshave, enëve, tavolinave etj.
Fijet e drurit të palmës përdoren në prodhimin e litarëve dhe shërbejnë për punimin e dyshekëve dhe jastekëve për nevoja shtëpiake, ndërsa bërthamat e hurmave janë të dobishme si ushqim për devetë si dhe për preparate mjekësore dhe përdoret si pluhur i bluar për sy.
Bukuria e drurit të palmës në tërësi, kalaveshët e hurmës, pamja e freskët dhe dobitë e shumta krijojnë kënaqësi si për zemrën, ashtu edhe për lumturinë e njeriut. Ajo ia kujton atij Krijuesin e vet, All-llahun e gjithëfuqishëm, i cili me mençurinë e Tij të pafund e përsosi dhe e formësoi bukurinë e saj dhe ia përcaktoi dobitë që i ka ajo. Prandaj nuk ka asgjë që i përngjan më shumë se besimtari. Në të vërtetë myslimani është pasqyrë e këtyre të mirave dhe e dobive të brendshme e të jashtme.
Trungu i palmës është trungu mbi të cilin i Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, hipte për të mbajtur hutben (ligjëratën) në xhami dhe është po ai trung që qajti me zë kur i Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, e la dhe filloi të mbante hutben nga mimberi i lartë pesë shkallë, të cilin e kishin ndërtuar ashabët. Atëherë trungu kishte qajtur duke u ankuar për mungesën e afërsisë fizike dhe për shkakun se nuk mund ta prekte njeriun e bekuar. Këtë vaj të tij me zë e kishin dëgjuar qartë të gjithë ata që ishin të pranishëm. Dhe, në fund, druri i palmës ishte ai nën hijen e të cilit Merjemja e ka lindur Isain alejhi selam.
Megjithatë, disa komentues dallojnë në mendimet e veta përsa i përket përsosurisë së shkëlqyer të drurit të palmës dhe të hardhisë. Gjithsesi, që të dytë kanë vlerat dhe dobitë e tyre, varësisht nga trualli ku rriten. All-llahu e di më së miri.

1. Cf. XVI Dobitë nga ngrënia e hurmave dhe kastravecit; XVII Ekuilibrimi i dietës si ilaç primar parandalues.
2. Buhariu, 10/203; Muslimi, 2047.
3. Muslimi, 2046.
4. Shih Sunen e Ebu Davudit, 3259; Xhamin e Tirmizit, 1531; Ibn Maxhxhe, 3434.
5. Hashash të familjes Papareraceae.
6. Ibn Maxhxhe, 3330, daif.
7. Buhariu, 9/488; Muslimi, 2043.
8. Ebu Davudi, 2356; Tirmidhiu, 696; Ahmedi, 3/164; senedi është sahih.
9. Hadithi është përmendur edhe më parë.
10. hadithi është përmendur më heret, dhe është shënuar në Dy sahiha..
11. Transmetuar nga imam Nesaiu dhe Ibn-Maxhxhe.
12. Tirmidhi, 2067, thotë se është hasen; Ahmedi, 3/48; Ibn-Maxhxhe, 3453.
13 Shih: Ënjtja e zemrës, dobitë e hurmës (car decompensatum), XV. Shih gjithashtu: Hurmat e thata, arab. tamr; hurmat e freskëta; arab. ratib.
14. Në këtë formë e citon Tirmidhi, 2370, dhe thotë se ky rivajet është hasen; e shënon edhe Muslimi në Sahih, 2038.
* Shënim i përkthyesit në gjuhën shqipe.
15. Buhariu, 9/495; Muslimi, 2811.

Përktheu nga boshnjakishtja: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Posted on

Shega kundër kancerit të prostatës

Shega kundër kancerit të prostatës

Shega kundër kancerit të prostatës

 

Duke zbuluar në lëngun e shegës përbërësit që ndalojnë përhapjen e kancerit, shkencëtarët po formulojnë terapi të reja në rrugën e parandalimit të tij.

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë bënë të ditur se përbërësit që gjenden në lëngun e shegës dobësojnë qelizat kancerogjene. Ky studim mendohet të jetë një shpresë në parandalimin e metastazës (shperndarjes) së kancerit.

Duke përdorur lëngun e shegës mbi qelizat kancerogjene të prostatës, shkencëtarët zbuluan se disa përbërës aktiv të lëngut të shegës kanë veçorinë e ngjizjes së qelizave në qelizat kancerogjene metastazë të prostatës dhe largimit të tyre në trajtë molekule.

Shkencëtarët deklaruan se mund të ndryshojnë përbërësit ndalues të kancerit në lëngun e shegës, të zhvillojnë funksionet e tyre dhe t’i përdorin aktivisht në parandalimin e përhapjes së kancerit të prostatës. Studimi konsiderohet si më prioritari në rrugën e prodhimit të ilaçeve më efektive kundër kancerit./PK/.

(Visited 99 times, 1 visits today)